Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė Empty
MesazhTitulli: Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė   Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė Empty20.01.11 22:05

Historia e 50 vjeēares sė diagnostikuar me tumor tė gjirit ėshtė njė prej historive tė 400 apo 500 vajzave e grave qė drejtohen tek spitali onkologjik pėr t'u ekzaminuar dhe mjekuar.

Eriola Ēuko
Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė Kanceri_i_gjirit_ekzaminimi_ne


- Tashmė ka njė jetė normale, bashkė me familjen e saj, edhe pse shpesh herė drejtohet tek mjeku edhe pėr dyshimin mė tė vogėl qė mund tė ndodhė nė trupin e saj, apo pėr kontrolle rutinė. Kjo ėshtė historia e Ilirės, 50 vjeē, teksa thotė se pati fat qė e kapi nė kohė sėmundjen, kur u u diagnostikua me tumor tė gjirit rreth 4 vite mė parė.

"E pėrjetova shumė keq kur mėsova pėr sėmundjen qė kisha. M'u duk sikur bota u pėrmbys para meje dhe mendimi i parė ishte se do te vdisja", thotė, ndėrsa shton se "mė pas, mjekėt me shpjeguan mjaft gjera dhe mėsova sesi mund t'a pėrballoja semundjen dhe tė shėrohesha".

Pranė saj ėshtė gjendur gjithmonė familja, ndėrsa Ilira gjeti forcėn pėr t'u pėrballur me sėmundjen e pėr tė qėndruar pranė tyre. "Mė mundonte heshtja e familjarėve tė mi, bashkėshortit dhe fėmijėve. Nisa tė shqetėsohesha, kur mė thanė pėr operimin, edhe pse mė thanė qė ishte njė gjė fare e vogėl", tregon ajo.

Sot Ilira jeton e lumtur me familjen e saj, ndėrsa dikur e tmerronte mendimi se nuk do tė ishte pranė tyre. "Mė trondiste mendimi se nuk mund t'i shikoja tė rriteshin", thotė ajo, ndėrsa merrte kurajo kur tė gjithė, fėmijėt, bashkėshorti i saj, fqinjėt, i thoshin se ēdo ditė pamja e saj merrte ngjyrėn aq tė bukur tė jetės.

Historia e 50 vjeēares sė diagnostikuar me tumor tė gjirit ėshtė njė prej historive tė 400 apo 500 vajzave e grave qė drejtohen tek spitali onkologjik pėr t'u ekzaminuar dhe mjekuar.

Ēdo rast ėshtė histori mė vete, me pėrjetime tė ndryshme; shumėkush ka gjetur forcėn pėr ta pėrballuar e dikush tjetėr nuk ka arritur tė mbijetojė.

- Kanceri i gjirit, njė ndėr problemet mė tė mėdha –

"Kanceri i gjirit ėshtė ndėr problemet mė tė mėdha qė haset nė shėndetėsi", thotė mjeku onkolog Agim Sallaku. Nė dy dekadat e fundit, sipas tij, ka njė rritje tė incidencės sė kėsaj sėmundje me 2 herė, dhe kjo pėr arsye tė ndryshme qė lidhen sidomos me ndryshimin e stilit tė jetesės, veē faktorėve gjenetikė dhe moshės. Por kapja nė kohė, thotė mjeku onkolog, bėn tė mundur dhe shėrimin nga kjo sėmundje.

Nga ana tjetėr, vdekshmėria paraqitet e lartė pikėrisht pėr faktin e ekzaminimeve nė kohė tė vonshme.

"Vetėm 5 % e femrave shqiptare shkojnė herėt dhe kanceri i gjirit kapet nė fazė tė hershme, ndėrsa pjesa tjetėr shkojnė nė faza tė avancuara, ku invaliditeti dhe po kėshtu vdekshmėria ėshtė e lartė", bėhet e ditur nga specialistėt e Institutit tė Shėndetit Publik.

Sipas tyre, ekzaminimi nė kohė i sėmundjes konsiderohet njė hap i mirė pėr parandalimin e saj, apo pėr tė patur tė ecuri tė mirė tė trajtimit. Edhe pse prevalenca e sėmundjes nė vend ėshtė e njėjtė me vendet e tjera evropiane, specifike pėr Shqipėrinė ėshtė diagnostikimi nė faza shumė tė vonshme. Moshat e reja janė mė tė informuara dhe kanė mė tepėr kulturė depistimi pėr kėtė lloj kanceri.

Ilira thotė se pati fat qė mundi tė diagnostikohet herėt dhe te kape semundjen ne kohe. "Ishte rastėsi dhe fati im qė munda ta kapja nė kohė sėmundjen", thotė ajo, ndersa shton; "me shqetėsoi njė gjendėrr nė gjoks, te cilen e vura re teksa lahesha nė dush". E shqetėsuar u drejtua tek mjeku, duke iu nėnshtruar mė pas ekzaminimeve.

"Nga pėrvoja ime, i kėshilloj tė gjitha vajzat dhe gratė tė bėjnė ekzaminime tė herėpashershme qė ta kapin sa mė shpejt sėmundjen", thotė ajo.

Kanceri i gjirit mund tė kurohet nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, mjafton tė diagnostikohet nė kohė, thonė specialistėt, tė cilėt kėshillojnė vetėkontrollin mujor tė gjirit, kontrollin e vazhdueshėm tek mjeku, kryerjen e mamografisė, si dhe tė ekografisė sė gjirit.

Vetėkontrolli i gjirit duhet tė bėhet ēdo muaj, duke filluar nga mosha 20 vjeē. "Edhe pse jo tė gjitha gjendrat qė mund tė dalin nė gji janė kancer, ju duhet tė drejtoheni sa mė shpejt tė jetė e mundur tek mjeku nėse vini re ndonjė ndryshim jo normal tek gjinjtė tuaj, pasi vetėm ai mund tė bėjė dallimin", thonė specialistėt, sipas tė cilėve vetėkontrolli i gjirit zgjat vetėm pak minuta dhe mbron jetėn.

Ndėrsa, ekzaminimi me anė tė mamografisė rekomandohet pėr faza tė hershme tė kancerit tė gjirit. Mamografia, radiografia qė bėn egzaminimin e gjirit, kap kancerin e gjirit shumė herėt, atėhere kur ndryshimet nuk mund tė shihen me sy apo tė preken me dorė.

Mamografia rekomandohet tė bėhet ēdo 1-2 vjet nga tė gjitha gratė nga mosha 40 vjeē e lart, pasi rreziqet pėr kancer tė gjirit rriten me rritjen e moshės. Mamografia mund tė bėhet nė ēdo kohė, por nuk duhet tė kryhet sidomos nė tre muajt e parė tė barrės. Ndėrsa, nė periudhėn e menopauzės kryhet nė ēdo moment.

Grupmoshat mė tė prekura

Tė gjitha gratė dhe janė tė rrezikuara nga kanceri i gjirit, por moshat e rritura kanė propabilitet mė tė lartė pėr t'u prekur nga kanceri i gjirit. Moshat mė tė prekura janė nga 45-64 vjeē, ndėrsa vitet e fundit vihet re ulje e moshės sė prekur nga sėmundja, nė mė pak se 35 vjeē.

Kanceri i gjirit zė vendin e parė tė tumoreve malinje dhe nė vendin tonė, pėrbėn 25.6% tė tumoreve malinje qe prekin femrat sot dhe zė vendin e parė nė shkaqet e vdekjeve.

Ndaj dhe specialistėt kėshillojnė tė gjitha femrat mbi 40 vjeē tė jenė tė kujdesshme nė kontrollin e gjirit nėse nėna, motra apo gjyshja kanė patur kancer tė gjirit, sepse rreziku rritet bashkė me moshėn pėr gratė qė nuk kanė lindur fėmijė apo kanė lindur fėmijėn e parė mbi 30 vjeē, nėse janė mbipeshė, pijnė duhan dhe alkol, si dhe nėse kryejnė aktivitet tė pakėt fizik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Kanceri i gjirit/ Ekzaminimi nė faza tė hershme, shpėton jetė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje bebe me probleme- E DREJTA PER JETE
» Nje bebe me probleme- E DREJTA PER JETE
» Monotoni jete...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Diskutime shoqėrore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions