Ekspertėt i quajnė MNA, ose Mendime Negative
Automatike dhe nėse nuk do tė mėsojmė se si ti ndalojmė, mund tė na
shkatėrrojnė edhe jetėn.
Ka raste kur njė dėshtim i vogėl mund tė shndėrrohet nė njė dėshtim me
tė vėrtetė tė madh dhe pėr tėrė jetėn tonė. A ju ka qėlluar ndonjėherė
qė diēka jo e mirė qė mund tė na ketė ndodhur nė punė tė na bėjė tė
mendojmė se jemi tėrėsisht tė paaftė dhe se karriera jonė nuk do tė
realizohet kurrė siē e kishim ėndėrruar? Nėse njė gjė e tillė ju ka
ndodhur, ta dini se nuk jeni vetėm nė pėrjetimin e ndjesive tė tilla.
Edhe njerėzit qė konsiderohen si mė optimistėt dhe mė tė pathyeshmit,
kur ėshtė puna pėr moralin dhe entuziazmin nuk mund tė quhen imunė ndaj
mendimeve negative. Ndėrkohė, ka disa qė pėrjetojnė vazhdimisht mendime
tė tilla dhe kjo mund tu ketė shkatėrruar jetėn.
Psikologėt besojnė se ashtu sikundėr njė mendim qė na vė nė siklet mund
tė shkaktojė menjėherė te ne ndjenjėn e turpit dhe tė na skuqė faqet,
njė mendim negativ, ose vetėshkatėrrues, mund tė shkaktojė situatė jo tė
mirė shėndetėsore, shtim nė peshė, probleme me lėkurėn dhe mbi tė
gjitha njė ndjenjė humbjeje e dėshpėrimi qė mund tė keqėsohet pėrditė e
mė tepėr. Njė nga psikologėt qė merret me kėtė fushė tė studimit tė
sjelljes njerėzore dhe qė ka kaluar njė jetė tė tėrė nė studimin e
fenomeneve tė tilla, pra tė ndikimit qė ka ajo ēka mendojmė nė dukjen
energjinė dhe vetė jetėn tonė, thotė se pikėrisht ana e padukshme e
qenies sonė ėshtė e lidhur shumė ngushtė me atė qė e konsiderojmė anėn e
dukshme.
Sipas teorisė sė tij, shndėrrimi i mendimeve negative nė mendime
pozitive na ndihmon pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė nė tė gjitha
aspektet. Ai e quan kėtė simptomė, ose kėtė realitet tė brendshėm
Mendime Negative Automatike. Kėto mendime i pėrshkruan si ata zėrat e
vegjėl brenda nesh qė na thonė nė mėnyrė tė vazhdueshme, se jemi njerėz
tė paaftė, tė shėndoshė, tė shėmtuar, tė dėshtuar. Sipas tij, njė pjesė e
kėtyre mendimeve negative janė tė menaxhueshme.
Dhe kjo mund tė bėhet pėrmes njė teknike tė thjeshtė, e cila i ndalon
mendimet negative qė tė hedhin rrėnjė dhe tė krijojnė terren pėr tė na
shkatėrruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtėrore dhe si pasojė
edhe vetė jetėn. Ideja ėshtė qė tė ndalohen kėto mendime dhe mbi tė
gjitha tė krijohet njė mundėsi pėr mosrikthimin e tyre. Truri ėshtė njė
organ shumė i fuqishėm, shumė mė i fuqishėm nga sa mund ta imagjinojmė.
Nėse e sheh veten tėnde si tė shėndoshė, tė rrudhur, tė paaftė, kjo do
tė bėjė qė tė shtohet prodhimi i hormoneve tė stresit dhe si pasojė do
tė ndikojė nė mėnyrė tė pashmangshme gjendja shėndetėsore dhe vetė
mendja. Mendimet negative sjellin gjėra negative dhe beteja pėr tė
shkatėrruar, ose pėr tė shndėrruar mendimet negative brenda nesh ėshtė
njė betejė qė nuk merr fund kurrė.
Fitorja arrihet me krijimin e njė arsenali personal armėsh pėr tė
luftuar mendimet negative, nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pa asnjė
tolerancė. Kėshtu duhet krijuar njė mekanizėm qė i ha mendimet
negative. Dhe sa herė qė tė jeni tė inatosur, tė frustruar, apo tė
trishtuar vini nė veprim kėtė mekanizėm. Bėni njė pakt me veten tuaj pėr
tė mos dėgjuar zėrat e vegjėl qė duan tju poshtėrojnė dhe qė ju
konsiderojnė si njė qenie qė ngjallni veē mėshirė. Nėse e bėni njė gjė
tė tillė, pra ndryshoni mendimet, ato pak nga pak do tė nisin qė tė
transformojnė realitetin tuaj tė jashtėm dhe do tė shndėrroheni nė
personin qė keni dashur gjithmonė tė jeni. Mos e harroni kurrė se trupi
juaj ndjek atė qė i thotė mendja. Kjo ėshtė e sigurt dhe e pashmangshme.