Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kuzhina Shqiptare !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty23.12.10 4:33

Byrek me domate dhe salmon
Kuzhina Shqiptare ! 07tefta4

Pėrbėrėsit pėr katėr persona:


200 gr brum
500 gr domate tė prera
120 gr salmon me vaj
njė tufė majdanozi
pak kripė
Koha 30 min

Pėrgatitja:
Lajini domatet dhe pritni nė feta pėr sė gjati, duke hequr pjesėt e
panevojshme. Kriposini lehtė dhe vendosini nė njė kullesė pėr tė humbur
ujin. Hapeni brumin nė njė tavė furre tė mbuluar me letėr zjarrduruese.
Shponi pjesėn e poshtme me pirun dhe vendoseni nė frigorifer pėr 30
minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lėnė anėve njė bordurė prej 1,5
cm. Transferojeni nė furrė tė nxehur mė parė me temperaturė 220 gradė
dhe lėreni vetėm pėr 10minuta. Ulni temperaturėn nė 200 gradė dhe
vazhdoni ta piqni pėr 20 minuta tė tjera, derisa brumi tė vijė mirė dhe
domatet tė jenė pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni nė qendėr
filetot e salmonit. Mbuloni sipėrfaqen me fletėt e borzilokut dhe
majdanozit dhe lėreni tė ftohet para se ta shėrbeni.

Fli Kosove
Pėr 4-5 persona nevojiten:



Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė,
2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.


njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė
hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe
qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė
skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė
merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe
krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė
bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet
me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5
minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me
rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė
tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė
ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Pastiēo pikante me patate tė furrės

Pėrbėrėsit pėr katėr persona:



1 kile patate tė zjera
lėng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugė majdanoz i grirė
kripė dhe vaj ulliri
spec i kuq djegės
njė kokėr qepė
200 gr ton
njė lugė majonez
Koha 1 orė.


Pėrgatitja:
Patatet e zjera ende tė ngrohta, prijini nė feta dhe i pėrzieni shpejt
me lėngun e limonit, 2 lugė majdanoz tė grirė, kripė dhe specin djegės
tė grirė hollė. Pėrzijeni mirė dhe lėreni pak ashtu. Vendoseni mbi njė
letėr zjarrduruese tė lyer me vaj ulliri, brenda njė bordure pėr t'i
dhėnė formė. Bėni njė shtresė tė parė me patatet duke ushtruar njė
presion tė lehtė mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepėn e grirė dhe pastaj
vendosni pjesėn tjetėr tė patateve. Futeni nė frigorifer dhe lėreni pėr
tė paktėn 1 orė. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurėn
dhe vendoseni pastiēon nė pjatė.

Patėllxhanė tė mbushur

Pėr 4-5 persona duhen:

Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.
Patėllxhanėve
u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja
anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit.
Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan
me yndyrė skuqet
qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė
avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet
kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe
mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

Mish role
Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo
eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini
fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop
dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e
shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan.
Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle
krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garni
ture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.


Byrek me spinaq
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper

tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me
pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet
nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i
fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me
picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet.
Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me
niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e
zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3
minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe
pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe
shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e
petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e
pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me
yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe
piqet.

Fėrgesė Tirane
Pėr 4-5 persona duhen:


Speca
8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2
filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5
thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės
Specat
pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur
hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa
masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz
i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.

Lakror me miell misri
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle
Mielli
i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe
pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe
shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e
pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet
nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

Oshmare Korēe
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji, djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė.
Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi
qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra.
Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.

Paēe Koke
Pėr 4-5 persona duhen:


Lėng
koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje,
spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5
thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz
Koka
pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė
gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet
ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr
tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė
majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet
lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa
tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i
marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i
zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per
disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

Petulla me kos
Pėr 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe
shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i
trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė
jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga
njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet.
Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė.

Manti Kosove
Pėr 4-5 persona duhen:


1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi

tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe
pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili
kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė
dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė
madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė
katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė
grira hollė, kripė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė
fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė
lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė.
Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe
vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė
pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Trahana
Pėr 1 kg miell duhen:


2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.
Sitet
mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i
djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin
duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt
miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e
mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e
lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e
thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė
tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim
ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė
thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e
ngrohtė.

Pastiēo me djathė
Pėr 4-5 persona duhen:


Makarona
300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji,
kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle.
Makaronat
spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen,
shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i
bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi
dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė,
pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall
dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.

Musaka me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Patate
1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5
kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle

Patatet
me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta,
me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė.
Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė
javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate
tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak,
shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet
njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje
shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė
shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė,
shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė
dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me
vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe
djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.

Burani
Pėr 4-5 persona duhen:


Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr
Spinaqi
pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2
minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i
gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė
marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe
hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta
derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.

Tavė Elbasani
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.
Tava
e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish
qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė.
Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe
futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak
ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me
gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet;
shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė
derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe
pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet
oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e
pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish
dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė
zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet
miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė
tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i
freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

Dollma me lakėr
Pėr 4-5 persona duhen:


Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, kripė, piper.
Lakra
e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė
tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė
zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e
fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me
perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm
tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli
duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė
2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe piper.

Ēomlek me qepė
Pėr 4-5 persona duhen:


Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine
Qepujkat
(qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me
yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė
hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen
me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta.

Gjyveē me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish
500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate
1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.
Mishi
pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė
grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet
tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat
pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe
skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to
patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava
lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe
spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.

Qofte tė fėrguara
Pėr 4-5 persona duhen:


Mish
1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr,
kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas
dėshirės.
Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope; nė kėtė rast ato dalin mė tė buta dhe mė tė shijshme.
Mishi
pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe
hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe
bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e
mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet
forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė
tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė
fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.

Kukureci
Pėr 4-5 persona duhen:


Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle.
Zorrėt
e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt.
Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret, mushkėritė dhe priten
nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon tė cilat
pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė
gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė
gjitha tė brendshmet nė hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar
kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė
furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė
skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i
hidhet piper i zi i bluar.
Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė.

Pulė me arra
Pėr 4-5 persona duhen:

Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.
Pula
e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė
i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe
zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere
me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė
qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa
lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė
shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper
tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty23.12.10 4:34

Musaka me patate
Pėr 4-5 persona duhen:


Patate
1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5
kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Patatet
me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta,
me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė.
Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė
javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate
tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak,
shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet
njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje
shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė
shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė,
shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė
dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me
vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe
djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.


Musaka me perime te ndryshme
per 5-6 persona


patate 3-4 kokrra mesatare, 2 patellxhana, 2-3 kunguj te njome.

mish i grire350gr., qepe 1-2 kokrra, 2-3 htelpinj hudher, 2-3 domate ose salce, kripe, piper, dafine, majdanoz i grire holle.

per salcen beshamel: 1 l qumesht, 5 luge gjelle miell, 4 kokrra veze, 2-3 luge gjalpe, kripe,
Ne
nje tenxhere kaurdisim qepet me mishin dhe erzat, shtojme domaten ose
salcen, dhe e leme te zieje, sipas deshires mund ti shtohet dhe nje
gjysme gote vere dhe uje gjate zierjes. Duhet qe ne fund te zierjes
masa te mos ngelet shume e lengshme.
Nderkohe qerojme dhe grijme
patatet ne feta te holla, 3-4 mm, i sperkasim me pak vaj dhe kripe dhe
i gjysme-pjekim ne furre per rreth 15-20 min. Njelloj veprojme edhe per
patellxhanet, te cilet pasi i presim ne feta te holla gjatesore i
vendosim per 15 min. ne uje me kripe, pastaj i shpelajme dhe shtrydhim
dhe i pjekim per pak minuta ne furre duke i sperkatur me pak vaj, edhe
kungujt po ashtu. Ne nje tave shtrojme ne fillim nje shtrese me patatet
qe kemi pergatitur, hedhim gjysmen e mishit te grire te pergatitur dhe
e sperkasim me majdanoz dhe me djathe te bardhe nese kemi deshire,
pastaj shtrojme ne nje shtrese patellxhanat e pergatitur, perseri
mishin e ngelur dhe majdanoz dhe ne fund kungujt. kesaj tave i hedhim
siper salcen beshamel te pergatitur si me poshte:
Veme te zieje
trecerekun e qumeshtit ndrkohe qe ne nje tas perziejme miellin me
qumeshtin e ngelur. Kur qumeshti tjeter te kete zier e hedhim ne te
miellin e tretur dhe e trazojme shpejt me nje rrahese(tel) ose spatul
derisa te krijohet nje krem i trashe, shtojme kripe sipas deshires dhe
gjalpin, dhe pasi ta kemi hequr tenxheren menjane shtojme nje nga nje
edhe vezet. Mund te shtojme arre moskat per arome(nutmeg).
Salcen
e mesiperme e hedhim mbi perimet e pergatitura, i grijme persiper pak
djathe kackavall dhe e pjekim per 30-40 minuta ne furre te nxehur
paraprakisht ne 220 grade.
(receta tradicionale kerkon qe perimet te
skuqen ne tigan me yndyre, por une e kam transformuar pakez per hir te
yndyres se tepert).


Rolo Me Mish Te Grire

Per te bere kete lloj gatimi duhet te kemi
mish te grire 500-1000gr
sallam te grire ne feta 3-4 cope
djathe kackavall ne feta 3-4 cope
veze te ziera 4 cope
ereza te ndryshme piper rigon dhe kripe
buke bajate
marrim
mishin egrire dhe e pergatisim si per qofte ku e perziejme me buken
bajate,erezat dhe kripen.Perzierja duhet te behet mire derisa te marre
trajte te njejte dhe pastaj e shtrijme ne nje leter alumini dhe aty
shtrojme sallamin djathin dhe vezet pasi ti kemi vene mbeshtjedhim me
kujdes letren e aluminit dhe e leme 5 min keshtu dhe pastaj heqim
letren e aluminit dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe e
sperkasim dhe siper me pak vaj dhe e fusim ne furre ku e pjekim ne 200
grade per 30-45 min nqs deshironi mund te shtoni dhe patate te prera te
medha(ne fillim roloja duhet te jete e mbuluar me leter alumini)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty23.12.10 4:34

Pulė me arra
Pėr 4 vetė


Duhen:

- pulė 500-600 g
- gjalpė 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokėrr
- uthull 2 lugė gjelle
- miell 1 lugė gjelle
- kripė, piper

Gatimi:

Pula
e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė
i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė, piper i zi dhe
zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me
gjalpė kaverdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė
tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu
tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura.
Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e
thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė
servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e
pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty23.12.10 4:34

Supe me perime

Patatet
,karrotat,kungulleshkat,selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e
priten ne copa kubike mesatare.veq pastrohen bizelet e njoma kokerr.
Ne
tenxhere me yndyre kaurdiset qepa,shtohen
karrotat,kungulleshkat,selinoja.Pas kaurdisjes shtohen domatet e
fresketa te grira grira holle ose pak salce.Ne perimet e kaurdisura
hidhet leng mishi ose uje i valuar dhe marrin valen,shtohen zarzavatet
e tjera simpas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet pastaj
patatet .Supa lihet te zihet 15-20 min dhe rregullohet me kripe,piper,
flete dafine , majdanoz te grire holle.Ne rast se bizelet e mashurkat
nuk jane shume te njoma ato me pare duhet te zihen ne uje te valuar per
dia minuta e pastaj ti hidhen supes.

per 4-5 persona duhen:
leng mishi ose uje 1.5 litra
patate 2-3 kokrra mesatare
karrota 3-4 cope
kungulleshka 1 cope
bizele kokerr 1/2 gote
mashurka 8 cope
selino 1 kokerr
yndyre 1 filxhan kafeje
qepe 1 kokerr
domate2-3 kokrra ose salce gjysme luge,
krip,piper, majdanoz,dafine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty23.12.10 4:35

Mish dashi nė tavė Korēe

Kuzhina Shqiptare ! 1191566290-mish-qengji

Pėr kėtė tavė (tepsi), nė stinė tė ndryshme, pėrdoren zarzavate tė ndryshme.
Pritet
mishi nė copa tė mėdha, thahet me letėr guzhine, hidhet tė skuqet nė
njė tenxhere ku ėshtė hedhur gjalpi, pastajhidhet ujė dhe kripė, ku
lihet tė ziejė pėr gjysėm ore.

Qepėt dhe tė gjitha zarzavatet,
priten nė copa (kubik), dhe hidhen nė njė tavė (tepsi). Sipėr hidhet
mishi me lėngun e mbetur nga zierja.
Nė fund hidhet vaji, majdanozi
i grirė, dafina, piperi i zi, dhe pasi pėrzihen mirė, futen nė furrė
pėr tu pjekur. Gjatė pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet
pėrzihen nė mėnyrė qė tė piqen mirė.
Shėrbehet e ngrohtė.

Pėr stinėn e verės:
500gr.
mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpė, 4 speca, 2 qepė mesatare, 3
patėllxhana tė zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufė majdanoz, 1 gjethe
dafinė, kripė, piper i zi.


Tave Peshku

Kuzhina Shqiptare ! 1191566629-peshk-tave

Merr
2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe
ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr
te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo
te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha
te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se
bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat
derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per
shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete
kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat
ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper
"gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven
te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet
nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon
peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe
vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut
ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te
ngrene.


Frikadella me djath

Kuzhina Shqiptare ! 1191567003-fikadella

1.Pėrziejmė mishin, tė kuqtė e vesė, Panėn dhe melmesat. Formojmė 4 frikadella tė mėdha dhe tė ngjeshura.

2.
Spinaqin e lajmė mirė, e futim nė njė tenxhere me 2 l ujė valė tė
zihet, nė njė sitė (kulluese) e shpėrlajmė me ujė tė ftohtė, e
ndrydhim. E shkyejmė nė copa tė vogla dhe e ngrohim nė 1 Lugė gjalpė.

3.
2 Lugė gjalpė nė zjarr tė fortė e skuqim, dhe duke rrotulluar disa herė
fėrgojmė frikadellat. Nė njė enė (dheu) tė ngrohtė vendosim frikadellat
dhe i mbulojmė me spinaq.

4. Lėngun e fėrgimit (gjalpėn)
e tretim me ujė, e shijojmė me melmesa dhe ia hedhim (me lugė)
frikadellave pėmbi. Fetat e djathit ia vendosim frikadellave pėrmbi dhe
nė zjarr tė dobėt i lėmė tė shkrihen. Pėr katėr persona nevojitet: 400
gr. Mish viqi i bluar, 2 tė kuq tė vesė, 1/8 l Pana, 2 Lugė majdanoz i
grimcuar, 1 Lugė ēaji Krypė, 1/2 Lugė ēaji Biber, 300 gr. Spinaq, 3
Lugė Gjalpė, 4 feta Djath kaqkavall.


Qengj i pjekur nė hell

Kuzhina Shqiptare ! 1191567382-mish_hell

Pėrgatitja
e qengjit pėr nė hell bėhet nė kėtė mėnyrė: Heqim pikėsėpari tė gjitha
tė brendshmet e tij, me pėrjashtim tė veshkave, tė cilat, duke bėrė dy
vrima nė kurriz tė qengjit ndėrmjet brinjėve (djathtas e majtas peshkut
tė kurrizit), i shtyjmė me gisht qė tė dalin mbi kurriz. Pastaj i heqim
qengjit gėrmazin dhe zorrėn e trashė, duke e nxjerrė kėtė me anėn e njė
thike tė mprehtė. Si t'i kemi bėrė kėto, e shkojmė qengjin nė hell,
duke u kujdesur qė ai tė shkojė drejt, pa u formuar kėrrusje nė shpinėn
e qengjit, dhe tė dalė pikėrisht nė mes tė kokės.

Me njė
gjilpėrė dhe me spango tė trashė e lidhim shtrėnguar qendrėn e kurrizit
nė hell. Lidhja duhet tė bėhet e fortė e me kujdes, sepse kjo e mban
pothuaj gjithė qengjin nė hell. Pastaj mishi kripet pėrbrenda, i hidhet
piperi i nevojshėm dhe qepėt nė pjesėn e barkut, nė mėnyrė qė tė
mbyllet krejtėsisht. Kthejmė atėherė majat e kėmbėve tė prasme, d.m.th.
i shtyjmė ato nė drejtim tė hellit, nė mėnyrė qė ta kapėrcejnė atė dhe
tė kalojnė kryqas njėra anė (koci) nė vrimėn e tjetrės; i lidhim mirė
me spango nė hell dhe pastaj i lyejmė mirė me limon, i hidhim kripė dhe
piper, i bėjmė njė tė ēarė e vogėl me thikė nė tulet e tė dyja
kofshėve, hidhet nė to kripė e piper dhe vihet nė zjarr pėr t'u pjekur.


Lulelakėr nė furrė

Kuzhina Shqiptare ! 1191567993-lulelaker

Pasi
e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas
zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim
ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan
pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.

Per
pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak
gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan
gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I
trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra)
dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan).
I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur
pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i
trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen
bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath
kackavall te grire qe e bem teper krokante.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Sponsored content





Kuzhina Shqiptare ! Empty
MesazhTitulli: Re: Kuzhina Shqiptare !   Kuzhina Shqiptare ! Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kuzhina Shqiptare !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fotografia Shqiptare
» Politika Shqiptare
» Gazetat Shqiptare
» Top Media Shqiptare
» Bakllava shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Guzhina/Receta Gatimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions