Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Dy fjale per bektashizmin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Dy fjale per bektashizmin Empty
MesazhTitulli: Dy fjale per bektashizmin   Dy fjale per bektashizmin Empty30.03.09 5:48

Bektashismi duhet te kete lindur ne viti 1249 ne Nishabur ne Anadoll
dhe themeluesi i ketij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi
Bektashi ishte rreth 18 vjec vendosi qe ti dedikonte jeten e tij Zotit
dhe beri disa udhetime ne Kine, Indi dhe Tibet ku ra ne kontakt me
besime te ndryshme si Induism dhe Budismi. Aty ra ne kontakt me idete e
tyre Panteike dhe filloi te kundershtonte idete strikte te Sunni
Muslims. Pas ketyre udhetimeve Haxhi Bektashi shkoi ne Meke (ku mori
dhe emrin titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizito dhe Jeruzalemin dhe
varrin e Krishtit. Keto udhetime influencuan shume ne besimin e Haxhi
Bektashit. Kur u khtye mbrapsht ne Anadoll me idete per nje trup dhe
shpirt paqesor filloi te formonte nje interpretim te Islamit me
shpirteror dhe me liberal. Ne Anadolli ndertoi dhe teqen e pare. Idete
e tija liberale paten shume sukses ne zonat e Ballkanit , Shqiperi,
Bullgari, Greqi dhe Bosnjen e sotme. Misionari i pare Bektashi qe erdhi
ne Shqiperi ishte rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satllik. Ky erdhi ne
Shqiperi nga Korfuzi dhe per te kaluar me kollaj vishej me rrobat e
priftit Orthodox. Bektashismi ne Shqiperi u perhap me shume ne kohen e
jenicereve, te Krishteret Shqiptare e kishin me kollaj te ktheheshin ne
Bektashinj sepse te pakten kjo fe ishte me shume e perngjashme me
Krishterimin. Myslimanet Sunni nuk e pelqyen faktin qe sekti Bektashi
kishte sukses midis besimtareve te Krishtere jenicar ne Ballkan keshtu
qe ne 1825 Sulltan Mahmud II filloi represioni kundra jenicereve
bektashinj edhe sektit Bektashi gjithashtu. Shume besimtar Bektashinj u
detyruan te linin Stambollin ku ishte dhe qendra e tyre dhe te leviznin
ne Shqiperi dhe Bosnje.
Ne Shqiperi ate gjeten suport nga Ali Pashe Tepelena, Shqiperia u be
vendi i dyte me numrin me te madh te Bektashinjeve dhe me vone u be
qendra e Bektashizmit ne bote. Qe u mbyll ne komunizem dhe u rihap ne
vitet 90.
Z. Moikom Zeqo e quan Bektashizimn si nje herezi Islamike dhe thote
"Bektashizmi, lindi si nje heresi e besimit Islamic, dhe u be nje
"modus vivendi" ne menyre per te krijuar nje ure lidhje midis
Krishterimit dhe Islamit."
Ashtu si Kishterimi, Bektashismi eshte nje besim trinitar i cile
perbehet ne Allah, profeti Muhamet dhe Imam Aliu. Por Krishterimi beson
ne njesin e Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte, Bektashismi beson se
Allahu eshte fuqia e madhe dhe Muhameti dhe Imam Aliu jane te pandare
dhe te njefuqishem. Kjo bazohet ne nje theni te Muhametit, "Une jam
qyteti i mesimit dhe Aliu eshte dera ne te cilen mund te hysh ne qytet."
Libri i tyre kyresor eshte Kurani. Aliu eshte djali i adoptuar i
Muhametit qe me vone u martua me te bijen e tij Fatma. Aliu fitoi
Kalifatin 656 dhe ne 661 u vra nga nje shigjete e helmuar. Bektashinj
besojne se kur profet Muhameti ishte ne prag te vdekjes ne meditimet e
tij kryeengjelli Gabriel i tregoi se Aliu do ishte pasardhesi i tij dhe
Aliu do ishte imami i madh dhe pas tij do vinin 12 imam te tjere qe
duhet te respektoheshin sepse do ishin te vertet dhe pa mekate. Thuhet
se kryenegjelli Gabrile i tregoi gjithashtu dhe emrat e Imameve. Emrat
e imamve jane ; Imam Ali, Hasan, Huseyin, Zeynelabidin, Mohamed Bakir,
Jafer Sadik, Musa Kazim, Ali Riza, Mohamed Taki, Ali Naki, Haseni
Askeri, and Mehdi dhe gjithashtu pjestar te kesaj familje te shenjte
jane dhe 14 te pafajshem. keta te 14 jane femijet e Imameve qe jane
vrare si martir.
PO te shkosh ne Teqe atje ka piktura dhe ikona njelloj si ne kishe


Njgashmerite e bektashismit me krishterimin.
Si e permenda me lart bektaashismi eshte nje besim trinitar ashtu si
krishterimi sigurisht me ndryshime te medhaja. Bektashinjte besojne ne
Allahun ne qiell, profetin Muhamet qe ishte I derghuari I Zotit, dhe
Aliun qe ishte pasardhesi I Muhametit. Kjo e ngjashme me Atin, Birrin
Jezusin, dhe Shpirtini e Shenjte ne Krishterim. Nje ngjashmeri teter
eshte numeri 12 imave I njgashm me 12 apostujt e Krishtit. Gjithashtu
bektashinjte I kushtojne rendesi Hatixhese mamase se Aliut, ashtu si te
krishteret Shen Marise qe solli ne jete Kirshtin.
Bektashinjte kane nje ndarje hierarkike ashtu si kasha orthodokse ne
kleriket e vet. Shkalla e pare a klerikut bektashi eshte ashiku qe
eshte I ngjashem me dhjakun ne kishen orthodokse dhe me e larta DEDE e
ngjashme me ate te kryepeshkopit.
Njgashmeri te tjera midis bektashismit dhe orthodoksis gjenden ne
praktika dhe ceremonite e ndryshme qe ata kane. Ashtu si te krishteret
kushtojne rendesi ne lindjen e Krishtit ose krishlindjet me mire dhe
bektashinjte kushtojne rendesi te madhe lindjes se Aliut qe eshte ne 9
Mars. Tjeter feste e rendesishme per sektin Bektashi eshte dita e
Hashures. qe behet si perkujtimore e vdekjes se Hysenit. Ne ate dite
besimtaret mblidhen ne teqe per te pergatitur Hashuren duke kenduar
kenge dhe thene lutje dhe pastaj ashurja ndahet nga babai I teqese per
te gjithe besimtaret. Ceremonia e ashures eshte e ngjashme me ate te
nxerrjes se grurit ne kishen orthodokse per te kujtuar ata qe kane
ndrurar jete.
Nje tjeter ceremony e perngjashme eshte ajo e pranimit ne sektin
Bektashi qe eshte e ngjashme me ate te pagezimit ne kishen Orthodokse.
Kandidati qe do pranohet disa jave para ceremonies meson nga babai I
teqes teologjine e besimit bektashi. Ky kandidat mund te jete mashkull
ose femer. Zakonisht kjo ceremony behet kur sapo fillon te eresohet.
Vetem pjestar te sektit Bektashi jane te lejuar te marin pjese ne kete
ceremony. Ceremonia drejtohet nga babai I teqese. Pasi babai I teqese
lutet, kandidati per pranim I puth kemben babait dhe kjo si shenje
peruljeje. Pastaj babai I hedh uje kandidatit ne duar, fytyre, kember
duke u lutur pa nderprejerje per larjen e mekateve te keteij personi.
Kjo larje e mekateve me uje eshte shume e ngjashme me pagezimin e
krishter. Pas larjes ndizen qirinje per Allahun, Muhametin, Aliun dhe
12 Imamet. Pas kesaj happen dyert dhe per jo besimtaret Bektashinj.
Pas ceremoniese se pranimit eshte nje sherbese tjeter qe eshte e
njgashme me ate te kungimit ne kishen orthodokse (buke dhe vere- trupi
dhe gjaku I Krishtit). Babi I teqese ka nje kupe me vere dhe e drejton
drejt qiellit duke u lutur me ze te ulet. Pi I pari nga kjo kupe dhe
pastaj te gjithe antaret e sektit me rradhe nga e njejta kupe. Ndryshe
ne myslimanet Sunni, bektashinjte pine alkool por njesoj si ata nuk
hane mish deri.
Ka gjithashtu tradita te tjera te vogla qe jane njesoj si ato
orthodokset, psh lyerja e veseve te kuqe per Sulltan Novruz eshte e
njgashme me vezet e Pashkeve ne kishen Orthodokse. Veza ne te dyja
besimet simbolizon jeten. Bektashinjte ndezin qirinjte ne vende te
shenjte ku prehen dervishet qe kane ndruar jete, dhe kjo eshte e
njgashme me ndezjen e qirinjve ne kishen orthdokse dhe neper vendet e
shenjtoreve orthodoks.
Sot ka rreth 10 milion bektashinj ne bote dhe qendra e tyre eshte ne
Shqiperi. Shpesh here Bektashismi eshte pare se nje ure mardheniesh
midis Islamit dhe Krishterimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Dy fjale per bektashizmin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Vetem fjale shpirti
» VETEM NJE FJALE DASHURIE
»  Fjale te urta popullore..!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Karakteret shpirtėrore :: Besimtarėt bektashi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions