Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Agron Llakaj largohet nga 'Portokalli', tani 'Milioneri' i ri nė Tv Klan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Agron Llakaj largohet nga 'Portokalli', tani 'Milioneri' i ri nė Tv Klan   10.11.10 5:41


Do tė jetė kumbari i 50 mijė eurove, nė njė program ku tė fitosh ėshtė mė e rėndėsishme se tė qeshėsh. Po e pėrjeton si tė gjitha ndarjet nė jetė, sigurisht me keqardhje. Por tashmė ėshtė njė vendim i firmosur. Pas shtatė vitesh si moderator i spektaklit “Portokalli”, Agron Llakaj ka vendosur tė largohet, pėr t’u rishfaqur nė njė tjetėr ekran, me njė tjetėr format.

Bėhet fjalė pėr programin “Kush do bėhet milioner” (Who wants to be a millionaire), i njohur mė sė shumti si “Milioneri” (Millionaire), qė nga janari do tė drejtohet nga Agron Llakaj nė “Tv Klan”.

Agron, vendosni tė largoheni nga “Portokalli” pas shtatė vitesh. Kishit kohė qė e mendonit kėtė largim?

Po. Realisht ky projekt nuk lindi tani. Oferta m’u bė qė nė muajin mars, personalisht nga pėrfaqėsuesi i “Grand media” nė Kosovė, qė ka blerė patentėn pėr 10 vite tė formatit (Who wants to be a millionaire), “Kush do bėhet milioner”. M’u ofrua me shumė kėnaqėsi qė tė isha unė drejtuesi i ri, duke u provuar nėpėrmjet njė testi. Ėshtė njė show-kuic tepėr familjar, bazuar nė konceptin qė nėse dikush duhet tė fitojė, ai mund tė fitojė vetėm nėpėrmjet dijeve. M’u duk si njė dritare e ngrohtė familjare dhe qė mė duhej ta rrokja. Ndaj me tė marrė ofertėn, fillimisht e ofrova pranė institucionit “Top Channel”, por drejtuesit nuk e pranuan. Nė kėtė aspekt unė gjithmonė i bėj pyetje vetes se nėse unė jam njė nga ikonat e “Top Channel”, mendoj qė ata duhet ta shikonin dhe ta pranonin kėtė projekt qė u ofrohej nga unė, pasi nisur nga ēėshtjet financiare, pėr kėtė program nuk do mė paguante televizioni, por “Grand Media”. Pasi nuk u realizua diēka nė “Top Channel”, ata mė kėrkuan tė isha patjetėr unė prezantuesi dhe unė vendosa si kusht qė tė shfaqesha vetėm nė televizion kombėtar dhe u vendos pėr “Tv Klan”. Deri tani unė s’kam asnjė komunikim me “Klan”-in, por vetėm me “Grand media”, deri nė momentin e mbylljes sė kontratės.

Pra, largoheni pėrfundimisht nga “Portokalli”, cila ėshtė arsyeja e vėrtetė?

Vendosa tė lė “Portokallinė” duke u nisur nga shumė rrethana. Kryesorja ėshtė pasi vjen njė moment qė artisti duhet tė ndryshojė, duhet ta shohė veten dikur tjetėr. Natyrisht qė nuk diskutohet keqardhja qė ndiej, por keqardhje mė shumė do ndieja tre ose katėr vite mė parė. Tani qė “Portokalli” ėshtė kthyer nė akademi humori me djem e vajza qė janė rritur profesionalisht, pra janė bėrė zot tė vetes, nuk besoj se largimi i Agronit do krijojė vakum.

Dua tė theksoj qė largimi im s’bėhet me qėllimin pėr tė rrėnuar “Portokallinė”, pasi spektakli ėshtė ndėrtuar me logjikėn e njė zinxhiri qė edhe po i hoqe njė hallkė, prapė funksionon normalisht. Nga eksperienca ime them se s’e kemi ndier largimin e aktorėve tė suksesshėm mė parė si; The SHBLSH-at, Besi, Elvis Pupa, Gazi Paja… Tani po ikėn Agroni. Nuk mendoj se ika unė dhe do bėhet hataja. Tashmė spektakli ka njė infrastrukturė tė re, qė nuk mund tė rrėzohet me largimin e dikujt, sado i rėndėsishėm qoftė ai. Ėshtė njėsoj siē ndodh nė dashuri, pra ka ardhur momenti qė nė dy tė dashuruar, njėri duhet tė largohet.

Vetėm se dua tė largohem me atė ndjenjėn e mirė dhe tė lė njė imazh tė mirė. Nga pėrvoja ėshtė se nė raste tė tilla ekziston ftohja dhe abandonimi. Nuk dua tė ndodhė kjo. Gjithsesi s’ mund ta quaj tėrheqje nga humori kėtė. Kisha nevojė pėr diēka mė personale dhe pėrfshirėse pėr tė nxjerrė atė ēfarė dua unė nė art, konceptin tim pėr humorin, nė mėnyrėn time tashmė, dhe kam gati idenė pėr t’u shfaqur me njė show tė ri komik pėrveē “Milionerit”, por kuptohet mė vonė.

Nuk ka qenė njė pagė mė e lartė, arsyeja e kėtij vendimi?

Paga ėshtė e rėndėsishme, sepse dėshmon sesa vlen si profesionist. Por e theksoj, nevoja pėr ndryshim nuk vuri primar konceptin financiar. Emri qė kam si Agron tashmė i krijuar nė “Top Channel” bėn qė kushdo qė vjen dhe mė bėn njė ofertė, ta mendojė mirė dhe pagėn. Por unė nuk hyj tek njerėzit e superpaguar nė televizione, dhe me kėtė ofertė, kėnaqėsia mė e madhe ishte ndryshimi.

Nė ē’moment mendoni se po e lini “Portokallinė”, ėshtė ende spektakli qė bėri bujė vite mė parė?

“Portokalli” ėshtė njė investim i rėndėsishėm nė jetėn time prej shtatė vitesh. Jam krenar qė isha pjesė e njė show komik, qė dy tre vitet e para u kthye nė epidemi tė vėrtetė, ku njerėzit vraponin tė ishin para ekranit ēdo tė diel. Por natyrisht me kalimin e kohės s’mund tė kishte tė njėjtin shkėlqim.

Do tė jeni njė spektator i “Portokallisė” tani e tutje, apo nuk ju intereson asgjė mė rreth tij?

Nėse deri nė momentet qė flasim jam Agroni i “Portokalli-sė”, kur tė mos jem pjesė e spektaklit patjetėr qė do mbetem njė spektakor i mirė i kėtij “show”, madje do shkoj ta ndjek nė sallė. Nėse do ishte e mundur, do kisha shumė dėshirė tė luaja herė pas here personazhet e mi, por kontrata e re nuk ma lejon.

Kush do t’ju zėvendėsojė nė “Portokalli”, ose ju kė do sugjeronit?

Kjo ėshtė ēėshtje koncepti. Unė kam mendimin se nė konceptin e ri, roli i moderatorit ka kaluar nė minoritet, ėshtė rol sekondar. Mendoj se ndėrthurja e backstage me programacionin pėrbėn thelbin. Mund tė vazhdojė vetėm me Amin.

Jeni ai autoritari qė pėrflitet me aktorėt? Nga largimi juaj do tė ketė mė shumė tė gėzuar apo tė mėrzitur nė stafin e “Portokalli”-sė?

Mė duket pyetje provokative, por gjithsesi e respektoj si tė tillė. Nė shtatė vite “Portokalli” jam njė nga drejtuesit dhe e vetmja gjė qė s’kam bėrė dot, ėshtė brigadieri apo komandanti. Nėse do isha autoritari, nė momentin qė do dal nė skenė dhe do flas me aktorin nuk do funksionojė. Artisti ka nevojė pėr komunikim dhe dashuri. Ju siguroj qė kushdo qė ka hyrė dhe ka dalė nga ky show, i kam ofruar pėrkushtimin profesional, gjithė respektin tim njerėzor dhe dashurinė qė kushdo tė mbėrrijė tek mė e mira.

Me largimin do mungojnė dhe personazhet e tu. Gjatė audicioneve ėshtė ofruar njė imitues tjetėr i Sali Berishės?

Po patjetėr qė do mungojė dhe them qė gjithė arsenali i personazheve tė mi ėshtė ndėrtuar mė sė shumti nė “Portokalli”. Pėrsa i pėrket njė imituesi tė tillė pėr Kryeministrin, nuk e di, por dhe po s’u gjet mbase ėshtė koha tė shkojė vetė Berisha nė spektakėl, se e bėn mė tokėsor tek njerėzit. Mua personalisht nuk mė vjen mirė qė imitimin e kanė komentuar sikur “shaj Berishėn”. Imitimi e rrit mė tepėr si njeri dhe kjo ka qenė brenda koshiencės sime profesionale, e kam ftuar katėr herė, nėpėrmjet miqve qė na lidhnin, por ai asnjėherė nuk erdhi. Gjithsesi, pėr mua Berisha s’ėshtė perėndia as mbreti i shqiptarėve, ai prodhon politikė, e vlerėsoj pėr punėn e tij dhe si njė figurė politike qė do mbetet nė histori.

Agron Llakaj i “Milionerit” do tė jetė ndryshe? Si?

Do jem drejtuesi i lojės popullore qė luhet nė 118 vende tė botės, njė showkuiz jashtėzakonisht i suksesshėm, dhe qė mė familjar e bėn moderatori. Investimi im ėshtė qė ky show kuic tė bėhet sa mė i njohur dhe popullor pėr shqiptarėt. Mendoj qė kjo do jetė pjesė e intrigės nė familje pėr tė kthyer sytė nga dija, pasi ėshtė e vetmja gjė qė nuk tė tradhton.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Agron Llakaj largohet nga 'Portokalli', tani 'Milioneri' i ri nė Tv Klan
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com