Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe Empty
MesazhTitulli: Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe   Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe Empty08.11.10 21:37

Stafi i Vipat.info i uron gjithe shqiptaret per kete ngjarje te madhe qe kishim vite qe e prisnim. Nje urim i vecante i shkon Qeverise se Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha dhe Partis Demokratike e cila beri te mundur levizjen e lire te shqiptareve ne 27 vende te bashkimit europian. Urime te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen.


Klicken für Bild in voller Größe


Me ne fund pas 70 vitesh mund te jemi te lire. 50 vite na larguan komunistet, ne keta 20 vite prap u vetelarguam nga mbeturinat e komunisteve. Edhe sot e kesaj dite ata bene  ceshte e mundur, me protesta e greva urie, duke na turperuar ne sy te botes me propoganden e keqe qe benin Socialistet vetem  te mos hiqeshin vizat per shqiptaret e thjeshte. Politikanet europiane si moren parasysh klithmat e tyre. Te gjithe nje zeri thane: Shqiperia ne Europe.


Berisha: Heqja e vizave, tė nderuar qofshin kombet evropiane qė na falėn besimin!

Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe 4403_93335826651_43666091651_2382405_6652503_n

Pasi e ka pritur vendimin historik tė heqjes sė vizave mes njė grupi tė studentėve tė Tiranės, dhe aty ka lėshuar deklaratat e para uruese ndaj tij, kryeministri Berisha sapo ka dalė nė njė konferencė zyrtare pėr tė pėrcjellė deklaratat zyrtare ndaj tij.


“Nderim mė tė madh nė kėtė ditė historike, tė gjithė atyre qė 20 vjet mė parė mbushėn sheshet e Tiranės me thirrjet ‘E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa’. Sot Be mori vendimin pėr tė lėvizur tė lirshėm nė hapėsirėn evropiane tė lirisė, duke shėnuar qėndrimin nė realitet tė ėndrrės mė tė bukur tė tė rinjve dhe shqiptarėve nė tėrėsi”, u shpreh ai.


Sipas Berishės, pas rėnies sė hekurt, ky ėshtė mesazhi mė miqėsor qė kombet e Evropės u dėrgojnė shqiptarėve nė 98-vjetorin e pavarėsisė sė tyre.


“Ne do tė kremtojmė pavarėsinė e vendit tonė me dinjitetin mė tė madh se kurrė. Ky vendim, ėshtė urimi mė i pėrzemėrt qė kombet e Evropės u dėrgojnė shqiptarėve nė shembjen e murit tė Berlinit nė Tiranė, themelimit tė krijimit tė forcės sė parė opozitare politike nė vend”, tha ai.


Berisha mė tej ka shtuar se ky vendimi, ėshtė edhe kartolina mė e bukur e jetės sė qytetarėve shqiptarė, pėr festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, se qė sot, ne do t’i festojmė kėto festa mė tė gėzuar se kurrė.


“Zoti i bekoftė kombet evropianė dhe flamurin e Evropės sė Bashkuar dhe garantoj se kjo qeveri qėndron e vendosur pėr bashkėpunimin e ngushtė qė ky akt madhor besimi historik ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė mos krijojė as edhe problematikėn mė tė vogėl, por tė shpėrblehet me besim tė merituar”…


n.e/NOA


Tirana nė delir, eufori dhe gėzim pėr vizat


Ndėrsa mediat televizive kanė pėrcjellė nga ekranet e tyre pėr publikun vendimin historik tė heqjes sė vizave me Bashkimin Evropian, kryeqyteti shqiptar mund tė thuhet se ka kaluar nė njė delir tė vėrtetė.


Bori makinash qė krijonin njė zhurmė tė madhe, kėtė herė aspak shqetėsuese dhe njerėz qė pėrshėndeteshin e shprehnin gėzim mes tyre ka qenė gjithė atmosfera e momenteve tė para tė mėsimit tė lajmit pėr heqjen e vizave nė rrugėt e kryeqytetit shqiptar.


Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe Vizat


Kuptohet, qė gjatė orėve dhe ditėve nė vazhdim janė parashikuar festime dhe aktivitete nga mė tė ndryshmet pėr tė festuar vendimin e madh historik, por ajo ė vihet re nė momentet e para ka qenė njė eufori kolektive pėr tė gjithė ata qė e mėsuan atė.


Ndėrkaq, rrugėt e kryeqytetit shqiptar, qė dje janė zbukuruar me njė dekor festiv tė cilat flasin qė tė gjitha pėr njė gjė tė vetme: Lėvizje e lirė nė Evropė!


n.e/NOA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Hiqen Vizat – Shqiperia pa viza ne Europe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Turizmi, te fundit ne Europe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Multimedia :: Muzika shqiptare dhe e huaj :: Al-Forums.Com ™ & Shqiponia.Com & YouGoDec.Com-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions