Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist'

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist' Empty
MesazhTitulli: Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist'   Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist' Empty07.11.10 23:38

Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist' 1288968345-bertina_erjoni_egoist
Dhe nė fakt, ēfarė reflektoi me tepėr karakteri i saj kėmbėngulės ishte pikėrisht forca pėr tė vazhduar kėtė ‘luftė’ dashurie. Pėr tė ishte e tillė, tė paktėn nė fillim tė historisė sė tyre. Tashmė duket se ēdo gjė ėshtė konsoliduar, e kjo padyshim ėshtė meritė e Bertinės, e insistimit tė saj aspak agresiv, por tė rafinuar, disi ironik, tipike pėr njė vajzė inteligjente nga Delvina. Tė pėrshkruash Bertinėn nuk mjaftojnė vetėm epitetet e pafundme qė i bashkėngjiten imazhit tė saj, tėrheqjes dhe bukurisė natyrale qė pėrcjell. Pėrpos kėsaj, Bertina ėshtė njė vajzė kėmbėngulėse, e sigurt nė vetvete, e vendosur dhe e patrembur tė luftojė pėr atė qė dėshiron me tėrė forcėn e saj.

Tė mendosh numrin e madh tė fansave qė e pėrkrahėn nga ky reality show besohet se pse ishte i tillė. Pėr tė gjitha kėto arsye ajo u mbėshtet nga shumė prej tyre pėr kurajėn qė tregoi. E me sa duket dalja e Erionit nga Big Brother ka qetėsuar gjithēka. Tashmė Bertinės i kanė ‘rėnė nervat’, sepse koha po bėn tė sajėn. Historia e tyre vazhdon pėrmes njohjes, disa zėnkave tė vogla qė janė mė se normale, kokėfortėsisė sė pėrbashkėt, si dhe egoizmit pėr njė jetėgjatėsi nė ndjenjėn e tyre. I kanė marrė gjėrat ngadalė, sepse nuk duan tė nguten. Por thellė thellė, ėndrra e kaēurrelėses ėshtė pranė tij dhe pse heziton ta pranojė. Nė njė tė ardhme tė largėt atėherė kur ēdo gjė merr njė tjetėr kuptim.

Ti je akoma me Erionin tek respekti, pėrkushtimi apo ndjenja?

Ėshtė ndryshe ta njohėsh njė person nė njė reality show dhe ndryshe ta njohėsh nė jetėn reale. Ekziston njė diference e madhe. Megjithatė tre muaj qė jemi jashtė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr t’i vėnė njė emėr tė plotė. Do e pėrshkruaj me dy fjalė: “…dhe historia vazhdon”.

Ti e quan veten qė je bashkė me Erionin?

Tė jesh i lidhur do tė thotė t’i falėsh gjithēka, kėshtu qė vetėkuptohet. Mund tė duket pak si e komplikuar por lidhja jonė ėshtė njė lidhje normale si te tė gjitha ēiftet. Por gjithė kėto pyetje lindin se lidhja jone u krijua brenda njė realiteti tjetėr e jo normal. Dhe kjo e bėn mė tė ēuditshme sepse ėshtė nė vėmendjen e gjithkujt.

I ke njohur prindėrit e Erionit?

Nuk mendoj se ėshtė koha e duhur. Di shumė pėr ta dhe ata dinė shumė pėr mua, por mendoj se nuk ėshtė e nevojshme pėr ta bėrė. Si “me” si “pa” nuk do ndryshonte asgjė nė ndjenjat e mia.

Po me mamanė ēfarė bisede ke bėrė pėr tė?

Me tepėr kam folur me vėllanė dhe asaj i kanė vajtur mesazhe nėpėrmjet tij. Duke respektuar natyrėn e ndrojtur tė mamasė sime ia kemi lėnė kohės.

Mė thuaj njė defekt tė Erionit?

Ėshtė pak egoist. Dhe nervi i tij “5 minutėsh” edhe pse i vjen rrallė.

E ke menduar bashkėjetesėn?

Tė them tė drejtėn nė njėfarė mėnyre jemi duke bashkėjetuar. Veprojmė bashkėrisht e sidomos pėr marrjen e vendimeve, bisedojmė e kalojmė shumė kohė bashkė. Qoftė edhe tė veshjeve. Vetėm rrobat tona nuk i kemi nė njė shtėpi. Unė shkoj herėt nė punė ndėrsa ai e organizon paraditen ndryshe.

Cili ėshtė momenti mė i bukur qė ke kaluar me tė deri tani?

Ka pasur shumė. Por njė moment i veēantė dhe i lezetshėm ka qenė kur ka kėrkuar falje me njė tufė me lule. Pastaj ka shumė fundjava pėr t’u mbajtur mend, nė Vlorė, nė Velipojė, nė Maqedoni etj.

Ėndėrron tė bėhesh nuse?

Kjo mė duket njė gjė normale, qė duhet tė vijė si finalizimi i njė lidhje tė bukur. Tė krijosh familje ėshtė njė gjė krejt e veēantė. Pasi tė kisha bėrė atė tė mėsipėrmen, padyshim tė kisha personin e duhur nė krah dhe frytet e dashurisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Bertina Mehmeti: 'Erioni ėshtė pak egoist'
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cfare eshte HIV?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Big Brother-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions