Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

“Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin Empty
MesazhTitulli: “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin   “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin Empty17.10.10 19:06


  • “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin

    “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin






    Kombėtarja, me dy eliminatoret e saj tė muajit tetor, ku mori vetėm njė pikė, falė barazimit 1-1 nė Tiranė me Bosnjė Hercegovinėn, ndėrsa u mund nė Minsk, me rezultatin 2-0 ndaj Bjellrusisė vendase, ia ka lėnė vendin kampionatit tė 72-tė kombėtar tė futbollit. Konkretisht, javės sė 7-tė tė superligės, qė ka startuar tė premten, me dy sfidat hapėse tė saj, Vllaznia-Teuta 0-0 dhe Kastrioti-Laēi 3-1, ndėrkohė qė tė shtunėn u luajtėn edhe dy sfida tė tjera, qė prodhuan dy barazime, respektivisht Elbasani-Besa 1-1 dhe Bylis-Skėnderbeu 1-1. Kanė mbeture pėr t’u luajtur edhe dy sfidat e fundit tė kėsaj jave, tė dielėn ajo Shkumbini-Flamurtari dhe tė hėnėn derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo.


    Shkumbini i “tregon vendin“ Flamurtarit


    Tė dielėn, nė Peqin, Shkumbini vendės ka pritur Flamurtarin e ambicieve tė mėdha kėtė sezon, qė gjendej nė vendin e dytė tė klasifikimit. Bardhekaltrit, edhe ata tė pėrforcuar ndjeshėm kėtė kampionat, kanė arritur njė fitore bindėse dhe tepėr tė cmuar, me rezultatin 3-1, duke u “treguar vendin” kuqezinjve tė Vlorės.


    Plot 3 gola kanė shėnuar peqinasit nė portėn e Mockės, ndėrsa Daniel Xhafaj ka arritur tė realizojė golin e nderit pėr vlonjatėt. Njė ndeshje e luaftuar fort nga tė dyja palėt, por e kurorėzuar me sukses nga vendėsit, edhe pėr faktin se janė treguar mė tė saktė dhe konkretė, ndėrkohė qė miqtė kanė krijuar volum loje, por pa shumė efikasitet. Pa kaluar shumė minuta, janė peqinasit, qė me anė tė mesfushorit Fejzo Shenaj shėnojnė golin e parė. Kronometri i gjyqtarit Taullaraj shėnon minutėn e 13-tė, kur bardhėsia e fillimit tė ndeshjet prishet. Vetėm katėr minuta mė pas, janė vlonjatėt qė barazpeshojnė cdo gjė. Goleadori i njohur i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, ka barazuar rezultatin 1-1, pikėrisht nė minutėn e 17-tė, duke treguar se kjo ndeshje do tė ishte mjaft emocionuese dhe me pėrmbysje. Por, nė fakt, kjo e fundit ka marrė vlerė vetėm nė funksion tė Shkumbinit, qė nė pjesėn e parė ka shėnuar edhe dy herė tė tjera, me tė njėjtin autor, mbrojtėsin lezhian Robert Grizha. Ky i fundit ka realizuar nė minutėn e 32-tė dhe tė 38-tė, duke vulosur nė fakt edhe fitoren e pėrgjithshme 3-1 tė Shkumbinit ndaj Flamurtarit. Sepse pjesa e dytė, edhe pse ėshtė shoqėruar me raste tė volitshme, nuk ka prodhuar gola tė tjerė. Kujtojmė se nga minuta e 41-tė, tė dyja skuadrat kanė luajtur me nga njė lojtar mė pak, pėr shkak se Gjyla dhe Daniel Xhafaj kanė dalė jashtė loje me kartonė tė kuq, pas njė pėrplasjeje qė kanė pasur me njėri-tjetrin. Nė kėtė mėnyrė, Flamurtari del duarbosh nga kjo transfertė, ndėrsa Shkumbini rigjen fitoren, ndoshta edhe qetėsinė e duhur, pėr tė vijuar nė kėtė rrugė nė ndeshjet nė vazhdim. Sepse janė njė skuadėr me pritshmėri tė mėdha nga drejtuesit dhe tifozėt peqinas, por deri mė tani kanė zhgėnjyer jo pak. Madje kanė “ngrėnė kokėn” e njė trajneri, tė Mirel Josės, qė u shkarkua menjėherė pas javės sė dytė tė kampionatit. Pasuesi i tij, Agim Canaj, e nisi aventurėn peqinase me njė fitore tė bujshme, 3-1 ndaj Skėnderbeut, ndėrsa mė pas nuk ka pasur rezultate tė mira. Interesant pėr kėtė ndeshje ka qenė fakti se njė vlonjat, si Agim Canaj, drejtonte Shkumbinin, ndėrsa Flamurtarin e drejtonte njė “peqinas 24 karatėsh”, emblema dhe njė nga emrat e mėdhenj qė ka nxjerrė futbolli i kėtij qyteti, Gugash Magani.


    Skėnderbeu dhe Elbasani, barazimet nė shtesė



    U luajtėn dy ndeshjet e tjera tė kėsaj jave, tė cilat priteshin me mjaft interes nga futbolldashėsit. Nė Ballsh, Bylisi vendės, i ardhur nga kategoria e parė kėtė kampionat, ka pasur njė punė tė vėshtirė me Skėnderbeun, edhe pėr faktin se ėshtė luajtur nė njė terren tė vėshtirė, tė rėnduar nga shirat. Sidoqoftė, mallakastriotėt i janė pėrshtatur mė mirė terrenit dhe kanė qenė nė epėrsi, nė fitore, deri nė minutėn e parė tė kohės shtesė, kur njė dalje e gabuar e portierit Egbo ėshtė shfrytėzuar nga argjentinasi i Skėnderbeut, Soza, qė ka barazuar shifrat. Pikėrisht atėherė kur vendėsit thuajse kishin filluar festėn pėr kėtė fitore tė cmuar tė tyre. Por koha shtesė ua ka prishur planet. Tė parėt kanė kaluar nė epėrsi mallakastriotėt e drejtuar nga maqedonasi Nikola Ilievski,


    nė minutėn e 31-tė, me anė tė njė penalltie. Ka qenė portieri Egbo, ai qė ėshtė vėnė pėrballė kolegut tė vet kuqebardhė, Orges Shehi, tė cilin e ka mposhtur. Duke kaluar Bylisin nė epėrsi. Kjo u ka dhėnė shumė siguri mallakastriotėve, qė kanė filluar tė kontrollojnė me kujdes lojėn. Ajo cka bie nė sy ėshtė loja me pasime tė shumta dhe tė shkurtėra tė miqve, cka bie ndesh me terrenin e rėnduar. Kjo u shkon pėr shtat ballshiotėve, qė arrijnė ta ruajnė golin e Egbosė deri nė kohėn shtesė. Por, nė minutėn e 91-tė ka ndodhur gafa e Egbosė. Qė i ka lejuar njėlloj asisti Sozės, qė tė shėnonte golin e barazimit Skėnderbeut. Kontestime ka pasur edhe pėr penalltinė e Bylisit, ku kryesori ishte pėr faull jashtė zonės sė 16-metrave tė Skėnderbeut, ndėrkohė qė anėsori ka sinjalizuar tė kundėrtėn, penallti. Pėrfundimisht, Skėnderbeu shpėton nė fije tė perit, duke mos bindur sėrish si njė skuadėr pretendente pėr trofe, sidomos kur luan jashtė fushės sė vet, ndėrsa Bylisit i ikin 3 pikė tė cmuara nė kohėn shtesė.


    Njė skenė e tillė ėshtė pėrsėritur edhe nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta“, ku Elbasani vendės ka arritur tė barazojė rezultatin nė minutėn e dytė shtesė. Njė lojė e ekuilibruar, nė tėrėsi, mes verdhebluve dhe miqve kavajas, por qė ka sjellė golin e parė tė Besės nė minutėn e 78-tė, me penallti. Njė faull nė zonėn e Elbasanit ėshtė konvertuar nė penallti, tė dhėnė nga gjyqtari Ervis Peza, tė cilėn e ka goditur Mihani me saktėsi. Rezultati shkon nė 1-0, duke sjellė gėzim te miqtė dhe konfuzion te vendėsit. Minutat kalojnė dhe dukej se fitorja po merrte rrugėn pėr nė Kavajė, por minuta e 92-tė ka qenė vrasėse pėr kavajasit, qė kanė pėsuar golin e barazimit. Njė lėmsh nė zonėn verdhezi ka gjetur tė lirė sulmuesin verdheblu, Sadiku, qė ka goditur fort dhe e ka dėrguar topin nė kėndin e majtė tė portierit mik, Edvan Bakaj. Nuk ka mė kohė pėr asgjė, vecse pėr vėrshėllimėn pėrfundimtare tė gjyqtarit, qė vulos barazimin 0-0 nė „Ruzhdi Bizhuta“. Kėsisoji, Besa, edhe pse ishte shumė pranė fitores sė parė nė kėtė kampionat, nuk e ka arritur ende kėtė, edhe pas javės sė 7-tė, ndėrsa Elbasani, duke qenė se luante nė shtėpi, ka mbetur disi i pakėnaqur, duke nėnkuptuar se ka humbur dy pikė.


    Teuta, “macja e zezė“ e Vllaznisė, Laēi “KO“


    Kėshtu, nė Krujė, Kastrioti ka pritur fqinjėt kurbinas, nė njėlloj derbi, ndėrsa Vllaznia e Shkodrės ka pasur mysafire nė “Loro Borici” Teutėn e Durrėsit, qė drejtohet nga njė ikonė kuqeblu, si Edi Martini.


    Sfida e qytetit verior tė Shqipėrisė, ndryshe nga sa prisnin tifozėt kuqeblu, nuk ka dhuruar asnjė gol, pak emocione, cka e ka dėrguar “ujin nė mullirin durrsak”. Sepse Teuta ka mbetur e kėnaqur nga barazimi i bardhė nė Shkodėr, ngaqė luante nė transfertė, ndėrsa zhgėnjim i madh ka pėrcjellė tek tė gjithė ky rezultat tek Vllaznia. E cila nuk po del dot nė rrugėn e duhur nė kėtė kampionat, ku tifozėt vijojnė tė kontestojnė zgjedhjet e trajnerit Radonjic. Ky i fundit shpėtoi nga shkarkimi njė javė mė parė, me atė fitore 1-0 nė Kavajė, falė golit tė Sinanit, ndėrkohė qė shumė shpejt vjen dėshtimi i radhės. Sepse i tillė mund tė konsiderohet barazimi 0-0 nė shtėpi i Vllaznisė me njė skuadėr modeste dhe me lojtarė tė rinj, si Teuta.


    Kastrioti “ha kokėn” e Stavri Nicės


    Nė Krujė, Kastrioti ka mbaruar punė shpejt e shpejt me kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica. 3 gola brenda 20 minutave tė para tė lojės, nė portėn e Vashakut, e kanė dėrguar nė 3-0 fitoren e vendėsve. Me kėtė rezultat janė mbyllur edhe 45 minutat e para, ndėrkohė qė e dyta ka prodhuar vetėm njė gol. Atė tė nderit, shėnuar nga miqtė me anė tė Selimit, nė minutėn e 89-tė, me penallti. Krutanėt gjejnė kėshtu fitoren e parė nė kampionat, pas disa barazimesh e humbjesh, duke shėnuar plot 3 gola, mė shumė se kishin shėnuar nė javėt paraardhėse. Zhgėnjim pėr Lacin, qė nė ndeshjet nė transfertė, kėtė sezon, duket se e ka tė pamundur pėr tė marrė qoftė edhe njė pikė (barazim). Si pasojė e kėsaj humbjeje tė thellė dhe tė paparashikueshme tė skuadrės, trajneri i Lacit, Stavri Nica, ka paraqitur dorėheqjen te presidenti Pashk Laska, menjėherė pas ndeshjes nė Krujė. Mbetet tė shikohet nėse ka qenė njė sjellje emocionale e trajnerit durrsak, apo vėrtet ėshtė i vendosur nė qėndrimin e tij pėr t’u larguar nga drejtimi i Lacit, sikurse do tė jetė presidenti Laska, ai qė do tė “vulosė” gjithcka, kur dihet se ky i fundit ka kthyer edhe mė parė vendime tė tilla tė trajnerit tė vet. Lidhja e Laskės me Nicėn duket shumė e fortė, ndaj duhet parė nėse do tė aprovohet dorėheqja e Nicės apo do tė mbetet e paaprovuar dhe bashkėpunimi do tė vijojė.



    Derbi i kryeqytetit pėrmbyll javėn e 7-tė


    Tė hėnėn, nė orėn 18.00, do tė zhvillohet derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo. Kjo do tė jetė ndeshja pėrmbyllėse e javės sė 7-tė tė Superligės. Bardheblutė do tė jenė pritės, por do tė kenė nė stol edhe trajnerin e ri, njė ish-futbollist i kėsaj skuadre, Nevil Dede. Pas largimit tė Starovės, Dede duhet tė debutojė nė stolin e 24 herė kampionėve nė njė ndeshje delikate dhe mjaft tė vėshtirė. Derbi me Dinamon sheh nė letėr si favoritė kėtė tė fundit, pėr faktin se janė kampionėt nė fuqi, por edhe kanė njė grup solid e tė konsoliduar, mbajnė edhe vendin e parė nė kampionat pas 6 javėsh. Njė sfidė e vecantė kjo pėr Nevil Deden, si cili do tė kėrkojė ta nisė me kėmbė tė mbarė te Tirana, si trajner i parė. Por pengesa qė ka pėrpara, pėrvecse mban emrin “derbi”, ka edhe vėshtiorėsinė e kundėrshtarit Dinamo. E cila, nga ana e vet, synon fitoren, pėr tė mbetur sėrish nė krye tė klasifikimit.




    Superliga, java 7


    (15.10.2010)


    VLLAZNIA - TEUTA 0-0


    Bilanci



    147 ndeshje (+68 =37 ‑42. Gol:185‑133)


    Fitorja e fundit e Vllaznisė:


    2‑1, mė 20.12.2009


    Barazimi i fundit:


    0‑0, mė 15.10.2010


    Fitorja e fundit e Teutės:


    2‑0, mė 19.5.2010


    Stadiumi: “Loro Boriēi”, Shkodėr




    KASTRIOTI - LAĒI 3-1


    Shėnues: Alvizh 5’, Babic 13’, Mucollari 21’ / Selimi 89’


    Bilanci


    10 ndeshje (+4 =2 ‑4. Gol: 9‑7)


    Fitorja e fundit e Kastriotit:


    3‑0, mė 15.10.2010



    Barazimi i fundit:


    0‑0, mė 26.9.2009


    Fitorja e fundit e Laēit:


    1‑0, mė 19.12.2009


    Stadiumi: “Kastrioti”, Krujė



    (16.10.2010)


    ELBASANI - BESA 1-1



    Shėnues: Sadiku 90+2’ / Mihani 78’ (pen)


    Bilanci


    114 ndeshje (+35 =32 ‑47. Gol: 124‑149)


    Fitorja e fundit e Elbasanit:


    3‑1, mė 5.4.2008


    Barazimi i fundit:


    1‑1, mė 16.10.2010


    Fitorja e fundit e Besės:


    1‑0, mė 27.12.2008



    Stadiumi: “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan



    BYLIS – SKĖNDERBEU 1-1


    Shėnues: Egbo 31’ (pen) / Soza 90+1’


    Bilanci


    11 ndeshje (+6 =2 ‑3. Gol: 19‑7)


    Fitorja e fundit e Bylisit:



    1‑0, mė 21.4.2001


    Barazimi i fundit:


    1‑1, mė 16.10.2010


    Fitorja e fundit e Skėnderbeut:


    2‑1, mė 1.4.2000


    Stadiumi: “Adush Muēa”, Ballsh



    (17.10.2010)


    SHKUMBINI - FLAMURTARI



    Shėnues: Shenaj 13’, Grizha 32’, 38 / D.Xhafaj 17’


    Bilanci


    35 ndeshje (+12 =12 ‑11. Gol: 41‑42)


    Fitorja e fundit e Shkumbinit:


    3‑1, mė 17.10.2010


    Barazimi i fundit:


    1‑1, mė 25.10.2009


    Fitorja e fundit e Flamurtarit:



    2‑0, mė 19.5.2010


    Stadiumi i Peqinit



    (18.10.2010)


    TIRANA - DINAMO (ora 18:00)


    Bilanci


    132 ndeshje (+55 =32 ‑45. Gol: 202‑175)


    Fitorja e fundit e Tiranės:


    3‑2, mė 14.5.2010



    Barazimi i fundit:


    0‑0, mė 16.2.2008


    Fitorja e fundit e Dinamos:


    2‑1, mė 25.1.2010


    Stadiumi: “Qemal Stafa”, Tiranė




  • Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://wWw.yougode.Org
    Network
    Administrator
    Administrator
    Network


    Numri i postimeve : 973
    Registration date : 04/09/2010
    Age : 38
    Location : Itali

    “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin Empty
    MesazhTitulli: Re: “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin   “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin Empty19.10.10 10:41

    Nashi duhet fitu mer se ndryshe nuk hecet perpara
    na vjen keq per Gugashim por fitorja na duhesh sidomos ne kete momente qe po kalonte shkumbini gjithsesi fitore e merituar inshalla edhe nje fitore me Vllaznine e kshu ngjitemi pak me lart se nuk ka lezet qe Peqini (Shkumbini) Te Jete Ne Vendin e 9-te Smile


    Fitore Shkumbinit
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    http://www.peqini.net
     
    “Shfryn” Shkumbini, “likujdon” Flamurtarin
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Me Cilen Skuader Shqiptare Jeni?
    » Ks shkumbini

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Futbolli :: Futbolli Shqiptar-
    Kėrce tek:  


    Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
    Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions