Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1 Empty
MesazhTitulli: Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1   Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1 Empty17.10.10 5:33

Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1


Published on October 17, 2010 by WebMaster   ·   No Comments

Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1 Java-71-300x184Tė dielėn, nė Peqin, Shkumbini vendės ka pritur Flamurtarin e ambicieve tė mėdha kėtė sezon, qė gjendej nė vendin e dytė tė klasifikimit. Bardhekaltrit, edhe ata tė pėrforcuar ndjeshėm kėtė kampionat, kanė arritur njė fitore bindėse dhe tepėr tė cmuar, me rezultatin 3-1, duke u “treguar vendin” kuqezinjve tė Vlorės.



Plot 3 gola kanė shėnuar peqinasit nė portėn e Mockės, ndėrsa Daniel Xhafaj ka arritur tė realizojė golin e nderit pėr vlonjatėt. Njė ndeshje e luaftuar fort nga tė dyja palėt, por e kurorėzuar me sukses nga vendėsit, edhe pėr faktin se janė treguar mė tė saktė dhe konkretė, ndėrkohė qė miqtė kanė krijuar volum loje, por pa shumė efikasitet. Pa kaluar shumė minuta, janė peqinasit, qė me anė tė mesfushorit Fejzo Shenaj shėnojnė golin e parė. Kronometri i gjyqtarit Taullaraj shėnon minutėn e 13-tė, kur bardhėsia e fillimit tė ndeshjet prishet. Vetėm katėr minuta mė pas, janė vlonjatėt qė barazpeshojnė cdo gjė. Goleadori i njohur i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, ka barazuar rezultatin 1-1, pikėrisht nė minutėn e 17-tė, duke treguar se kjo ndeshje do tė ishte mjaft emocionuese dhe me pėrmbysje. Por, nė fakt, kjo e fundit ka marrė vlerė vetėm nė funksion tė Shkumbinit, qė nė pjesėn e parė ka shėnuar edhe dy herė tė tjera, me tė njėjtin autor, mbrojtėsin lezhian Robert Grizha. Ky i fundit ka realizuar nė minutėn e 32-tė dhe tė 38-tė, duke vulosur nė fakt edhe fitoren e pėrgjithshme 3-1 tė Shkumbinit ndaj Flamurtarit. Sepse pjesa e dytė, edhe pse ėshtė shoqėruar me raste tė volitshme, nuk ka prodhuar gola tė tjerė. Kujtojmė se nga minuta e 41-tė, tė dyja skuadrat kanė luajtur me nga njė lojtar mė pak, pėr shkak se Gjyla dhe Daniel Xhafaj kanė dalė jashtė loje me kartonė tė kuq, pas njė pėrplasjeje qė kanė pasur me njėri-tjetrin. Nė kėtė mėnyrė, Flamurtari del duarbosh nga kjo transfertė, ndėrsa Shkumbini rigjen fitoren, ndoshta edhe qetėsinė e duhur, pėr tė vijuar nė kėtė rrugė nė ndeshjet nė vazhdim. Sepse janė njė skuadėr me pritshmėri tė mėdha nga drejtuesit dhe tifozėt peqinas, por deri mė tani kanė zhgėnjyer jo pak. Madje kanė “ngrėnė kokėn” e njė trajneri, tė Mirel Josės, qė u shkarkua menjėherė pas javės sė dytė tė kampionatit. Pasuesi i tij, Agim Canaj, e nisi aventurėn peqinase me njė fitore tė bujshme, 3-1 ndaj Skėnderbeut, ndėrsa mė pas nuk ka pasur rezultate tė mira. Interesant pėr kėtė ndeshje ka qenė fakti se njė vlonjat, si Agim Canaj, drejtonte Shkumbinin, ndėrsa Flamurtarin e drejtonte njė “peqinas 24 karatėsh”, emblema dhe njė nga emrat e mėdhenj qė ka nxjerrė futbolli i kėtij qyteti, Gugash Magani. Sporti Shqiptar


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1 Empty
MesazhTitulli: Re: Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1   Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1 Empty17.10.10 10:10

nuk bom naj loje kushedi pjesen e dyte ishim dobet
gjithsesi fituam kjo eshte e rendesishem per ekipin tone te zemres me kete fitore arrijm ne kuoten e 8 pikeve
Urime Shkumbini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Java e 7 Shkumbini “likujdon” Flamurtarin 3-1
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Me Cilen Skuader Shqiptare Jeni?
» Java Script [Tutorial]
» Code java irc chat shqip
» JAVA Ushtrime Liber SHQIP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Futbolli-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions