Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Kombetarja, turp!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Kombetarja, turp!   28.03.09 21:32

Kombetarja, turp!


Tėrhequr mė 28 Mars 2009
Kombetarja
Shqiptare zhgenjen serish ne loje dhe rezultat. Kuqezinjte e drejtuar
nga Arie Haan jane mundur ne “Qemal Stafa” nga 0-1 nga Hungaria e
Koeman duke treguar se eshte ende nje skuader e papjekur dhe pa nivelin
e duhur per te konkurruar kundershtaret me te forte te grupit. Hungarezet jane treguar me te qarte ne lojen e
tyre, duke i finalizuar rastet ne minuten e 38-te me ndeshkuesin
Toghelle qe shenoi edhe ne takimin e pare te humbur 2-0. Shpesh here
gjate fraksionit te pare te lojes, inisiativen e kane ndermarre miqte,
ndersa mesfusha kuqezi nuk ka funksionuar pothuajse fare dhe sulmi ka
qene i vaket me inisiativat personale te Salihit e Berishes qe jane
bllokuar me sukses nga miqte. Nga ana tjeter, hungarezet kane qene me
konkrete duke rrezikuar disa here porten e Hidit.
Pjesa e
dyte ka nisur me nje rast te paster te Toghelle qe i vetem para Hidit
nuk ka mundur te dyfishoje. Me hyrjen ne loje te Bakajt sulmi mori me
shume fuqi por portieri Babos arriti te neutralizoje cdo krosim apo
gjuajtje te lojtareve kuqezinj. Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 10
pikeve Hungarine, po aq sa Danimarka, ndeersa kombetarja jone qendron
ende ne kuoten e 6 pikeve. Ndeshja minute pas minute 1' Starton ndeshja ku miqte shkelmojne topin e pare nga qendra4' Dallku shkakton faull ne mesfushe, ndersa Torghelle zihet ne pozicion jashte loje6' Grushton Babos pas nje krosimi te Skeles nga e majta9' Faull i lojtareve hungareze ne dem te Currit ne afersi te zones tone te rreptesise11'
Salihi nuk mundet te stopoje nje top te pasuar nga Berisha, duke humbur
nje rast mjaft te mire per te rrezikuar porten hungareze12' Szelesi kroson nga e djathta por Hidi neutralizon aksionin kundershtar13' Karton i verdhe per Canen pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Torghelle14' Dalje amatore e portierit Hidi por Torghelle nuk perfiton duke e nxjerre topin jashte15' Goditja e dyte nga kendi per hungarezet por mbrojtja kuqezi pastron me veshtiresi zonen17' Shqiperia prane golit. Salihi nuk arrin te godase me koke nje top te ardhur nga Ervin Skela20' Salihi rremben nje top dhe godet nga vija e 16 metrave, por topi kalon prane shtylles pingule te Babos23' Skela harkon ne zone por askush nuk perfiton25' Goditje nga kendi per tanet. Duro kroson ne zone por Babos pret i sigurt28' Dardai pason nje top ne thellesi per Torghelle i cili nuk arrin ta kape29' Goditje e rrezikshme nga Hajnal qe per pak shenjestron ketarkendeshin e Hidit30' Berisha godet nga jashte zones por nuk arrin te rrezikoje porten kundershtare31' Pozicion jashte loje per Salihin pas nje krosimi te Duros nga e djathta33' Goditje denimi per Hungarine pas nje faulli te Vangjelit ne afersi te zones se rreptesise34' Hajnal godet dy here pas kthimit te topit nga muri, por asgje per t'u shenuar per skuadren e Hungarise37' Harkim i rrezikshem i topit ne zonen tone pas nje goditje nga kendi per hungarezet37' Karton i verdhe per Vanczak pas nje nderhyrjeje te rende ne mesfushe ndaj Salihit38' 0-1 Armend Dallku gabon rende ne zonen tone duke mos larguar dot topin me koke dhe Torghelle shenon golin per Hungarine43' Salihi Nuk mundet te shenoje para portes se Babos pas nje rremuje ne zone45' Mbyllet 45 minuteshi i pare me rezultatin 0-146' Fillon pjesa e dyte46' Cana gabon dhe Torghelle gjendet vetem me Hidin por nuk perfiton duke humur nje rast te paster per te dyfishuar46' Lika nuk arrin te shenoje pas nje goditje te forte brenda zones49' Lika kroson nga e majta por Berisha nuk arrin te shenoje pasi godet me koke shume afer kuadratit te Babos51' Presion i skuadres tone kundershtare qe dyndet ne gjysmefushen e Hungarise53' Krosim i Skeles ne zonen hungareze por askush nuk perfiton54' Goditje kendi per kuqezinjte por hungarezet pastrojne zonen serish56' Hustzi kalon Vangjelin dhe godet porten tone, por Hidi neutralizon59' Salihi pason gabimisht duke u dhuruar nje top hungarezeve ne zonen e tyre62' Goditje denimi per Hungarine ne te majte te zones se rreptesise por Hidi grushton64' Torghelle rrezohet ne zonen e rreptesise pas nderhyrjes se Hidit dhe proteston por topi rivihet ne loje nga vija fundore67' Karton i verdhe per Klodian Duron69' Skela kroson ne zone por Babos del mbi te gjithe dhe kap topin70' Gilman Lika zevendesohet nga Elis Bakaj72' Aksion i rrezikshem per kombetaren shqiptare. Bakaj kroson ne zone por Berisha nuk perfiton73'
Bakaj godet nga jashte zones por Babos dergon topin jashte. Pak sekonda
me vone edhe Duro shenjestron porten por Babos pret me lehtesi.75' Karton i verdhe per Armend Dallkun78'
Bakaj kroson serish nga e djathta por topi eshte teper ne thellesi pasi
portieri kundershtar nuk e ka te veshtire ta neutralizoje79' Halmosi ndeshkohet me karton te verdhe81' Dallku godet brenda zones por mbrojtesit kundershtare largojne topin82'
Bakaj ka krosuar serish nga e djathta por eshte Babos qe ka nderhyre
per te disaten here duke evituar nje rast te rrezikshem ne porten e tij83'
Tjeter goditje denimi per kombetaren tone ne afersi te zones se
Hungarise. Duro kroson por Babos kercen mbi te gjithe dhe pret topin87' Goditje denimi ne kufirin e zones se rreptesise pasi Huzsti eshte ndaluar ne menyre te parregullt nga Curri88' Ekzekuton goditjen Huzsti por topi del shue metra mbi tranversen e Hidit90' Dy minuta shtese90+2 Arbitri sinjalizon fundin. Kuqezinjte humbasin ndeshjen me rezultatin 0-1.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Kombetarja, turp!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Free blog