Kėngėtarja Vesa Luma ėshtė nė vlugun e punės. Ajo, ėshtė nė pėrgatitje tė kėngės mė tė re me
tė cilėn do tė prezantohet pėr herė tė parė nė festivalin Kėnga Magjike 2010. Deri tani Vesa asnjėherė nuk e ka marr mundimin qė tė sjellė diēka nė kėtė festival, i cili ka peshėn e vet dhe nė tė cilin interesimi i kėngėtarėve ėshtė i jashtėzakonshėm.
Pėr kėtė hap tė saj, qė ajo e konsideron tė rėndėsishėm, kėngėtarja Luma ka zgjedhur tė bashkėpunoj me kantautorin e mirėnjohur Pirro Ēako. Duket sheshit se ajo do tė vjen mė ndryshe, pasi deri tani jemi mėsuar qė lista e bashkėpunėtorėve tė saj tė pėrbėhet nga emra mė komercial.
Kam pritur prej kohėsh qė tė bashkėpunojė me Pirro Ēakon dhe mė duket se e kam gjetur momentin e duhur. Kėnga ėshtė nė punim e sipėr. Do tė jetė njė baladė e fuqishme e cila besoj do tė mė siguroj njė paraqitje dinjitoze, shprehet Luma, qė gjithashtu pranon se baladat i ka pėr zemėr.
Kjo ėshtė balada e dytė tė cilėn Vesa mendon ta prezantoj nė njė skenė festivali. Dimė qė para disa vitesh ajo ka prezantuar nė festivalin Top fest nė Tiranė baladėn me titull Edhe pėr mua do tė ketė
njė zemėr, me ērast fitoj ēmimin Digitalb. Vesa ėshtė e vetėdijshme pėr konkurrencėn nė festivalin Kėnga Magjike, por thekson se nuk ėshtė i rėndėsishėm ēmimi, por pėlqimi i kėngės nė publik.
Edhe kėtė vit me siguri se do tė jetė konkurrencė e fortė. Por, qėllimi im ėshtė qė tė prezantohem sa mė mirė nė festival dhe kėnga tė pėlqehet nga adhuruesit e mi, pohon Vesa, duke shtuar se prezantimi nė kėtė skenė sikur e zėvendėson realizimin e videoklipit, pasi kėnga pėrfiton transmetim tė bollshėm.
Nė fund vit sėrish me ritėm
Ndonėse kėngėtarja po i rikthehet pas njė kohėsh dashurisė sė vjetėr, pra baladave, ajo premton se do tė kėndoj edhe mė tej kėngė me ritėm, me tė cilat tashmė e identifikon dhe e pėlqen publiku i saj. Kėngėt tė cilat ndezin atmosferėn do tė jenė sėrish pjesė e repertorit tė saj, bile ajo pėr festat e fund vitit premton se do tė sjellė diēka shumė tė nxehtė.
Pra, paralelisht jam duke punuar edhe njė kėngė tjetėr, tė cilėn do ta bėjė publike pėr festat e fundvitit. Ajo do tė jetė shumė ritmike dhe besoj se do ta gjej dėgjuesin e vet. Kėsaj kėnge mendoj ti bėjė edhe videoklip. Tė gjitha do tė zbulohen para vitit tė ri, pėrfundoj ajo.
Arben Gjinaj Gazeta Zeri