Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn Empty
MesazhTitulli: Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn   Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn Empty27.09.10 8:12

Besa Kokėdhima, kėngėtarja e suksesshme shqiptare ndan me lexuesit e “Bluetooth” detajet surprizė nga bashkėpunimi i fundit me kėngėtaren kosovare Jehona Sopi… Nga ideja pėr kėtė duet, deri tek prapaskenat komike tė kėtij videoklipi… Gjithēka nuk dini mbi realizimin e kėngės mė “IN” tė momentit, “Nuk jam ajo”, ja u zbulon sot Besa pėrmes kėsaj interviste.


Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn Normal_besakokedhima


Nga Eraldo Rexho

Besa sė fundmi tė kemi parė tė shfaqesh nė ekran me njė bashkėpunim shumė tė suksesshėm me kėngėtaren Jehona Sopi. Si lindi ideja pėr tė dhe cili ėshtė komenti mė i bukur qė keni marrė deri mė tani?

Unė dhe Jehona kemi njė miqėsi tė hershme. Gjithnjė kishim diskutuar pėr njė bashkėpunim, por mungesa e njė projekti konkret i kushtėzonte pak bisedat tona. Kjo deri nė njė moment kur Jehona mė tregoi njė demo qė kishte nga Enis Presheva. Mua mė pelqeu shumė e kėshtu nisi gjithēka. Mė vjen shumė mirė qė ėshtė pritur me entuziasėm, dhe i falenderoj tė gjithė mbėshtetėsit e mi, pasi komentet pozitive kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė shumta. I fundit ėshtė ndofta komenti qė pėrfshihet brenda pyetjes suaj.




Ky klip solli nė sytė e publikut njė Bes ndryshe, qė kėtė herė qėndroi shumė larg tė bardhės dhe tė zezės, solli njė Bes me ngjyra. Si erdhi ky ndryshim tek ju dhe kush u kujdes pėr veshjen tuaj nė kėtė klip?


Pėr veshjet e mia u kujdes Niko Komani. Puna e parė me Nikon ishte kopertina e Revistės Anabel, ku Niko ėshtė dhe redaktor mode. Nga ai bashkėpunim, une ia besova Nikos imazhin qė do tė pėrdornim pėr kėtė video. Ėshtė ndryshe nga gjithēka unė kam bėrė mė parė, por mendoj se stili i pėrzgjedhur shkon mė sė miri me kėngėn dhe atmosferėn e videoklipit. Unė gjej rastin ta falenderoj Niko Komanin si dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt qė kanė investuar nė kėtė projekt, Enis Preshevėn & Big Basta (kompozimi dhe teksti), Entermedian pėr videoklipin, si dhe Geljant Kalecin pėr setin fotografik tė kėsaj kėnge.

Do tė na tregosh ndonjė prapaskenė interesante nga klipi?

Skena nė makinė ku unė dhe Jehona duhet tė grindeshim me djalin e tė shfaqnim shenja nervozizmi ishte pėr ne shumė komike, pasi ishte e vėshtirė tė “qortonim” dikė me “sustė” kur pak me parė po qeshnim e bisedonim.(Qesh)

I ke munguar festivaleve shqiptare, pėr tė na pėrfaqėsuar tė gjithėve ne denjėsisht nė njė festival tė rėndėsishėm siē ėshtė Festivali Ndėrkombėtar i Ohrit. Si u ndave nga ky konkurrim dhe cilat janė emocionet qė more me vete?

U ndjeva mjaft mirė. Fitova ēmimin “Performanca mė e mirė”.

Sidoqoftė, arsyeja kryesore pse u gėzova ishte pse pėrfaqėsoja Shqipėrine, e jo vetėm veten time.

Pėr tė mos u larguar nga festivalet, nga skena, cili ėshtė momenti mė i bukur qė ke kaluar mbi njė skenė?

Nė “Top Fest 5” (2008), kur konkurroja me kėngėn “Engjėjt vrasin njėlloj”. Nė momentin kur mė kanė dorėzuar ēmimin kam qenė e lumtur dhe e emocionuar si rrallėherė!


Je pėrzgjedhur pėr tė kėnduar nė koncerte tė kėngėtarėve shumė tė famshėm nė botė, si mendon ēfarė tė bėn tė dallueshme ty ngė kėngėtaret e tjera?

Ėshtė mė mirė tė pyesni ata qė mė kanė pėrzgjedhur mua nė evente tė tilla..(qesh)

Kaq vite karrierė tė mbushura me kaq shumė suksese. A ka Besa njė ēelės suksesi?

Mendoj se tė gjithė “fituesit” e kanė njė ēelės suksesi, por sa mė tė ndėrgjegjshėm tė jenė pėr kėtė ēelės, aq mė pak tė gatshėm janė qė ta tregojnė atė..! (Qesh)(shaka)

Plani mė i afėrt nė muzikė cili ėshtė?

Sė shpejti publikohet videoklipi im mė i ri i kėngės “Kalorėsi i natės” i cili do tė prezantojė edhe albumin tim tė II-tė.

Tani edhe nje pyetje te fundit pėr pėrditshmėrinė e Besės… Si nis dhe si pėrfundon njė ditė e juaja?


Zakonisht njė kohė tė mirė e kam tė impenjuar me kontakte pėr projekte tė ndryshme muzikore. Pėrditshmėria pėrtej kėsaj, familja dhe partneri im, miqtė, letėrsi, piano, radio, etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Besa Kokedhima: Dita ime? Ja me kė e ndaj kohėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions