Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė Empty
MesazhTitulli: Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė   Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė Empty19.09.10 7:43

Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė P332587-Florida_Keys_FL-Beachy
Anije tė mbytura, thesare nėnujore mbretėrish, luftėra me piratė... Tė gjitha kėto kanė ngacmuar vazhdimisht imagjinatėn e njerėzve, jo vetėm fėmijė e aventurierė. E vėrteta ėshtė qė fund-deti mban mė shumė nga ē'mund tė imagjinojė mendja e njė njeriu. Gjatė ēdo fushate eksplorimi, arkeologėt nėnujorė bėjnė zbulime tė bujshme, tė cilat zgjerojnė gjithnjė e mė tepėr njohurinė tonė pėr tė kaluarėn e njerėzimit. Kėto ditė, Instituti Arkeologjik Amerikan, ka botuar nė revistėn e saj "Arkeologji" ("Archaeology"), 10 zbulimet mė interesante tė momentit nė arkeologjinė nėnujore. Janė stacione, ku momentalisht po zhvillohen projekte kėrkimi, ose janė bėrė zbulime interesante. Flitet pėr anije tė mbytura, qė nga ato tė thjeshtat e transportit tė tjegullave e tė amforave, tek ato qė transportonin fildish e qelibar. Mes kėtyre dhjetė zbulimeve, tė cilat "Archaeology" i quan njėlloj interesante, duke mos i vendosur sipas njė rendi vlerash, ėshtė edhe bregdeti shqiptar, ku prej dy vjetėsh ėshtė duke u zbatuar njė projekt shqiptaro-amerikan e qė ka nxjerrė nė dritė zbulime qė i ndihmojnė shumė historisė sė lundrimit dhe tė tregtisė botėrore.

Ndėr 10 destinacionet renditet bregu i K?z?lburunit nė Turqi, ku ėshtė zbuluar njė anije me njė ngarkesė tė madhe mermeri, pėr tė vijuar me liqenin Ontario nė Nju Jork, ku pas 35 vitesh kėrkimi u gjet anija mė e vjetėr nė kėto ujėra. Njė tjetėr zbulim i rėndėsishėm ėshtė ai i anijeve faraonike tė dinastisė sė tetėmbėdhjetė nė Detin e Kuq, pėr tė vijuar me flotėn e humbur tė perandorit mongol nė Vietnam, avulloren e shek. XIX nė Oklahoma, kėrkimet gjenetike nė ishullin grek tė Kios, anijet e kolonizatorėve spanjollė nė Florida nė shek. XVI, apo limanin e gurtė nė Izmir tė Turqisė. Harta e qendrave interesante shtrihet nė tė gjithė botėn. Realizuesit e kėsaj guide nėnujore, nuk harrojnė tė japin informacionin e nevojshėm, pėr ēdo njėrin nga stacionet, duke treguar pėr vendndodhjen, objektin e gjetur, subjektin qė kryen kėrkimet, historinė e mbytjeve, etj. Tė njėjtėn gjė bėn edhe pėr brigjet shqiptare, tė cilat pėr arkeologėt janė ende tepėr joshėse, duke qenė tė panjohura.

"Falė dekadave tė izolimit politik, nėn mbretėrimin paranojak tė diktatorit komunist Enver Hoxha, bregdeti i Shqipėrisė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė i pa eksploruar. "Pothuaj asgjė nuk ėshtė e njohur nė lidhje me burimet kulturore nė ujėrat shqiptare", thotė Jeff Royal, drejtor i sektorit arkeologjik nė fondacionin jofitimprurės RPM Nautical Foundation. Sė bashku, me Adrian Anastasin nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisė, Royal ėshtė duke drejtuar tanimė, vėzhgimin e zonės, qė rezulton tė jetė njė nga brigjet e fundit, ende tė pashkelura tė botės mesdhetare.

Edhe pse vetėm dy vjet nė kėtė projekt, ekipi tashmė ka bėrė zbulime tė shumta. "Atje poshtė gjen nga tė gjitha qytetėrimet", - thotė Royal,- "qė nga grekėt e lashtė dhe anijet romake tė mallrave, tek njė anije moderne, qė u mbyt vetėm pak vite mė parė, me makina nė bord"", - shkruan Eric A. Powell, nė "Archaelogy" pėr Shqipėrinė, i cili ėshtė informuar mbi kėtė destinacion nga ekipi i kėrkimit.

"Deri mė tani, gjetjet mė tė rėndėsishme janė mbetjet nga anijet e mbytura, ndėrsa transportonin ngarkesa nga qyteti grek i Korinthit, drejt kolonive tė tij nė bregdetin e Adriatikut. "Jemi duke gjetur njė sasi tė madhe mallrash korinthiane", thotė Royal, "duke pėrfshirė kėtu njė anije transporti amforash, si dhe se njė anije, e cila transportonte tjegulla drejt kolonive. Pasi qė kemi analizuar anijet e mbytura, do tė dimė shumė mė tepėr rreth tregtisė ndėrmjet Korinthit dhe kolonive tė saj prej shekullit tė gjashtė, deri nė shekullin e dytė, para Krishtit", - vazhdon drejtori arkeologjik". Ndėrkohė, ekipi po vazhdon tė pėrdorė hidrolokatorė pėr tė vėzhguar gjithė vijėn bregdetare nga Greqia, deri nė Shqipėrinė e veriut, nė kufi me Malin e Zi. "Ne kemi tė paktėn edhe njė dekadė punė", - thotė Royal pėr "Archaelogy".



Revista

Revista "Archaelogy" ėshtė njė botim i "The Archaeological Institute of America" (AIA), i cili ėshtė organizmi mė i vjetėr nė Amerikėn e Veriut, kushtuar arkeologjisė. Instituti ėshtė jofitimprurės, i themeluar nė vitin 1879 dhe i miratuar nga Kongresi i SHBA-sė nė vitin 1906. Sot AIA numėron rreth 250 mijė anėtarė nga 104 organizata nė Amerikė, Kanada dhe gjithė botėn. Instituti mbėshtet kėrkimet arkeologjike nė tė gjithė botėn dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore.






10 ZBULIMET ARKEOLOGJIKE



Kizilburun, Turqi

Zbulohet njė anije e shek. I para Krishtit me 8 shtylla mermeri. Anija u mbyt 40 milje larg tempullit tė Apollonit nė Klaros, ku gjendej njė orakull i famshėm si ai i Delfit. Mendohet qė mermeri vinte nga guroret e Marmarasė



Liqeni Ontario, Nju Jork

Nė vitin 2008 u zbulua anija mė e vjetėr nė liqenin e Ontarios. Anija u mbyt nė liqen gjatė njė tufani tė papritur nė 31 tetor tė vitit 1780 me mė shumė se 120 pasagjerė nė bord, duke pėrfshirė dhe 30 amerikanė, tė burgosur lufte.



Deti i Kuq, Egjipt


Rreth 3500 vjet mė parė faraonia Hatshepsut porositi ndėrtimin e pesė anijeve pėr njė udhėtim nė Detin e Kuq. Tanimė njė ekip nga Universiteti i Floridės ka ndeshur nė kėto ujėra njė anije tė kėtij lloji, ndėrtuar gjatė dinastisė XVIII.



Swink, Oklahoma

Nė lumin e kuq nė Oklahoma ėshtė gjetur avullorja mė e hershme, mjet lundrimi ky qė revolucionarizoi transportin lumor dhe tregtar nė Amerikė. I pėrket vitit 1838 dhe ishte ndėrtuar pėr qėllime ushtarake.



Bregdeti shqiptar

Gjatė ekspeditave tė fundit nė ujėrat e Jonit, pranė brigjeve tė Sarandės, janė zbuluar mbetje anijesh korinthase, tė cilat transportonin amfora dhe tjegulla, nga Korinthi nė kolonitė greke pėrgjatė vijės shqiptare.



Kios, Greqi

Nėse mendohej se ujėrat e detit ishin shkatėrrueset e gjurmėve gjenetike, kėtė e hodhėn poshtė kėrkimet pranė ishullit grek tė Kios. Nė amforat e njė anijeje tė mbytur 2400 vjet mė parė janė zbuluar gjurmė vaji, erėzash dhe rrėshire peme.




Lumi Bach Dang, Vietnam

Njė ekip arkeologėsh kanė gjetur nė zonėn pėrreth kėtij lumi, mbetjet e flotės sė humbur tė perandorit mongol, Khubilai Khan tė shpartalluar nga ushtria vietnameze. Pas kėtij zbulimi, studiuesit po mundohen tė kuptojnė si u realizua mbytja e rreth 400 anijeve.



Gjiri Pensacola, Florida

Nė vitin 1990 u zbulua njė nga anijet e fisnikut spanjoll, Don Tristįn de Luna, i cili nė vitin 1559 zbarkoi nė Florida me 11 anijet e tij, me shpresėn qė kishte zbuluar tė parėn koloni evropiane. Por njė stuhi shkatėrroi anijet e tij.



Kartagjenas, Spanjė

Nė juglindje tė Spanjės janė gjetur mbetjet e njė anije tė mbytur fenikase tė shekullit tė gjashtė para Krishtit, e cila udhėtonte drejt Gadishullit Iberik me mallra tė ēmuara si fildish, qelibar, etj.



Gjiri i Izmirit, Turqi


Ėshtė zbuluar njė nga limanet mė tė vjetra, i quajtur "Liman Tepe", njė nga vendqėndrimet mė tė rėndėsishme qysh nė epokėn e bronzit. Gėrmimet e para nisėn nė 1979, por nė vitin 2000, arkeologėt e Universitetit tė Ankarasė filluan tė nxirrnin limanin e varrosur.

*panorama*
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė Empty
MesazhTitulli: Re: Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė   Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė Empty19.09.10 7:44

kot se tha sala shqiperia o e gjitha flori :D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Bregu shqiptar nė 10 zbulimet mė tė mėdha nė botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10 femrat me gjokse me te medha ne bote
» Legjislacioni Shqiptar
»  Filmat Shqiptar
» Me shume per Vipat Shqiptar
» Flamuri Shqiptar ne hene

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Dedikuar Shqiperise-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions