Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Historia e lashtė

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Historia e lashtė Empty
MesazhTitulli: Historia e lashtė   Historia e lashtė Empty20.09.10 5:41

BANORĖT E HERSHĖM TĖ
VENDIT TONĖ



 



1.
Banorėt e tejlashtė tė vendit tonė dhe mėnyra e tyre e
jetesės



 


Trualli i banuar sot nga
shqiptarėt filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė kohėn
e paleolitit (gurit tė vjetėr), mbi 100.000 vjet mė parė.
Nė fillim u banuan ato zona qė ishin nė kushte gjeografike
mė tė pėrshtatshme.


 



Nė shqipėri, banimet mė
tė hershme janė vėrtetuar nė shpellėn e Gajtanit (Shkodėr),
nė Konispol, nė malin e Dajtit dhe nė vendbanimin e Xarės
(Sarandė).


 


Njerėzit primitivė
jetonin nė grupe tė veēuara, kryesisht nėpėr shpella tė
thella, pa lagėshtirė dhe tė mbrojtura nga erėrat. Veglat
e punėsi punonin me gurė stralli dhe mė rrallė prej kocke.
Prej kėtyre gurėve , me anė tė ashkėlzimit nxirrnin pjesė
mė tė vogla e mė tė mprehta guri pėr t’i pėrdorur si gėrryese,
shpuese etj. Si vende pėr tė pėrpunuar gurin shfrytėzoheshin
hyrjet e shpellave dhe terrenet pranė lumenjve. Sidoqoftė,
veglat e asaj epoke ishin ende tė thjeshta dhe tė krijuara
kryesisht prej guri. Njerėzit primitivė ushqeheshin me
produkte tė mbledhura nė natyrė dhe me gjah kafshėsh tė
egra.



 


Pėr shkak tė kushteve
tė vėshtira nė tė cilat jetonin,. Njerėzit e paleolitit
kanė pasur njė mesatare jete shumė tė shkurtėr, rreth
21-30 vjeē, me njė vdekshmėri mė tė madhe te fėmijėt.



 


Lufta e pėrbashkėt pėr
tė pėrballuar jetėn ēoi nė forcimin e lidhjeve tė pjesėtarėve
tė ēdo grupi, nė ndryshimin e organizimit tė njerėzve
primitivė, tė cilėt nga fundi i paleolitit kaluan nė
grupime me lidhje gjaku, nė martesėn me grupe, ku prejardhja
e fėmijės pėrcaktohej vetėm nga nėna. Filloi kėshtu
organizimi i shoqėrisė matriarkale, e cila mori formė nė
periudha tė mėvonshme, nė kohėn e neolitit (guri i ri),
6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit).


 



Popullimi i krahinave tė
banuara sot nga shqiptarėt u rrit shumė nė periudhėn
neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė pėrqėndroheshin
nė vende tė hapura. Banorėt neolitikė pėlqenin mė shumė
tė ndėrtonin kasollet e tyre nė fusha dhe nė terraca
lumore. Janė tė njohura njė numėr i madh vendbanimesh tė
tipit palafit, dyshemetė e tė cilave viheshin mbi trarė tė
ngulur nė fundin e liqenit.


  

Banorėt e hershėm, nga
jeta endacake e kohės paleolitike kaluan nė vendbanime
shpeshherė tė qėndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqėsore.
Ata njihnin dhe pėrdornin drithėrat kryesore, si elbin,
melin, grurin etj. Kjo u shoqėrua edhe me liulėzimin e
sistemit matriarkal, ku rolin drejtues tė ekonomisė e tė
jetesės e kishte gruaja. Nė kėtė epokė u kalua nė njė
formė tė re martese, nė martesėn me ēifte.



  

  


2.
Zbulimet e hershme teknike


 



Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme
tė kohės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjarrit, i cili i
ndihmoi shumė banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar
ushqimin dhe pėr t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit
me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse
tė njeriut.


 



Ndryshimet nė ekonomi
dhe nė organizimin shoqėror tė kohės sė neolitit ndikuan
pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė.
Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat
shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė
artistike, mėsuan t’i tirrnin dhe tė thurrnin pėlhura qė
i pėrdornin pėr veshje, shtrojė e mbulesė, filluan tė ndėrtonin
kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe
ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė
nga jashtė pėr t’u mbrojtur nga era e i ftohtit.


 


Nė kohėn neolitike,
veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn
shumė, nė krahasim me kohėn e mėparshme. U shpikėn vegla
tė reja pune. Pėr bluarjen e drithit u shpikėn gurėt e
blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorej shati i pėrgatitur
prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė.
Gjuetia e peshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e
rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgatitėn
edhe mjete tė tjera pėr gjuetinė e kafshėve tė egra.



  

Ekonomia nė kohėn
neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egra
e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Gjuetia i ndihmoi
njerėzit e kėsaj kohe tė zbutnin delen, dhinė, kalin,
qenin.


 



Tė gjitha kėto arritje
forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan
lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nxitėn marrėdhėniet
e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta.


 


Nė kohėn pasardhėse,
nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit
(p.K.), u bėnė ndryshime tė reja. U krijua ndarja e
ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh
merreshin kryesisht me bujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin
me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta
filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan
vendbanime tė reja  edhe
nė qendra tė hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit
edhe mė shumė.



 


Risi teknike e madhe e kėsaj
kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej
bakri. Shoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė
re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi
tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse,
kalin dhe qetė. Ekonomia blegtorale i dha pėrparėsi punės
sė burrave.



Filloi tė dobėsohej
shoqėria matriarkale dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė
grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė
epokėn eneolitike shoqėria patriarkale, e cila u forcua mė
shumė nė epokėn e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe nė atė
tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.)


 


 




3.
Pellazgėt


 



Pellazgėt njihen si
banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė. Shkrimtarėt
e lashtė grekė Homeri, Herodoti etj, tregojnė pėr
shtrirjen, pėr mėnyrėn e jetesės dhe pėr gjuhėn e tyre.
Ata patėn njė shtrirje tė gjerė qė nga Ballkani i Jugut e
deri nė Azi tė Vogėl.


 


Heroditi, historiani i
lashtė grek i shek. V p.K. jep disa tė dhėna pėr pellazgėt
qė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgėve ishte e
ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari.
Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi.



 


Pellazgėt ngritėn
murin qė rrethonte akropolin e Athinės dhe pėr kėtė
athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė
cilat edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė
mira bujqėsore.


 



Pėr pellazgėt dhe
karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme
nga studiuesit, ndonjėherė edhe kontradiktore. Qė nė shek.
XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, te
studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė
pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj
teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Por ka edhe
studiues tė tjerė qė e kundėrshtuankėtė.


 



Nė studimet e arkeologėve
dėshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgėve pėrputhet
me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean tė periudhės
sė eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatės
pellazgjike, si paraardhėse e ilirėve.


 


 



 


PELLAZGĖT
NĖ SHKRIMET E AUTORĖVE ANTIKĖ




 




1.
Pellazgėt kishin zakon t’u flijonin perėndive ēdo gjė,
sikurse e mėsova nė Dodonė; dhe nuk kishin pėr ta ndonjė
emėr, pasi nuk i ka dėgjuar njeri t’i thėrrisnin me emėra.
Ata i thirrnin nė pėrgjithėsi si perėndi, pėr arsye se,
pasi kishin vėnė tė gjitha gjėrat nė rregull, mbanin
ligjet e gjithėsisė
. Herododi, shek. V p.K.




 



2.
Orakuléli ishte mė pėrpara afro Skotusės, qytet i
krahinės Pellazgiotis. Mbasi lisi u dogj prej dikujt me
porosinė e Apolonit, orakulli u transferua nė Dodonė. Jepte
porosi jo me fjalė, por me simbole si orakulli i Aonit nė
Libi, duke u nisur nga fluturimet e veēanta tė tre pėllumbave,
sipas tė cilėve profetėt nga pellazgėt. Pėr kėta tė
fundit flitet se kanė qenė mė tė vjetrit nga tė gjithė
ata qė sunduan nė Helladė
.
Sarboni.
Shek.I 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Historia e lashtė Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e lashtė   Historia e lashtė Empty20.09.10 7:17

Jena shtet i vjeter ne mer
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Historia e lashtė Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e lashtė   Historia e lashtė Empty21.11.10 22:39

Historia e lashtė 896500 Historia e lashtė 48214 Historia e lashtė 47721 Historia e lashtė 237767 Historia e lashtė 602839 Historia e lashtė 154489 Historia e lashtė 910483 Historia e lashtė 227317 :P Historia e lashtė 602839 Historia e lashtė 695644 Historia e lashtė 602839 Historia e lashtė 155108 Historia e lashtė 712891 Historia e lashtė 923886 ;) :!: :?: :suspect:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Sponsored content





Historia e lashtė Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e lashtė   Historia e lashtė Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e lashtė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Fiset shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions