Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 'Facebook' tė mban me famė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

'Facebook' tė mban me famė Empty
MesazhTitulli: 'Facebook' tė mban me famė   'Facebook' tė mban me famė Empty14.09.10 22:50

'Facebook' tė mban me famė

'Facebook' tė mban me famė 1284451256-unaza_fejeses

Koncerte, shfaqje, intervista, gazeta. Por tė gjitha kėto duket se s’mjaftojnė pėr tė fituar popullaritet. Pavarėsisht njohjes nė publik pėr shkak tė karrierės qė gėzon secili prej tyre, shumė persona publikė shfrytėzojnė tanimė edhe rrjetet sociale nė internet pėr tė zgjeruar numrin e admiruesve.

Shumė herė abuzohet me profilet e rreme tė VIP-ave shqiptarė, por nuk janė tė pakėt as ata qė kanė njė jetė virtuale mjaft tė pasur. Mes morive tė profileve tė sajuara pėrshembull nga fansat e Ēiljetės, gjejmė edhe profilin qė ajo vetė pėrdor, qė tė pėr fshehur disi gjurmėt nė foton prezantuese tė faqes, ka vendosur atė tė Sailor Moon-it. Por, nė brendinė e saj, kėngėtarja aq popullore shfaqet tėrheqėse dhe provokuese si gjithnjė.

Nga mania facebook, nuk ka shpėtuar pa u infektuar as kėngėtarja Eneda Tarifa. Edhe ajo ka njė faqe tė saj-ėn nė kėtė rrjet, ku pjesė e miqve nuk janė vetėm fansat. Po kėshtu ndodh edhe me modelen Matilda Meēini, ku pėrveē publikimit tė pėrditshmėrisė dhe ndjesive tė saj personale, nė profilin e modeles gjejmė tė publikuara edhe shumė foto artistike.

Kėngėtari Ardian Trebicka ka njė faqe gjithashtu shumė aktive nė Facebook. Po ashtu edhe Soni Malaj qė me fotot e saj tė profilit na bėn tė kuptojmė masėn e lumturisė qė ėshtė duke pėrjetuar nė lidhjen e saj me balerinin Mirko.

Diana Proko, aktorja e shumė komedive shqiptare ka njė nga aktivitetet mė tė pasura tė rrjetit popullor Facebook. Mė pak e rezervuar nė foto dhe deklarime personale ėshtė miss-i Genta Ramadani, por qė gjithėsesi ka preferuar tė pėrfaqėsohet edhe ajo nė kėtė komunikim tė hapur virtual. Nė Facebook, nė njė faqe shumė tė populluar gjejmė edhe kėngėtaren nga Kosova Genta Ismaljli.

Florian Binaj dhe Salsano Rrapi mbajnė nė kėtė rrjet njė profil po aq komik sa edhe profesioni i tyre. Aktivė padiskutim, por gjithnjė duke mprehur gjuhėn e humorit edhe nė faqet reciproke tė Facebook-ut.

A mund tė mungonin nė njė rrjet kaq tė frekuentuar politikanėt shqiptarė? Disa prej tyre madje janė joshur aq shumė nga popullariteti qė u jep aktiviteti virtual saqė po t’i kėrkosh i gjen nė njė pjesė tė madhe tė kohės online. Kaq shumė i fiksuar rezulton tė jetė pas Facebook-ut deputeti Andis Harasani, Kastriot Islami, por edhe demokrati Gerti Bogdani. Tek ky i fundit, ėshtė e vėshtirė tė kuptohet nėse ėshtė mjeshtėria politike apo pasioni rinor pėr internetin ai qė e bėn kaq tė dhėnė pas komunikimit nė Facebook.

Mė tė prekshėm dhe tė gjithė bashkė nuk bėhet t’i gjesh vip-at shqiptar, veēse nė rrjetin miliardėsh tė populluar anė e kėnd botės. Veē kėnaqėsisė qė japin me praninė nė faqet e shumė miqve tė njohur e tė panjohur, duket se edhe ata vetė, personazhet publike, nė njė botė ku pėrpjekja pėr ta kuruar imazhin qė shfaqet pėrpara publikut sa vjen e sofistikohet, kanė gjetur nė Facebook mėnyrėn sesi mund ta bėjnė kėtė gjė vetė, duke qėndruar ndėrkohė nė rehatinė e shtėpisė me njė kompjuter pėrpara.

Dhe mirėnjohja e ndonjėrit prej tyre pėr kėtė dhuratė, duket se s’mungon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
 
'Facebook' tė mban me famė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ForumiVirtual.Net Ne Facebook
» Jona Koleci Ne Facebook
» Angela Martini Ne Facebook
» Facebook cdo dite e me shume si Twitter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Al Forums :: Albania Today-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions