Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 “Mirėsevini nė Gallatė”

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

“Mirėsevini nė Gallatė” Empty
MesazhTitulli: “Mirėsevini nė Gallatė”   “Mirėsevini nė Gallatė” Empty14.09.10 7:08

“Mirėsevini nė Gallatė”

13/09/2010 18:55



“Mirėsevini nė Gallatė”

Fshati Gallatė ėshtė njė ndėr fshatrat me emra mė komikė nė vendin tonė. Pėr ata qė e dėgjojnė pėr herė tė parė kėtė emėr, nuk besojnė se ky ėshtė emėrtimi i njė fshati, por njė shaka e e bashkėbiseduesit.

Por nė fakt mosmarrja seriozisht e bisedės u rėndon seriozisht banorėve tė fshatit qė nė pjesėn e prezantimit duhet tė betohen qė t’i besojnė.

“Nuk na marrin seriozisht, duhet tė shpjegojmė se nuk bėjmė shaka”, shprehet njė banor.

Pėr atė qė akoma s’e kanė marrė seriozisht, fshati Gallatė ndodhet 20 kilometra pėrtej Milotit nė rrethin Kurbin dhe ėshtė njė fshat ku aktualisht jetojnė 90 familje. Vendasit quhen gallatas dhe vėrtet e kanė humorin pjesė tė karakterit tė tyre. Por nė tė vėrtetė cila ėshtė prejardhja e kėtij emri? Pėr kėtė ka dy variante kryesore. Pashk Ndreu, mė i vjetri i fshatit na tregon variantin e parė.

“Historia e emrit vjen nga Turqia. Njė prift erdhi nga Gallata e Stambollit bashkė me vėllezėrit dhe u vendos kėtu ndaj u vu dhe emri”, thotė Pashku.

Varianti i dytė jep njė shpjegim krejt tjetėr. Nikoll Balozi, ish drejtor shkolle nė Gallatė tregon se emri ka ardhur nga Izraeli.

“Emri ėshtė vendosur nga ardhja e njė grupi nga Izraeli nė kohė lufte nėpėrmjet detit. Ata janė pozicionuar fillimisht nė Italinė e Jugut dhe mė pas nė kėtė vend qė quhet Gallatė”, shpjegon Nikolla.

Gjithsesi historitė e emrit i dinė vetėm banorėt e tij tė cilėt i tregojnė e ritregojnė sa herė qė tė tjerėt vėnė buzėn nė gaz kur dėgjojnė emrin Gallatė. Tė tjerėt, mendojnė se ka tė bėjė me kuptimin parėsor, atė tė shakasė.

Megjithė reagimet e ndryshme, banorėve tė fshatit nuk u ka shkuar ndonjėherė nė mend qė tė kėrkojnė ndryshimin e emrit.

“Nė fshatra tė ndryshėm ka emra tė ēuditshėm. Ka dhe me keq”, shprehet njė prej banorėve.

Nė tė vėrtetė nė listėn e emrave tė fshatrave tė Shqipėrisė mund tė gjesh emra shumė tė ēuditshėm. Disa prej tyre kanė njė natyrė denigruese, si psh: Fshati Shkrete nė Krujė, fshati Mėkat nė Vlorė, fshati Gri nė Kukės, fshati Toē nė Tepelenė, fshati Mizė, Havaleas apo Gjynaqare nė Fier, Kusarth ose Lugaxhi nė Elbasan, Pilaf nė Dibėr, Karkanjoz nė Berat etj.

Por lista nuk pėrfundon me kaq. Radhės sė gjatė tė toponimeve tė ēuditshme i shtohen dhe emra si: Symizė, Xhuxh, Hundėkuq, Vithkuq, Boks, Salcė, Gocė, Vajzė, Faqekuqe, Kėmbėthekėr, Buzėmadh, Bishqethem, Kokėrdhok, Kurvelesh.

Pėr tė ndryshuar njė emėr fshati ligji parashkon njė proēedurė qė nis nė kėshillin e komunės. Kėshilli duhet tė bėjė propozimin i cili kalon nė Ministrinė e Brendshme nėpėr sektorėt e Pushtetit Vendor dhe mė pas pėrfundon nė Parlament, ku duhet tė miratohet me 84 vota.

Juristėt e parlamentit tregojnė se pjesa mė e madhe e emrave tė fshatrave qė kanė mbėrritur nė parlament pėr ndryshim kanė qenė toponime tė huaja. Vetė fshatarėt e Gallatės, as qė kanė ndėrmend ta ndėrrojnė emrin e tyre.

“Kemi 500 vjet me kėtė emėr dhe ne nuk e kemi problem”, shprehet njė banor.








Foto





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

“Mirėsevini nė Gallatė” Empty
MesazhTitulli: Re: “Mirėsevini nė Gallatė”   “Mirėsevini nė Gallatė” Empty14.09.10 11:05

hajt mir se ju gjeten o Gallate
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
“Mirėsevini nė Gallatė”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Welcome To WwW.YouGoDe.Net The Albanian Web Meeting Point.
» Stafi YouGoDe.Net & MireSeVini.Org
» Forumi MireSeVini Dje... Sot dhe Neser....
» The Cast of Tekken Movie (2009)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: LifeStyle :: Intervista-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions