Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh Empty
MesazhTitulli: Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh   Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh Empty14.09.10 6:40

Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh U1_AliBerisha

Trajtesė nga gjuhėsia


 


 GABIMET E NJĖ FJALORI TĖ MADH


 


Mehmet Elezi: Fjalor i gjuhės shqipe, EB “Gjergj Fishta”, 2006.


 


Nga Ali R. BERISHA



 


Fjalori i Mehmet Elezit qė u botua nė vitin 2006 patjetėr se paraqet risi nė leksikologjinė tonė. Pėr nga numri tejet i madh i fjalėve, kuptimeve dhe shprehjeve frazeologjike (100.300 sish) ai ua tejkalon fjalorėve tė tjerė. Me kėtė vepėr autori ka synuar tė qesė hapin e parė nė botimin e njė fjalori tė madh tė gjuhės sonė, i cili i ka munguar gjuhes sone. Kėtė mungesė e cek Ēabej qysh nė vitin 1952. Ideja, pra, pėr “…hartimin e fjalorit tė madh shpjegues tė shqipes me reth 100 mijė fjalė mbetet detyrė pėr tė ardhmen (A. Kostallari; Fjala e gjallė …, te Norma letrare, I. ASHSH 1973 / 57), siē po shihet shtė e moēme. Mirėpo, ėshtė tejet vėshtirė tė punohet njė fjalor, autori i tė cilit synon pėrfshirjen sa mė tė madhe tė fjalėve e tė mos shpėtojnė gabime e lėshime. Kėto gabime e lėshime dalin akoma mė tė mėdha nėse nė shkencorėsinė leksikologjike futen edhe gjėra jashtėgjuhėsore. Kėto fakte bijen nė sy posa tė shfletohet  fjalori i Mehmet Elezit.


        Eshtė kjo njė vepėr gjuhėsore prej 1664 faqesh e konceptuar nė tri pjesė; hyrja me shpjegimet(13 fq.), lėnda (1516 fq.) dhe pasthėnia (8 fq.) Ndarje e tillė e pėrmbajtjes rėndohet me shkrime gjuhėsore, me krijime letrare; poezi, e prozė dhe me tri pasthėnie, tė cilat vetem sa ia ulin vlerėn fjalorit. Qė nga botim i  tij nuk u fol e as  u shkrua aq shumė, bile jo aq sa u prit nga disa vetje. Nė disa nga vebfaqet u shpreh pakėnaqėsi pėrse nuk u shkrua, duke e pasur mendjen te lavdatat qė do tė duhesh t’i bėheshin atij. Kam lexuar  intervista dhe shkrime dhe kam vėrejtur se Fjalori ėshtė lavdėruar (dhe vetėm lavdėruar) dhe kjo ėshtė bėrė sidomos nga ata autorė qė e rrahin telin se gegėrishtja ka pėsuar lėnia pasdore me rastin e unifikimit tė gjuhės, sipas Rregullave tė Drejtshkrimit  tė vitit 1972. Eshtė shkruar edhe se sa volumor ėshtė ky fjalor, se sa shumėēkapėrfshirės, se sa zgjedhės pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė gjuhės shqipe me rastin e normėzimit tė saj nė vitin 1972, etj. etj. Nuk mė ka rėnė tė lexoj ndonjė vėrejtje tė madhe pėr punėn e bėrė, prandaj do t’i jap disa  mendime tė miat vėrejtjetore lidhur me tė, ndonėse titullisht dhe njohėsisht jam njė gjuhėtar jo i nivelit tė M. Elezit. Megjithatė kėtė shkrim e bėj nga kėndi im si pėrdorues gati i pėrditshėm i fjalorėve, ndėr tė cilėt gjendet edhe ky.



         Me rastin e punimit tė njė fjalori, sipas leksikologjisė moderne, autori patjetėr duhet tė ketė kriter bazė prirjet pėr zhvillimin e gjuhės. Gjatė ndėrtimit mijėravjeēar tė kalasė sė gjuhės sonė janė krijuar e pėrdorur me mijėra fjalė visesh, arkaizma autorėsh e kohėsh tė ndryshme, lloj-lloj prurjesh e huazimesh tė ndryshme, dialektizma, krahinarizma, tė folme, madje edhe “fshatarizma”, krijime, fjalėformime, huazime e kalke numri i tė cilave vėshtirė se mund tė konstatohet ndonjėherė e akoma mė vėshtirė tė pėrfshihet nė ndonjė libėr sado volumor tė jetė ai. Kur nė njė fjalor, pėrfshin edhe aso fjalėsh, kategoritė e tė cilave nuk i pėrmenda kėtu, atėherė puna del e pafund, pa peshėn e duhur dhe tepėr e mundimshme. Nga kjo kala  e gjuhės ėshtė nxjerrur lėnda e Fjalorit, pėr tė cilin do tė cek disa vėrejtje dhe lėshime.


Posa tė merret Fjalori nė duar pėr t’u shikuar, analizuar e vrojtuar


bijen nė sy vėrejtje dhe mangėsi tė shumta. Mė se qartas sheshohet qėllimi dhe synimi bazė i autorit; pėr tė “dėshmuar” se gegėrishtes i ėshtė hėngėr haku nė Kongresin e Drejtshkrimit, se nė atė Kongres ka vendosur politika e jo shkenca e gjuhėsisė, se shkaku i normėzimit tė gjuhės sipas Rregullave qenka bunkerizuar njėra pjesė e saj. Pėr t’i provuar kėta dy faktorė do tė mjaftonin dhjetra faqe tė njė studimi e jo 1491 faqe (kaq faqe ka lėnda e Fjalorit) tė njė libri. Aty janė pėrfshi fjalė nga ai konglomerat qė u pėrmend mė lart, por edhe krijime tė autorėve tė vjetėr, kryesisht veriorė, fjalė nga fjalorė tė ndryshėm dhe njė numėr fjalėsh tė reja a neologjizma, siē e kemi bėrė shprehi t’i quajmė. Fitohet pėrshtypja se kemi tė bėjmė me njė vepėr, qėllimi parėsor i sė cilės ėshtė grumbullimi sa mė i madh i fjalėve tė njė “pėrkitje” tė caktuar. Fjalėt e shėnuara nga autori nė kėtė Fjalor nuk janė pėrfshi nga fjalorėt shpjegues tė mėparshėm. Arsyet i dijnė botuesit e tyre. Mirėpo nė gjuhėn tonė nuk janė vetėm kėto tė kėtushmet tė papėrfshira. Ka madje me mijėra nėpėr fjalorėt e tė folmeve popullore, dialektorė, truallsorė, fjalė autorėsh tė vjetėr e tė rinj. Ėshtė bėrė tanimė e ditur se mbi 500 fjalė e njėsi tė tjera leskikore tė Xoxės nuk kanė hyrė nė fjalorė. Po aq, nė mos mė shumė, i gjejmė te Konica, Noli, Xhuvani, Poradeci etj. Vetėm nė njė vėllim poetik tė Fahredin Gungės (Gramatika e gjėllimit) gjejmė  rreth 400 fjalė a poetofjalė tė formuara prej tij. Ēdo fjalė e dėgjuar a e shkruar nuk ėshtė e denjė pėr fjalorin e pėrgjithshėm tė njė gjuhe. Prurjet nė gjuhė vijnė nga ēdo anė dhe ato e gjejnė vendin  e tyre nė fjalorėt pėrkatės.



          Do t’ishte mė mirė qė, nė njė fjalor bashkėkohor tanimė tė gjuhės sonė, tė fusim fjalė si kompjutri (siē e shqipton autori), fjalėkalim, shkarko, globalizim, ndėrmarrėsi, telenovelė, etj. dhe asosh pėr t’u dalur digė pėrpara fjalėve tė huaja me ndonjė krjimi tė ri tonin, apo tė kthejmė nė mendje fjalėt e vjetra qė tanimė natyrshėm po jepin shpirt. Me qindra fjalė tė kėtij Fjalori nuk i hyjnė fare nė punė gjuhėsisė moderne, sepse ato vetėm sa pėr t’u ruajtur, gjenden domosdo, dikund tė shėnuara. Po t’i fusnim nė njė libėr - fjalor tė gjitha fjalėt qė janė folur dikur, drejt e gabimisht, qė janė shėnuar e gjysėmharruar, tė atyre qė fliten dhe qė krijohen ditė e pėrditė, do tė duhej botuar njė fjalor dhjetravėllimėsh.


          Fjalorin e Mehmet Elezit e kam lexuar dhe pėrpunuar pėr shkak tė interesimeve tė mija; sepse jam botues dhe punues i mėtejmė i njė fjalori tė fjalėve tė reja tė gjuhės sonė, por ama tė reja, qė nga vitet e shtatėdhjeta e kėndej. Aty kam gjetur mjaft sish tė cilat, si tė botuara nė njė fjalor, i kam tėharrur para se ta botoja. Nė veprėn time Fjalor i fjalėve tė reja, Pejė 2007, me mbi 10.000 fjalė kam shfrytėzuar shkrime dhe vepra tė afro 400 autorėve, nė mesin e tyre edhe tė Mehmet Elezit, i cili, ndonėse e ka cekur se ka pėrfshi edhe fjalė tė reja, ka lėnė jashtė dhjetra tė tilla tė vateta, mjaft tė qėlluara.


          Mehmet Elezi ka bėrė njė punė tė madhe e tė mundimshme pėr ta punuar kėtė vepėr. Ajo, megjithatė ka njė pasuri tė madhe gjuhėsore dhe shikuar tėrėsisht,  pėr leksikologėt ėshtė njė thesar me vlerė. Mirėpo brumi i fjalorit nuk ėshtė pa vėrejtje. Nė shumė pika ai bie ndesh me njohuritė e autorit pėr gjuhėn. Parathėnia dhe artikujt e botuar nė fillim tė librit nė lidhje me gjuhėn, me rreziqet qė i kanosen, me punėn e dobėt dhe amullsinė nga e cila po ngulfat ajo, e nxjerrin autorin nė pah si njė studiues tė denjė. Mirėpo nga ana tjetėr mund t’i bėhen njė sėrė vėrejtjesh. Sė pari pėrmbajtja e fjalorit nuk i pėrgjigjet saktėsisht titullit qė i ėshtė dhėnė. Njė vepėr nė tė cilėn do tė duhej tė gjendeshin fjalė ‘tė bunkerizuara”, fjalė  vėrtet tė vjetra, pastaj fjalė tė reja (tė vetėm 40 autorėve), fjalė tė gjuhėve tė huaja, shprehje, fjalė qė s’mund tė quhen fjalė (firma kamionash, makinash), “fjalė tė urta, gjėza, doke, urime, mallkime, paragjykime, bystytni, yshtje, lojė fjalėsh, etj.”, krijime letrare - prozė e poezi tė autorit! nuk do tė duhej tė quhej vetėm FJALOR I GJUHES SHQIPE.



          Nė shkrimet nė fillim tė Fjalorit  dhe nė intarevistat e zotit Elezi, ka theksuar se te Fjalori kemi tė bėjmė me njė mori fjalėsh tė nxjerra me dhunė prej pėrdorimit. E kanė bėrė kėtė vendimet e Kongresit tė drejtshkrimit, i cili u udhėhoq nga ana e disa shkencėtarėve (akademikomisarė), qė mė shumė paskan qenė komunista se sa gjuhėtarė, kurse ca tė tjerė, ndonėse rrezikparės, nga frika, nuk kanė mundur tė bėjnė gjė. Nėse ėshtė kėshtu ēdo tė duhej tė thoshim pėr fjalėt e reja?! Megjithėkėtė nuk do tė ishim tė qartė sa duhet po tė mos e bėnim njė pėrcekje  ēėshtjesh rreth tė cilave do tė mund tė drejtoheshin vėrejtje, duke u ndalur nė cekjen e vetėm nga dhjetė shembujve:


 


1.fjalė tė gjuhėve orientale: allahrazolla, belda, elhyqmulila, ikdyl, hydbe, hyqmet, myhlet, serasqer, zuzdermak, etj,


2.fjalė tė gjuhėve sllave: boshnjak, cernagore, jaz, koēijash, mashica(mashė e vogėl), Maxharria (maxharrisht), nemozhė, penkallė, vllaēitė, shumar, etj.,


3.fjalė tė reja - fjalėformime tė autorėve tė tjerė e qė i merr pėr tė tijat:  ēapėrpikur; e gjejmė te F. Dreni (1973), derdhaplang; e ka M. Isaku (1986), dielloj; e ka A. Gajtani (1963), diellni; J. Ceraja (1968), domosdoshmėrisht; ka pėrdorim tė gjerė, e hasim dendur nė shkrime qė nga viti 1957, ngjashėm ėshtė rasti edhe me fjalėn dramatikisht; pastaj drynuar; Z. Rrahmani (1979, erėmirė; F. Gunga (1986), figurinė; Xoxa (1978) dhe tė tjerė, foshnjėrisht; e ka Poradeci, gjendet nė FSHS,  fundbotė; e ka A. Gjakova, Kadare dhe ndonjė tjetėr si dhe shumė shembuj tė tjerė,



4.fjalėformime tė autorit tė pėrdorura nė krjimet e tij letrare, por qė nuk janė shėnuar aty: bokėrrimtė, dasmėvdekje, dėshpėrimtar, dypėrmasor, eurobashkues, florifjalė, kompjutri, kotashpresė, kryengjarje, ndasimbjellės, etj., (tė cilat mund tė gjenden nė veprat dhe shkrimet e M. E.),


5.fjalėformime tė autorit nga parathėnia e pasthėnia e fjalorit, por qė nuk janė shėnuar aty: amendohet / 123, institucionaloj / 137, klinikisht / 135, pushtetpare / 136, redaksional / 138, sypicėrruar / 126, shėrbestar / 123, turrnajė / 130, vetėēensurohem / 126, zemėrbardhėsisht / 135, etj.


6.fjalėformime tė autorit, por tė botuara pas botimit tė FGJS dhe nuk kanė mundur tė hyjnė aty. Po i  shėnojmė kėto: culahitem, ēartan, ēmendan, dalėdritė, detnajė, erėmirem, fletėpėllėmbė, fletnajė, fytyrakull, e tė tjera mė tė reja se viti 2000,



7. fjalė tė cilat i gjejmė nė FGJS; babanace, bardhak, fjalėnuse, flamurtar, fytyrim, kryeshėndosh, ndėrgjegjėsim, ndėrgjegjshėm, saora (autori pėrmend veten si pėrdorues /mbase jo si krijues/ tė saj), derisa dihet se ajo ka vite e vite qė pėrdoret nė Kosovė, trekėmbėsh, etj.,


8.fjalė tė marra nga 13 fjalorė tė tjerė; njė numėr mjaft i madh. Pjesa e njė gjuhe, leksiku i sė cilės gjendet nė 13 fjalorė nuk mund tė quhet gjuhė e “bunkerizuar”,   


9. shpjegime tė paqėlluara pėr fjalėt ka nė disa raste. Po i pėrmend vetėm kėto: ROBINSON mb. duhet tė vijė prej Robinson (Kruzo) 1. I paqethur e i parruar. Kur e lexojmė kėtė na shkon mendja se kjo fjalė nė gjuhėn tonė qenka futur nė pėrdorim pasi qė ėshtė lexuar romani i D. Defosė me atė titull. Si do qė tė jetė fjala robinson s’e ka vendin aty. Fjala BABADIMĖR, e cila nė trojet jashtė Shqipėrisė ka pėrdorim tė gjerė nė tė folur e nė tė shkruar. Ajo nuk ėshtė krijuar nė vitet ’70, por shumė mė parė. Sė voni ka filluar tė pėrdoret edhe nė Shqipėri (“Ars” 28. 7. 02 / 19). Fjala ALBANIA ėshtė futur nė Fjalor si “Kamiona tė rėndė qė ēonin e mernin mallra jashtė nė kohėn e regjimit komunist”. Pastaj fjala PERLIN … Kamion i rėndė 40 tonėsh i pėrdorur nė ndėrtimin e hidrocentraleve nė Fierzė, Koman etj. Pėrveē fjalės filispic!? E hasim edhe VILISPICĖ nga shkaku se qenka pėrdorur nė njė kėngė popullore (Na ka ēu Dudija letėr…) ku fjala vilispicė, nė kėtė formė qenka pėrdorur nga kėngėtari popullor vetėm pėr ta  rimuar me fjalėn Mitrovicė! Sė kėndejmi na del shumė me vend mendimi se nėse njė fjalė nuk mund tė “fitojė frekuencė e truall nė pėrdorim” (shprehje e Jani Thomait) ajo nuk mund tė bėhet njėsi leksikore.



10. nė mesin e veprave tė shfrytėzuara nga autori, disa prej tyre nuk janė pėrpunuar si duhet: Psh. nga veprat Vdekja mė vjen prej syve tė tillė e Qosjes dhe Prekje lirike e Rugovės janė qėmtuar mė pak se gjysma e fjalėve interesante pėr fjalorin. Mandej, pėrkitazi me veprat e Kadaresė duhet thėnė se ato janė kundruar e studijuar nga ky kėnd, nga ana e katėr autorėve, me libra tė veēantė. Njė pjesė e madhe e fjalėve tė tilla nuk shpjegohen. Ato vetėm citohen. Fjalori i tipit citues dallohet nga ai shpjegues.


        Autori Elezi me kėtė Fjalor, padyshim se ka mbushur njė zbrazėti nė gjuhėsinė tonė. Secili studijues qė merret me ēėshtje tė leksikologjisė shqiptare, po s’e pėrdori kėtė Fjalor do tė gabojė shumė. Gabimet dhe lėshimet do tė mund tė tejkalohen, sepse pjesa mė e madhe e lėndės sė pėrfshirė aty ka njė vlerė gjuhėsore shumė tė madhe. Po tė mos ngutej, sepse s’e ka detyruar kush tė ngutej, gabimet dhe lėshimet do tė mund tė evitoheshin. Arsyetimi “Mė vjen keq … detyrohem me e dorėzue nė shtyp pa i dhėnė dorėn e pėrfundimtare, siē do tė kisha dėshiruar … (fq./20) “Tekembramja … “ma mirė diē, se hiē”, nuk mund tė merret si kėrkimfalje. Do tė duhej tė shpresonim se autori Elezi do tė gjejė kohė e fuqi pėr ta pėrpunuar e ribotuar atė, pasi tė ketė harruar deklaratėn e tij “Kėto kohė, pasi ‘u ēlirova” prej fjalorit…”, por duke bashkėpunuar edhe me faktorėt e gjuhėsisė e jo duke mos ua shkelur prakun atyre. Punėt veēas nė vepra tė tilla nuk dalin tė suksesshme sado qė tė mos mungojė aftėsia dhe pėrkushtimi i autorit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Ali Berisha: Gabimet e njė fjalori tė madh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Aleksandri i Madh
» CV, 15 gabimet qe nuk duhen bere

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions