Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 29
Location : Albania

MesazhTitulli: Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten   14.09.10 6:42

“GJUHA SHQIPE PA GEGNISHTEN ĀSHT SI GJUHA SHQIPE PA TOSKNISHTEN”


Nga Irhan Jubica









Primo Shllaku
Poet me nji zā te vetin poetik, Primo Shllaku asht nji ndėr autorėt e letėrsisė shqipe qė gjatė diktaturės nuk kishte gja pėr me thanė. Mbas kėsaj kohe, jo vetėm nėpėrmjet krijimtarisė letrare, por edhe n’intervista – si kjo qė vijon – ai shprehet nė mbrojtje tė thesarit tė munguem tė standardit tė sotėm gjuhsor, gegnishtes.

JAVA: Mungesa e nji forumi tė lirė pėr shprehjen e mendimit ndryshe t’intelektualve shqiptarė a asht konfirmim i faktit se ky mendim ndryshe nuk ekziston, apo i faktit se shoqnia shqiptare nuk asht ende e gatshme me e mirpritė nji forum tė tillė?


Primo Shllaku: Besoj se mendimi ndryshe ekziston. Sidomos mendimi nė lamin e kulturės ekziston me nji opozicion tė thekshėm dhe tė pėrgjegjshėm njiherėsh. Ky mendim sot nuk mund tė thuhet se qėndron nė ajėr, sepse materializimi i tij nė vepra letrare e artistike e ka konfirmue bazalitetin e tendencės dhe risinė e saj tė padiskutueshme. Problemi i madh i kohės sonė nuk asht mungesa e institucioneve qė do ta pėrfaqsonin ket mendim ndryshe. E keqja e madhe āsht se tek na nė mnyrėn ma paradoksale āsht vendosė nė heshtje qė ata njerz qė i shėrbyen ngritjes dhe konsolidimit (e aspak ramjes) sė artit tė Realizmit Socialist, thirren sot prap, si specialistė, pėr tė riorientue gjuhėn, letėrsinė, menditė kulturore, etj. Kam idenė se shum ma e dobishme do tė ishte qė disa punė tė binin nė dorė tė atyne qė kanė fare pak ose edhe hiē stazh nėpėr zyrat e kulturės, se sa disa cungje tė vjetėr qė ripėrtypin me ndryshime sipėrfaqsore teori gjoja tė reja, gjithsesi tė paaplikueshme te na. Konfuzionin nė ketė fushė e rrit shum edhe mungesa e nji platforme tė kjartė nga ana e shtetit pėr zmontimin dhe shrranjosjen e trashigimisė komuniste, e cila sot ka vojtė si puna e qershive tė Nastradinit. Shum njerz me dėshirė tremben nga ideja e boshllėkut. Shembulli i Rilindjes sonė qė filloi mbi nji teren pothuejse zero dhe begatia e produktit tė saj, a s’na thonė se nji stomak bosh punon ma mirė se ai qė i duhet tė bluej skrapin e nji vakti tė gatuem keq. Inteligjencia shqiptare – mjerisht  ky term āsht komunist i kulluet – do ta donte ket forum. Por shteti dhe qarqe kulturore tė sė kaluemes janė tė betuem mos me i lshue pozitat hegjemone pėr sa tė jenė gjallė. Shteti promovon politika kulturore qė gjallnojnė diversitetin dhe inkurajon tė gjitha tendencat. Shteti s’mund tė jetė palė qė ka pikėpamje edhe pėr gjuhėn, edhe pėr artet, edhe pėr mendimin lvizės. Shteti nuk ka funksione represive nė kulturė, pėr derisa ka vendosė me lejue shtypin, letėrsinė e multimediat pornografike. Shteti āsht koordinator dhe pėrfaqsohet me tė gjithė.


Nė fillimin e vjetėve ’90, letėrsia e artet e kohės sė diktaturės ranė si gardh i kalbun


JAVA: Tė shumtė kanė qenė zānat qė kanė kėrkue, si edhe ju, pėrmbysjen e sistemit letrar tė diktaturės, por letėrsia bashkkohore shqiptare asht ende nėn hijen e randė tė viteve ’60, jo vetėm sa i takon pikave tė referimit, por rrjedhimisht edhe sistemit tė vlersimit. A mendoni se duhet me ikė ma s’pari prej nji narcisizmi absurd nė trajtimin e letėrsisė shqipe?



Primo Shllaku: Ka qenė krejt e natyrshme qė kultura e re pluraliste shqiptare, por edhe ajo “e nėndheshmja” qė zhvillohej disi gjatė diktaturės, tė mos ishin jo vetėm dakord me modelin e Realizmit Socialist, por nė njifarė mnyre me dhanien e nji modeli tjetėr, sado tė vagėt e sado tė pakėt, ky lloj modeli ka qenė i kontestuem me kohė e me vakt. Unė personalisht nuk kam kėrkue ndonjiherė tė pėrmbyset sistemi letrar. Dhe kjo jo sepse unė gjej diēka te ai sistem qė mė ndalon pėr tė kėrkue pėrmbysjen e tij. Jo. Kjo ndodh pėr vetė faktin e thjeshtė e ultraevident se ai sistem āsht pėrmbysė, shembė e skadue prej vetiu. Dhe jo si nji proces, por si nji shembje qė ndodhė pėr nji ēast. Nė fillimin e vjetėve ’90, letėrsia e artet e kohės sė diktaturės ranė si gardh i kalbun. Ky qe nji sihariq i madh pėr kulturėn dhe krijuesit, sepse po largohej trysnia e imponimit tė metodės. Mirpo nji pjesė e krijuesve tė asaj metode kishin lanė nėn gėrmadhat e atij gardhi, rininė e tyne ekzistenciale, rininė e tyne letrare, iluzionet pėr drejtsinė e diktaturės, mundin por edhe dėshminė e bezdishme tė mosrefuzimit tė fatkeqsisė. Meqė ishin shum dhe i njifnin rrugėt e sintonisė, vendosėn me i dalė zot shkrimeve tė tyne, mbasi, kjo duket kjartė, nuk kishin se ēka me thanė tė re e nė pėrputhje me shpirtin e kohės. Zamani a koha e tyne optimale e krijimit kishte ikė dhe stina e thatė e Realizmit Socialist ua kishte pėrzhitė klorofilat. E ē’faj mund tė kemi na se ata e pėrdorėn gabim jetėn e tyne? E ē’kusur kemi na tė rrimė e t’i ndigjojmė se paskan thanė ketė e atė, tė gjitha kto mballosje tė mapastajme  e mjerane, kur tė gjithė e dimė se ajo stinė ishte sŷmprehtė me i gjetė devijimet atje ku s’ishin e jo ma atje ku ishin tė thanuna me adresė.


Unė, po, kam kėrkue shprehimisht pėrmbysjen e kierarkive si dhe te libri pėr Martin Camajn kam kėrkue me plot gojėn qė tė hiqen gėrmadhat e tė hapet vend pėr Martinin.


“Nuk due tė jem nji gozhdė e ngulun nė tru tė njerzisė”


JAVA: Ju jeni ndėr pėrfaqėsuesit e atyne qė shkruen pa botue nė diktaturė. Si ndiheni sa herė qė autoritetet nga brenda sistemit mohojnė ekzistencėn e letėrsisė t’sirtarve nė Shqipni, tue u pėrpjekė me jua shpėrvetsue kėte tė drejtė?


Primo Shllaku: Mė lejoni pak tė shpreh njilloj alergjie qė kam pėr togfjalshin “letėrsi sirtaresh”.E di se ky āsht nji term i konsakruem dhe pėrmban edhe nji veshtrim neutral e kategorik.Si term nuk mė duket i gjetun dhe do t’i bāj njifarėsoj kritike, sepse sugjestioni i tij āsht ma fort pejorativ. Shkrimet  rrinė nė sirtar si rrinė paret nė bankė a anijet mbi shpinė tė detit. Vjet nė maj mė pyeti nji kineast amerikan qė kishte ardhė te “Poeteka”: A ke qenė i persekutuem gjatė kohės sė komunizmit? Unė iu pėrgjigja thatė se jo. U ēudit dhe mė ngriti supet: Si, kshtu? I thashė se gjatė diktaturės unė nuk kisha gjā pėr me thanė. Pastaj i shtova: ”Tashti qė kam pėr tė thanė, tashti nuk mė lanė. Tashti jam i persekutuem.” Edhe pse pėrgjigja ime kishte disi nji strukturė anekdotike, burri i botės nuk mbrriti me kuptue shum prej ēka ndigjoi. Njeriu e kullandris vetė lirinė dhe s’i merr leje askujt pėr me e jetue lirinė si diktaturė apo anasjelltas. Vetėm se desha me thanė se termit “letėrsi sirtari” qė pėrpiqet me qenė nji term universal, ndoshta me kapitull nė vete nė tekstin e teorisė sė letėrsisė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohėse i pėrgjigjet termi qė po e shpik tashti “letėrsi gozhdė”. Mė ndihmoi Migjeni me vargun e tij “Nuk due tė jem nji gozhdė e ngulun nė tru tė njerzisė”. Me nji fjalė kur tė skjarohen gozhdat dhe karpentierėt, do tė skjarojmė sirtaret dhe marangozėt.


Letersia ime si granate e csigirueme nen jastek


JAVA: Disnivelet e mėdhaja ndėrmjet letėrsisė zyrtare dhe asaj jozyrtare shqiptare gjatė 50 vjetėve tė fundit a janė shprehje e ndėrhymjes sė shtetit nė punėt e letėrsisė dhe e asaj qė Trebeshina e pat quejtė si “pėrcaktim tė shkrimtarit tė parė me dekret shtetnor”?



Primo Shllaku: Tė them tė drejtėn nuk e di nėse ka pasė gjatė ktyne 50 vjetėve tė fundit nji letėrsi jozyrtare. Pėrveē letėrsisė skorbutike tė RS, nuk e di se ka tjetėr. Ato qė kam shkrue unė e ndonji shok i imi, kanė qenė shprehje e lirisė sonė tė mbrendshme, nji pėrpjekje me ruejtė turgorin shpirtnor dhe nji epsh djallzor me jetue me nji granatė tė ēsigurueme nėn jastek. Nėse mandej, kjo lojė, si e tillė apo diēka ma tepėr ka mundė me qenė edhe nji dėshmi e pjesmarrjes sime tė mirfilltė nė sfidėn e artit, unė ket nuk e pres ta ndigjoj prej njerzish qė janė ma tepėr se nji rreth i ngushtė bashkėkohėsish.


Patjetėr qė shteti kishte ndėrhŷ nė punėt e letėrsisė, pa tjetėr qė ndėrhymja e shtetit nuk kishte qenė asnjiherė elegante dhe delikate, patjetėr qė shteti kishte gijotinėn e vet edhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve e njerzit e devoēėm qė shqelmonin stolin a hiqnin siguresėn. Letėrsia duhet tė ishte konsakrimi moral e shpirtnor i mizorisė konstante tė makinės shtetnore qė kishte krijue institucionin e kurbanizimit periodik. E e dini se nė letėrsinė shqipe tė RS ekzistojn edhe ndonji “personazh pozitiv” qė manifeston simptoma tė pamėdyshta kanibalizmi?


JAVA: Debati pėr raportet e intelektualve me shoqninė shqiptare nė stadin aktual, asht ēėshtje e moralit apo e tė vėrtetės? Cilės duhet me iu referue intelektualėt, simbas jush?


Primo Shllaku: Na ende vazhdojmė me quejtė intelektualė njerzit qė s’merren me punė fizike. Puna mendore āsht ma e shumllojtė se puna fizike dhe si tė tillė, pra si intelektualė, duhet tė biem dakord ma nė fund me quejtė vetėm ata qė, mbasi kanė msue fort, janė nė gjendje me krijue diēka. ”Intelektuali” qė nuk krijon āsht edhe shef llogarie, āsht edhe roje kantieri, edhe pilot avoni. Pra njeri i shlodhun, njeri me nge. E si mund t’i pėrcaktojmė na raportet me shoqninė kur masa e atyne qė janė nė gjendje me dhanė krijimtari tė vėrtetė rrethohet literalisht prej nji mase tė trashė parazitare e tė turbullt amatorėsh, diletantėsh,  parvenysh, brigantash e deri provokatorėsh. Kjo masė e ngeshme qė shullāhet nėn ēdo qiell e nėn ēdo mot, nuk e njef asfare dilemėn “tė jesh atė kesh”.


JAVA: Nė mungesė tė studimeve serioze, ende s’asht vėrtetue nėse nji nga arsyet e ndalimit tė disa shkrimtarve tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluem ka qenė edhe gjuha, por kjo tezė as nuk asht hedhė kurrė poshtė. Cili asht gjykimi juej pėr kėte aspekt?


Primo Shllaku: Edhe pse erdhi ajo liri minimale qė i duhet njeriut pėr me dėshmue tė paktėn, nji pjesė e madhe e protagonistėve tė asaj periudhe, preferojnė dhe po ikin pa krye nji rrfim total. Shkaqet janė tė shumta, por gjithsesi janė vetjake dhe mikro-nikro. Kolė Jakova bani nji autokritikė tė bukur e burrnore, por ajo kishte pėr shenjestėr veten dhe partinė. Parti nuk ishte ma dhe vetja duhej lehtsue prej mkatit tė gėnjeshtrės. Ajo autokritikė ishte prap opurtuniste, sepse ai nuk foli pėr gjuhėn. Pra, Kola e dinte se ata qė e ruenin gjuhėn ishin gjallė, kurse partia ishte nji karakatinė e braktisun. Gjuhsisht dramatika e tij ishte avancim  i gegnishtes nė dramaturgji dhe pėrqasje e guximshme dhe e sukseshme e dialogut me tė folunėn e gjallė. Kola do tė bante shum ma mirė tė pėrqendrohej te gjuha si mjet absolut i asaj natyre drame qė shkruente ai dhe qė ndrrimi i ekspresionit koincidoi fatalisht pėr ket autor me hymjen e tij nė klimaks.


“Rrej, rrej...se dicka mbetet”



JAVA: Ēfarė tė vėrtete shkencore apo logjike historike ka nė thanien “Qysh nga shekulli i Skėnderbeut… gjuha, qė dikur kishte qenė e unifikuar, po thellonte ndarjen dialektore. Nė kėtė proces regresiv divergimi, njė rol reaksionar luajti kleri katolik…” tė bame nė vitin 1978 nga njeni prej eksponentve ma tė naltė tė sistemit tė kohės? A mendoni se kjo thanie ka zbritė nė masėn e njerzve tue i ba nji pjesė me mendue kėshtu edhe sot?


Primo Shllaku: Tė gjithė eksponentėt  e naltė tė sistemit tė kohės ishin tė turbulluem prej uthullės qė Enveri u jepte me pi esėll ēdo mėngjes. Fjalėt e tyne s’i kam marrė pėr bazė as atėherė, as edhe sot. Kleri katolik nuk ka nevojė t’i dalė zot askush, sepse vepra e tij historike āsht e madhe dhe e lavdishme. Ata qė sot pėrsėrisin tė tilla teza duket se msheftas vazhdojnė nė shtėpitė e tyne kurėn e uthullės esėll nė mjes. Padyshim qė kto zana tregojnė se historia e tė ashtuquejtunės “tolerancė fetare” āsht ma tepėr nji urim sesa e vėrtetė e pakocka. Pėr ata qė marrin vesht diēka nga gjuhsia shqipe do tė kujtoj se fenomeni lokal e i pėrkohėshėm i rotacizmit qė e ka mbarue veprimin e tij diku para ardhjes sė sllavėve, pra mes shekujve VI-VIII, āsht i pari divergim degjenerativ mbrenda shqipes dhe se zona ku u shfaq nuk ka qenė tamam zonė e veprimit tė klerit katolik, por e asaj pjese tė trevave iliro-shqiptare qė interesoheshin prej ndikimit bizantin dhe, pėrkatsisht, ortodoksisė.


Thania qė i atribuohet Napoleonit “ Rrej, rrej se diēka mbetet”, realizohet nė dy faza. E para āsht “rrej, rrej” dhe pėrkon me kohėn e diktaturės. Kurse faza e dytė se “diēka mbetet”,i takon me qenė koha e jonė. Po tė mos kishim “kso mbeturinash”, koha e jonė do tė ishte pa rival dhe, kam frikė, shum e amėsht. Tė mos harrojmė se ata qė mendojnė mbrapsht, janė absolutisht arsyeja pėr tė cilėn duhet tė ekzistojnė ata qė mendojnė mbarė.


Masakra hegjemoniste mbi gjuhen


JAVA: Tash qė disa gjuhtarė shqiptarė nuk bajnė ma shkencė mbi parime partishmėnie, standardin kanė mbetė me e mbrojtė tu’ sulmue si antishqiptar cilindo qė ven nė diskutim kėte ēėshtje. A mundet me u mbajtė nė kambė nji standard gjuhsor me pretekstin se njisoi nji komb, i cili edhe mbas 35 vjetėsh jo vetėm nuk ndihet i pėrfaqsuem nė kėte standard, por pėr pjesėn ma tė madhe t’individve tė kėtij kombi, standardi shfaqet me tiparet e nji mishi tė huej?


Primo Shllaku: Mė duket se Oscar Wilde e pati quejtė patriotizmin si strehėn e fundit tė maskarejve. Viktimat intelektuale tė indoktrinimit ideologjik dhe tė partishmėnive e ndjejnė tmerrsisht tė pariparueshėm sistemin e tyne tė dijeve dhe kjo i ban shum nevrikė e, pėr pasojė, agresivė. Sokrati paska thanė: Kur mė kafshon qeni, ēfarė prisni, qė t’i sillem e ta kafshoj edhe unė qenin?”


Standardi āsht ky dhe po mbahet nė kambė jo keq. Arrna andej, arrna kndej, ky standard ka lanė jashtė vetes edhe vetė disa zonalitete tė tosknishtes. Ky arrnim qė e ka kthye atź nė nji patch work tė vėrtetė, nuk knaq ma askend, pėrveē atyne qė e fitojnė buken tue krye arrnimin. Papritmas nji shkrimtar ynė i madh deklaron ose deklarohet se po merr nga gegnishtja. I shofim ata qė merr nga gegnishtja e del se i ka marrė se s’ka pasė ku i merr tjetėr veē prej ndonji gjuhe tė huej. Pra ajo qė sot kėrkohet tė na shitet si dashamirsi ndaj gegnishtes qė qan e ankohet se āsht emargjinue, rezulton asgjā ma pak se mosplotni ose edhe pamjaftueshmėni e bazės tosknishte tė ktij standardi. Megjithė operacionet qė janė krye e mund tė kryhen, me gjithė pėrpjekjen dinake e fodulle pėr ta vū shoqninė shqiptare e dhe nji herė para faktit tė kryem, me gjithėshurdhimin akademik si formė e terrorit shkencor nė postdiktaturė, megjithė ngritjen e nji opinioni pėrherė e ma solid lidhė me rrugėt pėr zbutjen e efektit tė masakrės sė kulturės sė hegjemonizmit mbi gjuhėn, unė them se gjuha shqipe pa gegnishten āsht si gjuha shqipe pa tosknishten.


Kur De Rada shijohet me kondom



JAVA: Asht e qartė se pasojat e Kongresit pėrjashtues tė Drejtshkrimit nuk kanė me u riparue prej tė njajtit brez qė e organizoi ate. Mosthirrjen e nji autoriteti pėr me ndryshue vendimet e vitit 1972 e shihni si mungesė tė vullnetit pėr ndryshim, apo si paaftsi e konfirmueme edhe nė ribotimin e nji fjalori tejet tė vorfėn para pak kohėsh, qė e nxjerr gjuhėn e sotme shqipe po aq tė paevoluueme sa nė vitin 1981?


Primo Shllaku: Gegnishta u pėrjashtue me program prej festės gjuhsore tė shqiptarėve. Kongresi i njofti dhe i caktoi asaj njifarė statusi tė vdekjes klinike qė mbahet pranė pėr dhurim organesh. Substancialisht kongresi i tha gegnishtes “vdis ti qė tė bashkėpunojmė” Dhe qysh atėherė filloi ndėrtimi i standardit mbi bazėn e tosknishtes nė bashkėpunim me nji tė vdekun a klinikisht tė vdekun. Shum thonė se rezultati āsht i dyshimtė, i paknaqshėm, gjysmak dhe, bile, ka asish qė flasin pėr dėshtim. Unė nuk kam se si tė gzohem kur dėshton gjuha ime. Por as nuk kam sepse tė mendoj se u bā tashti, nuk zhbāhet. Ket mkat ua lā tė tjerėve dhe mos paēa punė me ta. Po si t’ia bājmė gegnishtes qė āsht gjallė e e fortė se...? Ku t’i ēojmė Arshi Pipat, Ernest Koliqat, Martin Camajt, Zef Zorbat e nji dorė tjetėr letrarėsh qė janė gjallė e qė nuk ma lejon etika t’i pėrmend as si interesantė? Ku? Pra nuk ka  ndodhė ndonji mrekulli. Shqipja jonė e dashun, e msueme e lakue trupin e saj pėrmes Skilash e Karibdash, s’i paskej humbė reflekset edhe mbas Rilindjes qė do tė profilohej si epoka e triumfit tė saj mbi kolerat e njipasnjishme mbi tź. E gegnishtja jonė e bukur qė “i ka shti dridhėn tanė Rumelisė”, e msueme me dalė shndosh ndėr shtigje tė ashpra historike, e kishte ruejtė tė fortė turrin 400-500 vjeēar tė jetės sė saj dhe vazhdonte me dhanė kryevepra nė stina tė thata e nė kushte asfiksimi. E ku ta ēojmė gegnishten qė dredhon, hidhet, ēan e futet pėrparje? Ata tė kongresit s’i kishin parasŷsh kto punė. Po kta tė mbaskongresit ku duen me i ēue kta vitalitete tė gegnishtes? Apo nuk i shqetson mallkimi i De Radės, qė si poet eminent i gjithėhershėm i letrave shqiptare sot lexohet i transkriptuem  e shijohet me kondom, vetėm e vetėm se mes nesh e atij ishte nji det Adriatik dhe nji perandori osmane, autoritetin prohibitiv tė tė cilėve e pretendon sot nji kongres i bamė nė kohėn e palirisė.


JAVA: Pėrveē gjuhės standarde qė duhet tė jetė pengue me u rritė prej pėrjashtimit tė gegnishtes, a mendoni se edhe vetė gegnishtja asht dāmtue prej mospėrfshimjes dhe mungesės sė zhvillimit natyror si gjuhė jo veē e folun, por edhe e shkrueme?


Primo Shllaku: Kohėt e fundit ka pasė replika shum tė mprehta dhe me argumente tė ndritshme qė kėrkojnė rishime ridimensionime tė qėndrimeve zyrtare akademike ndaj gjuhės. Argumentologjia āsht sa moderne aq edhe e forcueme me fenomene tipike tė  rrafshit konkret tė kulturės  e gjuhės sonė. Por bota akademike hesht, hesht me nji heshtje “ex cathedra”, heshtje fodulle por edhe vrasėse. Studiues tė ndriēuem e njerz tė kulturės si Ledi Shamku-Shkreli, Migjen Kelmendi edhe ndonji tjetėr, kėrkojnė hapsina tė mdha pėr gegnishten, jo dhe aq pėr tė riparue kongresin, se sa pėr tė shpėtue trashigiminė letrare tė ktij ekspresioni qė gjallon me ngulm e shkėlqim sot e gjithė ditėn. Nga gjuhtarėt e institutit do tė ishte e mirė tė merrej iniciativa e nji  konference ku tė diskutohej rreth njisimit nė kushte tė reja tė drejtshkrimit tė gegnishtes si parapėrgatitje pėr futjen e saj nė shkollė si landė e themelit.



Pėr fund, duhet tė them se damtimi i gegnishtes ka qenė ma shum i rendit moral. Kurse gjendja e saj e mėnjanimit e ka sjellė nė nji pozicion tė mrekullueshėm pėr tė bā prekje shum modernizuese sidomos nė adoptimin e nji drejtshkrimi praktik e sintetik.


Shkodranizmi i Gegnishtes asht kurth


JAVA: Si e komentoni mungesėn e reagimit institucional nga Universiteti i Shkodrės nė ēėshtjen e rishikimit tė standardit? A mendoni se po mbi kėte institucion mundet me rā pėrgjegjsia pėr heshtjen masive edhe t’intelektualve t’asaj hapsine, e sidomos tė shkrimtarve, shumica e tė cilėve kanė harrue me shkru’ gegnisht?


Primo Shllaku: Universiteti i Shkodrės āsht skalioni i parė qė ndoshta u asgjāsue nė betejėn e parė pėr hapjen ndaj gegnishtes. Unė i kujtoj me respekt replikat dhe rreshkun e sinqertė tė seancave tė vjeteve ’94-’95. Ata kishin nji gabim ose ndoshta ashtu ishin rrethanat. Problemi i gegnishtes nuk āsht dhe nuk mund tė jetė problem i shkodranėve. Mė duket se shkodranizimi i gegnishtes āsht kurtha ma e rrezikshme pėr t’u shtŷ pafundsisht kjo ēeshtje. Problemi i gegnishtes sot profilohet si problem kombtar e mbarėkombtar dhe nuk ka aspak lidhje me ēeshtjet e standardit e tė letrarishtes. Gjuha letrare shqipe do tė krijohet mbi bazėn e dy nėnletrarishteve shqipe, kur tė dyja tė jenė tė gjalla e tė pėrdoruna edhe nė tė folun, edhe nė tė shkruem. Gjuhėn letrare do ta vendosė letėrsia mbetėse dhe me pėrmbajtje tė thellė humaniste, moderne e kompetitive jashtė e mbrendė. Gjuha letrare do tė vijė pa i djegė etapat dhe pa i sforcue proceset. Maturimi i proceseve nuk mund tė ndodhė mbrenda harkut tė nji brźzi, e aq ma pak, mbrenda periudhės sė nji pushteti. Unė mendoj se sot problemi i gegnishtes āsht kryesisht problem i toskfolėsve natyrorė, tė cilėt rrezikojnė tė gjenden tė pėrjashtuem ndaj pjesės ma substanciale tė krejt letėrsisė kombtare tė tė gjitha kohnave.











wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,


Knaqesia juaj Qellimi yne!!


Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.YouGoDec.Com
 
Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com