Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore Empty
MesazhTitulli: Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore   Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore Empty14.09.10 6:32

Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore

E marte, 24-06-2008, 06:19pm (GMT+1)










Violeta Allmuēa
Violeta Allmuēa: Pėr librin e Blushit kanė shkruar shumė personalitete politike, historianė, adhurues etj, por fatkeqėsisht nuk kanė shkruar kritikėt                                     


Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore


Nga Albert Zholi


Hyrje


Violeta Allmuēa ėshtė autore e 6 librave. Ka mbaruar studimet e larta pėr Gjuhė – Letėrsi nė vitin 1991. Shkruan poezi, prozė, publiēistikė. Proza e saj ėshtė e lidhur me realitete tė vėrteta tė shoqėrisė sė sotme universale. Krijmtaria letrare e autores mbėshtetet nė analiza tė thella psiko – sociale tė botės shpirtėrore tė personazheve qė e ēojnė veprėn drejt eseve. Modeli i saj mė i mirė nė publiēistikė ėshtė terreni me shkrime nė gazetat e pavarura, sidomos me artikuj gjatė luftės nė Kosovė.


Kush ka qenė e papritura mė e madhe e jetės suaj nė krijmtari ?



Kohėt e fundit kam botuar romanin tim mė tė ri « Dashuria vjen nga jugu ». Ndoshta ishte njė moment shumė i papritur nga ana ime. Para botimit ia dėrgova me e-mail disa emrave tė njohur tė kritikes dhe letėrsisė shqiptare romanin, thjesht pėr njė opinion. Desha te citoj disa prej tyre : Profesorit dhe kritikut Mark Marku, kritikut Behar Gjoka, shkrimtares Luljeta Lleshanaku, dhe disa adhuruesve tė mi. U befasova. Ishte njė vlerėsim i plotė nga ana e kritikės. Dhe nuk bėra asnjė publicitet apo promovim,( pėr fat tė keq edhe nuk mė pėlqejnė), nuk pranova tė shkoj nė asnje media vizive pėr tė mbajtur nė duar librin tim as pėr komercializėm, sepse mė mjaftoi pėrcjellja domethėnėse e mendimit tė tyre qė gjithsesi mbetet njė gjykim i specializuar. Edhe pas botimit tė librit vazhdoj tė kem pikėrisht mendimet e lexueseve tė cilat mė kanė sjellė njė kėnaqėsi tė paparė. Mund tė ndodhte dhe e kundėrta. Nėse nuk do mė vlersonte kritika e mirėfilltė edhe mund tė mos e botoja librin.


Po ashtu nė panairin e librit nė Kosovė pata njė surprizė tė veēantė. Kėrkesa pėr librin ishte e madhe. Librin e fundit e bleu shkrimtarja e mirėnjohur e Kosovės Flora Borovina. Ndjehem shumė mirė nė arritjet e mia.


Flet me shumė pasion pėr letėrsinė. Qysh kur ka ndodhur ky ēast ?


Pasioni pėr letėrsinė ka qenė pėr mua si njė fytyrė e vėrtetė qė mė ėshtė shfaqur qysh herėt. Besoj se nuk isha as 9 vjeē kur kam shkruar vargjet e para. Sigurisht si njė fėmijė e kam parė botėn me sytė e mi, ose ashtu siē mė pėlqente ta imagjinoja nė sistemin tim tė mendimit. Ndoshta brenda dhe jashtė realitetit. Edhe sot mė kujtohet se imazhet e para qė mė ngacmonin ishin tė vėrteta. Shkruaja vjersha pėr njeriun ose formėn e tij tė tjetėrsuar. Mė vonė shkruajta tregime tė shkurtėra. Prindėrit e mi tregojnė se isha njė vajzė rebele. Ikja prej tė gjithėve, ndahesha vetėm, nuk mė pėlqente tė isha njėsoj si tė tjerėt, tė vishesha njėsoj, madje tė mendoja njėsoj. Kjo nė pėrgjithėsi ka qenė karakteristikė e imja edhe nė tė shkruar. Mė kujtohet se edhe plakun prej bore e quaja tė vėrtetė, ngase dalloja tek ai fytyrėn njerėzore. Ēuditėrisht mė kanė mbetur nė kujtesė sytė e tij me thėngjinj tė zes dhe libri im i parė me poezi ’’ Sytė e natės ’’ botuar mė 1994, i cili nuk e gjeti udhėn e botimit para viteve 90 – tė, ka qenė njė meditim ose refleksione nga fėmijėria. Por kujtoj se isha vetėm njė fėmijė asgjė mė shumė. Krijuesi pa fėmijėri ėshtė diēka bosh pėr njė njeri qė hyn nė udhėn e vėshtirė tė krijimit.


Nė vitin 1995 botova romanin tim tė parė ’’ Era e pasionit ’’, ( Toena) i cili pėr hir tė vėrtetės mė bėri tė njohur. Ndoshta edhe jam habitur kur e lexova nė shtypin e ditės se ky roman ishte ’’ Bestseller ’’. Por nuk mė ka bėrė ndonjė pėrshtypje tė madhe, se ai ishte libri mė i shitur i vitit. Brenda vetes e ndjeja se kisha njė pėrvojė jo tė plotė nė gjininė e romanit. Edhe sot unė vazhdoj tė jem larg medias sė shkruar dhe vizive sepse mė pėlqen tė jem kėshtu. Kritika e kohės e analizoi kėtė libėr, si njė roman ndryshe nga letėrsia e shkuar shqiptare, me njė formė, pėrmbajtje e stil tė veēantė. Pothuajse janė shkruar rreth 30 shkrime nga kritika pėr kėtė vepėr letrare, e cila deri mė tani ėshtė botuar pesė herė. Ėshtė publikuar edhe nė librat e kritikėve mė nė zė tė letėrsisė shqiptare. Po ashtu u botua edhe nė Maqedoni. Libri ėshtė promovuar nė Kosovė, Mal i Zi, SH.BA. etj. Edhe sot ai mbetet pika ime mė e dobėt dhe mė i dashur.


Mė 1998 botova romanin ’’Zonjusha nėn mjegull’’ (Onufri) qė gjithashtu tregonte njė ngjarje tė vėrtetė tė botės shqiptare nė historinė e vitit tė mbrapshtė 1997. Edhe pėr kėtė roman kritika letrare, natyrisht ajo qė ekziston kėtu dhe nė diasporėn shqiptare ka bėrė analiza letraro – artistike dhe e ka vlerėsuar librin. Mua nuk do mė pėlqente kurrė qė njė vepėr letrare tė mos analizohej nga kritika. Flas pėr atė kritikė qė ekziston tek ne.


A e keni ndjerė ndonjėherė veten keq nė krijmtarinė tuaj ?


Gjatė vitint 1999 u pėrballa me duelin mė tė vėshtirė nė krijmtarinė time. Mu desh qė kėtė pjesė tė kohės tė ndodhesha gjatė luftės nė Kosovė me njė projekt pėr gruan, ku mė duhej tė bėja disa intervista. Ka qenė njė pėrvojė e vėshtirė por e shkėlqyer nė publiēistikė. E kuptova se sa i rėndėsishėm ishte misioni i gazetarit tė terrenit. Aty mėsova njė realitet tė prekshėm qė do tė linte gjurmė edhe nė krijmtarinė time tė sė ardhmes. Libri i publikuar njė vit mė vonė nė gjuhėn italiane dhe angleze ’’Zė gruaje ’’u vlerėsua nga kritika e huaj si njė libėr interesant. Mė kujtohet qė mė erdhi njė mesazh nga studjuesja e njohur italiane Luisa Passerini, e cila mė shkruante se libri e kishte befasuar. 



Nė vitin 2002 kam botuar librin me poezi ’’Jetoj me zjarrin’’( Onufri ). Pėr shkak tė obigimeve tė mia jashtė vendit, kėtė libėr e kam shkruar nė toka dhe qiej tė huaj. Megjithėse ndjehem qytetare e botės dhe e dua gjithė botėn nė kėto poezi mė shumė ka folur heshtja dhe vetmia ime se sa shpirti. Dhe jam ndier keq. Mė kujtohet me sa vėshtirėsi e pėrballoja mjegullėn e Londrės, shiun e Washingtonit, ngricėn e New Yorkut, sepse mė mungonte dielli i largėt i vendlindjes. Nuk besova kurrė se do shkruaja mė poezi.


Romani juaj “ Julia” pati njė lloj « ēensure ». Si ndodhi kjo ?


Nė vitin 2004 publikova romanin ’’Julia’’. Romani u prit mjaft mirė nga qarqet letrare dhe nga lexuesi. Ky libėr, i cili u vlerėsua si njė model elitar, ashtu siē u pėrfolėn dhe romanet e para shėnoi pėrpjekjen time mė tė re pėr tė shkruar histori tė vėrteta tė njė realiteti qė e prekja dhe e pėrjetoja. Kam marrė njė numėr tė madh mesazhesh pėr kėtė roman mes jetės dhe humbjes, sidomos nga gratė, tė rinjtė e tė rejat, tė cilėt pėrbėjnė personazhet e mi, megjithėse romani nuk kėshillohej tė lexohej deri nė 16 vjeē. Kjo u quajt « ēensurė » Le tė themi se gjinia e romanit ėshtė mjaft e vėshtirė. Edhe pėr mua ka qenė njė sakrificė e madhe. Kam humbur njė pjesė tė vetes dhe kohės duke iu kushtuar personazheve tė mi. Letėrsia e sotme nuk mund tė pranojė vetėm njė lloj energjie, merr lapsin, ulu dhe shkruaj. Ėshtė e domosdoshme tė hedhėsh nė letėr energji shpirtėrore pėr tė krijuar urėn lidhėse mes krijuesit dhe lexuesit. Edhe romani im i fundit “ Dashuria vjen nga jugu” i botuar nga « Dudaj » siē ju thashė mė lart ka tėrhequr vėmendjen e lexuesit dhe kritikės. Nė shtator romani do tė ribotohet sėrish.


Cili ėshtė mendimi juaj, pėr letėrsinė dhe kritikėn e sotme ?


- Kam pėrshtypjen se shkrimtarėt nė Shqipėri sot janė mė tė lirė se kurrė. Por kjo ndoshta ka sjellė qė komunikimi i letėrsisė sė mirėfilltė dhe shkrimtarėve tė mirėfilltė mungon. Do tė ishte mirė qė si nė ēdo vend tė botės sė sotme tė qytetėruar shkrimtarėt dhe artistėt tė krijonin ’’pushtetin’’ e tyre tė gjithėpushtetshėm me vepra tė arrira, tė kishin tė drejtat e tyre dhe tė pėrkraheshin nga shteti, i cili e ka pėr detyrė tė mbrojė kulturėn kombėtare dhe tė pėrfaqėsohet para botės me potencial intelektual e artistik. Por nuk do tė isha shumė dakord me kėto botime marramendėse, ku secili qė ka para mund tė prezantohet me libra tė rėndomtė, pa asnjė vlerė letraro-artistike. Nuk ėshtė e lehtė tė bėhesh individualitet nė letėrsinė e sotme. Elita letrare me ndonjė pėrjashtim ėshtė e vakėt dhe kjo edhe pėr shkak se misioni i kritikut po shuhet. Mesazhet dhe fuqia e kritikės bashkėkohore kanė shterur.


Po lexoj romanin ; « Tė jetosh nė ishull » i Ben Blushi. Edhe ai e ka ndjekur krijmtarinė time. Botuesi i tij Fatmir Toēi nė njė emision televiziv theksoi se pėr librin e Blushit kanė shkruar shumė personalitete politike, historianė, adhurues etj. Fatkeqėsisht pėr librin e autorit nuk kanė shkruar kritikėt. Ata mė sė miri mund tė pėrshfaqnin dimensionin e vlerave letraro-artistike nė kėtė roman. Nuk e di arsyen e heshtjes sė tyre.


Ju shkruani mė shumė prozė, plot katėr romane, tregime, ese. Ju paraprin ende poezia ?


- Sa herė kam menduar se nuk do tė shkruaja poezi ka ndodhur e kundėrta. Mė ka prekur njė ngjarje e fundit. Nė njė takim ndėrkombėtar tė poezisė, paraqita disa poezi nė gjuhėn italiane dhe nė shqip. Ndėrsa i recitoja poezitė e mia tė reja, poeti i mirėnjohur kosovar Ali Podrimja mė duartrokiti. Mė njihte mė shumė si prozatore. Eshtė redaktori i librit tim mė tė ri me poezi’’ Liri nė pasqyrė’’. Ai mendon se unė jam edhe poete e mirė. Po ashtu fjalė tė mira mė tha edhe poeti i shquar Italian Claudio Pozzani. Por besoj se dashuria ime e ardhshme do tė jetė proza. Brenda poezisė duhet tė ketė pak pėrsosmėri. Unė e adhuroj pėrsosmėrinė. Nuk e di a do tė arrij vetėm ta prek. Eshtė shumė herėt tė mendoj pėr kėtė. Krijuesi sheh mė shumė ėndrra nga qėniet e tjera. Por arti mbetet pasqyrim i realitetit tė botės sė njeriut.


Ju pėlqen suksesi nė letėrsinė femėrore?



- Sa mirė do ishte tė kisha arritur suksese ! E di qė thjesht mė janė shtuar fansat. Tė jesh njeri publik nė Shqipėri nuk ėshtė ndonjė ngazėllim i madh. Sot njerėz publik kėtu janė gangsterėt dhe bėmat e tyre qė zenė faqet e para tė gazetave dhe lajmeve tė reja, politikanėt e tė gjitha ngjyrave qė na tregojnė pėrralla dhe mburren me energjitė e vuajtjet e kėtij populli tė urtė, ca allasoj “artistesh” lakuriq qė i kėndojnė mė shumė tradhėtive se sa dashurisė. Sot pra rolin kryesor e luan pseudoreklama, pseudoarti.


Mė vjen mirė kur mė njohin e vlersojnė njerėzit. Por tė them tė drejtėn ende ndihem e brishtė teksa ngjis shkallėt e letėrsisė. Asgjė nuk ėshtė e lehtė. E rėndėsishme ėshtė qė jetoj nė botėn  e madhėrishme tė artit. Nuk jam nė mėdyshje pėr tė ardhmen time. Atė ditė kur nuk do tė shkruaj do tė kem vdekur. 


Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore. Madje as dėshiroj qė ajo tė vlersohet e ndarė nga letėrsia e seksit tjetėr. Nuk ėshtė e lehtė as pėr njė femėr as pėr njė mashkull qė tė jetė krijues dinjitoz nė kohėt e sotme. Arti i tė shkruarit ėshtė si njė vitrinė ku duhet tė ekspozosh shpirtin dhe talentin. Unė e kam tė pamundur, ose le tė themi se jam e paaftė tė jem xheloze pėr askėnd dhe as sektare. Nė kėtė botė tė madhe secili ka vendin e vet. Koha zbulon ’’Unin’’e artistit tė vėrtetė qė mbart koherencėn dhe veprėn e tij. Mė vjen keq kur dėgjoj se ekziston fenomeni i xhelozisė edhe nė letėrsi. Mua nuk mė shqetėson aspak. Kam dėgjuar se funksionojnė edhe klane qė i thurin lavde njėri - tjetrit, bėhen shkrime jo nga kritika e mirėfilltė por me porosi nga gazetarė tė paformuar pėr komercializėm. Kjo do tė jetė njė mangėsi e mėvonshme, e cila do tė ndikojė nė cilėsinė e vlerave dhe antivlerave. Shkolla e kritikės patjetėr duhet tė funksionojė edhe mė mirė se nė tė shkuarėn nė kėtė ’’Bum’’ tė madh tė krijimeve. Kjo mund tė jetė shenjė e prekjes sė lirisė, por jo e artit tė vėrtetė.


Ēfarė ju ndodh nė proēesin e krijmtarisė letrare ?


- Brenda ēdo krijuesi pėrveē dhuntisė artistike ekziston edhe pėrvuajtja. Shkrimtari duhet tė reformojė veten si njeri qė mund tė sjellė njė model, i cili tė merret si sinjal i civilizimit shpirtėror. Nė tė gjitha kohėt shkrimtarėt kanė pėrjetuar, se tė pasurit talent nuk ėshtė gjithēka. Duhet njė punė aq e madhe, sakrifica, vuajtje, kohė, sa vetėm ai qė shkruan mund ta imagjinojė. Edhe mua mė ndodh e njėjta. Suksesi vjen kur e meriton. Nė tė vėrtetė lexoj letėrsi tė huaj, nobelistėt dhe libra tė miqėve tė mi. Le tė themi njė letėrsi tė pėrzgjedhur. Sigurisht pėr ēdo krijues letėrsia kėrkon sakrifica tė paimagjinueshme. Meditimi i jetės sė njeriut nuk ėshtė si njė film i thjeshtė tė cilit i dihet fundi. Sa herė kam menduar si do tė shfaqen personazhet e mi nėpėr libra, por edhe para lexuesit. Romanet e mi asnjėherė nuk pėrfundojnė nė Happy End. Por as sillen nėpėr ajrin gri tė humbjes. Mbijetojnė duke gjetur vetveten.


Jam tip shumė i ndjeshėm dhe kam njė nismė vetjake tė rrallė. Mė pėlqen tė studjoj histori, psikologji, filozofinė. Kam lexuar shkrimtarė ku nė librat e tyre personazhet lėvizin nė njė botė ku sundon, e bukura, lumturia, qiell parajsa. Personazhet e mi, pėrveēse nuk besojnė se ekziston lumturia, vdesin dhe ngjallen, janė lypėsa, gra tė braktisura, kėrkojnė identitetin e humbur, kanė aftėsinė tė zbulojnė tek vetvetja idealin pėr jetėn dhe botėn qė i rrethon.


Kurse poezia ėshtė diēka hyjnore nė artin e tė shkruarit. Kur flas kėshtu brenda vetes i besoj vargjeve tė mijėra poetėve tė tė gjitha kohėve. Poezia dhe proza secila ka vendin e vet.



- Dhe mė nė fund: 


Ka disa kohė qė merrem me studime nė fushėn e psikologjisė sė sjelljes, pėrvojė tė cilėn kam pasur mundėsinė ta njoh nė SH.B.A. Eshtė njė fushė e paeksploruar nė vendin tonė. Ajo merret me modelet e reja tė sjelljeve bashkėkohore, jo tradicionale, steriotipike ku deri tani kemi trajnuar mėsuesit e rinj nėpėr universitetet shqiptare. Brenda kėtij viti do tė botohet njė nga librat mė tė suksesshėm nė kėtė fushė, shkruar nga Terapistja e njohur amerikane Pamela Buttler. Ky libėr tė ndryshon jetėn. Ai titullohet « Vetėpohimi i gruas »  Ishte njė dėshirė e madhe tė publikonim kėtė libėr tė mahnitshėm, i cili ėshtė botuar nė shumė vende tė botės.  Le tė jetė njė surprizė edhe nė Shqipėri. 







Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Violeta Allmuēa: Nuk mė pėlqen tė paragjykoj letėrsinė femėrore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ju pelqen shiu ?
» A ju pelqen seksi anal
» Perse na pelqen puthja?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions