Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Breteria Dardane

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Breteria Dardane Empty
MesazhTitulli: Breteria Dardane   Breteria Dardane Empty20.09.10 5:42










    


1.
Krijimi
i Mbretėrisė Dardane


  



Nė shek. IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila
shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė
tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri te qyteti
i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e
sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė
Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun.





 



 

Rolin kryesor nė mbretėri e luajti
fisi i dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė
tjera, ndėr tė cilat njohim galabrėt dhe thunatėt.




   

Dardania ishte e njohur nė botėn e
lashtė pėr tokat e saj tė gjėra e pjellore, pėr punimin e arit
dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtorale. I njohur ka qenė
veēanėrisht djathi dardan.



 



Shoqėria
ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin skllavopronar.
Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin aq shumė
skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė
1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr
punonte tokėn. Nė kohė lufte skllevėrit merrnin pjesė nė
ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre.




 






Mbretėria
Darane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė
organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė
ishte se ata hidheshin tė gjithė sė bashku nė sulm dhe po
kėshtu sė bashku tėrhiqeshin me radhė tė shtrėnguar,
duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plagosurit e
tyre.




 






Forcat
e kėsaj ushtrie u treguan sidomos nė shek. III p.K., kur
dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dyndjet e
fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa
Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin
edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme.





 





Siē
dėshmojnė shkruimtarėt e lashtė, historia e mbretėrisė
Dardane ėshtė e mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr
Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me mbretėrinė
Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn
edhe konflikte., tė shtyrė nga aristokracia skllavopronare,
qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja
shumė tė rėnda ekonomike politike si pėr ardianėt, ashtu
edhe pėr dardanėt.





 







mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė
dardane u pėrpoqėn tė shtrijnė kufijtė e tyre deri nė
brigjet e Adriatikut duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė
ardiane tė mbretreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky
operacion ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e
ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin
tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kufijtė e mėparshėm.




Pas
kėsaj Longari i drejtoi ushtritė e tij nė jug dhe pushtoi
tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijėve
tė Maqedonisė.





 




 


2.
Luftėrat
e dardanėve kundėr maqedonasve






 






Rreth
vitit 231 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve
morėn pėrmasa tė gjera, sa qė mbeti i vrarė edhe mbreti
maqedonas Dhimitri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i
shpeshtuan sulmet nė Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i
detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti
maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin
219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė.
Ushtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e
tyre dhen pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan
qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi).




 







vitin 216 p.K., ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė
fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20.000 robėr.
Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit
Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri
Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė
rėnda nė ushtri.





 






vitin 200 p.K., mbreti dardan Bato, sė bashku me ardianėt e
mbretėr tė tjerė ilirė, lidhėn aleancė 
me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt
tė ndėrmerrnin sulme tė reja nė jug tė kufirit tė tyre.





 






Dardanėt
nuk pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė
jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin
Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuar Maqedonia,
duke u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me
krahinat jugore tė Ballkanit.




 






Duke
mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane,
maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset kelte tė bastarnėve,
qė kėta tė fundit tė zhduknin popullsinė ilire tė dardanėve
dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u
arrit. Dardanėt i thyen ushtrit kelte dhe ēliruan tokat qė
ata kishin pushtuar.




 






Edhe
pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė,
Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca
me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara.
Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn
pėr tė tregtuar kripė.





 




 


3. Luftėrat
e dardanėve kundėr romakėve






 






Luftėrat
e dardanėve kundėr romakėve vazhduan pėr shumė vjet me
ashpėrsi shumė tė madhe , nė rrethanat kur senati romak
synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat
ilire dhe tė arrinte deri nė Danub. Edhe pas shqetėsimeve qė
u shkaktoi rifillimin e sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan
inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, e cila ishte kthyer
tashmė nė provincė romake.




 






Dardania
u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtrinė
pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e
tyre. Megjithėkėtė nė vitin 97 p.K., romakėt arritėn tė
vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė
tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u
shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin
kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgatitej
me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri
nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t’i bindej
komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt
e quanin tė rrezikshme.





 





Romakėt
i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe
kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri.
Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndreshmėrinė e madhe tė
dardanėve ndaj kundėrshtarit.





 





Pas
luftrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek. I p.K.,
dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė
e plotė tė Romės.





 






 





 






DARDANĖT
DHE DARDANIA SIPAS AUTORĖVE ANTIKĖ






 





1.   Galėt u shtuan kaq shumė,
saqė nuk i nxinte mė toka ku kishin lindur. Emri i galėve
kaloi kaq tmerr, saqė edhe ata mbretėr qė nuk ishin sulmuar
ende, e blinin paqen me shuma tė mėdha tė hollash. Vetėm
mbreti i Maqedonisė. Ptolemeu, e priti i shkujdesur lajmin e
afrimit tė galėve. Ai u soll nė pėrbuzje ndaj propozimeve
tė dardanėve, tė cilėt i ēuan fjalė se mund t’i jepnin
20.000 luftėtarė nė ndihmė Kur ia thanė kėto fjalė
mbretit tė dardanėve, ai u pėrgjigj se sė shpejti mbretėria
e lavdishme maqedonase do tė binte nga papjekuria e njė tė
riu tė prapė.


Pompei
trogu (Justini) shek. I, p.K








 


.








 





2.   Madje edhe burrat mbajnė
nė Ilirinė e sipėme tė dorės rrathė ari, qė vinin nga
Dardania, dhe prandaj quheshin dardanė.


Plini,
shek. I







 











 







3.   Dardanė janė edhe
galabrėt, te tė cilėt ėshtė njė qytet i vjetėr, dhe
thunatėt. Dardanėt muzikėn nuk e lėnė mėnjanė, po pėrkundrazi
pėrdorin gjithmonė fyje e vegla me korda. Kėta banojnė nė
thellėsi tė vendit.


Straboni,
shek. I







 








 






4.   Konsulli K. Kurioni, nė
luftėn e Dardanėve , kur njėri nga pesė legjionet, duke
ngritu krye, iu shmang shėrbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte
ndėrmend tė ndiqte komandantin e paparsyeshėm nė njė
ekspeditė tė vėshtirė e tė rrezikshme, urdhėroi katėr
legjionet tė dilnin tė armatosur. Pastaj u dha urdhėr ushtarėve
tė legjionit kryengritės tė dilnin tė paarmatosur.Pastaj u
dha urdhėr ushtarėve tė legjionit kryengritės tė dilnin tė
armatosur dhe tė zbėrthyer dhe nė prani tė ushtrisė tjetėr
i vuri tė presin kashtė, u tėrhoqi flamujt, u hoqi emrin dhe
i shpėrndau ushtarėt nė legjionet e tjera.

Frontini,
shek, I






 









5.   Megjithėse Antoni i
shkretoi viset e dardanėve dhe tė fqinjėve tė tyre, ai nuk
guxoi tė pengonte kalimin e tyre dhe, nė njė rast tjetėr,
kur ai u tėrhoq me kalorėsit, dardanėt i dėbuan me forcė
prej vendit kėmbėsorėt e rrethuar, duke u marrė edhe plaēkėn
(viti 59 p.K.)

Dion
Kasi, shek. II













 








FJALOR



 






Konsull   
–  
Romėn e vjetėr, titull shtetėror me detyra tė larta





Legjion   
–   Njėsia mė e madhe e ushtrisė romake


Provincė  –   Nė Romėn
e lashtė territori i pushtuar i popujve tė tjerė, i drejtuar
nga mėkėmbės romakė






 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Breteria Dardane Empty
MesazhTitulli: Re: Breteria Dardane   Breteria Dardane Empty20.09.10 7:15

Bashkohena ne daku do jet gjoja bukur por eshte enderr e larget ajo Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Breteria Dardane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Fiset shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions