MORATINOS SHPJEGON PĖRPARA BE-sė LARGIMIN E TRUPAVE SPANJOLLE NGA KOSOVAKryeministri spanjoll i Punėve tė Jashtme,
Miguel Angel Moratinos u shpjegua sot pėrpara homologėve tė tij tė
Bashkimit Evropian lidhur me tėrheqjen e polemizuar tė trupave
spanjolle tė forcės sė NATO-s nga Kosova.
"Pėrfitova
nga rasti, ėshtė logjike, pėr t'u shpjeguar kolegėve tė mi arsyet pėr
tė cilat qeveria spanjolle kishte vendosur tė njoftonte tėrheqjen e saj
progresive dhe tė koordinuar tė trupave tona nga Kosova", njoftoi
Moratinos pas njė takimi me homologėt e tij evropianė nė Republikėn
ēeke.
Ministri ēek, Karel Schwarzenberg, vendi i tė cilit kryeson BE-nė, "mė falenderoi pėr kėto sqarime", shtoi ai.
Ministri francez, Bernard Kouchner vlerėsoi se shpjegimet e Moratinos kishin mundėsuar tė shpėrndahej "keqkuptimi".
"Moratinos
ishte tepėr i qartė dhe kjo na siguroi shumė", tha Kouchner pėr disa
gazetarė. "Ai tha se po diskutohej me sekretarin Jaap de Hoop
Scheffer dhe se tėrheqja e spanjollėve do tė bėhej nė kushte qė nuk do
tė dėmtonin askėnd, nė mėnyrė graduale sipas datave qė po diskutohen".
Spanja
zemėroi NATO-n dhe SHBA-nė ndėrsa njoftoi mė 19 mars pėrmes zėrit tė
ministres sė saj tė Mbrojtjes, Carme Chacon tėrheqjen deri "nė fund tė
verės" tė kontigjentit tė saj nga Kosova
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites