Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Eposi i Shqiptarėve | Kreshnikėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Eposi i Shqiptarėve | Kreshnikėt   28.03.09 19:34

Eposi i Shqiptarėve
| Kreshnikėt

Eposi
shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikėve, erdhi
nė vėmendjen e studiuesve para njė shekulli.
Ai u shfaq pikėrisht nė pėrmbyllje tė
epokės sė Rilindjes Kombėtare, qė
me tė drejtė ėshtė quajtur shekulli
i “kultit tė epopesė”.
Letėrsia shqiptare lindi e u zhvillua pėr
njė kohė tė gjatė si letėrsi
heronjsh. Ata qė nuk e dinin se ekzistonte nė
formėn tradicionale gojore eposi i kreshnikėve
u pėrpoqėn tė krijojnė vetė
“epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin
si trashėgime orale. Mė pas pati pėrpjekje
pėr rikrijimin e njė epopeje integrale, sipas
modeleve tė poemave antike.
Nė eposin shqiptar, si nė ēdo epos
tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari
tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė
tė kujton mendėsinė e “Epit tė
Gilgameshit”, ku njė ditė nė kohėn
e hyjnive ėshtė sa njėmijė vjet
nė kohėn e njerėzve. Heronjtė mitologjikė
tė eposit shqiptar mbeten tė vdekur nė
mejdan pėr njėqind vjet dhe kur zgjohen thonė:
“paskam marrė nji sy gjumė”. Kur
Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”.
Nė epos ka vetėm tė shkuar tė largėt
dhe tė papėrcaktuar. Koha nė pėrfytyrimin
mitologjik nuk i bindet orės njerėzore.
Hershmėrinė e thellė tė eposit shqiptar
e dėshmojnė dy tipare tė rėndėsishme
tė figurave mitologjike tė ciklit verior:
karakteri e tyre matriarkal, nga njėra anė,
dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė
njė anė tjetėr e ēėshtjes
sė autoktonisė - gjegjėsisht aloktonisė
- sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin
helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale.
Ato bashkėjetojnė e ndeshen, fitojnė
e mposhten, kėrkojnė parėsinė dhe
e mbrojnė atė. Cikli i Artridėve pėrmbyllet
me dilemėn tragjike tė Orestit, qė duhet
tė thyejė njė traditė e tė
themelojė njė tė re: tė mbrojė
tė drejtėn e atėsisė kundėr
asaj tė mėmėsisė. Heronjtė
e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės.
Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtė"
qė kėshillon flijimin e nuses nė urė
tė kujton patriarkun, nė epos nuk ka patriark.
Pėr herė tė parė nė epos babai
shfaqet me figurėn e Mujit, nė raport me Omerin
(ose "shtatė Omerat"). Nė njėrėn
prej kėngėve Omeri duhet tė lirojė
"babė e axhė" nga burgu i krajlit.
Kėngėn rapsodi e quan "Omeri prej Mujit"
dhe ky ėshtė rasti i vetėm kur shfaqet
njė hije patriarku. Figurė qendrore dhe rol
autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht
nuk kanė babė, ata janė bij tė njė
nėne qė urdhėron shtėpinė dhe
e marrin fuqinė prej zanave. Pas Omerit nuk ka
mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk
trashėgohet.
Tipari
matriarkal i figurave mitologjike tė epikės
legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e
rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė.
Zakonisht ėshtė thėnė se nė
kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore
me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė
prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė
tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit
nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē
ishin ligjet e administratės sė perandorisė.
Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė
Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės
sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė
vepėr, pėr njė fushatė apo pėr
haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i
vdekjes pėr tė shpėtuar njė epokė
nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu
mund tė flijohej i gjallė - siē ndodh
me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund
bajlozin, qė kėrkon natė pėr natė
"ka 'i dash t'pjekun", natė pėr
natė "ka 'i vashė tė re". Mundja
e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė
e pėrligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia
amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit
shqiptar thekson karakterin autoktonik tė popullit.
Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė
njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore,
gjysmėtokėsore - Persefoni e kalon gjysmėn
e vitit nėn tokė dhe gjysmėn mbi tokė-
ktonike dhe uranike - qiellore), nė eposin shqiptar
kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike tė
botės shqiptare janė tokėsore. Nė
folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė epin
dhe pėrrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit".
Krahas me "tė bukurėn e dheut" (tė
kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike
tė vendit dalin e bėhen bashkė figura
tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua
zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot
rreshtat"), "ato tė lumet", shita.

Tipari ktonik i figurave mitologjike tė eposit
shqiptar pėrkon me atė stad tė mendimit,
kur nė letėrsinė antike helene "perėnditė
zbritėn nga Olimpi", por, megjithatė,
mbetėn figura tė rėndėsishme tė
ndėrgjegjes sė besimit. Kjo ėshtė
mė e vonėt se shtresa uranike (qiellore) e
figurave mitologjike, por, gjithsesi, mė e hershme
se ajo kohė kur perėnditė greke u bėnė
pėr t'u pėrqeshur nė komeditė e
Aristofanit.
"Dy kalendarėt" e kohės (jashtėkohėsisė)
nė epos dhe nė historinė e jetės
njerėzore lidhen me dallimet ndėrmjet pėrfytyrimit
mitologjik pėr kohėn nė mendėsinė
e lashtė dhe nė mendėsinė moderne.
Njė prej fakteve folklorikė interesantė
pėr kėtė ėshtė pėrdorimi
i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas,
qė shihet si tipar universal i eposit. Nė
eposin shqiptar, pėr tė treguar largėsi,
zakonisht thuhet “nantė konaqe larg”
ose "nantė vjet udhė". Kjo ngjan
me idiomėn letrare tė eposit tė shumerėve,
ku largėsia tregohet jo me njėsi tė hapėsirės,
por me njėsi tė kohės: "Mė
zuri shqiponja me kthetra tė hekurta,/ Dhe katėr
orė nė lartėsi mė ngriti".
Ose: "Shkuan mė tej, dy herė nga njėzet
orė,/ Derisa nga larg dalluan njė cep toke".
Pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn
dhe anasjelltas ka lidhje me atė shkallė tė
zhvillimit mendor tė botės njerėzore,
kur ende procesi i lėvizjes prej sė shkuarės
nė tė ardhmen pėrfytyrohej si njėdimensional.
Nė kėtė pėrmasė njėsoheshin
deri nė padallim koha dhe hapėsira.
Kėto mendėsi tė njė stadi tė
lashtė antik pėrbėjnė argumente
artistikė parėsorė pėr debatin mbi
burimin kohor tė eposit shqiptar. Cikli shqiptar
i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje
tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre europianė
tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė
tipare tė eposeve antikė se tė atyre
mesjetarė. Ekzistojnė njė varg argumentesh
folklorikė nė favor tė njė pėrcaktimi
kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė
periudhėn e kalimit prej ilirėve tek shqiptarėt,
prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhės sė
fundme tė romanizimit nė pėrballjen me
dyndjet sllave.
Nė shkencėn sllave cikli verior konsiderohet
rikrijim i motiveve tė eposit serbo-boshnjak pas
muslimanizimit masiv tė shqiptarėve, dikur
nga shekulli i 18-tė e kėndej. Disa nga dijetarėt
vendės janė bashkuar nė mendimin se eposi
shqiptar ėshtė "i periudhės bizantine"
dhe burimi i tij duhet lidhur me kohėn e krijimit
tė "Digenis Akritas" tek grekėt.
Kėto pikėpamje, herė hapur e herė
tėrthorazi, herė me qėllime tė caktuara
e herė nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtėzuar
burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose tė
atij bizantin, e vonojnė mjaft kronologjikisht
formimin e eposit shqiptar.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Eposi i Shqiptarėve | Kreshnikėt   28.03.09 19:36

Tė dhėnat e zhvillimit tė pėrgjithshėm
kulturor tė shqiptarėve tregojnė se eposi
verior ėshtė krijuar nė njė periudhė
zhvillimi divergjent. Kjo ėshtė periudha e
ndarjes mė tė madhe etno-krahinore tė
viseve shqiptare (Gegėri e Toskėri) - fakti
ėshtė se nuk gjenden gjurmė tė eposit
nė jug tė Shkumbinit. Kjo ėshtė
periudha e ndarjes sė polifonisė nė jug
prej homofonisė nė veri. Kjo ėshtė
periudha e rotacizmit nė jug dhe e nazalitetit
nė veri. Kjo ėshtė periudha e ruajtjes
sė a-sė nė gegėrishte dhe e kthimit
tė saj nė "ė" nė toskėrishte.
Nga pikėpamja kulturore eposi ka lindur nė
kohėn kur u vėrtetuan ndryshimet mė tė
rėndėsishme dydegėshe tė kulturės
shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do tė thotė
se eposi ėshtė njė traditė e mbyllur
folklorike nė veri. Ka shumė tė dhėna
qė provojnė se cikli verior nuk ėshtė
aq verior, sa tė mbetet i vetėveēuar.
Motive themelore tė tij gjenden tė zhvilluara
nė folklorin e viseve jugore nė formėn
e rrėfimeve, pėrrallave apo legjendave.
Nga pikėpamja historike, eposi nuk mund tė
lindė nė ēdo kohė dhe nga ēdo
ngjarje. Vetė eposi shqiptar sundohet fund e krye
nga konflikti i bartėsve tė tij me popullsinė
e ardhur nė Ballkan, mban vulėn e dyndjeve
sllave. Eposi shqiptar e pėrjashton krijimin qysh
nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur,
duke paralajmėruar audiencėn se tė tjera
gjėra ndodhnin “kur kem’ pas’
besė me krajli”. Nga njė kėrkim
nė njė mėnyrė pak tendencioze mund
tė hetohen edhe tė dhėna qė shfaqen
si dėshmi tė njė rreziku qė vjen
nga deti dhe qė nė nėnshtrat mund tė
lidhet edhe me jehonėn e njė kohe tė
pushtimeve romake. Kėto fakte e arsyetime lejojnė
tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht
nga karakteri i tij shumėshtresor, megjithatė,
ekziston njė “kohė e parė”.
Ajo pėrkon me shek. 7-8-tė, kur ndodhin proceset
mė tė rėndėsishme divergjente tė
brendshme nė kulturėn etnike, kur vėrtetohen
shndėrrime cilėsore kulturore, si kalimi nga
ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege
dhe toske (nė vend tė tė folmeve tė
ngushta tė fiseve). Ky proces divergjence ishte
pėrparimtar, sepse, duke ndarė koinenė
kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencėn
brenda tyre, njėsoj si kishte ndodhur nė antikitet
me katėr dialektet e greqishtes. Pikėrisht
nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen
me dyndjet sllave nė Ballkan dhe njohin pak nga
pak karakterin ekspansiv tė tyre.
Edhe tė dhėnat rreth nocionit tė njė
hapėsire mitologjike nė epos janė favorizuese
pėr kushtėzimin e burimit tė tij me periudhėn
e kėtyre shndėrrimeve tė mėdha.
Nėse studiuesi do tė vihej nė kėrkim
tė njė “habitat-i” prehistorik
tė botės sė personazheve dhe ngjarjeve
tė eposit, tė njė "atdheu shpirtėror",
tė njė "patria poesis", kjo do tė
gjendej nė kultin e dheut tė tė parėve,
nė mitin e vendlindjes, nė shenjtėrimin
e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė
atė kuptim qė gjermanėt e pėrdorin
kėtė fjalė kur thonė "land".
Ndonėse tė kufizuara, nė epos ka tė
dhėna tė tilla me karakter etnoveēues,
qė gjenden tė trashėguara nė botėn
shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė
me dallimin “tė vetėt - tė tjerėt”,
qė ėshtė nga shenjat mė tė
hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė.
Ka tė ngjarė qė nė opozicionin “kreshnikė
- shkje” ėshtė po ai opozicion qė
gjendej tek grekėt e vjetėr nė formėn
“helenė - barbarė”. Ndonėse
mė shumė mund tė flitet pėr njė
nocion landi, vendlindjeje, pėr njė Itakė
shqiptare, sikurse ėshtė Moreja tek arbėreshėt
(nė kėngėt historike, se pėr njė
hapėsirė tė pėrcaktuar qartė,
prapė vetėdija e njė atdheu qė i
bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre
"tė vetėt" del aty-kėtu. Eshtė
me vend tė kujtohet se edhe nė eposin antik
helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir
i Eladhės, por ai nuk gjen prehje pa mbėrritur
"atdheun e ngushtė", Itakėn.
Dėshmitė e pranisė sė kulturave
tė vjetra antike nė lėndėn shqiptare,
sidomos tė kulturės greko-romake, janė
edhe dėshmi hershmėrie dhe fqinjėsie
prej antikitetit. Lamberci argumenton se nė eposin
verior ka "mbi 40 tema tė ngjashme" me
ato tė kėngėve akritike. Zgjedhja e Mujit
("a don forcė a don gja") ėshtė
si zgjedhja e Heraklitit. Nė njė kėngė
tė njohur shqiptare Omeri i vogėl duhet tė
lirojė "babė e axhė" nga burgu,
sikurse Armuropulos (Armuri i vogėl) tek kėngėt
akritike. Kėto gjurmė janė inkurajuese
pėr tė shkuar drejt pėrfundimit se eposi
shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke
e parė nė lidhjet e tij artistike me gjithė
folklorin e vendit, nuk ėshtė dhe aq verior
dhe i kufizuar sa ėshtė paraqitur nėpėrmjet
termit. Kėtu edhe gjeografia historike pak hyn
nė punė.
Veēohet pėr nga rėndėsia shtresėzimi
i eposit mbi bazėn e tipeve tė personazheve.
Mė nė hollėsi duan vėmendje personazhet
mitologjikė, duke theksuar karakterin e tyre polistadial,
prej fėmijėrisė sė njerėzimit.
Heronjtė kryesorė tė eposit (Muji) pėrfaqėsojnė
kultin e fuqisė, sikurse Akili nė veprat homerike;
kurse kalimi nė stadin e kultit tė diturisė
- dinakėrisė (kulti i Odiseut) nuk ėshtė
aq i vėrtetuar. Eposi shqiptar ka nė qendėr
heroin e luftės, ndėrsa heroi i paqes, "heroi
i dytė" - Halili - mė shumė anon
nga kulti i bukurisė. Nė eposin helen Odiseu
duhej tė mposhtte joshjet e aventurės dhe
tė arratisė, duke qenė larg atdheut,
prandaj duhej t'i zgjidhte situatat menēurisht,
kurse nė eposin shqiptar Halili ėshtė
nė atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojė zemrat
"devojkave" me hijeshinė burrėrore
Autor Dr.Shaban Sinani

Bibliografi:
1. Albert Lord, "The Singler of Tales", 1962.

2. Maximillian Lambertz, "Die Volksepik der Albaner",
Leipzig, East Germany, 1958.
3. "Epi i Gilgameshit", 1999.
4. "Shah Name", pėrkthim i Vexhi Buharasė,
dorėshkrim.
5. "Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar",
1-6.
6. Fatos Arapi, "Kėngė tė moēme
shqiptare", 1986.
7. Berndardin Palaj - Donart Kurti, "Visaret e
Kombit"-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, "Vargu i kėngėve tė
kreshnikėve”, 1987.
9. Eqrem Ēabej, “Problemi i autoktonisė
sė shqiptarėve nė dritėn e emrave
tė vendeve”, 1958/2.
10. Faik Konica: "Shqipėria -kopėsht
shkėmbor nė Europėn Juglindore",
1993.
11. Stavro Skėndi, “Albanian and South Slavic
Oral Poetry”, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, "Morfologija skaskih",1958.

13. Shaban Sinani, "Mitologji nė eposin e
kreshnikėve", 1998.
14. “Bernardin Palaj - opere”, Roma 1969.

15. Celentano. L. “Letteratura greca”, Napoli
1995.
16. Clarotti-Crussi, “Viaggio nell’epos”,
Torino 1996.
17. Robert Elsie, “Albanian folktales and legends”,
Tiranė 1994.
18. Vladimir Propp, “Ruskij geroiēeskij
epos”, M. 1958.
19. Sigmund Freud, “Psicoanalisi dell’arte
e della letteratura”, Roma 1993.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
 
Eposi i Shqiptarėve | Kreshnikėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion :: Poezi Dashurie-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs