Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kategoria e parė starton me rezultate surprizė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Kategoria e parė starton me rezultate surprizė Empty
MesazhTitulli: Kategoria e parė starton me rezultate surprizė   Kategoria e parė starton me rezultate surprizė Empty11.09.10 23:08

Sot, nė disa prej stadiumeve tė vendit, ka nisur kampionati kombėtar i kategorisė sė parė. Edhe pse jo e plotė, pasi federata nuk po vendos dot pėr ēėshtjen “Partizani”, ndaj nuk do tė luhej nė Pogradec, ngritja e siparit tė kategorisė sė parė i ka grishur tifozėt e vet. Sipas skuadrave respektive, tė cilat nuk janė pa histori, tė tilla si Partizani, Apolonia, Tomori, Besėlidhja, Lushnja, Luftėtari etj. Ēka ngėrthente edhe njė interes tė madh, pėr kėtė futboll, tė ashtuquajturin “tė vogėl”, sepse vjen pas Superligės. Ballafaqimet interesante nuk kanė munguar qysh sot, nė premierė, kėshtu qė futbolli ynė zgjeron “gjeografinė” e futbollit tė luajtur, shton “adrenalinėn” e kėsaj loje magjike. Sa u takon cifteve tė javės sė parė tė kampionatit tė kėsaj kategorie, vlen tė evidentohet sfida e Lezhės, mes dy skuadrave me jo pak emėr nė futbollin shqiptar. Besėlidhja vendase, e pėrforcuar ndjeshėm nė kėtė edicion, me pretendime serioze pėr t’u ngjitur mė lart, ka pritur Apoloninė e Fierit, edhe ajo nė tė njėjtėn “gjatėsi vale“. Lezhjanėt janė befasuar nga miqtė, teksa e kanė parė veten nė disavantazh tė njė goli nė pjesėn e parė, cka ua ka shtuar mė shumė ankthin dhe ngėrcin psikologjik. Para njė mase tė madhe tifozėsh, lojtarėt e Besėlidhjes e kanė pasur tė pamundur tė dilnin nė lojėn e tyre. Sidomos nė 45 minutat e para, tė cilat i kanė mbyllur me humbje. Nė pjesėn e dytė, fierakėt i kushtojnė mė shumė rėndėsi mbrojtjes, ndėrsa vendasit shtojnė forcat sulmuese. Duke tentuar furishėm pėr tė barazuar. Objektiv tė cilit ia kanė arritur me kalimin e minutave, me anė tė Alcanit, por pa mundur dot tė shkojnė mė tej, te fitorja. Pra, dy skuadrat kanė ndarė nga njė pikė, cka ka lėnė mė shumė tė kėnaqur fierakėt, qė luanin nė transfertė. Njė pėrballje debutuesish nė kategorinė e parė ėshtė regjistruar nė Vlorė, aty ku skuadra e dytė e qytetit bregdetar, me tė njėjtin emėr, Vlora, ka pritur Tomorin e Beratit. Miqtė kanė zhvilluar njė merkato tė fuqishmė, nėn drejtimin e presidentit tė ri Ali Dyrmishi, ndėrkohė qė “labėt“ kanė ndryshuar nė mėnyrė krejt tė ciditshme trajnerin, pak ditė mė parė, me shkakun absurd tė rezultateve tė dobėta nė ndeshjet miqėsore testuese para edicionit tė ri. Ka triumfuar grupi mė cilėsor i beratasve, por edhe individualitetet e tyre, falė dy golave, nga njė nė secilėn pjesė. Fillimisht ka realizuar Caushaj, njė lojtar i spikatur nė superligė edicionet e shkuara, pėr tė barazuar vlonjatėt me njė penallti, por pėrkohėsisht, sepse Tomori e ka gjetur sėrish rrugėn e fitores pėrfundimtare. Me anė tė Klevis Roshit, edhe ky lojtar i spikatur nė ekipet elitare tė vendit. Nisje e bukur e beratasve, tė cilėt duket se do tė jenė “kryefjalė” e kategorisė sė parė kėtė kampionat, me ambicie tė mėdha pėr t’u rikthyer nė superligė, pas disa vitesh nė kategoritė inferiore. Luftėtari i Gjirokastrės priti njė debutues tjetėr nė kategorinė e parė, nė fushėn e vet, pikėrisht Mamurrasin e qytezės me tė njėjtin emėr, pjesė pėrbėrėse e Kurbinit. Me tė cilin nuk ka shkuar dot mė larg se njė barazim i bardhė 0-0. Burreli udhėtoi drejt Bilishtit, pėr t’u ndeshur me skuadrėn vendase, ndaj tė cilit provoi edhe avantazhin e dyfishtė, 2-0, deri rreth gjysmė ore para mbarimit tė lojės, por mė pas u barazua, duke humbur mundėsinė e artė tė nisjes sė garės me njė 3-pikėsh. Megjithatė, edhe barazimi nė transfertė nuk duket keq pėr matajanėt, ndėrsa ndryshon puna pėr bilishtarėt. Qė janė frenuar nė shtėpinė e tyre qysh nė javėn e parė. Kamza ka qenė mysafire e Adės, nė Velipojė, ku ka triumfuar pastėr, me rezultatin 3-1. Pavarėsisht se ka pėsuar gol qė herėt, skuadra e drejtuar nga Eduard Zhupa ka pasur forca tė reagojė dhe tė pėrmbysė gjithcka, duke ikur nga Velipoja me 3 pikė, tė cilat tregojnė edhe pretendimet reale tė kamzalinjve. Me fitore, edhe pse minimale, e ka nisur Tėrbuni i Pukės. Qė ka mundur Gramozin e Ersekės, duke marrė 3 pikėt e para nė rikthimin e vet nė kategorinė e parė. Lushnja ka luajtur “si macja me miun” me Gramshin, tė cilin e ka mundur me lehtėsi, 3-0. Mė telegrafikisht, ja edhe pasqyra e cifteve tė javės sė parė tė kategorisė sė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

Kategoria e parė starton me rezultate surprizė Empty
MesazhTitulli: Re: Kategoria e parė starton me rezultate surprizė   Kategoria e parė starton me rezultate surprizė Empty11.09.10 23:09

Bilanci i ēifteve tė javės sė 1‑rė tė kategorisė sė parė
11.09.2010, ora 16:30
LUSHNJA – GRAMSHI 3-0
Shėnues: Galica 40’ (pen), Varfi 45’, Xhata 48’
Stadiumi “Roza Haxhiu”
Gjyqtar: M.Dervishi

ADA – KAMZA 1-3
Shėnues: Lleshi 8’ / Dalipi 14’, 90’, Capo 37’
Fusha sportive e Velipojės
Gjyqtar: K.Cjapi

LUFTĖTARI ‑ MAMURRASI 0-0
Stadiumi “Gjirokastra”
Gjyqtar: B.Breshanaj

BILISHT S. – BURRELI 2-2
Shėnues: Drabaj 72’, Tiko 82’ / Gjoka 45’, 55’
Stadiumi i Bilishtit
Gjyqtar: S.Bogdani

VLORA – TOMORI 1-2
Shėnues: Rustemi 65’ (pen) / Caushaj 54’, K.Roshi 86’
Stadiumi “Flamurtari”
Gjyqtar: E.Hoxha

BESĖLIDHJA ‑ APOLONIA 1-1
Shėnues: Alcani 72’ / Ribaj 32’
Stadiumi “Brian Filipi”
Gjyqtar: A.Janku

TĖRBUNI – GRAMOZI 1-0
Shėnues: Guri 37’
Stadiumi “Ismail Xhemali”
Gjyqtar: A.Beqiri

E shtyrė
POGRADECI ‑ PARTIZANI
Stadiumi “Gjorgji Kyēyku”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
Kategoria e parė starton me rezultate surprizė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KATEGORIA E PARE
» Starton Big Brother 3
» Kalendari Kategoria e II

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Sport :: Lajme Sportive-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions