Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Deviacionet seksuale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Deviacionet seksuale Empty
MesazhTitulli: Deviacionet seksuale   Deviacionet seksuale Empty11.09.10 21:04

DEVIACIONET SEKSUALE

Deviacionet seksuale(te quajtura gjithashtu edhe perversione ose parafili),jane ērregullime seksuale, ku nenkuptohen zgjedhje te pazakonshme te objektit seksual ose te aktit seksual.

Personi qe eshte me perversion i kerkon keto akte, objekte ose imazhe specifike, me qellim qe te nxitet seksualisht dhe te arrije orgazmen. Shume njerez me parafili, nuk e konsiderojne veten si te semure dhe arsyeja e vetme qe i shtyn ato te paraqiten tek mjeku eshte thjesht konflikti shoqeror, qe shkakton sjellja e tyre. Ato prekin me shume meshkujt sesa femrat. Nje rol domethenes kane faktoret ambientale(pervojat e hershme te femijerise).

TIPAT E PERVERSIONEVE

FETISHIZMI


Deviacionet seksuale SexdDisa nga deviacionet seksuale



Eshte perdorimi i nje objekti jo human si metode e arritjes se nxitjes seksuale. Keto objekte mund te jene kepuce, korse, doreza ose artikuj te tjere te veshjeve, qe lidhen ngushte me trupin e njeriut. Personi me fetishizem ndryshon nga nje person i thjeshte qe kerkon te eksperimentoje gjate nje akti seksual, sepse ne personat fetishiste prania e objektit eshte thelbesore per nxitjen sexuale, ne te kundert ai nuk arrin te kryeje aktin seksual.

FETISHIZMI TRANSVESTIT

Eshte veshja e rrobave te seksit te kundert,me qellim per nxitje dhe si plotesues per kryerjen e aktit seksual ose masturbimit. Prek kryesisht meshkujt heteroseksuale, te cilet pas kryerjes se veprimit, vishen normal.

FROTTEURIZMI

Shfaqet kryesisht ne adoleshence dhe nenkupton prekjen e nje personi tjeter, pa pelqimin e tij, per te arritur nxitje seksuale. Ka tendence te pakesohet me rritjen e personit ne moshe.


PEDOFILIA

Eshte kontakti seksual me femijet prepubertal, si mjet i preferuar ose i vetem per te arrirur nxitje seksuale.Ajo mund te jete pedofili homoseksuale(kur zgjidhen femijet e te njejtit seks) dhe pedofilia heteroseksuale(kur zgjidhen femijet e seksit te kundert). Pedofilet heteroseksuale jane burra te pershtatur ne shoqeri, shpeshhere individe alkooliste dhe me probleme martesore. Kulmi arrin ne burra te moshes 40-60 vjec. Ato preferojne marredhenie kryesisht me vajza 8-10 vjec. Pedofilet homoseksuale kane prirje te jene burra qe nuk kane qene asnjehere te martuar dhe qe ne shumicen e rasteve kane qene vete te abuzuar ne femijeri.

EKZIBICIONIZMI

Eshte ekspozimi i organeve gjenitale ne publik perballe njerezve te huaj qe ndodhen te shkujdesur, si mjet per te arritur eksitim seksual, pa bere ndonje perpjekje tjeter per aktivitet seksual me keta persona te panjohur. Ato pa perjashtim jane burra dhe jane te vetedijshem per ndjenjen e shokimit qe shkaktojne tek te huajt dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe i con ato ne eksitim.

VUAJERIZMI

Eshte vrojtimi i perseritur i njerezve qe nuk e kane mendjen(zakonisht njerez te panjohur), qe jane te zhveshur ose duke kryer veprimtari seksuale. Ky eshte mjeti i preferuar i vuajeristave per te arritur nxitjen seksuale. Nuk kerkohet asnje kontakt seksual me personin, nderkohe qe kenaqesia arrihet permes masturbimit. Zakonisht behet fjale per persona te vetmuar ose te menjanuar nga shoqeria dhe qe sillen ne kerkim te mundesive per te shikuar vjedhurazi.

MASOHIZMI


Eshte kenaqesia seksuale qe arrihet me ane te vuajtjes mendore ose me ane te dhimbjes trupore. Personi eksitohet vetem duke qene i lidhur, i rrahur, i poshteruar ose duke u torturuar. Prek homo-heteroseksualet, por ne raste te veēanta mund te behet rrezik per shendetin, ne varesi te praktikave torturuese qe personat perdorin, per te arritur kenaqesine.

SADIZMI

Eshte shkaktimi i dhimbjes fizike ose psokologjike i nje personi tjeter, si mjet per te arritur eksitimin seksual. Praktikat sadiste mund te behen me pelqimin ose jo te personit tjeter dhe mund te jene nga te lehta deri ne demtime te renda fizike qe mund te ēojne edhe ne vdekje. Persona te tille shpesh here burgosen.

ZOOFILIA

Eshte arritje e nxitjes seksuale, permes nje kontakti seksual me nje kafshe.

TRANSSEKSUALIZMI

Ndjenje ose deshire e forte per te ndryshuar organet gjenitale, si dhe karakteristikat sekondare seksuale, si pasoje e diskomfortit qe personi ndjen ndaj anatomise te se njejtit seks.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Deviacionet seksuale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deviacionet seksuale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Zonė e lirė + 18 :: Libido & Eros-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions