Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty11.09.10 19:21

"Ky liber, ne shenje dhimbjeje i kushtohet shpirtit t'atyne femnave fatzeza q'u bane flia e fanatizmes verbuese dhe e zakonevet t'ona t'egra"

"Me shkrepi t'a shkruej jeten t'eme. Ky mendim me leu tue i pame fotografite e ndryshme qe perfyterojne xha Simonin qysh ne kohen e feminis. Perse te mos e shkruej? Jeta eme per tjeret ndoshta, nuk vlen asnji dysh, por per mue ka randesi, se asht emja, se mund te pershkohet neper faza te ndryshme interesante dhe dikur, tue i kendue ne keto flete gezimet ase hidhnimet e mija, do te kenaqem ase do te pezmatohem. Sikurse peson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue neper rrathet e moshes, padyshim ashtu ndodh edhe me jeten."

"Masandej kush mund te pretendoje se nuk ka ne mes te meshkujve djelm e burra te bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur te mundesh me fole femna me ate liri gjuhe qe kane mashkujt, kush e din se sa poezi do te vargezonte per me e pershkrue bukurin e shokut te vet jo gjini. Kush mundet me me sigurue se nuk ka me mija femna qe, tue kundrue mbas kafazit te dritares ase neper mjet peces se holle, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjersha per ata qe u kalojne prane pa dijte se kane plagose rande disa zemra te strukuna mbrenda do krijesave te denueme me burgim te perjetshem? Oh sa e sa sy vazhash, nga plasat e dyerve ase nga birat e kafazeve, ndjekin e percjellin kalimtare te rinj me rrafje te forta te zemrave qe s'kane liri e te drejte shfrimi e dashunimi, me gjith qe natyra edhe ato, sikurse mashkujt dhe ndoshta ma shume se ata, i ka pajue me ndiesit e dashunis."

"Po t'a kisha pase ne dore do ta grisesha carcafin dhe nuk do ta lejsha femnen pa shkolle, pse grueja asht themeli i shoqnis njerezore, pse ajo asht burimi i moralit, pse ajo eshte nyja e shenjte e qenejes, pse ajo e mbjell faren e dashunis vellazenore ne mes njerezve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tane shoqnia njerezore."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Re: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty11.09.10 19:21

"Un, po t'isha djale, do t'i tregojsha botes mashkullore se dora qe perkund djepin asht ajo qe e rrotullon boshtin e fatit te njerezis, sepse ajo dhe vetem ajo e drejton jeten kah horizontet e ndrituna ase t'erreta. por mjerisht s'jam djale dhe si femen nuk mundem me e nxjerre zanin."

"Ku e dijne djelmt se sa shum na bajne me vuejt na te gjorat kur na hudhin shiqime te thekshme. Shyqyr qe s'e dijne. Ata kujtojne se vetem syt t'one djegin e percellojne. Nuk mund t'a dijne ata se ne syte e tyne pasqyrohet jeta e jone e ardhme plot premtime lumnuese ase mjeruese, e tane qeneja e jone dhe krejt bota e mendimeve dhe e andrrimeve t'ona."


"Oh se c'qenka dashunia. Ajo qenka si nji mulli qe rrotullohet gjithnji dhe me forca te pertrime."

"Zemrat t'ona jane ma delikate se qelqet. nji gur i vogel, i hidhun nga dora e nji te pameshirshmit, i then dhe i ban therrime per t'u shkele mandej nga kamba e tij. Zemrat t'ona magnetizohen me dy fjale, shitohen me dy pika lot.

"Deshiron te dashunoje vajza Shqiptare, por mbrenda caqeve te pastertise morale; lakmon te lumnohet e gjora, por mbrenda kufijve qe perfshijne ligjet e cerdhes familjare; don t'a shijoje jeten e ngrata, por tue mos e humb vleren e nderit dhe tue mos e cenue sedren seksuale."

"Dashunia e vertete qenka si nji lulishte e rrethueme me murre te pakapercyeshem qe ka vetem nji porte dhe qe ajo hapet vetem per te hyme e nuk cilet kurre per te dale. Era e kandeshme e luleve te terhek me u fute mbrenda. Hyn lehtas, por ngec mbrenda per jete."

"Dhe, ma fort se kushdo tjeter, keta njeres qe kane zemra elastike guxojne me e akuzue femnen tue thane se asht dreq. Dreq apo engjell asht femna? Ajo krijese qe krijon tue u bame nane, ajo qe rrit dhe edukon femij me nji durim shembelluer, ajo qe lidh plage shtati e zemre, ajo qe asht burim i pashterrun ngushullimi, dashunije e dhembshunije qenka dreq? Do te ishte mire sikur t'ishte dreq kundrejt ketyne typave, por nuk asht se... se natyra e ka krijue engjell."


" Asht nji dhanti e madhe me u bame nane, por nji nane e mire qe ka cilesin dhe zotesin me pergatite qytetare te mire. Parrizi asht nen kambet e nanes. Por une kujtoj se ne kete shprehje poetike asht qellimi per nanen e mire e jo per ato qe i pergatisin cuba shoqnis njerezore. Nanat e mira i bajne te lumtuna familjet dhe keto shoqnin. Qe te jete e mire nji nane. po e perseris, ka nevoje per edukate e mesim.
...
E un, sikur te kisha qene djale, do te bertitsha dhe do t'a ngrejsha zanin deri ne kupe te Qiellit qe te mundesha me e sigurue mesimin dhe e dukimin e femnes ma shume se te mashkullit, sepse femna asht adukatorja e pare e njeriut."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Re: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty11.09.10 19:21

"Un, po te kisha qene djale dhe po te hetojsha se mbrenda kater muereve te shum shtepiave mundohen vazhdimisht bonjake te njome, sikunder une, kisha me e cue peshe boten dhe do t'a detyrojsha prokurorin e Shtetit qe t'i paditte prinderit dhe njerkat e atyne fatzijve n'emen te se drejtes botnore. Po, do te kerkojsha denime shembellore si per njerkat e liga ashtu edhe per prinderit sylesha qe nuk kujdesohen per mirerritjen e bonjakeve te shkrete, se me kete menyre do t'i sherbejsha njerezimit."

"... Doren e djathte e ka livare; te majten e ka vue mbi zemer, si te donte me i pushue rrafjet e saja te forta. Buzet here mbas here, levizin nga pak. Duket sikur flet pergjumesh, por s'mundet me e kuptue c'do njeri. Vetem veshi i zemres se puthun prej tyne mundet me i ndigjue e me i kuptue. Asht n'anderr e kuvendon me dike. Ndoshta me ... mue. Ah sikur t'isha une, makar n'anderr, ajo se ciles i flet kaq ambel."

"Kur e ktheva kryet e pashe se ai po me pritte me buze ne gaz. Ai vete ishte libri i gjalle i porositun prej tij, libri i deshiruem aq fort prej zemres s'eme dhe qe ka fuqin magjike me me lumnue per jete. Por kush mund t'i thoshte se...?

Ai dridhesh si thuper dhe qante me denes. Ai djalosh qe kish luftue, me pushke ne dore, kunder serbeve, ai qe nuk ishte perkule edhe para vdekjes, tash qante para meje dhe betohesh se nuk dashunonte njeri tjeter vec meje. Nji fllad sigurije e argetoi zemren t'eme te pervelueme dhe shpirti nisi me u lehtesue nga ajo peshe e madhe qe randonte mbi te. E ktheva kryet dhe e pashe. Syt e tij, te mbushun me lot, shprehshin pervujtnin e atij qe kerkonte meshire tue thane:
-- Besome se te due o shpirt! Kij dhime per mue.
Thone se femna pezmatohet ma shpejt e ma shum se mashkulli. un, sikunder duket, e kam ma te zhvillueme ndiesin e dhimbes se menjihere ndrydhem para atyne qe qajne.
...
As Leka i Madh qe e pushtoi boten, as Napoleoni qe mundi gjeneralet ma te medhenj te kohes se tij, nuk ngadhnuen sa un, pse ata fituen toke e keshtjej tue derdhe gjak, kurse une tue derdh lot, pushtova nji zemer qe vlen ma shume se mbretnit e tyne."



"E shkarkoi qymyrin dhe u largue pa verejte n'asndonji ane si t'ishte njeri i pangacmuem prej kersheris dhe si i mpime prej brengjeve te jetes. Kush e din se ku e kishte mendjen i ngrati kur na shkerpurdheshim me ike e me u mshefe prej tij. Kush e din se c'vlonte ne trut e tij te lodhun nga vuetjet e jetes kur njerka dhe halla po shfrejshin tue truem e tue shame. E pse e perbuzshin dhe e mallkojshin te ngratin? Sepse i kishte pame. Cudi! Ndoshta syt e tij nuk pane kurrgja, mbasi mendja e tij, sigurisht, do te kete qene e grabitun prej halleve te sigurimit te jeteses se femijeve. Ndoshta ai nuk ndigjoi gja, pse mendja e tij, pa dyshim, do te kete qene perpjeke me e bame llogarin e atyne sendeve qe do te blente me te hollat e qymyrit per kalamajt e vet te zhveshun, te zbathun dhe ndoshta edhe t'unshem. I shkreti katundar!
Njerken zijoshe apo hallen e rregjun nga mosha do t'a shifte qyqari? Fetyren e zeze te njerkes apo fetyren rrumbullake te halles qe eshte plot rrudha, tamam si nji ... sahan suljtash? ... Oh sa fanatike jane keto plakat t'ona."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Re: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty11.09.10 19:22

"A s'ka zemra qe te ndijne dhime per pesimin t'one? A nuk ka veshe qe t'a ndigjojne klithmen t'one? Ah sikur t'isha djale. Po, sikur te mundesha me metamorfozue e me u bame djale, do te mundohesha me ndermarre nji levizje te gjane per me i luftue rreptesisht pengesat e fatbardhesise se femnes Shqiptare dhe per me i sigurue asaj liri te plote e njisi te drejtash. Kjo perpjekje e ashper besoj se kishte me me kenaq; kjo lufte e rrepte sigurisht kishte me m'a lehtesue ndergjegjen e dermueme prej fyemjesh e padrejtesinash te perditshme qe i bahen femnes se shkrete. Dhe zemra e eme atehere do te mbushej plot hafsh e zjarr per t'i pervelue kundershtaret e ketij ideali te shenjte. Po, zbrazesia e asaj zemre qe lengon nga mungesa e lumnis se deshirueme, do te mbushej atehere plot lang zjarri per me u shpraz mandej mbi ata qe e kane monopolizue shijimin e jetes dhe gezimin e te drejtave ne kete bote.
Nuk jam e zonja me i shpirtnue mendimet e ndiesit e mija, pse s'kam pase fat me u zhvillue ne nji shkolle te nalte ase ne nji rreth, ku mbretnon drita e pashueshme e kultures. Por e ndi se kam nji shpirt qe, me te tane forcen e vet, me shtyen me luftue te ligen dhe padrejtesine; kam nji vullnet qe me nguc per me i rame kres mendesis se mykun, asaje mendesije qe na ka lane trashegim erresina qindrashekullore e injorances, ajo qe edhe sot na pengon ne te kryemit e veprave te shkelqyeshme fisnikije dhe nuk na lejon te kalojme nji jete t'ambel e te bukur.
Femna Shqiptare sot s'ka ndryshim te madh nga ato qe jetuen disa qindra vjet ma pare dhe, ne disa rasa, asht baras me skllavet e motshme, mbasi nuk i gezon te drejtat e veta. Sikur te dijshin e te mundeshin me shkrue skllavet e motshme, kush e din se c'fare kryeveprash kishin me na lane, pse ne to do t'i pershkruejshin vuejtjet e veta dhe ndiesit shpaguese qe ushqejshin kundrejt zoteve te tyne. Kush e din se sa helm e vener kane pase grumbullue zemrat e tyne te plasuna. Kush e din. Sigurisht ato do te kene vdek ma teper prej pezmit e deshperimit qe i ka bame me plase, se sa prej semundjesh. Por edhe sot, thuej se keshtu asht femna, sidomos femna Shqiptare. Sikur te guxonte kush me e zbulue hafshin dhe urrejtjen qe ka zemra e saja do te lemerisesh e tane bota dhe atehere do te kuptonte skota mashkullore se deri ku ka arri padrejtesia qe i bahet asaj.
Po te kisha qene djale, do t'u mshojsha me grusht turinjve atyne qe kerkojne te kene privilegje dhe qe duen t'a perdorin femnen here si kafshe dhe here si... mjet defrimi. Por nuk jam. Dhe Perendia sikunder duket, nuk e ka menden me bame mrekulli"

" Sa e sa breza femnash, qe erdhen para nesh, u bane viktimet e ketij zakoni t'eger dhe flija e asaje mendesije qe kish per te vetmin qellim te kenaqi kapricjet e nji turme injorante, sunduese mbi fatin dhe jeten e atyne femnave te mjera. Kurrkush, deri me sot, s'pat guximin me marre per siper nji pergjegjesi per me i operue e sherue plaget e kesaje shoqnije qe lengon prej shekujsh. Toka e jone, per fat te keq, nuk polli nji gjeni qe t'u epte hof gjallnije turmave te mbetuna nen thundren e zakoneve primitive per t'u hudhun tej me force; qe t'i udhehiqte per t'u vervit jashte kaosit t'erret te fanatizmes; qe t'i naltesonte moralisht e intelektualisht tue i shpetue nga robnia shpirtnore e disa qindra shekujve. nuk duel nji Titan qe t'a ngrene grushtin e tij te forte kunder atyne qe e pengojne zhvillimin t'one natyrel e historik, kunder atyne qe nuk na lane t'ecim drejt ttuges se madheshtis, te liris e te lumnis. Ah sikur t'isha djale qe t'a merrsha per siper ket mision kaq delikat dhe t'i sherbejsha shoqnis njerezore. Na do t'ia puthim doren me respektin ma te madh dhe do t'a deklarojme shenjt at njeri qe te na shpetoje nga kjo robni shekullora tue e grise edhe pecen qe t'i nepen femnes Shqiptare mundesit per me i pame rrezet e arta te... qytetnimit.
Une, sa per vehete, kam vendose me e vulose jeten t'eme me gjakun t'em. Me kete menyre besoj se do t'u provoj kundershtareve te liris s'one se na kemi vendos me vdeke, por mos me u perule."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Re: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty11.09.10 19:22

SIKUR T'ISHA DJALĖ

Automobili ikte me shpejti dhe tue bamė zhurmė. Herė ngjitesh nė tė pėrpjetat, herė djergesh nė teposhtat dhe herė rrėshqiste ndėr rrafshina. Shokėt e mij bashkudhtarė herė kuvendojshin me njeni tjetrin, herė heshtėshin tė rrėmbyem e tė mahnitun nga bukurit e rralla qė shfaqeshin gjatė rrugės. Boka, kodra, male, skuta, lugina, gryka dhe fusha tė bukura dukeshin e shdukeshin mbrenda pak kohe tue dikue nji kėnaqėsi tė paēansueshme ndėr udhtarė, admiruesa tė natyrės. Rrezet e farfurishme tė Diellit pranveruer puthshin amblas faqet e gjelbėrta tė gjetheve dhe fletėt e shumėngjyrta tė luleve, ama e tė cilave kundėrmonte e kandshme, ndihej fort dhe dehėse. Me nji fjalė atė ditė natyra kremtonte ngadhnimin e bukuris sė Prandverės.Nj'aty, n'atė skutė blerimi e lulesh, tė kisha pasė nji shtėpizė - tha njeni tue shique me njė lakmi admiruese kah vendi qė kishte stolisė me aq shije dora hyjnore.
- Nji shtėpizė qė t'ishte si nji kuvli, por mbrenda tė kishte edhe nji nga Zanat e malevet t'ona - plotsoi shoku me buzė nė gaz. Ndėrsa ata po i argėtojshin fantazit e tyne me andrrime e dėshirime pėr nji jetė paradisore, un po mendohesha nėn pėrshtypjen e hidhėt qė mė kish lanė sėmundja e Dijes. Mė dukej sikur nuk do t'a shifsha ma. Pakon qė mė kish dhanė ajo e kisha marrė me vetėhe. Dishka mė nxitte me e hapė dhe me pamė se ē'ishte shkrue n'at defter qė ajo mė dorėzoi. Ma nė fund mė mundi kėrshėria dhe e ēela pakon. Mbrenda kishte nji defter, nji shami tė bardhė dhe nji letėr tė drejtueme Zotni Shpend Rrėfes nė Tiranė. Gati tri tė katėrtat e fletorit ishin tė shkrueme Menjiherė e njofta shkrimin e imėt tė Dijės. Nė faqen e parė ishte shkrue, me ngjyrė tė kuqe, ky titull: Jeta e eme. Vendosa tė kėndoj disa pjesė sa pėr t'a kėnaqė kėrshėrin.

Hudfia nji sy nė faqen e parė dhe lexova: Mė shkrepi t'a shkruej jetėn t'eme. Ky mendim mė leu tue i pamė fotografit e ndryshme qė pėrfėtyrojne Xha Simonin qysh nė kohen e fėminis. Pėrse tė mos e shkruej? Jeta e eme pėr tjerėt, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por pėr mue ka randėsi, se asht e emja, se mund tė pėrshkohet nėpėr faza tė ndryshme interesante dhe dikur, tue i kėndue nė kėto fletė gėzimet ase hidhnimet e mija, do tė kėnaqem ase do tė pezmatohem. Sikurse pėson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nėpėr rrathėt e moshės, pa dyshim, ashtu edhe me jetėn. Mbasandaj kapėrceva disa faqe e kėndova: Mbasandaj kush mund tė pretendojė se nuk ka nė mes tė meshkujve djelm e burra tė bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur tė mundesh me folė femna me atė liri gjuhe qė kanė mashkujt, kush e di se sa poezi do tė vargėzonte pėr me e pėrshkrue bukurin e shokut tė vet jo gjini. Kush mundet me mė sigurue se nuk ka me mija femna qė, tue kundrue mbas kafazit tė dritares ase nėpėr mjet tė peēes sė hollė, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjershash pėr ata qė u kalojnė pranė pa dijtė se kanė plagosė randė disa zemra tė strukuna mbrenda do krijesave iė dėnueme me burgim tė pėrgjitshėm? Oh sa e sa sy vashash, nga plasat e dyerve ase nga birat e kafazeve, ndjekin e pėrcjellin kalimtarė tė rij me rrafje tė forta tė zemrave qė s'kanė liri e tė drejtė shfrimi e dashunimi, me gjith qė natyra edhe ato, sikurse mashkujt dhe ndoshta ma shum se ata, i ka pajue me ndiesit e dashunis. Pak ma andej, mbasi shfletova disa fletė, ndesha nė kėtė pjesė interesante: S' dij se ē'farė lidhje mund tė mbetet nė mes tė dy bashkėshortėve kur futet ndėrmjet tyne mėnia nė trajtė shamjeje e rrafjeje? Grueja qė poshtnohet me shamje tė randa dhe rrifet, o duhet tė jetė lopė qė t'I meritojė ase tė ketė interes apo frigė nga burri qė nuk e kėput atė lidhje qė i ka bashkue dikur formalisht e jo shpirtnisht, sepse jeta e pėrbashkėt, nė rasa e nė kushte tė tilla, bahet e padurueshme. Pėr t'a shtėmangc ēdo mosmarrėveshtje, pėr tė pasė harmoni tė vazhdueshme dhe pėr tė bamun nji familje tė lumtun, ata qė do tė martohen - pėrpara se t'a bashkojnė fatin e jetėn - lypset tė jenė njoftė, t'i kenė pajtue karakteret dhe t'a kenė dashunue njeni tjetrin. Pėr ndryshe s' bajnė tjetėr veēse krijojnė nji Ferr pėr me e turturue vetėhen dhe pėr t'i pėrcėUue nė flakėt e tija edhe lėmijt qė do t'u lejnė.

Nė faqen 33 tė fletorit pashė:
U bubu si pėsova! E humba fare. Mė duket se mė hyni fitili, mė gjanė se mė kapi grepi i dashunis. Mbramė vonė mė muer gjumi, pse mendojsha, pa dashas, pėr at djaloshin e... bukur qė pashė dje ke Irena. Edhe n' andėrr mė shfaqesh me buzė nė gaz, dhe, tue m'i ngulė syt e vet si shtiza, avitesh tė mė kapi pėr dore. Jam tue ndimė nji farė turbullimi nė shpirt. Kujtimi i pamjes sė tij s' mė hiqet mendsh; fėtyra e tij gjithnji mė paraqitet para syvet tė mendjes sė trazueme jashtzakonisht. Sikur nuk mjaftojshin tė gjitha kėto ngucje qė mė bahen nga duer tė padukshme, edhe Irena mė tha sot nė mėngjez se ai kishte pyetė pėr mue.
- Ai pyeti pėr ty Dije - tha tue mė shique me nji mėnyrė tė veēantė qė s'u gjasonte atyne tė herėve tjera. Un, si ato qė druejnė se mos u zbulohet tinėzia, e ula kokėn por edhe pyeta:
- ē'pyeti?
Nė ēas u pendova pėr pyetjen qė bana. E ndiva se isha skuqė nė fėtyrė dhe zemra mė rrafi me hof.
- Pyeti se cila je dhe e kuj je - gjegji ajo.
M'u mveshėn syt nga nji re e... kuqe. Isha turbullue. M'u shtue kėrshėria. Prandaj u vuna me kėrkue ndonjė copė tjetėr. Hapa disa fletė dhe ndesha nė kėtė pjesė:
Oh sa shpejt gabohemi e gėnjehemi na femnat. Nji shiqim i thekshėm mjafton me na dėrmue dhe nji nėnqeshje e ambėl mjafton me na robnue. Vetėm se s'guxojmė me i shfaqė ndiesit e adhurimit, kemi turp tė shpallim se e dashunojmė at qė na e plagos zemrėn me nji veshtrim tė mpakėt ase me nji nėnqeshje tė kandėshme. Zemrat t'ona janė ma delikate se qelqet. Nji gur i vogėl, i hudhun nga dora e nji tė pamė shirshmit, i then dhe i ban thėrrime pėr t'u shkelė mandej nga kamba e tij. Zemrat t'ona magnetizohen me dy fjalė, shitohen me dy pika lot.
Diku mė ra nė sy kjo pėrgjigje:
- Po t'a kisha pasė nė dorė do t'a grisėsha ēarēafin dhe nuk do tė lejsha femėn pa shkollė, pse grueja asht themeli i shoqnis njerzore, pse ajo asht burim i moralit, pse ajo asht nyeja e shenjtė e qenėjes, pse ajo e mbjell farėn e dashunis vėllazėnore nė mes tė njerėsve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tanė shoqnia njerzore.
Nė faqen 78 pashė kėt shėnim si pėrfundim i nji mendimit tė shfaqun ma sipėr:
Un, po t'isha djalė, do t'i tregojsha botės mashkullore se dora qė pėrkund djepin asht ajo qė e rrotullon boshtin e fatit tė njerzis, sepse ajo dhe vetėm ajo e drejton jetėn kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalė dhe si femėn nuk mundem me e nxjerrė zanin.
Kah mbarimi vuna re:
Na, femnat Shqiptare, jemi krijesa tė vorfėna qė tue kangėtue, si tė trenueme, shkojmė symbyllazi drejt greminės, drejt vorrit qė na pėrgatisin tė tjerėt dhe na shtyjnė me u pėrplasė mbrenda. Po. Na duhet tė jemi tė qeshuna e gastore pėr t'i kėnaqė kapricjet e burrave, lypset tė jemi pa zemėr e pa shpirt pėr t'I ngopė dėshirat e atyne qė na kanė monopolizue. Por edhe nė paēim zemėr e shpirt, kėta lypset tė fonksjo nojnė vetėm simbas andjes s'atyne qė na kanė robnue e jo pėr ata qė na mund tė dashunojmė. Oh fatkeqėsi! Sa e sa breza femnash, qė erdhėn para nesh, u banė viktimet e kėtij zakoni t'egėr dhe flia e asajė mendėsije qė kish pėr tė vetmin qėllim tė kėnaqi kapricjet e nji turme injorante, sunduese mbi fatin dhe jetėn e atyne femnave tė mjera.
Nji Ć¢ā‚¬ÅŸta! ta!" e fortė e buris s'automobilit dhe tė truemit e shoferit me za t'egėr, mė shqitėn nga fletori i Dijes.
- ē'asht? - pyeta mbassi e ngrita kryet si i hutuem.
- Nji lopė na e ka zanė rrugėn dhe s'don me u largue - gjegji shoferi dhe e ndaloi automobilin.
- Ende s'qenka qytetnue dreqja - i a priti njeni nga bashkudhtarėt.
Tė gjithė qeshėn.
Mbasi u mjenue kafsha u nis rishtazi automobili. E mbėshtolla fletorin nė gazetėn e vjetėr dhe e futa nė ēantė pėr t'a hapė rishtazi nė qytet, sepse nga lėkundja e automobilit kėrcejshin fjalėt dhe vallzojshin rreshtat para syvet tė mij.
Vonė sosėm nė qytetin X. Zuna vend nė nji hotel qė ishte nė kėrthizė tė qytetit. Mbassi hangra darkė e mbasi bana nji pushim tė vogėl, u tėrhoqa nė ktbinėn t'eme. E mbylla derėn prej mbrenda dbe, mbassi u shtrina, e hapa fletorin e Dijes. Nisa me e kėndue qysh nė krye.


JETA E EME

7 Mars

Mė shkrepi t'a shkruej jetėn t'eme. Ky mendim mė leu tue i pamė fotografit e ndryshme qė pėrfėtyrojnė xha Simonin qysh nė kohen e fėminis. Pėrse tė mos e shkruej? Jeta e eme pėr tjerėt, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por pėr mue ka randėsi, se asht e emja, se mund tė pėrshkohet nėpėr faza tė ndryshme interesante dhe dikur, tue i kėndue nė kėto fletė gėzimet ase hidhnimet e mija, do tė kėnaqem ase do tė pezmatohem. Sikurse pėson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nėpėr rrathėt e moshės, ashtu ndodh edhe me jetėn. Kush e din se sa mallėngjehet xha Simoni kur e shef fotografin e vet tė dalun nė prehėn tė s'amės me sy tė hapun qė shikojnė, ēuditshėm, kah aparati? Ndoshta ai tash ndin dhimė pėr atė foshnje qė u rrit e u mplak tue kalue pėrmes shumė rreziqeve dhe tue vuejtė tepėr pėr me e ngadhnye jetėn.
- Ky asht Xha Simoni i vogėl, moj bijė - mė tha disa ditė ma parė tue m'a diftue fotografin me gishtin e trashė diftues dhe mandej shtoi: Oh ma mirė tė mos ishte rritė kurrė e tė mbetesh ēilimi nė prehnin e vokėt tė s'amės. Kur isha e vogėl, nuk i kuptojsha mendimet e Xha Simonit tė shprehun me kėto fjalė, por tash e marr vesht se ai asht pendue q'asht rritė dhe ndoshta edhe qė ka lemė, sepse edhe atij, si shum kuj, nuk i ka qeshė fati aq shum.
Mbassi e shiqoi edhe nji herė foshnjėn e heshtun, q'asht strukė nė prehėn tė s'amės, kaloi ke e dyta.
-Edhe kjo, po thuej, i gjason sė parės - tha. - Asht e brydhėt dhe ka anda t'a argėtojsh. Apo jo? - pyeti.
- Pooo - i u pėrgjigja tue e zgjatė o-nė prej kėnaqėsis qė ndijsha tue e kundrae atė foshnje tė bukur.
- Kjo disi ndryshon nga tė parat, se duket ma e xritun - spjegoi dhe kapėrceu ke e katėrta.
Kėtu u ndal dhe mė hudhi nji veshtrim me bisht tė synit. Un shpėrtheva nė gaz dhe pyeta:
- Po kjo? Pse e ke zanė hundėn me dorė e ke dalė pėr ēudė?
E kafshova buzėn qė tė mos qesh ma.
- Mė pat thanė eme amė se kisha dasht me e kapė nji mizė qė mė kish oimbue nė hundė. Prandaj dola, si qyq, me dorė nė hundė - pėrgjegji.
Atėherė un qesha fort, por edhe ai u bashkus nė gazin t'em. Nji nga nji m'i dėftoi fotografit e veta qė janė ngjitė, me radhė, nė faqen e murit. Ndėr to ai shifet ēilimi, djalė i ri, student, gjimnazi, i martuem Ć¢ā‚¬“ me Mamė Gjystinėn q'asht mveshė me robe tė bardha e me kunorė lulesh mbi krye -, burrė me fėmij dhe ma vonė plak i krrusun e i thijun, si asht sot. Un tash e njof mirė Xha Simonin qysh nė fėmini. Mė duket sikur kam jetue e jam rritė me tė, sikur kam luejtė me tė shkopaxinglli, guraēokthi, vorba, symbyllthi, varėza etje. Tash ai m'asht ma i afėr e ma i miqsueshėm. Qeh se sa vlerė kanė fotografit. Un s'kam asnji, se im atė e quen pėr mėkat me u fotografue. E me tė vėrtetė kam ndigjue edhe un se fotografia nė jetėn tjetėr ka me kėrkue... shpirt prej njeriut! Mue, tė them tė drejtėn, kurrsesi nuk mė mbushet mendja se pikturat do tė bajnė, nė jetėn tjetėr, nji kėrkesė tė tillė. Nė nji rasė tė tillė kėshtu duhet tė jet edhė pasqyra, qelqi ase ujt e kulluet qė na e pasqyrojnė fėtyrėn dhe shtatin. Sidoqoftė mue s'mė hyn nė punė kjo ēashtje. Prandaj s'po e nxej kryet me tė. Por sa pėr t'u fotografue, makar nji herė, nuk guxoj se mė shkallmon em atė me dru. Na, nė shtėpi s'kemi asnji fotografi, makar pėr bė, se nuk lejon im atė. Ai asht shum fanatik dhe po t'I zajė syni ndonji figurė njeriu ase shpendi, menjiherė, e gris dhe e flak tej me neveri. Vetėm Shqipen e flamurit nuk e trazon. Nuk dij se a e don a nuk guxon. Ahu se ē'kam shkrue! ē'mė hyjnė nė punė kėto gjepura, si thonė Toskėt? Pėrse merrem me punė tė kota qė s'vlejnė me i pėrmendė e jo ma me i shkrue? Hėde! Por ani se, pėrveē meje, kurrkush nuk ka me i kėndue kėto fletė.
Tė kthehemi ku qemė: Po. Sikurse fotografia t'a pasqyron trupin nė mosha tė ndryshme dhe t'a kėnaq kujtimin, ashtu edhe pėrshkrimi i jetės prej njeriut vetė, besoj se t'a ngop dėshirin pėr me e rishfillue e me cpėrtrimė jetėn qysh nė fėmini. Sa bukur se? Prandaj vendosa tė shkruej, herė mbas here, nė kėtė fletor, ku do t'shėnoj tė gjitha ngjarjet, pėsimet, mendimet dhe ndiesit e mija. Me kėtė mėnyrė ky fletor, dalė-ngadale, ka me u bamun si arka e tinzive tė mija. Me ba e me e marrė vesht em atė, mė grinė. Por ai shyqyr nuk din me kėndue. Uh korba un se sa e marrė qė jam! U gėzova pse em atė asht i padijshėm. Por jo. Kjo qe nji shprehje e ēastit, nji farė... nji farė kėnaqėsije e shfaqun vetėm pėr kėtė rasė.
Tash po e mbyll fletorin n'arkė, se m'a grisin fėmijt.

12 Mars

Pėrshkrimi i jetės s'eme do tė jetė i paplotsuem dhe do t'i gjasoje nji shtati pa kokė, po tė mos i pėrmendi kėtu edhe kohėt e kalueme, sidomos, kohėt e arta tė fėminis, me gjith qė ato nuk kanė qenė dhe aq t'arta pėr mue. Prandaj mendova t'i pėrmbledh kujtimet e mija tė deritashme, me sa m'asht e mundun, dhe t'i rendoj kėtu.

Po filloj.

Eme amė mė la katėr vjetsh. Ajo vdiq e re. Thonė se nuk i kishte mbushė as tė 23 vjetėt kur ndrroi jetė. Pak e mbaj mend: Kish nji shtat tė hollė e tė ajthtė, sy tė kaltėrt, vetulla tė holla, fėtyrė tė bardhė, qafė tė gjatė dhe flokė tė gėshtenjtė qė pjerrin kah e arta. Kaq mund tė shėnoj pėr dukjen e sajė. Nji kohė, kujtoj mjaft tė gjatė, u dergj nė shtrat. Shpesh mė merrte nė prehėn dhe m'argėtonte me dashuni. Nji mėngjes, pak ditė pėrpara se tė vdiste m'i lėmoi flokėt e kokės dhe u zhgreh nė vaj. Edhe un, kur pashė se ajo po qante s'dij se qysh, shpėrtheva dhe qava me dėnes tė madh. Qysh atė ditė mė rrėmbyen nga shtėpia dhe mė ēuen ke Hallė Hatixheja. Atje qėndrova nja nji javė. Disa herė, tue qamė e tue cingrue, kėrkova tė kthehem nė shtėpi, por s'mė lanė. Mė kabojshin me sheqerka e me kuklla dhe mė kėrcnoheshin tue mė thanė se do tė mė futshin spec nė gojė po tė mos rrijsha urtė. Mbas nja nji jave mė suellėn nė shtėpi. Sa u futa mbrenda thirra: nan-o! nan-o! Mė kishte marrė malli pėr tė dhe dojsha tė m'argėtojė. E kėrkova nė tė katėr anėt e shtėpis dhe s'lashė ēip pa vėrejtė, me kujdes, se mos m'ishte mshefė, ashtu si bante kur luente me mue symbyllthi. Por s'e gjeta. Em atė ashtu edhe Hallė

Hatixheja mė ndiqshin me sy tė pėrlotun dhe pėrpiqeshin me mė ledhatue e me mė ngushullue. Ma nė fund mė thanė se ime amė kishte shkue, diku, nė gosti. Atėhere kėrkova tė mė ēojnė atje, por ata nuk u biridėn. Mezi mundėn me mė gabue me lajka e lodra tė ndryshme.
Gadi nji muej rresht e kėrkova t'eme amė tue qamė e tue dėnesė, por pa dobi. Oh ajo kishte shkue nė gosti, kishte shkue diku larg, shum larg, tej caqeve tė kėsaj jete. Oh sikur t'ish e mundun me u ngjallė, tė pakėn pėr disa minuta, e tė shifte se edhe nashti, mbas kaq vjetsh, e kam tė pėrvėlueme zemrėn prej mallit qė ushqej pėr tė. Oh sikur tė ngjallesh qė tė m'argėtonte e tė mė puthte disa herė. Sa nevojė kam pėr tė, me gjith qė u rrita. Zjarri i kėtij malli q'asht ndrye nė zemrėn t'eme, pa dyshim, nuk do tė shuhet veēse kur tė mė mbulojė edhe mue dheu i zi.
Nji mbramje nė shtėpi kishte nji lėvizje tė jashtzakonshme. Pėrveē Hallė Hatixhes, e cila ndodhesh aty qyshse kishte vdekė nana, kishte ardhė edhe e shoqja e Xha Musait dhe e Xha Sadikut. Em atė u kthye nė shtėpi ma heret se kurdoherė dhe darkėn e hangrėm paperėndue Dielli. Mbas darke mė vunė me flejtė heret, me gjith qė un nuk dishirojsha. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur u ngrita prej gjumit, pashė nji grue tė huej qė po dilte nga kthina e t ' im et me tespijt e tija nė dorė. Kur mė pa u ndalue dhe m'argėtoi. Dora qė m'i lėmoi faqet m'u duk e ashpėr dhe e ftoftė. Ika me vrap dhe shkova nė kthinėn e bukės, ku ishin mbledhė tė gjithė rreth votrės.
- Hajde ke halla - mė tha Hallė Hatixheja sa hyna mbrenda dhe desh tė mė merrte, por un shkova dhe u ula nė prehėn tė t'im et. Mbas meje u fut mbrenda grueja e huej dhe, mbassi i a vu babės tespijt pėrpara, nisi me i mbushė finxanėt e kafes. Un po e shifsha, e ēuditun, kėtė grue qė s'e kisha pamė kurrė. Kėrshėria mė ngucte qė tė merrsha vesht se cila qė. Prandaj nuk durova shum dhe pyeta.
- Ajo asht jot amė. Mbas sodi atė ke me e thirrė nanė - tha Hallė Hatixheja dhe i zgjati duert me mė marrė nė prehen tė vet. Un u shtėmanga qė tė mos mė merrte halla dhe ia ngula syt grues sė huej. Nji copė herė e shiqova, frigueshėm, atė grue zeshkane dhe aty vonė thirra:
- Jo; s'asht ajo nana e eme.
- Ajo asht - gjegji halla.
- Jo, jo; s'e due - brita dhe, tue e rrasė kryet nė gji t'im et, zuna me qamė.
- Hesht moj bijė! Mos qajė - mė tha em atė me nji za tė mbytun e tė pėrvajshėm tue m'i lėmue flokėt. Duket se edhe ai ishte i pangushlluem nga humbja e nanės. Vonė pushova sė qami. Mė suellėn kuklla, sheqerka, topa llastiku dhe nji macė tė vogėl. Ma nė fund m'i muerrėn ment. Kjo grue e huej ishte eme njerkė qė kishte ardhė me e zavendsue t'eme amė. Ajo ishte, asokohe, nji gjysmė grueje, nja 32-33 vjetsh. Kishte nji trup tė trashė, lėkurė tė zeshkėt, sy e vetulla tė zeza, buzė tė trasha, nofulla tė fryta. Dhambėt i ishin nximė dhe gjajshin si thėngjij. Me nji fjalė ishte si nji katundare e pėrcėllueme nė Diell.

Ajo, nji mot ma parė, e kishte pėrcjellė burrin e maparshėm pėr nė jetėn tjetėr, ku kishte pas dėrgue edhe nja dy fėmij. Em atė, atėherė, ka qenė nja 36-37 vjetsh. Me t'eme amė kish jetue vetėm gjashtė vjet. Fėmia e parė - nji djalė - qė kishte pasė me t'eme amė, i kishte vdekė. Un rrojta. Ndoshta pėr tė vuejtė. Me t'eme njerkė, sikundėr duket, u pamė Hana jashtė. Un nuk e due fare, por edhe ajo m'urren pėr vdekje. Oh sa herė mė ka rrafė, sa herė m'a ka mbushė gojėn me spec qė tė rnos i kallzoj t'im ėt, sa herė mė ka lanė nė rrugė e vetė ka dalė me shėtitė, sa herė mė ka lanė pa hangėr, sa herė mė ka dhanė bukė e shėllinė kurse fėmijvet tė vet u nepte gjellė tė mira, sa herė m'a ka therė zemrėn me f jalė fyese dhe sa herė mė ka namė e mallkue. Kush i mban mend e kush mund t'i nurnėrojė kėto. Vetėm do tė pėrmendi se mė mundonte si tė mė kishte halė nė sy dhe mė shante me nji gjuhė shumė tė pasun n'kspresione ndyesije, me nji gjuhė tė marrun hua nga jevgat. Vdekja e s'ime amė, pėr mue, qė nji kob, por martesa e t'im et me kėtė shtrigė qė nji mėnyrė e vazhdueshme dhe e pambarueme kurrė. S'dij se ku e gjetėn kėtė korbė.
Ć¢ā‚¬ÅŸFėmia pa. nanė, si nata pa Hanė" thotė nji fjalė popullore. Sa mirė e ka qėllue Shqiptari gjendjen e vajtueshme tė foshnjes bonjake me kėto fjalė. I ka hymė nė palcė, nė shpirt dhe na e paraqit fėmin tė mbetun nė mėshirėn e fatit e nė terr tė natės sė pambarueme. Mjerė ato nana qė lanė mbas vetėhes fėmij tė vegjėl, pse shumica e etėnve nuk kujdesohen, si duhet pėr to e njerkat, pėrgjithsisht, nuk dijnė dhimė pėr bonjakėt qė u kanė lanė si trashėgim ato qė u kanė lirue vendin n'atė shtėpi. Ata bonjakė qė janė rritė me njerka tė kėqia - se ka edhe tė mira ndėr to - e kanė kuptue se sa e hidhėt asht me e humbė nanėn. E kėtė provė un e kam bamun.
Mbas martesės sė dytė im atė e ndrroi qėndrimin e vet kundrejt meje. Nuk e ēante kryet fort pėr mue dhe as qė kujdesohesh tė marri vesht se si mė pėrdorte njerka. Dalė-nga-dale em atė ndryshoi kryekėput, Shpifjet qė trillonte njerka pėr mue atij i dukeshin si qortimet apo kshillat e Hazreti Hatixhės. Kur un mprohesha ase ankohesha, atij s'i bante tėrr veshi. Shumė herė, nė vend qė tė mė ngushllonte, mė shante. Ndryshimi i madh qė bani em atė mbasi u martue me t'eme njerkė, mė bani tė besoj se ekziston nji fuqi magjike dhe se ai u gazit e u skatarit me magji prej saj. Ndryshe nuk kam se si t'a spjegoj mospėrfilljen e tij kundrejt meje dhe pjerrjen kah e shoqja. Nė ditėt e para tė martesės nuk ishte kėshtu. Duket se ende nuk e kishte torrullue magjia. Shpesh mė merrte nė prehėn dhe, tue m'argėtue me dashuni, mė thoshte me za tė ējerrun:
- Jot amė, Dije, qė e urtė dhe e mirė si nji engjėll. Ti i gjan asaj kryekėput. Edhe kjo - m'a tregonte njerkėn me gisht - do tė bahet pėr ty nji nanė shum e mirė. Kur e ngrejsha kryet shifsha se syt e tij ishin plot lot. Mė puthte, mandej, me nji dashuni atnore aq tė zjarrtė sa edhe un, me gjith qė foshnje, e ndijsha nevojėn urdhėnuese me e rrokė e me e shtrėngue pėr qafe me tė tana fuqit e mija. Sigurisht asht forca e magjis ajo q'e ftofi mbasandaj prej meje dhe e bani tė luejė mendsh mbas asajė lopės sė murme. Gjendja e eme u vėshtirėsue edhe ma fort kur leu Rizai - nė krye tė tre vjetve q'ishte martue. Atėhare em atė u dha kryekėput mbas tė birit tue mos e nxe kryet ma pėr mue. Qysh atė ditė eme njerkė u ba zotnuesja e plotpushtetėshme mbi t'em atė dhe tiranėja ma e egėr mbi mue. Nuk guxojshja as edhe me qamė e jo me shfaqė ndonji mbėhi ase dėshir. Kurrkush mos u rritėt si un!
Kur i mbusha shtatė vjetėt mė futėn nė shkollė. Nji tė Hane nė mėngjes kushrini i em Hamiti Ć¢ā‚¬“ ēuni i Xha Sadikut - mė muer pėr dore dhe mė ēoi nė shkollė. Njerka nuk kundėrshtoi fare. Ndoshta pse donte me mė shporrė sysh. Jeta e shkollės mė pėlqeu shum, pėr shkak se mėsueset qenė si nana tė mira dhe aty gjeta nji grumbull shoqe tė dashtuna. Zonjusha Maria Frėni, njena ndėr mėsueset, m'argėtonte dhe mė dhelatonte ma fort se tjerat. Kjo ishte jo vetėm nji mėsuese e mirė, por edhe e bukur e simpathike. Duket se Hyu kishte bashkue nė tė bukurin e trupit e tė shpirtit. Mbaj mend se kishte nji shtat tė hollė e tė zdrivielltė, sy tė zij si rrushi, vetulla tė hollė e tė harkueme, flokė tė zij si mundashi, hundė tė drejtė, gojė tė vogėl, buzė tė kuqe dhe dhambė tė vegjėl. Ishte nja 19-20 vjetsh.
Sa ambėl mė tingėllonte nė vesh zani i saj kur mė kėshillonte se si tė sillem para prindėrve e kundrejt botės. Sa mė pėlqente kur m'i lidhte gėrshetat, kur m'i mbėrthente sumbullat, kur m'i mshinte robet qė ndragsha n'oborr tė shkollės tue luejt me shoqet. Sa mė kandesh kur mė kėrcėnohesh amblas qė tė mos baj mbrapshtina dhe mė porositte tė jem e urtė, e mirė, dhe e pastėr. Shkrihesha prej kėnaqėsis; sidomos, kur mė dhelatonte e mė puthte me dashunin e nji motrės sė madhe. Mbas dy vjetsh ajo u shpėrngul nė nji qytet tjetėr. Oh sa qava kur mė puthi pėr herėn e fundme. Qysh a'sokohe s'e kam pamun ma. Pėr tė, edhe tash, ruej nji farė nderimi dhe nji mall tė pashueshėm nė zemėr. Sjellja e mirė e mėsueseve, veēanrisht e Zojushės Marije, m'a pat paksue pezmatimin qė kisha nga humbja e nanės. Pėr kėt shkak ma fort mė pėlqente tė rrij nė shkollė se sa nė shtėpi, ku mė pritte njerka me mashė nė dorė e me namė nė gojė. Zonjushėn Marie Frėni e zavendėsoi Zonjusha Sabrije Qafėtrashi. Edhe kjo qė mjaft e mirė, por kurrė sa Marija. Drejtoresha e shkollės ishte Zoja Sofije Filipiadhi. Si kjo ashtu edhe Zonjusha Kristina Petropullos flitshin Toskėnisht, se ishin nga jugu. Pėr ēdo, mėngjes, kur do tė shkojsha nė shkollė, simbas porosis qė mė kishin bamun mėsueset, i a puthsha dorėn t'im et ashtu edhe njerkės. Kėsaj i pėlqente t'i a puth dorėn e zeshkėt e tė plasarueme, por nuk i vinte mirė kur krifesha dhe mshihesha me kujdes qė tė mos mė qortojshin mėsueset.
- Hajde shporru ma! Mjaft u mertise, se s'je nuse - mė thotshte me mėllef. Shpesh herė mė kapte pėr krahu dhe mė nxjerrte jashtė portės pa e lamė fėtyrėri e pa i gėrshetue flokėt. Disaherė nuk mė lejonte fare me shkue nė shkollė. Mė mbante nė shtėpi qė t'ia pėrkundsha djepin e Rizait dhe ma vonė tė Ferides e tė tjerve. Tė tanė ditėn rrijsha pranė djepit tue e pėrkrundė foshnjėn dhe fantazin t'eme qė endesh rreth e rrotull shkollės, ku i shifsha tue luejtė e tue u prrallė shoqet e mija tė dashtuna. Nuk ishin tė rralla rasat qė hajsha edhe flakurima prej njerkės, pse un, e tretun nė mendime t'ambla tue i ndjekė shoqet e shkollės ndėr lodra, harrojsha dhe e kėputsha pėf gjysėm kangėn qė i kėndojsha fėmis pėr me i ndiellė gjumin ase, e lodhun krahėsh, e ndalojsha lėkundjen. Shumė herė mė ēonte nė shkollė zbathun ase me nalle dhe nuk mė lejonte me i mbathė kėpucėt edhe sikur tė binte shi ase vdorė. Nji herė mė takoi, mb'udhė, kushrini i em Hamiti dhe, kur mė pa me nalle dhe pa ēorapė nė kambė. U lemeris fare, pse moti ishte i keq dhe po binte vdorė. Mė muer pėr dore dhe mė ēoi nė shtėpi tė vet. Atė ditė nuk mė la me shkue nė shkollė. I kishte folė mjaft ashpėr t'im et pėr mos pėrfilljen qė tregonte kundrejt meje tue i a rrėfye edhe ngjarjen e ditės. Kur e pyeti em atė njerkėn se pse mė kishte ēue nė shkollė zbathė, faji mbet mbi mue, se ajo u shfaqsue tue thanė se un vetė s'kisha dashė me i mbathė kėpucėt.
- Unė nuk i kam vu mendjen se a i ka mbathė kėpucėt apo jo, por edhe nė mos i mbathtė, s'kam seē't'i baj, mbassi nuk mundem me vu dorė mbi tė, se mė dhimbset - tha. Kjo grue e ligė qė me qinda herė mė kishte rrafė kot, kjo shtrigė qė nuk kishte nė shpirtin e sajė tė zi as ma tė voglėn shenjė tė dhimbjes e tė mėshirės, thoshte se i vinte keq tė vente dorė nė mue! Em atė, si pėrherė, edhe kėsaj rradhe i besoi asaj dhe mue mė qortoi e mė shau, pse kisha dalė pa kėpucė! E un, e trembun nga shenjat kėrcnuese qė mė bante njerka prej andaj, nuk guxojsha t'i a them tė vėrtetėn o hidhėt. Me mėsimet shkova mjaft mirė. Mue mė ndihmoi fati, se n'atė shkollė vazhdonte edhe Irena, bija e Xha Simonit, fqi me ne. Ajo ishte dy klasa ma naltė se un dhe mė mėsonte shpesh e shpesh.
Sonte po mjaftoj me kaq, sepse me nji anė u lodha dhe m'anė tjetėr nuk po mundem me i pėrmbledhė mirė kujtimet.

13 Mars

Mė ka thanė Xha Simoni se fėmia, kur asht nė moshėn 3 - 8 vjetsh, ngucet fort nga kėrshėria dhe don tė mėsojė gjithshka. Me tė vėrtetė ashtu qenka. Edhe un kam vu re se fėmia nė kėtė moshė pyet pa pra dhe disaherė ban pyetje e verejtje tė ēuditėshme. Veē kėsaj fėmijt e kėsaj moshe mbajnė mend gjithshka tė kenė bamė, por mbasandaj harrojnė dhe, pėr nji kohė, e humbin fuqin e kujtesės. Edhe un, me gjith qė u pėrpoqa mjaft nuk munda me u pėrjashtue nga ky rregull, pse qysh nga tetė e deri mė dymbėdhetė vjet, gati gati, nuk mbaj mend fare. Prandaj po e kaloj nė heshtje kėtė kohė. Irena asokohe e kishte krye qytetsen dhe po matesh me ndjekė nji shkollė ma tė naltė. Edhe un dojsha me i vazhdue mėsimet, por s'mė lanė. Eme njerkė, herė mbas here, i flitte t'im et mbi kotėsin e mėsimit pėr femna dhe mbi nevojėn e mbulesės s'eme. Por ai deri atėherė nuk i a pat vu veshin. E- nashti vonė pat nisė me u ndrydhė nėn ndikimet e saj. Nji mbasdarke, pak para se tė fillonte vjeti shkolluer, ndigjova se po i thoshte njerka:
- Ajo lypset tė mbulohet ma. Asht turp prej botės qė t'a nxjerrim gocėn jashtė si nji kaureshė tė llastueme e tė pafrenueme.
- Mirė, moj grue, por ajo ende asht e vogėl - pėrgjegji ai?!
- Kush asht e vogėl? A nuk shef se asht bamė sa nji pelė?
- E shof se ka dhanė shtat, por nuk mė duket se asht bamė pėr t'u mshefė.
- Ndigjo burrė! Ajo duhet mbulue dhe lypset hjekė nga shkolla ma. ē'i lypset shkolla asaj? Mos i mėsojnė nė shkollė Kuran e punė Ahireti? M'u verbofshin syt n'u mėsojnė ndonji punė tė mbarė. Ajo mbas sodit duhet tė rrijė nė shtėpi, tė stėrvitet me gatue, me qepė e me arnue dhe me la e me lye. Shkurt lypset tė mėsohet me matarue nji shtėpi, se nesėr do tė shkojė nė derė tė huej e nuk do tė dijė me u bamė nji amvizė e mirė.
- Ke tė drejtė, por... I a preu fjalėn dhe vazhdoi: - E kur tė martohet mue do tė mė shajnė bota dhe mue kanė me m'a hudhė krejt fajin tue pamė se ajo s'din kurrgja pėr me e mbarsue shtėpin. Veē kėsaj grat e botės, qysh tashti, pėshpėrisin vesh nė vesh kur e shofin kaq tė rritun dhe mė hudhin veshtrime me bisht tė synit. E un nuk mundem me i mbyllė gojėt e botės. Mbasandaj ajo tash duhet tė mė ndihmoj edhe mue nė punėt e shtėpis, se dhe un s'kam fuqi. Fėmijt, Zoti i lashtė, duen hyzmet. E un s'kam veēse dy duer. Nji mbas nji njerkės i patėn lemė katėr fėmij Rizai, Feridja, Meti dhe Razia. Mbasandaj bani stop! Sikundėr duket u shterpue ma.
- Mirė, po e mbulojmė - gjegji im atė dhe e mbylli bisedimin.
Tė nesėrmen nė mėngjes shkova ke Xha Sadiku dhe e lajmova Hamitin mbi sa kisha ndigjue. Ai u nxė e u ba prush. M'u zotue se do tė pėrpiqesh me i a kthye mendjen t'im eti. Me tė vėrtetė ai u mundue, por nuk bani dobi. Em atė mė ndaloi nga shkolla dhe mė mbylli nė shtėpi. Natyrisht un asokohe nuk e ēmojsha vlerėn e mėsimit dhe vrazhdėsfn e jetės qė kalohet nė robni. Vetėm pėr dy shkaqe nuk dojsha me u mbulue dhe mos e lanė shkollėn: Pikėsėpari s'dojsha me u mshefė, se do tė mė duhesh tė rrij gjithnji me njerkėn qė kishte me m'a zbutė shpinėn dhetė herė nė ditė. Mbasandaj mė pėlqente tė rrij me shoqet e shkollės e tė luej me to. E pėr mue kėto kishin randėsi tė madhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Sponsored content





Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty
MesazhTitulli: Re: Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"   Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale" Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Haki Stermilli "Sikur te Isha Djale"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» te rejat e fundit rreth vipave shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions