Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Mitrush kuteli Poemi kosovar analize

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Mitrush kuteli Poemi kosovar analize   28.03.09 18:26

Mitrush kuteli
Poemi kosovar analize

Kjo poeme u botua nga kuteli ne vitin 1944,si nej mbrese e drejte
perdrejte qe ai vete kishte pasur asaj kohe nga nje udhetim neper
kosove.poema eshte perfshire ne librin poetic me titull ‘sul e lote”
net e cilin perfshihet edhe poemi I “shandumit” si dhe krijimet poetike
“balta shqipetare” dhe “pot e vdes ne dhe te huaj”.poemi kosovare eshte
nje poem I nje tonaliteti te forte,I nje qendrimi te ashper e kemngules
net e drjeten e tokes e te trashigimit.kesaj ideje I sherben edhe vete
struktura e ndertimit te vepres ne 5
pjese:qendrimi,durimi,sulmi,ndertimi,qendrimi.
Sic shihet kjoe shte nje structure ciklike e pershkallzuar,qe permbyll
me qendresen ciklin historic te mbijeteses.heroji I poemes ehste bujku
kosovar dhe kj0o behet nga autori per ta identifikuar heroiken e drames
e te qendreses kosovare te njeriu qe ehste me forte I lidhur me token
ne kuptimin fizike pra si burime egzistence jetesore dhe metafizike,dhe
si burim egzistence si atdhe.ligjerimi poetic shqipetohet krejtesisht
ne veten e pare cka arrit ne maksimum per jetimin emocjonal te
problematikes se saj.
Kjo menyre ligjerimi sjell gjithashtu edhe identifikimine e shkrirjen ne nje te herojit te vepres te autorit dhe lexhuesit.
Jam shqipetare
E kosovar:
Zote e krenare,
zote e bujar
mbi kete dhe,
qe kam si fe,
e permbi fe:
e kam vatan!
E kam atdhe!
Ky ehste dhe fillimi i poemes,ne te cilin artikulohet vetedija
historike e te qenit zote i ketyre trojeve dhe i se drejtes se
trashigimit brez pas brezi.
Sigurisht qe sote keto nocjone mund edhe te quhen edhe te kapercyera
por te mos harrojm qe drama jone kombetare ka qene dhe mebtet nje gure
i rende ne ndergjegjjen tone kolektive.
Ne pjesen e dyte te poemes me titullin “durimi” filimisht kemi nje vet prezantim te herojit,si ne natyre tipike kosovare:
jam si me sheh
e si me njeh:
kesule-bardhe e kryelidh...
jam eshter-madh
I vrazhed jam
E bojalli-
Dhe syte e mi
Jane plote shkendi
Si baterdi.
Ky njeri i kosoves spalos edhe dhimjen e tij per fatin e ziqe ta shoh
token e lentrashigim brez pas brezi ne duart e te huajit,ne duart e
shkaketareve se tragjedise se tij.ajo vjen e pershkallezuar tek sa
rrefehet me nje ton krenar e te permbajtur se pas vrasjes se babes,pas
rrembimit se tokes,gjeja me erende ishte qe ta debonin nga atdheu i tij
Me thane te iki ne a’albani
-vatani i ri
I kombit tim
Si shkoi selmani,
hasani,
e dani.
Kjo e ben ate te rrebelohet,te shpall me ze te larte urine per liri.Si
nje apteoz e lirise vjen kenga e tret,”sulmi”,ne te cilen deshmohet se
si shperthen zjarri i grumbulluar i urrejtjes dhe i etjes per te qen i
lire ne token e vete:
Ta shemba,
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
te vojtjes
dhe te urrejtjes.
Por duket se ky vrull dhe zjarr urrejtje,ftohet e ulet disi ne kengen e
4tert,qe simbolikisht titullohet”ndertimi”.ne te kemi dy komente
interesante:se pari,lidhjen organike te burgut me token e vet,cka
simbolizon ne menyre te qarte iden e ndertimit si nje atribut I
lirise:Se dyti kemi nje koment paqeje shpirterore,net e cilen gjendet
rasti epr te derdhur lotin e munguar per babane e vrare.ashpersija e
autoportretit fizik te kosovarit tani ja lem vendin tregimit shpirteror
te dhimjes.
Po kam nje zemer
Ne gjoksin tim
Qe pa pushim
Me rreh
Si drin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Mitrush Kuteli   28.03.09 18:26

Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, ndėrsa vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė. Ka qenė shkrimtar, pėrkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Shqipėria. Shkroi nėn pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.



Mitrush Kuteli ėshtė njėri prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.



Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe s’u botua e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė, kurse nė faza tė ndryshme kohe as u mėsua e as u fol pėr tė. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė fati i shkrimtarit i cili nuk iu pėrshtat asnjėrit nga dy sistemet e Shqipėrisė: Monarkisė e Komunizmit. Po dhe tė dy sistemet nuk e duruan atė si njeri tė kulturės e tė fjalės sė lirė



Libri i Kutelit Sulm e lotė pėrmban Poemin kosovar dhe Poemin e Shėndaumit si dhe dy lirika: Balta shqipėtare e Po tė vdes nė dhé tė huaj. E pazakonshmja ėshtė se libri nėnshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, qė tė tretė pseudonime tė Dhimitėr Paskos. Izedini del si autor i Poemit kosovar, Mitrushi si autor i Poemit tė Shėndaumit kurse Dr. Pas si shkrues i parathėnies.



Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: Vjeshta e Xheladin beut, Hanet e karvanet, Si u takua Ndoni me Zallorėt, Gjonomadhė e Gjatollinj, Xha Brahua i Shkumbanares, Kujtimet e kujtimeve, Natė muaji Shembiteri, Natė marsi, Qetėsi para fėrtyne etj.



Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritikė: Lasgush Poradeci (1937) dhe Shėnime letrare (1944). Kritika e tij letrare shfaqet nė trajta tė ndryshme: shėnim, recension, studim e ese. Dy studimet e tij mė tė njohura pėr letėrsinė shqipe janė ai pėr poezinė e Lasgush Poradecit dhe ai pėr poezinė e Fan S. Nolit.



Mitrush Kuteli, bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe dhe njėri ndėr autorėt mė tė njohur tė modernitetit shqiptar. Madje, ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare.



Rreth dyzet vite pas vdekjes, mė 27 shtator 2002 me dekretin nr 3478, me propozimin e Ministrisė sė Kulturės, Rinis dhe Sporteve dekorohet nga Presidenti i Shqipėrisė me dekoraten e nderit tė Republikės sė Shqipėrisė : Urdhri "Mjeshtėr i Madh i Punės".



Ditėlindja: 1907

Vendlindja: Pogradec

Ditėvdekja: 4 maj 1967

Vendvdekja: Tiranė

Pseudonim(e): Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia, Dr. Pas

Nacionaliteti: Shqiptar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Mitrush Kuteli - Durimi   28.03.09 18:27

Durova,

durova,

sa nuk duron njeri,

as Perėndi!



Mė thanė tė shkruhem vojnik

e mynafik

i kombit tim.



Mė dhanė armė tė vras

vėllanė,

sipas kanunit

tė gjakut...

Po s'desha!



Dhe nė e bėra ma falni,

se jam gjaknxehtė.



Mė thanė tė ngrihem tė ik

ku qielli puthet me dhenė;

Stamboll,

Anadoll,

e mė tej.

Se vetėm andej

paska pėr ne

popull pa zot -

vend boll...



Po malli i tokės s'mė la,

po malli i fushės s'mė la,

as gjaku i babės s'mė la.



Dhe mbeta kėtu,

i huaj,

si qen,

nė vendin tim,

tė babės tim...

Mbeta rajį,

e ndėr rajį,

si pėr hatį;



nė uri,

nė qesėndi,

nė skllavėri

tė shqaut tė zi.



Mė thanė tė ik nė Allbani,

vatan i ri

i kombit tim,

si shkoi Selmani,

Hasani

e Dani.



Po dot nga toka s'u ndava

dhe mbeta tė jem

ku jam

e ku do tė jem.



Mė thanė tė shkoj nė sheher

tė shqahut tė madh,

me sharrėn nė krah,

me kryet pėrdhé,

jaban

e beter;

portė mė portė,

derė mė derė,

i mjerė

e zemėr sterrė,

pėr njė kotherrė

bukė.

Po malli i vendit s'mė la.

Ah, malli i gjakut s'mė la

e mbeta kėtu,

rajį.



Ta shemba shqa kufirin

qė ngrite ti

nė vendin tim e pėrmbi varr

tė babės tim.



Ta shemba,

ta dogja,

me zjarrin e shpirtit,

tė vuajtjes

dhe tė urrejtjes.



Me zemėrim,

me vrull tė madh,

e bubullimė

qė s'ka mbarim



Se vjete ti mė cave,

mė ndave,

mė vrave,



armik - lugat,

armik -xhelat!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : London

MesazhTitulli: Rrefenjat e Kutelit   28.03.09 18:28

Rrefenjat e Kutelit mbeshteten ne nje tregim jetesore ne nje rrefim
popullor-gojor.Autori gjendet midis rrefyesit dhe lexuesit.Nderhyrjet e
autorit realizojne kalimin nga gjuha e folur ne te shkruar.Subjektet
merren nga tekste rrefimesh te kengeve popullore dhe subjektet
biblike.Realizimi ne pershkrimin e mjediseve dhe personazheve hapsira
qe i lihet lexuesit per interpretim subjektiv.Shtresimet kuptimore e
gjuhesore te prozes.

BURIMI I GJUHES
Gjuha e folur e krahines se vendlindjes gjuha e pasur e veprave te mbledhura nga folklori.

MENDIM PER MITRUSH KUTELIN
Kuteli eshte ndoshta shkrimtari i vetem shqiptare qe ka lene ndonje
kulte mbas vetes.Meqe kultet letrare ne kulturen shqiptare jane
pothuajse gje e panjohure,Mitrush Kuteli eshte teje interesant ne kete
pikpamje dhe sikur te ish bere i njohur per shkrimet e fantazise
mitologjike,ai do te meritonte te krahasohej me autorin e PERRALLES SE
UNAZES,TOLKIEN.M.Kuteli u be i njohur per veprat e tij me karakter
nacionaliste.Derisa ishte gjalle por edhe pas vdekjes motivet e
theksuara kombtare te veprave te tij ishin gjate periudhave te caktuara
shkake i mjaftueshem per mos vlersimin e tij si shkrimtar te madh.Duke
i cilsuar veprat e tij si perkatese te romantizmit te mocem
nacionalist.Sido qofte M.K lexohen ende dhe pikerishte ne ate menyre qe
eshte karakteristike per shkrimtaret e kulteve.

KUTELI SI PERKTHYES
Qe ne maj 1939 eshte i pari qe ia beri te njohur lexuesit shqiptare
poetin e madh te Rumanise MIHAIL EMINESKUN duke botuar librin me 24
poezi te perkthyera me nje pershkrim te krijimtarise dhe biografise se
poetit ku ka guximin te mbroje idene deri diku te argumentuar mbi
prejardhjen shqiptare te kolosit rumune prej te cilit poezin e pare e
kish perkthyer e botuar qe ne moshen 22-vjecare.Kater vjete me vone
permes flakes se luftes se dyte boterore dhe pervojes se hidhur ne ate
lufte eshte i pari qe ia beri te njohur lexuesit shqiptare te madhin
poet te Ukraines TARAS SHEVCENKO.Te kesaj kohe jane dhe vrejtjet mbi
saktesine apo vlerave e perkthimeve si dhe mbi pastertine e gjuhers
shqipe.Nga keto fjale te thena prej tij na ndajne 60 vjet por duket se
sot jane me te vlefshme."Duhet themi se na duhen shqiperime,jo
perkthime fjale per fjale.Ato qe kane deshire per te pasuruar shqipen
me kryeveprat e literatures se perbotshme,lipset te zgjidhet rruge e
pare dhe jo e dyta.Ne perkthimet kemi penda varfanjake e sidomos kalime
anonime qe nuk njohen ligjet e shqipes edhe shume here as gjuhen nga e
cila buron vepra".Mbi keto parime te qarta e te shendosha e pati bazuar
qe heret e deri ne fund,punen e vet si perkthyes dhe me gjithe sa nxori
nga dora,na dha shembuj te paarritshem perkushtimin e cilesi te
larte.Kjo eshte krejt e natyrshme sepse ai qe e ka treguar veten me
vepra origjinale te klases se pare nuk e ndyjne doren te bej perkthime
te keqija.Ketu ka dicka te vecante.Sic dihet ne te gjithe "kampin e
socializmit" te atehershem kur pllakosen akullnajat e diktatures
komuniste,disa shkrimtare te talentuar nuk ben pakt me djallin,por
gjeten streh te perkthimet dhe shkrimet per femije.Tek ne,per asnjerin
prej atij brezi perkthyesish te cilet ishin shtyllat e vetme qe mbajten
ne kembe kulturen shqiptare,por nuk moren asnje cmim.Kuteli i dale pas
dy vjet burgimi te renda i papranuar madje i debuar,si ekonomist,i
share e i perbuzur si shkrimtar,me se te nxirrte buken e gojes,smbetej
vecse fusha e perkthimeve.Per cilesine e larte te perkthimeve te
kutelit kane folur e flasin me admirim te gjithe,vecanerisht per
perkthimin e librit fryme te vdekura.Kuteli ishte ekonomist i
shquar,perkthyes i rralle por mbi te gjitha ai do te mbetej si
shkrimtar ne nje nga vendet e krejit e te nderit te letersise
shqipe.Mitrushit per ate frymezim te pashoq,mund te themi se i kishte
hije si askujt tjeter,nder shkrimtaret tane,te perseriste fjalet e
francezit PIERRE-JAN BERANGER.
"Le peuple cest ma muse".(Populli eshte muza ime.)


Kritika pėr Mitrush Kutelin


Kritika pėr Mitrush Kutelin

Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritkė: Lasgush Poradeci dhe Shėnime Letrare.
Kritika e tij shfaqet nė mėnyra tė ndryshme: shėnim, recension, studim
e ese. Dy studimet e tij mė tė njohura pėr letėrsinė shqipe janė ato te
Lasgush Poradecit dhe F. S. Nolit. Kėta dy autorė mbeten gjithnjė ato
mė tė preferuarit e Kutelt, madje edhe mė tė adhuruarit. Ai do t’u
kthehet atyre edhe herė tė tjera, madje me shėnimet e veta poetike nė
faza tė ndryshme u ngjason edhe njėri-tjetrit.
Fuqinė e vet interpretuese, shijen dhe argumentin e vet letrar, Kuteli
ka provuar pikėrisht nė analizėn e dy poetėve modernė tė shqipes.
Kritiku interpreton figurėn, trajtėn letrare, idetė e domethėniet, duke
nxjerrė pėrfundimet pėr vlerat e veprave letrare. Mė nė fund edhe
karakterizimin e autorit nė kuadrin e letėrsisė shqipe.
Duke shfaqur bindjen se nuk ka vetėdije pėr vlerat letrare ai qark
kulturor qė i harron autorėt e njohur tė brezave tė shkuar, Kuteli qė
nė rini shkruan pėr Ēajupin, Asdrenin, Shiroken, Asllanin, Migjenin,
gjithnjė duke u nisur nga aspekte karakterizuese tė veprės sė tyre
letrare.
Kritikat e tij pėr literaturat e huaja nis me pėrkthimin dhe
interpretimin e poetit tė njohur rumun Mihai Eminesku, tė cilin e ēmon
lart dhe tė cilit i kthehet shpesh.
Mitrush Kuteli nxjerr pėrfundime karakterologjike pėr popullin qė i
krijoi e kėndoi ato. Ky popull virtytin e dashurisė sė lirisė
individuale nuk arrin qė ta pėrqėndrojė nė virtytin e dashurisė sė
lirisė kolektive. Prandaj ose ikėn, ose qėndron me armė nė dorė duke i
sakrifikuar kėsaj lirie edhe fenė. Kėto pėrfundime tė Kutelit janė tė
ngjashme me ato tė Konicės.
Kronika analitike e Kutelit e “Vitit letrar 1943” ėshtė njė shembull i
shikimit tė fenomeneve nė aktualitetin e zhvillimit tė tyre dhe ėshtė
njė shembull i mirė i krijimit tė sociologjisė letrare shqipe.
Mitrush Kuteli nė shkrimet e veta kritike dėshmon njė shije tė hollė
letrare, njė metodė tė sigurtė tė argumentimit, njė tė vėrejtur tė
fenomenėve, nė letėrsinė shqipe tė kohės, dhe njė vlerėsim qė
mbėshtetet nė kriterin e madh tė pėrhershmėrive shqiptare si i cilėson
ai.
Shkrimet e Kutelit karakterizohen me njė gjuhė tė pasur e njė stil qė
ėshtė i tj dhe i veēantė, nganjėherė me ngjyrim emocional dhe me
ndjeshmėri qė i afrohet veprės sė artit. Kuteli ėshtė njė nga kritikėt
mė tė mėdhenj tė letėrsisė sė derisotme shqipe dhe artikuluesi i
shfaqeve moderne tė saj.

Vjeshta e Xheladin Beut
I I

Xheladin beu vazhdonte tė ngacmonte vajzatt qė ishin nė moshė tė vogėl.
Tė gjitha vajzat e kishin frikė xheladinin dhen pėrpiqeshn qė t’i
rrinin sa mė larg. Autori e ka pėrshkruar qaq bukur sa na bėn edhe neve
pjesė tė kesaj ngjarjeje. Pėrshkruan frikėn e vajzave dhe mėnyrėn se si
ai i tajtonte. Nė njė mėnyrė kaq mizore sa qė tė rrėnqeth mishin,
mashtrimet qė ai bėnte pėr gjithshka ishte e kotė. Kur nėna e vajzes
pėrpiqet qė ta largojė nga beu. Ajo i flet nė njė mėnyrė tė tmerrshme.
Beu ngelet pas njė fjale. Kur gruaja i thotė se ajo ėshtė vajza e tij,
ai pėrpiqet qė ta justifikojė duke i thėnė se ai nuk kishte vajza. Ajo
grua i tha se ai nė rini kishte qėnė i pirė kur e kishte ēnderuar. Ai
kishte ngelur pa asnjė fjalė.
Vjen sėrish pranvera. Xheladin beu kėrkon qė tė ketė njė vajzė tjetėr
nė shtrat. Nė udhė, ai takon njė vajzė dhe pėrpiqet qė ta ngacmojė si
zakonisht. Ai donte qė ta merrte vajzėn nė shtėpine e tij por i ati i
saj nuk i’a lejonte. Kėshtu Xheladini, dėrgoi disa njerėz qė ta rrihnin
babain e asaj vajze. Ata e rrahėn aq fort sa ai vdiq, por edhe pas
kėsaj ai nuk arriti qė ta merrte nė shtėpinė e tij. Xheladin beu mori
njė grua tjetėr dhe bėri me tė njė vajzė. Ai nuk i besonte syve. Ai nuk
donte vajzė por djalė. Ai e bėri tė tijėn vajzėn dhe nuk i bėhej vonė
nga tė gjitha mallkimet e nėnės sė saj.
Kėtu autori na tregon gjakftohtėsinė e Xheladin Beut. Pa mėshira. Kėtu
dallohej edhe kur e rrihte gruan. Ēdo natė(1), beu trembej. Ai shkonte
qė tė rrihte atė grua. Do tė shkonte dhe do t’i merrte vajzėn. Ky ėshtė
njė moment dramatik, si dhe momenti kur ēon Morėn Morėn nė ēmenduri
duke rėnė nė nje kendek. Njė fund i merituar pėr njė njeri me sjellje
ēnjerėzore.

(1) Autori na tregon njė periudhė tjetėr kohe.

Punoi: Dorina Menga
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mitrush kuteli Poemi kosovar analize   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mitrush kuteli Poemi kosovar analize
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com