Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen ) Empty
MesazhTitulli: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )   CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen ) Empty10.09.10 22:10

Drejt Punesimit




CV dhe letra e motivimit jane dy dokumente qe krijojne pershtypjen e pare tek punedhenesi. Per te mos pas nje CV, kerkese per pune apo dhe leter motivimi si kjo me poshte ( qe eshte per turp te Zotit ), ndiqni keshillat me poshte:




CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen ) Shqiperia111







Cfarė ėshtė CV?



CV ėshtė mėnyra mė fleksibėl dhe e pėrshtatshme pėr tė bėrė njė aplikim. Ajo pėrmbledh tė dhėnat tuaja nė njė mėnyrė qė ju prezanton juve nėn drtėn mė tė mirė tė mundshme dhe mund tė pėrdoret pėr shumė aplikime nė tė njėjtėn kohė.


CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj janė mjetet nėpėrmjet tė cilave ju mund tė bėni promovimin e vetes tuaj.

Qėllimi ėshtė ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerėzore qė t’ju thėrrasė pėr njė intervistė ku mund tė tregoni mė konkretisht aftesitė dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur tė shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten nė pozicion vendimmarrės, a do e kishit konsideruar pėr intervistė njė CV tė punuar dhe paraqitur nė mėnyrė tė pavėmendshme dhe tė pakujdesshme?



Si tė shkruani njė CV (Curriculum Vitae)



CV shėrben pėr tė bėrė prezantimin tuaj para njė personi qė nuk ju njeh dhe ka shumė pak kohe t’ju njohė. Duhet t’ju prezantojė juve nė kėndvėshtrimin mė tė mirė tė mundshėm, nė mėnyrė konēize dhe te strukturuar mirė. Ka shumė mėnyra pėr tė shkruar njė CV megjithatė gjithmonė ekzistojnė disa linja kryesore. Njė CV pėr qėllime biznesi nuk duhet tė kalojė njė faqe formati A4. Ndėrsa njė CV pėr qėllime akademike mund ta kalojė kėtė limit, duke pėrfshirė dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete tė tjera qė mund tė keni kryer. Njė CV e shkruar mirė, fillimisht vė nė dukje informacionin mė tė rėndėsishėm pastaj ēdo informacion tjetėr plotėsues. Pėr kėtė funksion ne ju rekomandojmė ta adaptoni nė varėsi tė kėrkesave dhe fushės sė punėdhėnėsit. Pėrzgjedhja e informacionit bėhet nė varėsi tė pėrshtatjes me vendin e caktuar tė punės. Kushtojini vėmendje renditjes sė informacionit.



Detajet Personale



Kėtu duhen pėrfshirė datėlindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kėrkohet dhe gjinia, mosha dhe kombėsia. Nė rast se keni njė adresė permanente dhe njė tė pėrkohshme, specifikojeni kėtė. Nėqoftėse doni tė fitoni hapėsirė pėr tė ruajtur limitet e gjatėsisė sė CV, detajet personale mund tė shkruhen me njė madhėsi mė tė vogėl tė shkronjave se pjesa tjetėr e CV. Por asnjėherė mė tė madhe, pasi nuk janė ato qė duhet tė tėrheqin vėmendjen e punėdhėnėsit. Nė rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atėherė ai do tė kthehet te detajet e kontaktit tuaj.




Cfarė informacioni duhet tė pėrmbajė njė CV?



Detajet personale

Edukimi dhe kualifikimet

Eksperienca nė punė

Aftėsitė e ndryshme

(Publikime)

(Referenca)




Rradha e paraqitjes sė kėtyre detajeve, dhe theksi qė i jepni secilės pjesė, varet nga ajo pėr tė cilėn jeni duke aplikuar dhe cfarė duhet tė ofroni.

Nėse po aplikoni pėr mė shumė se njė vend pune, duhet tė keni tipe tė ndryshme CV sipas fushave tė ndryshme tė karrierės, duke theksuar aftėsitė tuaja dhe eksperiencat e ndryshme tė pėrshtatura sipas fushės.



Pėr studentėt qė sapo kanė mbaruar, kėshillohet tė fillojnė CV-nė e tyre me historinė akademike. Ka shumė gjasa qė nė atė moshė edukimi tė jetė aseti i tyre mė i rėndėsishėm. Gjithashtu kėshillohet qė renditja tė bėhet nga eksperienca mė e fundit. Nė rast se keni arritje tė veēanta, atėherė ato duhet tė paraqiten nė CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit nėqoftėse ju mendoni se janė tė rėndėsishme dhe ndihmojnė nė pėrforcimin e profilit tuaj, duhet tė shkruhen nė CV. Kujdes, nėqoftėse vini rezultate apo arritje tė veēanta, tė vendosni gjithnjė informacion tė vėrtetė, sepse mund t’ju kėrkohen dokumentat pėrkatės dhe nėse keni gėnjyer aplikimi juaj do tė humbasė ēdo kredibilitet.



Ēmime/Vlerėsime tė marra



Nė rast se kjo kategori vlen pėr ju, atėherė duhet vendosur nė CV tuaj menjėherė pas seksionit tė edukimit. Kėtu mund tė pėrfshihen bursat, ēmime nė konkurse tė ndryshme, dhe ēdo lloj tjetėr dallimi.

Kėtu si pėr ēdo gjė tjetėr nė CV tuaj, jepni informacion tė plotė, si pėr shembull datėn, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin qė ju keni fituar; pėr bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit qė ka akorduar bursėn, dhe mbase dhe disa lėndė kryesore mbi tė cilat janė vlerėsuar aftėsitė tuaja pėr lėshimin e bursės.




Eksperienca Praktike



Nė kėtė seksion pėrfshihen dhe stazhet e punės. Mos jeni tė turpshem ndaj asaj qė keni kryer, mos i zvogėloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju tė keni njė biznes tė madh, nėse jeni ende student. Ideja ėshtė qė kur aplikoni pėr punė duhet tė tregoni potencial rritje. Duhet treguar ēfarė keni pėrmirėsuar, ku, sa shumė, si dhe pėrgjegjėsitė e ngarkuara. Duhet tė ndihet njėfarė ndryshimi midis punės sė parė dhe tė fundit, duhet treguar se tashmė jeni gati tė merrni mė shumė pėrgjegjėsi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciativė, kreativitet etj. Mos harroni, qėllimi ėshtė tė bindni atė qė lexon CV-nė tuaj se ju jeni zgjedhja mė e mirė pėr atė vend pune.



Aktivitetet Plotėsuese



Nė rast se jeni duke shkruar njė CV profesionale, dhe jo akademike, atėherė ky ėshtė rasti pėr tė theksuar konferencat, trajnimet dhe tė gjitha aktivitet e tjera plotėsuese qė i pėrshtaten pozicionit pėr tė cilin po aplikoni. Njė pėrshkrim i mirė kėtu mund t’ju ndihmojė tė tregoni sensin e iniciativės dhe pėrfshirjes dhe jo thjesht tė qenit njė student me nota te mira.



Gjuhėt




Rreshtoni numrin e gjuhėve qė flisni, duke pėrshkruar nivelin nė secilėn prej tyre vetėm me njė fjalė. Ne ju sugjerojmė tė klasifikoni dhe nivelin e bashkėbisedimit, qė mund tė jetė nivel i mesėm, nivel i avancuar, dhe rrjedhshėm. Pėrfshini nė CV ēertifikatat e gjuhėve dhe datat e tyre, nėqoftėse kjo ėshtė e aplikueshme pėr ju.



Aftėsitė Kompjuterike



Pėrfshini gjithēka qė dini, nga njohja e motorėve tė kėrkimit nė internet, aftėsitė e editimit tė teksteve, programet e veēanta mė tė avancuara, programim etj. Nėqoftėse keni njė ēertifikatė apo diplomė, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet tė mungojė nė CV tuaj.



Hobet



Pėrfshijini nėqoftėse mbetet hapsirė nė CV tuaj. Hobet tregojnė se ju bėni edhe gjėra tė tjera nė jetėn tuaj pėrveē punės apo shkollės. Ndaj nuk mund tė shihen pėrveēse me sy pozitiv.


Nė CV mund tė pėrfshihen dhe nėnkategori tė tjera qė ju mendoni se do tė vinin mė nė pah aftėsitė tuaja. Shpesh mund tė haset dhe seksioni i referencave, por kjo ėshtė nė varėsi tė kėrkesave tė punėdhėnėsit. Nėse ai nuk i kėrkon referencat, nuk ėshtė e nevojshme pėr ti vendosur. Punėdhėnėsta qė duan vėrtet tė marrin referenca pėr ju, do t’ju a kėrkojnė vetė kėtė.

Mos pėrfshini informacione tė rreme, mos u zgjasni nė detaje tė kota, CV duhet tė jetė sa mė koncize.



Kėshilla tė nevojshme



Cv juaj duhet tė jetė shkruar me shumė kujdes dhe qartėsi- shkrimi nuk duhet tė jetė i ngjeshur, por jo dhe me hapėsira shumė tė mėdha. Pėrdorni shkronjat nė bold dhe italics pėr tė theksuar titujt e pjesėve tė ndryshme tė CV dhe informacioni mė tė rėndėsishėm.

Mos shkruani nė pjesėn e pėrparme dhe tė pasme tė letėr – cdo faqe e CV duhet tė jetė nė letėr tė vecantė. Ėshtė mirė tė vendosni emrin tuaj nė zonėn “footer” nė mėnyrė qė tė shfaqet nė cdo faqe tė CV.



Jini koncizė – CV ėshtė njė aperitiv dhe duhet tė tretet sa mė shpejt. Nuk duhet tė vendosni aty cdo provim qė keni dhėnė , apo cdo aktivitet nė tė cilin jeni pėrfshirė – pėrfshini ata mė tė rėndėsishmit dhe mė tė pėrshtatshmit pėr vendin e punės ku po aplikoni.



Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja tė forta, ato qė mund t’I bėjnė pėrshtypje lexuesit tė CV tuaj.




Jini tė ndershėm – edhe pse CV ju mundėson qė tė mos jepni detaje mbi dėshtime tuaja (p.sh nota tė ulėta), ajo qė nuk lejohet ėshtė dhėnia e informacioneve tė rreme.



Nėqoftėse do ta dėrgoni me postė CV tuaj, mos e palosni – futeni nė njė zarf A4 qė tė mos paloset ose zhubravitet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen ) Empty
MesazhTitulli: Re: CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )   CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen ) Empty10.09.10 22:15

naj gjo me te rendesishme ka Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
 
CV dhe letra e motivimit ( si shkruhen )
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Arsimi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions