Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty09.09.10 21:57

Aplikim pėr qėndrim tė pėrkohshėm
Formularėt:
Aplikim pėr qėndrim tė pėrkohshėm nė Kanada (IMM 0008)
Plani 1: Kualifikimi, Deklarimi
Plani 2: Gjendja ekonomike-Aftėsitė e punėsimit
Informacion shtesė mbi familjen
Pėrdorimi i njė pėrfaqėsuesi

Udhėzimet e veēanta te zyrės sė vizave
Shtesa A
Lista e plote
Shtesa B
Pajisja me ēertifikatė dhe lejė policie
Shtesa C
Pajisja me fotografi
Shtesa D
Raport mjekėsor
Punonjėsit e Aftė Federalė 2
Kontakti ne adresėn tonė nė internet
Pėr mė shumė informacion mbi programin e zyrės sė Emigracionit dhe Shtetėsisė sė Kanadasė mund tė vizitoni faqen tonė tė internetit ėėė.cic.gc.ca Pėr disa tipe aplikimesh mund tė na informoni mbi ndonjė ndryshim tė adresės dhe tė zbuloni se ēfarė po ndodh me aplikimin tuaj nė shėrbimin online nė internet.
Ne Kanada
Nėse jeni nė Kanada mund tė na telefononi nė Call-Centre. Njė shėrbim telefonik i automatizuar ėshtė i mundshėm 24 orė nė ditė dhe shumė i tjeshtė pėr t’u pėrdorur. Mund tė dėgjoni informacion tė regjistruar, tė porosisni njė aplikim, dhe pėr disa lloje aplikimesh shėrbimi ynė mund t’ju informojė nė qoftė se jeni online. Ku tė telefononi duhet tė keni me vete njė silolaps dhe njė letėr pėr tė shėnuar informacionin qė kėrkoni. Dėgjoni me kujdes udhėzimet dhe dhe shtypni numrin pėr zgjedhjen qė kėrkoni. Nė ēdo moment tė gjatė telefonatės tuaj ju mund tė tė shtypni butonin (*) pėr te dėgjuar sėrish mesazhin, (9) pėr t’u kthyer nė menunė kryesore, (0) tė flisni me shėrbimin e kujdesit ndaj klientit, ose (8) pėr tė pėrfunduar telefonatėn tuaj. Nėse keni njė telefon rrotullues prisni derisa agjenti tė pėrgjigjet pėr ju. Nėse kėrkoni tė flisni me shėrbimin e kujdesit ndaj klientit mund tė telefononi nga e Hėna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orėn lokale.
Pėrdorimi i njė telefoni me butona.
Pėr tė pėrdorur kėtė shėrbim mund tė telefononi nga e Hėna-Premte nga ora 08:00–16:00 me orėn lokale nė numrin e tel: 1-888-576-8502 (shėrbimi falas)
Jashtė Kanadasė
Nė qoftė se ndodheni jashtė Kanadasė mun tė kontėktoni me njė nga ambasadat, zyrat e larta ose konsullatat tona. Pėr adresat, numrat e telefonit dhe zyrat tona vizitoni faqen tonė tė internetit. Telefononi falas kudo qė tė jeni nė Kanada nė numrin e telefonit 1-888-242-2100. Ky publikim ėshtė i mundshėm nė formate tė ndryshme sipas kėrkesės. Ky nuk ėshtė njė dokument ligjor.

Punonjėsit e Aftė Federalė 3

Pasqyra e Lėndės

Kategoritė e Punėtorėve tė Aftė Federalė

Emigrantėt gjithmonė kanė ndihmuar qė Kanadaja tė njė ekonomi tė fortė dhe tė sukseshme. Pėr tė ruajtur kėtė tradita Kanadaja ju jep mundėsi personave tė aftė, tė edukuar dhe me pėrvojė pune tė qėndrojnė pėrkohėsisht dhe tė japin kontributin e tyre nė zhvillimin ekonomik tė Kanadasė. Kjo paketė informacioni ėshtė pėr punonjėsit e aftė qė duan tė vijnė nė Kanada. Ajo jep informacion pėr:
-kriteret e selektimit dhe sistemit tė pikėve
-pėr tė mundėsuar hrjen tuaj nė kualifikim
-si tė aplikoni pėr qėndrim tė pėrkohshėm dhe si punonjės i aftė
-tė gijthė formularėt dhe udhėzimet e nevojshme

Kategori tė tjera
Ky udhėzues ėshtė vetėm pėr aplikantėt e pėrfshirė nė Kategorinė e Punonjėsve tė Aftė Federalė. Nė qoftė se ju mendoni se mund tė kualifikoheni duke aplikuar nė njė kategori tjetėr, konsultohuni me tabelėn poshtė.
Tė qėnit i informuar
Kriteret e selektimit dhe informacione tė tjera pėr aplikantėt e cilėsuar si punonjės tė aftė mund tė ndryshojnė ndonjėherė. Vini re:
-Aplikantėt do tė pėrzgjidhe sipas rregullave tė caktuar gjatė kohės sė vlerėsimit. Kjo mund tė ndryshojė vazhdimiht.
-Adresa jonė nė internet pėrmban lajmet mė tė fundit, kriteret e selektimit dhe aplikimet.
Vizitoni faqen tonė tė internetit pėr tu siguruar qė keni marrė informacionin mė tė fundit. Konsultohuni me udhėzuesit:
Udhėzuesip ėr Punonjėsit e Aftė nė Quebec Ju jeni zgjedhur nga provina e Quebec.
Udhėzuesit pėr Kandidatėt Provincialė
Ju jeni caktuar nga njė provincė sipas Programit Provincial tė Kandidatėve.
Udhėzuesit pėr Aplikantėt e Kategorisė Biznes Ju jeni ineresuar tė emigroni nė Kanada si investitor, sipėrmarrės ose si i vetė-punėsuar. Ushėzuesi pėr Familjarėt
Njė i afėrm si pridėrit, bashkėshortėt ose tė fejuarit mund tė bėjnė aplikim pėr qėndrim tė pėrkohshėm nė Kanada.

Punonjėsit e Aftė Federalė 4

A mund tė kualifikoheni?

Pėrcaktimet

Punėtorėt e aftė janė ata njerėz qė mund tė qėndrojnė pėrkohėsisht nė Kanada duke u bazuar nė aftėsitė e tyre pėr t’ė qėndruar ekonomikisht nė Kanada.

Kėrkesat minimale

Qė kėrkesa juaj tė pranohet ju duhet tė paktėn te keni njė vit eksperiencė si punėtor me kohė tė plotė. Kjo eksperiencė duhet tė jetė fituar 10 vjet mė parė.

Klasifikimi Kombėtar i Punėsimit (KKP)

KKP ėshtė njė sistem klasifikimi i punėsimit nė Kanada. Ajo pėrfshin detyrat, aftėsitė, zotėsitė dhe rregullat e punės nė Kanada.
Kėrkimi i KKP-sė tuaj.
Ndiqni kėto hapa pėr tė pėrcaktuar nėse eksperienca juaj e punės i pėrket njė profesioni i cili pėrshtatet me kėrkesat minimale pėr tė aplikuar si njė punėtor i aftė.
Hapi 1- Vizitoni faqe e internetit.
ėėė.cic.gc.ca/skilled.
Hapi 2- Uleni faqen poshtė dhe klikoni nė shkrimin “Doni tė Kualifikoheni si njė Punėtor i Afte?” pastaj klikoni nė “Kėrkesat Minimale tė Eksperiencės sė Punės”.
Hapi 3- Ndiqni udhėzimet pėr tė parė nėse eksperienca juaj ju pėrshtatet pėr tė emigruar si “Punėtor i Aftė”.
Hapi 4- Nė qoftė se keni eksperiencė nė mė shumė se njė profesion gjatė 10 viteve tė fundit pėrsėrisni kėrkimin pėr tė parė nėse ju i pėrshtateni kėrkesave si njė punėtor i aftė. Pėrvoja e punės ne profesine tė ndryshme ėshtė avantazh nėse ėshtė mė shumė se 1 vit.
Hapi 5- Kontrolloni listėn e profesioneve tė ndaluar. Nė qoftė se eksperienca juaj i pėrket profesioneve tė ndaluar atėherė nuk pėrbėn njė avantazh nė aplikimin tuaj.
Ju nuk mund tė aplikoni si njė punėtor i aftė nėse:
-asnjė nga eksperiencat tuaja nuk futet nė listėn eTipeve tė Aftėsive 0 ose nė nivelin e aftėsive A ose B tė KKP-se.
-eksperiernca juaj nuk ėshtė mė shumė se 10 vjet deri nė ditėn e aplikimit.
-eksperienca e punės sė zgjedhur nuk ėshtė mė shumė se njė vit, ose
-eksperienca e vetme e punės suaj i pėrket punėve tė ndalura.
Punėtorėt e Aftė Federalė 5
Sistemi i Seleksionimit
Nė qoftė se eksperienca juaj e punės i pėrshtatet kėrkesave minimale pėr tė aplikuar si njė punėtor i aftė, atėherė aplikimi juaj do tė vlerėsohet nė bazė tė dy kritereve: fondet e kėrkuar dhe faktorėt e seleksionimit.
Tė Ardhurat qė Kėrkohen pėr tė Qėndruar nė Kanada
Qeveria Kanadeze nuk ofron ndihė ekonomike pėr emigrantėt e rinj tė aftė. Ju duhet tė trgoni se keni tė ardhura tė mjaftueshme ekonomike pėr tė pėrballuar veten dhe familjen tuaj pasi tė keni arritur nė Kanada.
Fondet e kėrkuar duhet tė jenė mė shumė ose tė barabartė me listėn e treguar mė poshtė pėr ēdo familje:
Fondet Minimale tė Kėrkuar mund tė ndryshojnė nė ēdo kohė. Vizitoni faqen tonė tė internetit pėr mė shumė informacion. Ne ju rekomandojmė qė tė informoheni pėr koston e jetesės nė vendin ku pretendoni tė jetoni. Merrni me vete sa mė shumė para qė tė mundeni pėr tu sistemuar sa mė thjesht nė Kanada.
Deklarimi i tė Ardhurave
Ju duhet t’i tregoni njė zyrtari Kanadez nėse keni mė shumė se $10.000 Kanadezė pėr hyrjen nė Kanada. Kjo mund tė jetė nė formėn e:
-parave (monedha, dėshmi bankare)
-sigurimeve si mbajtės (materiale, baranci, obligacione tė shoqėrisė aksion, thesare etj)
-mjete tė negociueshme nė formėn e mbajtėsit (ēeqe bankare, ēeqe, ēeqe udhėtimi, mandat pagesa etj) Dėshtimi nė tregimin e tė ardhurave mund tė ndėshkohet me gjoba ose burgim. Numri i anėtarėve tė familjes 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7+ kėrkohen: $10.168 $12.659 $15.563 $18.895 $21.431 $24.170 $26.910 Pėrjashtime
Nė qoftė se keni pėrshtatur punėsimin sipas pėrcaktimeve nė faktorin 5 ju nuk duhet t’i plotėsoni kėto kėrkesa financiare.

(Komuniteti Shqiptar ne Kanada )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Re: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty09.09.10 21:57

Kėshilla pėr tė ardhurit e rinj nė Kanada



Disa kėshilla pėr te ardhurit e rinj nė Kanada tė dhėna nga Community Action Center ( CAC ) pėr emigrantėt shqiptar dhe te huajė dhe disa gjėra reth imigracionit nė Kanada.


- Para se tė firmosni letra pėr probleme emigracioni mund tė vini nė Community Action Center ( CAC ), pėr njė konsultim falas pėr tė kuptuar tė drejtat dhe detyrimet tuaja nė lidhje me emigracionin nė Kanada.

- Duhet tė keni kujdes sepse shpesh herė ndodh qė persona jo tė autorizuar, ose qė mendojnė vetėm paratė qė do tė marrin prej jush, ju kėshillojnė keq. Kjo ndikon nė kohėzjatjen pambarim tė procedurave me emigracionin.

- Ēdo problem e ka njė zgjidhje, por duhet ditur qė nė fillim se si mund tė zgjidhet ai, prandaj konsultimi i parė ėshtė shumė i rėndėsishėm.

- Para se tė paguani njė person, sigurohuni se ai ėshtė nė gjėndje tė zgjidhė me tė vėrtetė problemin tuaj.

- Para se tė vendosni se kush do tė merret me problemin tuaj, sigurohuni qė ai nuk ka reputacion tė keq me emigracionin.

- Duhet patur parasysh se nuk mund tė ndihmohet njė shqipėtar nėse nuk dihet mirė historia dhe situata aktuale e vėndit nga ai vjen.

- Ju kujtoj edhe njė herė se tė gjitha problemet e kanė njė zgjidhje. Prandaj askush tė mos e mundojė veten me mendime tė kota se pėr kėtė apo pėr atė arsye do tė humbisni tė drejtėn e qėndrimit nė Kanada. Kanadaja ėshtė nė njė ndėr vendet e para nė botė me njė pafundėsi ligjesh qė favorizojnė emigracionin. Mudohuni tė gjeni personin e duhur qė t’ju ndihmojė nė mėnyrė profesionale e tė dijė tė shfrytėzojė tė gjitha mundėsitė qė ofrojnė kėto ligje.

Community Action Center ju ofron konsultim falas pėr ēfarėdolloj problemi; jo vetėm njė konsultim, por sa herė tė dėshironi mund tė trokisni dhe ne do t’ju gjėndemi pranė. Me ekseriencėn tonė 30 vjeēare do tė mundohemi t’iu ndihmojmė nė zgjidhjen e problemit tuaj.

Poshtė janė disa adresa banimi ku ju mund tė gjeni agjensi shtetrore pėr tju ndimuar reth kesaj pėrpjekje qė keni marė pėrsipėr:

COSTI-IIAS Immigrant Services
1710 Dufferin Street
Toronto, Ontario M6E 3P2
416-658-1600

Newcomer Information Centre,
YMCA of Greater Toronto
42 Charles Street East, 3rd Floor
Toronto, Ontario M4Y 1T4
416-928-3362

Riverdale Immigrant Women's Centre
1326 Gerrard Street East, Suite 100
Toronto, Ontario M4L 1Z1
416-465-6021

Toronto Organization for Domestic Workers' Rights (INTERCEDE)
234 Eglinton Avenue East, Suite 205
Toronto, Ontario M4P 1K5
416-483-4554

Working Women Community Centre
533A Gladstone Avenue
Toronto, Ontario M6H 3J1
416-532-2824

Youth Assisting Youth
1992 Yonge Street, Suite 300
Toronto, Ontario M4S 1Z7
416-932-1919

Interesohuni nė kėtė numėr telefoni (1-800-813-2614) pėr te kėrkuar punė nė provincėn e Ontarios.
Telefonata ėshtė falas : 1-800-813-2614

Pėr ata qė jetojnė jashtė provincės sė Ontarios shkoni te kjo adrese interneti http://www.cic.gc.ca/english/newcome...e/wel-20e.html e cila ėshtė nė gjuhėn angleze.
Pėr mė shumė informacione shkoni te adresa zyrtare e internetit reth imigracionit nė Kanada
HTTP Error 404 - Not Found | Erreur HTTP 404 - Non trouvé edhe kjo po ashtu ėshtė nė gjuhėn angleze.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Re: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty09.09.10 21:58

Te gjitha hapat per te emigruar ne Kanada



Emigrimi ne Kanada kalon ne disa faza, per te cilat personi i interesuar duhet qe te jete i pergatitur, pasi procedurat jane te gjata dhe me pagese. Keshtu ne pyetje-pergjigjet e meposhtme do sqarohen te gjitha hapat dhe se si duhet vepruar nga hapi i pare qe duhet te ndermarre personi qe aplikon deri ne fazen e fundit, qe eshte marrja e vizes dhe shkuarja ne Kanada. Por pasi te marresh vizen, cfare hapash duhet te marresh si duhet te veprosh, shteti kanadez te siguron strehim apo ndihme. Puna te sigurohet nga Kanadaja, apo duhet qe vete kerkuesit te nenshkruajne me pare se te nisen per ne kete shtet, nje kontrate pune?

Te gjitha pyetjet dhe pergjigjet do t’i gjeni ne intervisten e meposhtme, per te gjitha gjerat qe shqetesojne personat qe duan te aplikojne per te emigruar ne drejtim te Kanadase.

Ku duhet te aplikoj?

Mundesh te aplikosh ne cdo ambasade Kanadeze ne Evrope. Eshte e keshillueshme te aplikosh ne Ambasaden Kanadeze qe mbulon Shqiperine (momentalisht Ambasada Kanadeze ne France), se ne rast se ftohesh per interviste, mund ta japesh ne Tirane. Ne rast se aplikon ne Ambasada te tjera te duhet te japesh intervisten ne vendin ku ke aplikuar.

Nese jeni i martuar kush duhet te aplikoje?

Mund te aplikoni te dy ne rastin e Formularit te pare Paraeleminues, eshte e keshillueshme se Ambasada kur ju kthen pergjigje, ju tregon se kush nga ju te dy ka shanse me te medha se tjetri per te aplikuar si aplikues kryesor (ne formularin e dyte).

Eshte e domosdoshme asistenca (Avokati) per te Aplikuar?

Normalisht per njerezit te cilet e njohin sadopak gjuhen Angleze nuk kane nevoje per asistence. Asistenca nuk ka ndikim ne procesin e perzgjedhjes tuaj nga Ambasada, gjithashtu nuk e shpejton procesin e Emigrimit. Marrja apo jo e asistences varet nga buxheti personal i juaj.

Si fillohet procesi i Aplikimit?

Procesi i Aplikimit fillohet nga kerkesa qe ju i beni Ambasades Kanadeze me faks apo leter ku i kerkoni formularet paraeleminues (mundet qe ju ta kaloni kete faze duke i kerkuar ambasades formularin e dyte). Disa nga adresat i kemi bere te ditura ne numrat e meparshem te gazetes.

Cfare ndryshimi ka Formulari Paraeleminues nga Formulari i Dyte?

Pasi ju e dergoni Formularin Paraeleminues i cili eshte pa pagese, Ambasada ju kthen pergjigje vetem ne ato raste kur ju e kapni ose jeni shume afer kufirit te pikeve per pranim, ne rast te kundert nuk merrni pergjigje. Kjo ju ndihmon ju qe te kuptoni dhe te mos e vazhdoni procesin e emigrimit ne etapat e mevonshme. Formulari i dyte behet me pagese.

Cfare eshte sistemi i pikeve?

Sistemi i pikeve eshte nje sistem vleresimi, i cili permban keta tregues. Mosha, gjuha e huaj, te aferm ne Kanada, profesioni, specializime ne profesion, eksperienca ne pune, arsimimi, faktori demografik, (caktohet nga qeveria Kanadeze), oferte pune nese keni ne Kanada, paraqitja ne interviste. Totali duhet te jete 70 pike e lart, ne kete rast nuk keni nevoje te jepni interviste. Nese keni marre 65 deri ne 69, atehere ju ftoheni ne interviste dhe do ju shtohen piket e intervistes qe ju nevojiten me pas per te vazhduar. Keto faktore ndryshojne nga viti ne vit. Keto informacione mund te merren ne adresat online, si Welcome Page | Page d'acceuil, qe sherbejne per aplikantet.

Cfare eshte formulari i dyte?

Ne rast se ambasada ju kthen pergjigje, ajo ju dergon dhe formularet e dyte te aplikimit me sqaruesin perkates, si dhe listen e dokumenteve qe ju duhet te coni. E rendesishme eshte se kjo faze e aplikimit eshte me pagese d.m.th aplikimi juaj, formulari i dyte shqyrtohet vetem atehere kur ju keni paguar taksen perkatese ne favor te ambasades. (Tarifat u shpjeguan ne numrin e djeshem). Ne qofte se ju nuk e shoqeroni formularin e dyte me pagesen e takses ai nuk shqyrtohet nga ana e ambasades. Formulari i dyte eshte nje pyetesor, i cili ndihmon oficerin e emigracionit te vleresoje ne qofte se ju i kapni piket e kerkuara. Ai mund te plotesohet ne gjuhet, Anglisht ose Frengjisht (varet nga gjuha qe ju dini me mire). Bashkengjitur me formularin, ambasada ju dergon dhe shpjeguesin se si ai plotesohet dhe listen e pageses per person. Formulari plotesohet per cdo person te familjes, ku ne te cilen vleresohet me pike vetem ai qe ka aplikuar si aplikant kryesor. Pagesa behet sipas te dhenave qe ambasada ju ka sjelle me formularin e dyte. Dokumentet qe dergohen ne ambasade duhet te jene origjinale ose fotokopje te noterizuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Oni Pustina
Vip
Vip
Oni Pustina


Numri i postimeve : 158
Registration date : 23/07/2009
Age : 43
Location : Tirane, Albania

 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Re: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty09.09.10 21:58

Cfare ndodh pasi dergoj formularin e dyte?

Pasi dergon formularin e dyte ambasada ju dergon nje leter ku ju informon se ajo i ka marre dokumentet tuaja, dhe sesi do te zhvillohet procesi i shqyrtimit te tyre ne kohe nga ana e ambasades. Ne te njejten kohe ju njoftoheni per numrin e dosjes tuaj.

Kur zhvillohet intervista, dhe ne cfare vendi?

Intervista normalisht zhvillohet brenda kater muajsh nga marrja e letres se pare nga ana e ambasades. Intervista zhvillohet ne Shqiperi ose ne nje vend tjeter, ku ju do te njoftoheni te shkoni.

Ne cfare rastesh nuk zhvillohet intervista?

Intervista nuk zhvillohet ne rastet kur ju e keni kaluar kufirin e kerkuar te pikeve, kur keni marre me shume se 70 nga 100 mundshmet.

Si zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet ne gjuhen Angleze ose Franceze (varet vetem nga personi se ke gjuhe zoteron me mire). Kohezgjatja e intervistes varet nga shume faktore. Normalisht ajo zhvillohet gjate 30 minutave. Gjate intervistes ju pyeteni se, kur keni filluar pune, ju kerkohet te pershkruani punen qe beni aktualisht, pse doni te emigroni ne Kanada, cfare pune deshironi te beni ne Kanada dhe pyetje te tjera qe kane te bejne me jeten tuaj dhe qellimet qe keni.

Kur merret pergjigja?

Zakonisht pergjigja merret direkt pas intervistes ose ne raste te rralla ajo njoftohet me leter ne vone. Ne qofte se nuk e kaloni me sukses intervisten, ju njoftoheni per shkaqet.

Cfare ndodh pasi ju e kaloni me sukses intervisten?

Juve ju jepen formularet e analizave mjekesore. Ka raste qe formularet juve mund t’i merrni perpara se te kaloni ne interviste.

Ku behen analizat mjekesore dhe per sa kohe jane te vlefshme?

Analizat mjekesore behen ne spitale shteterore apo ne Poliklinika Qendrore. Ato vlejne per 1 vit nga data e berjes se tyre. D.m.th ne qofte se juve nuk ju ka ardhur viza perpara kohes se skadimit te analizave mjekesore, ato duhet te ribehen.

Sa eshte koha e pritjes pas intervistes?

Pas intervistes ambasada ben nje sere verifikimesh si p.sh, mos jeni i kerkuar nga interpoli, keni kryer nje krim ne vendin tuaj dhe doni te largoheni etj. Koha e pritjes se vizes pas intervistes ndikohet nga shume faktore, p.sh ngarkesa e ambasades ne kohen e shqyrtimit te dokumenteve tuaja, shpejtesia e oficerit te emigrimit qe merret me ceshtjen tuaj, shpejtesia me te cilen ju i pergjigjeni ambasades ne qofte se ajo ju kerkon ndonje dokument shtese. Zakonisht koha shkon nga 5 muaj, deri ne nje vit pas intervistes.

Kur skadon viza?

Skadimi i vizes ka lidhje me analizat mjekesore. P.sh, ne qofte se ju i keni bere analizat mjekesore ne dt 31/01/2007 dhe viza ju vjen ne 01/08/2007, data e skadimit te vizes eshte 31/01/2008, d.m.th data e skadimit te analizave mjekesore.

Cfare me siguron ambasada me te mberritur ne Kanada?

Ambasada nuk siguron asnje sherbim tjeter pervec leshimit te vizes. Eshte ne pergjegjesine tuaj sistemimi i mevonshem ne Kanada.

A mundem qe te terheq te afermit e mi pasi emigroj ne Kanada?

Ju mundet te terhiqni njerezit e aferm, (mamane, babane, vellane, motren, te pamartuar, gjyshe apo gjysh) por per terheqjen e tyre ka disa rregulla. Ju duhet te beni 12 muaj pune ne Kanada dhe te nenshkruani aktin e sponsorizimit me ane te cilit ju zotoheni, se per 10 vjet do te pergjigjeni per nevojat jetesore per personin qe keni sponsorizuar. D.m.th, personi qe keni sponsorizuar nuk ka te drejte te marre ndihme sociale per 10 vjet. Por ne rast se ju e humbni punen, pasi personi ka ardhur ne Kanada atehere personi qe keni sponsorizuar mund te marre ndihme sociale (ne qofte se eshte i papune dhe s’ka mjete jetese) deri ne momentin qe ju te punesoheni perseri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Network
Administrator
Administrator
Network


Numri i postimeve : 973
Registration date : 04/09/2010
Age : 38
Location : Itali

 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Re: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty10.09.10 2:12

Mos mer dak ca ke bo do shtosh fluksin ne dogane :D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.peqini.net
Sponsored content





 Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty
MesazhTitulli: Re: Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada    Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ja dokumentacioni pėr emigrim nė Kanada
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Per Shqiptaret ne Kanada....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Bashkėatdhetarėt nėpėr botė-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions