Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Mesuese per Seks

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Mesuese per Seks Empty
MesazhTitulli: Mesuese per Seks   Mesuese per Seks Empty07.09.10 20:26




Mesuese per Seks Fp52Jeton nė Los Anxhelos, ku sot, falė “YouTube”, ėshtė shumė e famshme. Marina Orlova, filologe e internetit, ka zbuluar mėnyrėn mė tė thjeshtė pėr tė shpjeguar gjėrat mė tė ndėrlikuara


Kur jetoja nė Nju Jork, fqinji im Mikhail ishte rus dhe fliste vetėm pėr dy gjėra: e para ishte Marina Orlova, kurse e dyta njė sėrė dėshirash qė lidheshin me Marina Orlova. Kanė kaluar rreth dy vjet nga ajo qė unė e quaj njė gabim, qė nuk hetova se kush ishte Marina Orlova. Pėr kėtė gabim nuk ia hedh tė gjithė fajin vetes. Edhe Michail kishte pjesėn e fajit. Zakonisht, kur takoheshim nė ashensor, nuk pushonte sė foluri, pėr dy dėshirat e tij, aq sa mė fillonte dhembja e kokės, e cila mė pushonte pas dy ditėsh. Kėshtu qė sa herė e shihja, ndėrroja rrugė ose prisja sa tė largohej ai, pastaj shkoja nė shtėpi. Pas pak kohėsh u shpėrngula nga aty dhe pėr fat mirė asnjė fqinj tjetėr nuk mė foli pėr Marina Orlova. Por kjo nuk zgjati shumė. Kėtė verė isha me pushime nė Kajro dhe njė rus po i tregonte pėr tė njė egjiptiani, ndėrsa qėndronim nė radhė pėr tė bėrė kontrollin. Ndėrsa dėgjoja bisedėn mes tyre mendoja: e ēuditshme, nė ēdo shtet tė botės jeton njė Mikhail, i cili ėshtė gjithmonė gati t‘i tregojė njerėzve pėr Marinėn e tij. Mesa duket e kisha tė pamundur tė ndahesha nga Marina Orlova, kėshtu qė vendosa tė hetoja se kush ishte dhe me ēfarė merrej. Pėrgjigjet e para mė erdhėn nga “YouTube”, pastaj nga faqja e saj zyrtare (www.hotforwords.com). Tani para se t‘iu them se kush ėshtė Marina Orlova, duhet tė dini se ēfarė kisha imagjinuar pėr tė: sipas fjalėve qė thoshte Mikhail, dukej njė pornostar, por qė nuk kishte vendosur ende tė hidhte hapin e madh. Kėshtu, sapo arrita tė kontaktoja me tė, e pyeta: Do tė xhironit njė film “tė rėndė”? Dhe pėrgjigjja e saj ishte: “Nuk e di ēfarė ėshtė njė film ‘i rėndė‘. Mos vallė ėshtė film aksion? Mund tė luaj njė rol nė ēdo film, por do ta bėja vetėm pėr t‘u argėtuar. Nuk mė pėlqen tė bėhem aktore”.


Kur dėgjoja Mikhail tė fliste pėr tė, e imagjinoja Marina Orlova-n njė pėrzierje mes Kate Moss dhe Paris Hilton. Por duke qenė se miku im rus insistonte shumė nė faktin se ajo shkruante dhe tregonte histori, atėherė mendova pėr njė ruse tė emigruar nė Shtetet e Bashkuara. Madje mendoj se e kam shkruar nė ndonjė vend adresėn e saj, me qėllim pėr ta kėrkuar mė vonė. Por njė ditė mė vonė, duke mallkuar Mikhail, harrova edhe Orlova. Tani qė arrita tė flisja sėrish me Marinėn, dhe di gjithēka mbi tė (ose mė saktė gjithēka qė asaj i pėlqen tė tregojė pėr veten), mendoj se e njoh mjaftueshėm. Ajo qė mė ēudit mė shumė ėshtė fakti se kur e pyes pėr Rusinė, fjalėt i mbesin nė grykė. Por le tė rikthehemi edhe njė herė te ajo, te puna e saj e shumėpėrfolur.


A mund tė na thoni se ēfarė bėn konkretisht?

Fjalėt qė pėrdorim vazhdimisht nė anglisht kanė njė histori shumė interesante. Pėr shembull fjala “hello” (pėrshėndetje) u shpik pėr t‘u pėrgjigjur nė telefon. Ashtu si kjo fjalė, edhe shumė fraza tė tjera kanė origjinė interesante. E tillė ėshtė “raining cats and dogs”, qė nė tė vėrtetė nuk do tė thotė se po bien nga qielli qen dhe mace, por gjatė njė stuhie shkreptimat kanė zhurmėn e njė zėnke mes qenve dhe maceve. E kuptuat se cila ėshtė puna ime? Ajo tregon nė video origjinėn e fjalėve. Gjatė kėtij bashkėbisedimi kuptova se Marina nuk ėshtė njė mėsuese e zakonshme, por njė nga ato qė kur japin mėsim zhvishen dhe fillojnė tė shpjegojnė mėsimin vetėm nė mbathje e reēipeta.


Ēfarė keni studiuar?


Jam diplomuar pėr rusisht dhe anglisht. Para se tė vija nė Amerikė, kam dhėnė mėsim pėr pak kohė nė njė shkollė ruse.


Sa i rėndėsishėm ėshtė trupi pėr ju?

Spektaklin tim mund ta shohėsh nė “YouTube” (www.youtube.com/hotforwords), por pjesa mė e madhe e personave qė vizitojnė faqen time tė internetit, nuk klikojnė videon e origjinės sė fjalėve. Kėshtu vendosa tė shfrytėzoja pamjen time dhe tė bėhesha mėsuesja seksi qė tė gjithė djemtė ėndėrrojnė. Luaj me imazhin qė t‘i bind njerėzit tė zgjedhin videot e mia. Nė fakt bėj njė mėsim argėtues, kėshtu qė janė tė detyruar “tė mė hedhin njė sy”. Pamja ime ėshtė e rėndėsishme pėr suksesin, por e pėrdor vetėm pėr tė tėrhequr fillimisht vėmendjen. Nė internet ka shumė femra tė bukura, por duhet tė kesh durim qė njerėzit tė tė zgjedhin ty ēdo ditė. Jam lodhur shumė pėr tė siguruar publikun tim. Nuk mund tė them qė njė egjiptian mė ndjek, por njė rus ėshtė e sigurt se po.


Si ju erdhi nė mendje ideja pėr tė lidhur trupin, leksionet dhe videot?

Nė dhjetor tė vitit 2006, njė mik mė dėrgoi njė e-mail tė shkurtėr ku mė fliste pėr “YouTube”. I hodha njė sy dhe mendova: “Ndoshta mund tė jap mėsim nė “YouTube”. Nė kėtė mėnyrė, mijėra persona mund tė ndiqnin leksionet e mia, madje mė shumė se ata 20 nxėnės qė kisha nė klasė nė Rusi. Nuk mendoja se do tė shihesha 230 milionė herė! Ēmenduri!.

Marina mė ka treguar se libri i saj i preferuar ėshtė “Mjeshtri dhe Margarita”, ndėrsa shkrimtari qė adhuron Mikhail Afanasievich Bulgakov (tė gjithė rusėt qė kanė emigruar nė Amerikė thonė se e adhurojnė kėtė shkrimtar. Thonė emrin e tij, sepse duan tė tregojnė se sa i rėndė ka qenė regjimi sovjetik dhe janė tė bindur se ai libėr e shpreh mė mirė se tė tjerėt).


Ēfarė mendoni pėr Rusinė? Ju mungon?

Unė e dua Rusinė, por nuk mė mungon aspak klima. Mė mungon kultura e atij vendi, traditat, e tė tjera gjėra. Kėtu nė Los Anxhelos nuk ka shumė kulturė, por koha ėshtė e mrekullueshme dhe ka aq shumė mundėsi, saqė tani nuk e shoh veten nė asnjė vend tjetėr tė botės.



Mė flisni pėr jetėn tuaj nė Rusi, fėmijėrinė, ėndrrat?

Nė Rusi jam rritur duke parė njė opera tė bukur, “Shėn Barbara”, dhe duke bėrė barbekju nė plazh, si shumė njerėz tė tjerė. Dikur i thosha nėnės se Rusinė nuk e ndėrroja me asgjė nė botė. Ishte vėrtet njė ėndėrr e bukur, qė pėr fat tė mirė e realizova. Kam jetuar nė njė shtėpi tė vogėl me prindėrit dhe vėllain, ku kaloja shumė kohė duke studiuar. U diplomova me forcat e mia, edhe pse shkolla ishte shumė e vėshtirė. Edhe pse isha mėsuese anglishteje dhe u jepja mėsim shumė nxėnėsve, prindėrit e mi nuk arritėn tė mėsonin asnjė fjalė anglisht. Gjithēka e kam arritur me forcat e mia. Edhe sot punoj shumė.


Cila ėshtė fjala juaj e preferuar?


“Flocinaucinihilipilification”. Nėse dėshiron t‘i mėsosh kuptimin kėrkoje nė “Google”. E adhuroj kėtė fjalė, sepse ėshtė njė nga mė tė gjatat e gjuhės angleze dhe do tė thotė asgjė, ose diēka e pavlerė. Njė student anglez e krijoi duke bashkuar fjalėt qė shprehin gjėra tė pakuptimta. Mė pėlqen ironia qė qėndron pas kėsaj fjale.

Nuk e di se ku ndodhet Mikhail tani, ku i kalon mbrėmjet, nėse vazhdon t‘i tregojė ndonjė fqinji tjetėr pėr Marina Orlova-n, ndėrsa i ofron diēka pėr tė pirė, me atė zėrin e tij tė ngjirur dhe sytė gjysmė tė mbyllur. Ajo qė di ėshtė se kishte tė drejtė kur mburrte Marina Orlova-n.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Mesuese per Seks
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Seks ne ashensor
» Seks me profesorin
» Seks me profesorin
» Seks ne prag te marteses
»  Tregime erotike - seks

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Zonė e lirė + 18 :: Erotika dhe seksi :: Edukata seksuale-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions