Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Martesa e vonuar dhe seksi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
avatar

Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 32
Location : Athens

MesazhTitulli: Martesa e vonuar dhe seksi   07.09.10 20:08




Pyetje: Fatkeqėsisht ose fatmirėsisht jam martuar nė moshėn 64 vjeē. Ēfarė tė bėj pėr tė rritur potencėn seksuale?


Pėrgjigje:


Pėr mirė, ose pėr keq, ju e vlerėsoni vetė. Populli pėrdor shumė shprehje: “Mė mirė vonė se kurrė”, “Mė mirė herėt se vonė”, “Dielli duket qė nė mėngjes” e shumė tė tjera. Si do qė tė jetė, ju kėrkoni ndihmė dhe unė do tė mundohem t’ua jap.

Vetė pyetja qė ju bėni, tregon se sa ndryshojnė tė moshuarit e sotėm nga ata tė gjeneratave tė kaluara. Tė sotmit janė mė aktivė dhe vazhdojnė tė bėjnė, ose mė sė paku, dėshirojnė tė bėjnė, akoma, shumė nga ato gjėra qė i bėnin kur ishin tė rinj. Nė kėto “gjėra”, pa dyshim, bėn pjesė edhe kėnaqėsia seksuale dhe marrėdhėniet intime. Edhe pse tė moshuar, ata dėshirojnė ta vazhdojnė intimitetin me partnerėt e tyre dhe tė pėrfshihen nė marrėdhėnie sa mė tė plota. Ata e dinė qė marrėdhėniet seksuale tė shėndetshme, influencojnė pėr mirė nė tė gjitha aspektet e jetės sė tyre, pėrfshi edhe shėndetin fizik dhe psikologjik.

Kėshilla ime e parė ėshtė kjo: Mos u vini veshin mesazheve tė gabuara tė televizioneve dhe filmave qė e konsiderojnė intimitetin dhe seksin sikur janė vetėm pėr tė rinjtė. Unė nuk besoj se ju, ashtu si edhe gjithė tė tjerėt, tė keni parė ndonjė skenė intime me tė moshuar nė reklama ose nė filma! Kjo nuk reflekton tė vėrtetėn. Nevoja pėr intimitet nuk njeh moshė. Nė kėtė kuptim, ju keni plotėsisht tė drejtė kur kėrkoni tė dini se si mund ta pėrmirėsoni jetėn tuaj seksuale. Askush nuk duhet t’i mohojė vetes dėshirat pėr afeksion, afėrsi emocionale dhe dashuri intime. Kėtė mos e harroni kurė. Shumė tė moshuar edhe pse nė moshėn 80 dhe 90 vjeē, kanė akoma fantazi dhe dėshira seksuale. Natyrisht, seksi nuk do tė jetė ashtu siē ishte nė 20 vjeē, por intimiteti do tė jetė plot kėnaqėsi.

Moshimi sjell ndryshime fizike


Testosteroni, hormoni pėrgjegjės pėr dėshirėn seksuale tė burrave dhe tė grave, vazhdon tė prodhohet nė sasi qė janė tė mjaftueshme pėr tė ruajtur interesimin pėr seks edhe tek tė moshuarit. Pra, edhe pse trupi pėson ndryshime fizike qė e vėshtirėsojnė kryerjen e marrėdhėnieve seksuale, dėshira pėr tė bėrė seks, qė mbetet akoma gjallė, i shtyn tė moshuarit tė gjejnė teknika dhe pozicione tė reja pėr tė kėnaqur interesat tyre seksuale.


Ēfarė ndodh tek burrat e moshuar?



Pėr juve, ėshtė, akoma, shpejt tė quheni i moshuar, por pėr ta bėrė pėrgjigjen mė tė kuptueshme, le tė flasim pėr kėtė grup burrash.


Burrave tė moshuar u duhet mė shumė kohė pėr tė arritur forcimin e penisit (ereksionin).

Ereksionet e tyre nuk janė shumė tė forta dhe nuk zgjasin shumė kohė. (Shumė burra me humor thonė se “u duhet njė lugė kėpucėsh, ose u duhen gishtat pėr tė ndihmuar penetrimin e penisit nė vaginė.

Ata nuk bėhen dot gati, pėr njė herė tjetėr, pa kaluar shumė kohė. Ata mund tė mos arrijnė njė ereksion tjetėr edhe pas disa ditėve.

Ju nuk mė thoni nėse keni filluar t’i ndjeni kėto ankesa, nėse jo, shumė mirė pėr ju. Por nė qoftė se ato kanė filluar, si tek shumė moshatarėt tuaj, mos u mėrzit. Kjo ėshtė fiziologjia. Por duhet tė dini se sot, mjekėsia seksuale, ka arritur suksese tė mėdha. Ajo ėshtė e aftė tė ndihmojė burrat dhe gratė, qė vuajnė pasojat seksuale tė moshimit.


Ēfarė duhet tė bėni?


-Pėrpiquni tė gjeni dhe pėrdorni pozicione tė reja e tė pėrshtatshme pėr seks. Pozicione qė e bėjnė penetrimin e penisit mė tė lehtė pėr ju dhe pėr gruan tuaj.


-Bisedoni me doktorin, po qe se nuk e mbani dot ereksionin pėr aq kohė sa duhet dhe po qe se nuk arrini dot nė orgasmė. Doktori do t’u ndihmojė tė pėrshtateni me kėto ndryshime dhe do t’u rekomandojė barnat qė do t’u ndihmojnė tė arrini dhe ta mbani ereksionin. Ka mbi dhjetė vjet qė Viagra ka hyrė nė tregun farmaceutik me shumė sukses. Ajo dhe shoqet e saj Levitra e Cialis, bėnė njė revolucion tė vėrtetė nė jetėn e tė moshuarve, ndaj, ato janė barnat mė tė shitura kudo nė botė. Ato nuk duhet tė konsiderohen mė si barna luksi, por duhen tė pėrdoren pas vizitės tek doktori dhe me rekomandimin e tij.


Nė njė artikull tė botuar mė parė, kam propozuar qė sigurimet mjekėsore duhet t’i rimbursojnė kėto barna tė mrekullueshme pėr tė moshuarit qė nuk kanė mundėsi financiare t’i blejnė. Kėto barna qė pėrmirėsojnė shėndetin seksual tė tė moshuarve, bėjnė qė tė pėrmirėsohet shumė edhe gjendja e pėrgjithshme shėndetėsore e tyre. Rimbursimi i tyre do tė ishte njė vlerėsim i merituar pėr tė gjithė tė moshuarit. Duke pėrfituar nga pyetja jote, unė po e ngre edhe njėherė tjetėr kėtė propozim.



Kėto barna pėrdoren nė dy mėnyra. Mėnyra e parė ėshtė kur ato merren pėrpara aktit seksual. Burri e merr Viagrėn 30 minuta para se tė fillojė lojėn seksuale, ndėrsa Cialis ka efekt 36 orė, ndėrsa Levitra ka efekt edhe mė tė gjatė. Qė kėto barna tė kenė sukses, pas marrjes sė tyre duhet patjetėr lojė seksuale.


Mėnyra e dytė ėshtė kur Viagra dhe Cialis merren nga goja me doza mė tė vogla por pėr ditė, siē merret ēdo bar tjetėr pėr sėmundje tė zemrės, tė vazave tė gjakut ose tensionit arterial tė lartė. Kjo mėnyrė e dytė ėshtė mė e mirė sepse i mban vazhdimisht tė hapura vazat e gjakut qė ēojnė gjak nė penis.


Ka raste kur kėto barna nuk tė ndihmojnė. Nuk e di si ėshtė puna me ju. Nuk mė shkruani nėse i keni pėrdorur dhe a u kanė ndihmuar? Nė rastet kur kėto barna nuk tė ndihmojnė, doktori mund tė rekomandojė mėnyra tė tjera:


Injeksionet direkt nė penis me prostaglandina, ose barna tė tjera mė tė lira.

Pompat vakum tė penisit.

Kirurgjinė vaskulare nė penis.

Protezat e penisit e tė tjera.

Siē e shihni, mundėsitė janė pa fund. Por mentaliteti regresiv, qė e konsideron aktivitetin seksual tek tė moshuarit tė panevojshėm dhe turp, pengon seriozisht. Tė gjithė duhet tė kuptojmė se aktiviteti seksual tek tė moshuarit ėshtė me vlera tė mėdha pėr shėndetin. Nė radhė tė parė, kėtė duhet ta kuptojnė vetė tė moshuarit dhe mjekėt e tyre. Ata duhet tė shfrytėzojnė ēdo mundėsi pėr tė pėrmirėsuar jetėn seksuale.


Ka edhe njė faktor tjetėr, shumė i rėndėsishėm, qė pengon jetėn seksuale tė tė moshuarve. Ai ėshtė faktori i ndryshimeve psikologjike



Ndryshimet Psikologjike.


Aftėsia pėr tė bėrė seks, varet nga gjendja mendore dhe nga gjendja trupore e personit. Kjo vlen, po njėsoj edhe pėr tė moshuarit. Nė qoftė se shqetėsohen, ndruhen dhe u vjen turp qė kanė akoma ndjenja dhe dėshirė pėr jetė seksuale ngaqė janė tė moshuar, ky ankth do ta pengojė eksitimin e tyre seksual. Kėtu nuk ka vend pėr turp. Jeta seksuale ėshtė pjesė me rėndėsi e jetės dhe funksion fiziologjik i domosdoshėm. Ai duhet tė kryhet gjatė gjithė kohės nė pėrshtatje me kushtet e moshės dhe tė shėndetit. Jeta e mirė seksuale nė ēdo periudhė, e pėrmirėson ndjeshėm shėndetin.


Kur njerėzit moshohen, nuk ka dyshim, qė edhe pamja e tyre e jashtme ndryshon. Kjo bėn, qė disa tė moshuar tė ndjejnė se emocionalisht janė tė papėrshtatshėm pėr t’u pėrfshirė nė marrėdhėnie seksuale. Kur nė fytyrė dhe nė trup duken shumė rrudha dhe nė kokė duken mė shumė flokė tė zbardhur, ata ndjejnė se janė mė pak tėrheqės, seksualisht, pėr tė tjerėt. Ata krijojnė imazh tė keq pėr trupin dhe kjo pakėson dėshirėn pėr seks. Gratė, mė shumė nga burrat e moshuar, ndjejnė se me imazhin trupor qė kanė nuk e meritojnė vėmendjen seksuale tė partnerit. Ky ėshtė gabim shumė i madh. Nė kėtė periudhė tė jetės, kur burri ka nevojė pėr mė shumė pėrkėdhelje qė tė aftėsohet seksualisht, gruaja largohet fare. Pėr arsye tė imazhit trupor, ata i mohojnė vetes lumturinė seksuale. Mos harroni, as ju, as gruaja juaj dhe as kushdo tjetėr se truri, tek njerėzit, ėshtė organi kryesor seksual.


Njė faktor tjetėr negativ, lidhur me jetėn seksuale tė tė moshuarve, ėshtė ankthi dhe stresi qė vjen nga shqetėsimi i madh qė kanė lidhur me performancėn seksuale. Ju nuk mė thoni nėse e filloni lojėn seksuale me disa shqetėsime: do tė kem ose jo ereksion tė penisit? A do tė jetė forcimi i mjaftueshėm? A do ta mbaj ereksionin, apo ai do tė shuhet shpejt? A do tė prishem para kohe? Tė gjithė burrat, nė pėrmasa tė ndryshme, i marrin me vete nė shtrat kėto shqetėsime. Kėto shkaktojnė ankth dhe ankthi shkakton impotencėn seksuale tek burrat, veēanėrisht, tek burrat e moshuar. Nė qoftė se edhe ju e keni kėtė ankth tė performancės, mėsohuni t’i merrni punėt ngadalė. Bisedoni me gruan hapur, lidhur me kėtė ankth qė keni. Tė jeni tė sigurtė se pas njė bisede tė hapur, gruaja do tė ofrojė siguri dhe nuk do t’u thotė: “kur nuk je i zoti, pse kėrkon”. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė do t’u ndihmojė tė evitoni kėtė presion.


Influenca e mjekimeve dhe operacioneve.


Disa probleme mjekėsore, nga tė cilat zakonisht vuajnė tė moshuarit, e prishin jetėn e tyre seksuale. Dhimbjet kronike, operacionet dhe disa sėmundje mund ta bėjnė mė tė vėshtirė dhe tė dhimbshėm aktivitetin seksual.


Ka disa barna qė i pėrdorin tė moshuarit, qė mund tė prishin funksionet seksuale. Barnat qė merren pėr tė ulur tensionin e lartė tė gjakut e ulin dėshirėn pėr seks dhe prishin ereksionin. Antihistaminikėt, Antidepresantėt dhe barnat acido-bllokuese tė stomakut, kanė, gjithashtu, efekte anėsore qė e prishin funksionin seksual tė burrit.


Nė qoftė se pėrdorni nga kėto barna, bisedoni me doktorin tuaj pėr problemet shėndetėsore dhe pėr barnat qė e ulin aftėsinė seksuale. Doktori, po qe se do tė interesohet, do ta gjejė mundėsinė qė t’i pakėsojnė kėto efekte negative tė sėmundjeve dhe tė barnave. Nė qoftė se doktori nuk tregon interes pėr kėto shqetėsime lidhur me seksin, por tė thotė: Hiq dorė nga seksi dhe shiko shėndetin, unė tė kėshilloj ta lėsh atė doktor dhe tė shkosh tek njė tjetėr mė i mirė.


Si ta pėrmirėsoni jetėn seksuale?



Ka shumė tė moshuar qė thonė: Jeta seksuale pėrmirėsohet me kalimin e viteve. Qė edhe ju ta pėrmirėsoni jetėn tuaj seksuale kini parasysh kėto:


Pėrpiquni ta zgjeroni kuptimin qė keni pėr seksin. Ju duhet tė dini se seksi nuk ėshtė vetėm penetrimi vaginal. Duke u moshuar, ka dhe duhet tė gjenden mėnyra tė tjera mė komforte dhe mė tė plota. Prekja mund tė jetė njė alternativė e mirė pėr interkursėn. Kjo arrihet duke u mbajtur nga dora me njeri-tjetrin. Duke bėrė masazh sensual reciprok. Duke masturbuar reciprokisht dhe duke bėrė seks oral.

Rritni komunikimin me gruan. Komunikimi i mirė do t’u afrojė mė shumė tė dyve. Diskutoni me njėri-tjetrin ndryshimet nėpėr tė cilat kaloni dhe ēfarė duhet tė bėjė secili nga ju qė tė akomodoheni mė mirė gjatė seksit. Ndėrroni pozicionin qė bėni seks, kjo do ta bėjė mė tė lehtė seksin pėr ju. Pėrpiquni tė gjeni aktivitete tė tjera seksuale, siē janė masazhi dhe pėrkėdheljet qė u interesojnė tė dyve. Pyeteni gruan lidhur me kėrkesat e saj dhe ajo t’u pyesė ju pėr kėrkesat tuaja. Konsultohuni pėr mėnyrėn se si mund tė akomodoheni mė mirė me njėri-tjetrin. Shpeshherė, vetėm, komunikimi i mirė midis burrit dhe gruas, mjafton pėr t’u eksituar seksualisht.

Ndryshojeni rutinėn e seksit. Ndonjėherė, ndryshime fare tė vogla mund ta pėrmirėsojnė shumė jetėn seksuale. Ndryshojeni kohėn kur bėni seks. Bėni seks atėherė kur keni mė shumė energji. Provojeni nė mėngjes, kur jeni tė freskėt nga gjumi i mirė i natės. Kjo ėshtė mė mirė se nė fund tė njė dite tė gjatė e tė lodhshme. Lini mė shumė kohė pėr romancėn, siē ėshtė njė darkė romantike nė njė restorant, njė mbrėmje vallėzimi, njė natė nė hotel. Provoni njė pozicion tė ri pėr seks, qė ėshtė mė komfort pėr tė dy. Pozicione ka me qindra, por po tė jeni pak krijues dhe aventurierė, ju do tė gjeni shumė pozicione, qė do t’i pėrshtaten edhe kushteve tuaja shėndetėsore.

Mos shpresoni tė bėni mrekullia. Nė qoftė se, kur keni qenė i ri, nuk keni bėrė seks shumė shpesh, mos shpresoni tė bėni mė shumė tani qė u martuat i moshuar. Burrat qė janė kėnaqur me seks tė shpeshtė kur ishin tė rinj, ka tė ngjarė ta vazhdojnė kėtė kėnaqėsi edhe kur moshohen.

Kujdesuni pėr shėndetin. Dieta e shėndetshme dhe ushtrimet e rregullta do tė ta mbajnė trupin nė formė. Kjo do t’u mbajė gati pėr seks nė ēdo moshė. Pėrdorni dietė tė balancuar, plot fruta dhe zarzavate. Ushtrohuni mė sė paku 30 minuta nė ditė, shumicėn e ditėve tė javės. Evitoni alkoolin. Teprimi me alkool ul funksionin seksual. Barnat ilegale si marijuana, kokaina e tė tjera, gjithashtu, e prishin funksionin seksual.

Nuk mė thoni si ėshtė puna me gruan. Ėshtė ajo e moshuar apo e re. Sido qė tė jetė, po u them edhe disa fjalė pėr gratė e moshuara.


Ēfarė ndodh me jetėn seksuale, kur gratė moshohen?


Ndryshimet mė tė mėdha nė trupin e grave lidhen me menopauzėn dhe pakėsimin e nivelit tė estrogjenit. Vagina e grave tė moshuara e humbet elasticitetin dhe qė tė lubrifikohet dhe tė pėrgatitet pėr seks, kėrkon eksitim seksual pėr kohė mė tė gjatė. Kėto ndryshime e bėjnė interkursėn pak mė tė vėshtirė dhe me dhimbje. Gratė e moshuara ndjejnė pak djegie gjatė penetrimit dhe ndonjėherė konstatojnė pak gjak pas penetrimit vaginal.



Pėr tė evituar kėto vėshtirėsi, gratė e moshuara duhet ta bėjnė lojėn seksuale mė tė zgjatur. Kjo ndihmon tė bėhet lubrifikimi natyral i vaginės, por ato duhet tė pėrdorin edhe lubrifikantė artificialė me bazė ujore, siē janė “K-Y” dhe “Aqualub”. Ėshtė mirė qė ato tė bisedojnė me doktorin pėr kėto vėshtirėsi qė kanė dhe ai do t’u japė njė krem me estrogjen pėr tė lyer vaginėn, ose do t’u japė mjekim tė pėrgjithshėm pėr tė rritur nivelin e estrogjenit nė gjak.


Gratė e moshuara, dhe ju burrat e tyre, nė qoftė se doni tė keni jetė seksuale tė gjatė, duhet tė bėni penetrim vaginal rregullisht. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur lubrifikimin dhe elasticitetin e vaginės. Nė qoftė se njė grua nė moshė rreth gjashtėdhjetė vjeē, nuk bėn seks me penetrim pėr gjashtė muaj, mukoza e vaginės sė saj do tė atrofizohet dhe do tė thahet. Mos harroni atė qė e kam thėnė shpesh: ” Pėrdore, ndryshe e humbe”.


Njė grua qė nuk ka bėrė seks pėr njė kohė, relativisht tė gjatė, duhet tė pėrdorė lubrifikantė me shumicė dhe tė kėrkojė nga burri qė ta kryejė marrėdhėnien seksuale ngadalė. Kėshtu pakėsohen dhimbjet gjatė penetrimit. Kur penetrimi ėshtė bėrė i pamundur, gruaja dhe burri, duhet tė provojnė mėnyra tė tjera pėr tė qėndruar intimė me njėri-tjetrin, deri sa mukoza e vaginės tė pėrgatitet pėr penetrim.


Edhe njė herė: Mos hiqni kurrė dorė, pėrfundimisht, nga intimiteti seksual pėr arsye tė dhimbjes. Kjo ėshtė njė gjendje qė, vetėm ju dhe tė ndihmuar nga doktori, do ta kapėrceni.


Tė shkrova gjatė sepse pyetja jote ishte fare e papėrcaktuar. Duke qenė se ajo ishte shumė e pėrgjithshme, m’u desh tė shkruaja pėr shumė gjėra. Po qe se ke probleme tė veēanta, qė nuk e gjejnė pėrgjigjen nė kėto rreshta, mė shkruaj pėrsėri.


wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.al-forums.com/
 
Martesa e vonuar dhe seksi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog