Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Si kemi dashuruar dikur?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Si kemi dashuruar dikur? Empty
MesazhTitulli: Si kemi dashuruar dikur?   Si kemi dashuruar dikur? Empty07.09.10 20:03




Si kemi dashuruar dikur? 13 Ėshtė interesante ideja qė njė shkrimtar britanik ka hedhur nė letėr: si ishim nė shtrat gjysmėshekulli mė parė, ashtu edhe pėr temėn aq tė diskutuar tė virgjėrisė. Historia e “arkeologjisė” seksuale e trajtuar prej tij ka ngjallur njė interes tė madh. Romani nis me historinė e dashurisė qė kurorėzohet me natėn e parė tė njė ēifti tė rinjsh. Ishte viti 1962, vit kur minifundet nuk kishin filluar tė pėrdoreshin akoma, ndėrsa pėr lirinė seksuale filloi qė tė flitej disa vite mė vonė dhe romanet me histori dashurie ishin tė ndaluara. Nata e parė e martesės pėr Merin dhe Andrean, qė tė dy tė rinj, shumė tė dashuruar, tė dy tė virgjėr dhe tė papėrgatitur pėr tė kurorėzuar fizikisht dashurinė e tyre tė madhe. Gjithēka do tė ishte njė katastrofė e vėrtetė. Padurimi i tij pėr tė parė trupin e gruas qė donte dhe frika e saj pėr atė ēka do tė ndodhte. Mė nė fund, pas shumė orėsh dhe vėshtirėsish arritėn ta kurorėzonin me sukses natėn e parė tė martesės dhe tė dashurisė. Nė kėtė vit, bėhet fjalė pėr ‘68-n, injoranca seksuale ishte e madhe, ndėrsa vajzat pėr edukatė apo traditė familjare martoheshin tė virgjėra. Kishte edhe nga ato qė nė bazė tė marrėveshjes me njeriun e zemrės kishin shkėmbyer disa prekje, por gjithsesi ishin tė paprekura dhe kjo i bėnte ato tė ishin mė se tė kėnaqura. Kishin kaluar vėrtet shumė vite qė kur biologu dhe seksologu, Alfred Kinsley, publikoi njė raport mbi sjelljen seksuale tė meshkujve (1950) dhe tė femrave (1952) amerikane, duke treguar ato qė tė gjithė i dinin, por qė askush nuk guxonte tė fliste: qė burrat terrorizoheshin nga seksi, qė pjesa mė e madhe e grave ishin tė ftohta, qė injoranca nė kėtė fushė ēonte drejt dėshpėrimit, ndjenjave tė fajit dhe ishte shkaku i martesave tė palumtura. Nga ana tjetėr edhe seksologu dhe gruaja e tij kishin qenė tė virgjėr kur ishin martuar, si Meri dhe Andrea, vetėm se ai natėn e parė dhe pastaj pėr muaj me radhė kishte dėshtuar, gjė qė e kishte bėrė gruan e tij tė mėrzitej shumė. Nė fund, tė dy kishin gjetur njė shije tė pėrbashkėt dhe i kishin kushtuar mė shumė kohė lirisė dhe fantazisė seksuale. Faktikisht, nėse Eduard do tė ishte treguar mė i durueshėm, ndoshta martesa e tyre do tė kishte funksionuar, por sigurisht qė romani do tė ishte mė pak tėrheqės. Para viteve ‘60, nė shumė vende tė Europės Perėndimore kishte nisur njė revolucion i ngadaltė poshtė ēarēafėve. Nė vitin 1958 ishin mbyllur tė gjitha “shtėpitė” ku meshkujt “e paditur” kėrkonin tė mėsonin artin e dashurisė nga zonjusha tė sjellshme, por tė shpejta, qė si profesioniste tė zonja i “viheshin” punės pėr tė arritur ēdo kėnaqėsi. Pas mbylljes sė tyre filloi kėshtu periudha e “zisė” pėr meshkujt dhe gjithashtu edhe fati i zi pėr gratė. Kėshtu, zonjushat, pėrveē rasteve kur ndodhte ndonjė mrekulli nė ditėn e parė tė martesės, dorėzoheshin shumė shpejt para asaj qė ato e quanin “detyrė bashkėshortore” (ose pėr tė sjellė nė jetė njė fėmijė), ndėrsa nė mendje hartonin listėn e ushqimeve. Sigurisht, pėr tė mos humbur kohėn kot. Dominimi seksual dhe indiferenca e tyre ndaj kėnaqėsisė femėrore apo sigurisė qė sipas tyre gratė “ēmendeshin” kur i shikonin ata teksa kėnaqeshin u dukej e mjaftueshme meshkujve. Nė atė kohė, pėrveēse nga shumė gjėra tė tjera, gratė ishin tė privuara edhe nga kėnaqėsia seksuale. Qenė vite tė tmerrshme pėr meshkujt qė nxitoheshin nė siguritė e tyre, por sigurisht edhe pėr femrat, qė me gjithė vullnetin e tyre tė mirė dhe angazhimin pėr bashkėshortin, nuk e arrinin kurrė orgazmėn, atė qė “politika” seksuale premtonte. Por tė paktėn nga njė “burg” vajzat ishin liruar, nga ai i virgjėrisė, qė pėr shekuj me radhė bashkė me bukurinė dhe rininė kishte qenė vlera e tyre mė e rėndėsishme, malli i tyre i vetėm i shkėmbimit. Pastaj vijnė vitet ‘70, kur shumė studente donin tė gjenin njė shok qė do t‘i bėnte tė ēliroheshin nga tė gjitha paragjykimet dhe do t‘i bėnte ta pėrballonin mė me lehtėsi “jetėn” e re. Por nuk ishte e lehtė, studentėt (meshkujt) tė virgjėr, edhe pse e tregonin veten si shumė pėrparimtarė, nė kėtė anė kishin ngelur pas, pasi nuk donin tė bėnin figurė tė keqe, apo tė linin nam nė sytė e atyre bukurosheve tė brishta. Nė vitet ‘50, pėr shembull, nė Britani ekzistonte figura e mashkullit donzhuan, por tė “pashpirt”, qė u merrte mendjen vajzave tė virgjėra me lloj-lloj komplimentesh dhe joshjesh, madje duke u premtuar se do tė ishin gratė e tyre nė tė ardhmen. Nė fund, pasi merrnin atė qė donin mes lotėve, nė mėnyrė tė padenjė dhe aspak serioze, thoshin se nuk mund tė martoheshin kurrė me vajza qė nuk ishin tė virgjėra. Me gjithė kėto premtime, e kaluara sa dramatike aq edhe qesharake, ndryshimet e mėdha, liria seksuale, informacioni maksimal, kėshillime me seksologėt kudo qė ndodhen, njė mal gazetash qė japin udhėzime, emisione nė radio apo TV, revista fermash qė flasin pėr gjithēka deri nė detaje, sot seksi duket njė mrekulli qė mund tė arrihet fare lehtė. Por nė tė vėrtetė jo, tė paktėn sipas asaj qė njė pjesė e madhe e meshkujve dhe femrave tė dėshpėrua shkruajnė nė rubrikat kushtuar “zemrave”. Edhe sot, si 30, 40, apo 50 vjet mė parė, seksi vazhdon tė ngelet problemi kryesor pėr shumė ēifte. Mė pėrpara trupi nuk dinte, ndėrsa tani di, por vazhdon tė mos njohė fjalėt pėr t‘i thėnė. Pikėrisht si ēifti i virgjėr dhe injorant nė kėtė fushė: Meri dhe Andrea.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Si kemi dashuruar dikur?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si kemi dashuruar dikur?
» Dikur
» Dikur ne Dimer
» A do mundeshit te shanit dike qe dikur i keni thene te DUA?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions