Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Si Ndryshon Lumturia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Si Ndryshon Lumturia Empty
MesazhTitulli: Si Ndryshon Lumturia   Si Ndryshon Lumturia Empty04.06.10 21:39

Si Ndryshon Lumturia Files.php?file=hapiness2_200084496
Ēfarė ėshtė sot
lumturia?
Po ta gjykosh nga numri i librave tė botuar nė tė gjithė
botėn
gjatė kėtyre viteve tė fundit dhe nga debatet e organizuara nė
lidhje
me kėtė temė, njė gjė ėshtė e qartė: qė njerėzit vazhdojnė
pafundėsisht
tė pyesin nė lidhje me lumturinė dhe mėnyrėn pėr tė qenė

lumtur. Madje mund tė thuhet pa frikė qė ėshtė njė nga argumentet qė
trajtohet gjithnjė me shumė pasion. Ndoshta sepse askush nuk e di me
saktėsi
se ēfarė ėshtė lumturia, ose nga ana tjetėr askush nuk ka
ndėrmend
qė tė heqė dorė prej saj. Tė gjithė dėshirojnė, ėndėrrojnė,
aspirojnė
qė tė jenė tė lumtur.
Sakaq, objekti i dėshirės vazhdon qė
tė mbetet
“i errėt”. Nuk jemi mė nė epokėn e Platonit, kur lumturia nuk

fshihte mistere: ishte pasoja e nevojshme e njė jete tė mirė, njė jete
tė kaluar nė kėrkim tė menēurisė dhe virtytit. Por si mund tė jemi tė
lumtur
kur vetė domethėnia e fjalės “virtyt” sot ėshtė pak e paqartė?
Kur
edhe zgjidhja epikuriane, “njė njeri ėshtė i lumtur kur ka arritur

kėnaqė nevojat e tij natyrore”, duket se nuk arrin dot qė tė bindė
ndokėnd?
Nga njėra anė secili ka njė perceptim tė tijin pėr atė qė
ėshtė e
mirė, qė nuk pėrputhet thuajse kurrė me atė tė fqinjit. Nga ana

tjetėr, pėrparimet nė mjekėsi dhe nė teknikė kanė shfytyruar nocionin
klasik
tė natyrės: bota bashkėkohore ėshtė mbretėria e natyrės
“artificiale”.
Dhe nuk mbaron kėtu. Boshllėku qė kanė krijuar utopitė e
dėshtuara
politike tė shekullit tė kaluar ėshtė mbushur nė mėnyrė
progresive
nga njė imperativ kategorik: ji i lumtur dhe pėrfito nga
kėnaqėsitė
qė tė fal jeta!
Por ēfarė do tė thotė tė
jesh i
lumtur? Kur lumturia nuk ėshtė mė vetėm njė aspiratė
personale, por njė
detyrė kolektive?
Nė Francė, nė mars u mblodhėn disa
dhjetėra
filozofė dhe ekonomistė, psikologė dhe politikanė, pėr tė
diskutuar
pikėrisht pėr lumturinė individuale dhe atė kolektive. Duke
marrė
nxitje nga thėnia e famshme e Saint-Just, qė nė mesin e
Revolucionit
Francez deklaronte se “lumturia ėshtė njė ide e re nė
Europė”,
forumi ka mbajtur ndezur shpresat e atyre qė e ndoqėn nė
lidhje me
gjetjen mė tė fundit tė “formulės” magjike tė lumturisė.

Nė forum u diskutua
nė lidhje me faktin qė
lumturia nuk ėshtė vetėm njė e drejtė, por edhe
njė detyrė pėrballė
tragjikes sė jetės dhe se njerėzit duhet tė jenė
tė aftė qė tė
gėzojnė dhe tė jetojnė plotėsisht ēdo moment tė
ekzistencės,
veēanėrisht kur ajo ėshtė pozitive. Po a mund tė mendohet
nė tė
vėrtetė lumturia sipas skemės: ēdo njeri duhet tė luftojė pėr tė
qenė
i lumtur, pra edhe unė, duke qenė njeri, duhet qė tė bėj njė luftė
tė tillė? Kur niset njė diskutim i tillė, tė gjithė vijnė me ide
pozitive,
por ato jo gjithmonė mjaftojnė. Vitet e fundit ka pasur njė
dyndje
tė vėrtetė publikimesh me “receta” se si mund tė arrihet
lumturia,
pėrse shpesh nuk ėshtė e lehtė qė tė jemi tė lumtur, cilėt
janė
hapat qė duhen ndjekur pėr ta pasur e kėshtu me radhė.
Rreziku i njė shoqėrie qė
ushqehet me fjalime
tepėr vullnetare dhe qė feston ēdo ditė triumfin e
terapive tė
shkurtra qė synojnė tė edukojnė besimin nė vetvete, tė
menduarit
pozitiv dhe qė mundohen t’i bindin njerėzit qė janė ata
fajtorė pėr
moslumturinė e tyre, ėshtė i madh. Me kėtė nuk nėnkuptohet
se
njerėzit duhet tė rrinė duarkryq dhe tė presin t’u zbresė lumturia
nga
qielli. Ne tė gjithė jemi pėrgjegjės tė zgjedhjeve tona, edhe pse
lumturia
nuk varet plotėsisht prej nesh. Na takon tė gjithėve qė tė
zgjedhim
se si tė pėrballemi me gėzimet dhe dhimbjet me tė cilat na
pėrball
jeta. Lumturia tashmė nuk ėshtė mė njė ēėshtje vetėm personale.

Tashmė bėhet fjalė pėr njė ēėshtje sociale. Atėherė nuk ka asgjė pėr
t’u
ēuditur kur shohim se me kėtė ēėshtje tanimė nuk merren
ekskluzivisht
vetėm filozofėt, por edhe ekonomistėt. Kėsisoj, pėrse tė
mos
krijohet, tė gjendet njė mėnyrė qė “tė masė” cilėsinė dhe sasinė e
lumturisė?

Po rritet gjithnjė e mė tepėr numri i
atyre qė
mendojnė se dilema e lumturisė mund tė zgjidhet duke pėrdorur
kategorinė
e mirėqenies. Njė mirėqenie jo vetėm psikofizike, por edhe
ekonomike
dhe sociale. Sigurisht qė kur vuajmė nga njė sėmundje fizike
apo
psikike, ose kur nuk kemi mjetet materiale pėr tė mbėshtetur
plotėsimin
e kėrkesave minimale tė jetesės, ėshtė shumė e vėshtirė qė
tė jesh
i lumtur. Por qeniet njerėzore janė ende, e mbi tė gjitha, tė
karakterizuara
edhe nga dėshira, dhe dėshira, pavarėsisht tė gjithave,
pėrbėhet
edhe nga pakėnaqėsia. Falė dėshirave dhe tentativave pėr t’i
kėnaqur
kėto dėshira, gjen shprehje energjia dhe fuqia personale. Dhe
kėsisoj
ne kalojmė momente nė mos tė lumtura, tė paktėn tė gėzuara.
Pavarėsisht
tė gjitha sforcimeve tė ekonomistėve, kėtė lloj gėzimi
ėshtė shumė
e vėshtirė qė ta matėsh. Disa prej tyre kanė propozuar
madje qė nė
kėtė rast tė pėrdoret njė pėrllogaritje e ngjashme me atė

pėrdoret pėr tė llogaritur prodhimin kombėtar bruto tė njė vendi. Nė
rastin e lumturisė, do tė bėhej fjalė pėr matjen e mirė tė qenies

shoqėrisė. Nė njė raport tė famshėm, hartimi i tė cilit u kėrkua nga
vetė Presidenti i Francės, Sarkozi, qė u publikua nė shtator tė vitit
2009,
nėnvizohet me tė drejtė se si mirėqenia kolektive nuk ėshtė e
lidhur
vetėm me gjėrat materiale. Sipas 3 ekonomistėve qė e kishin
hartuar,
pėrveē konsumit, duhen marrė nė konsideratė koha e lirė,
marrėdhėniet
shoqėrore, ndjenja e sigurisė qė kanė njerėzit pėr jetėn e
tyre
personale dhe atė tė shoqėrisė ku jetojnė nė pėrgjithėsi.

Por a pėrbėhet
lumturia vetėm nga mirėqenia?

Eseja e Derek Bok, “Politika e
lumturisė”, e
sapopublikuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e
pretendon njė
gjė tė tillė. Madje Bok mbėshtet teorinė se detyra
kryesore dhe mė e
rėndėsishme e demokracive bashkėkohore ėshtė
pikėrisht ajo e
shtimit tė lumturisė kolektive, pėrmes promovimit tė
barazisė, duke
u krijuar mundėsi ēifteve dhe familjeve qė tė
stabilizohen, duke
pėrmirėsuar shėndetin publik. Por nė disa pika nuk
kundėrshtohet.
Ēdo demokraci e denjė pėr tė mbajtur njė emėr tė tillė
duhet jo
vetėm qė tė promovojė barazinė, por edhe tė krijojė kushtet e
duhura
pėr individėt, nė mėnyrė qė ata tė kenė mundėsi tė ēojnė pėrpara

projektet e tyre pėr tė qenė tė lumtur. Lumturia ėshtė individuale dhe
asnjė qeveri, sado e pėrsosur qoftė, nuk mund ta zgjidhė e vetme kėtė
problem
pėr banorėt e saj, nėse ata nuk e marrin vetė njė vendim tė
tillė.
Nė kėto kushte, ai qė mbetet problemi thelbėsor e qendror ėshtė:

tė kuptuarit nė mėnyrė tė pavarur se ēfarė dėshirojmė dhe duam nė tė
vėrtetė
si individė. Lumturia nuk ėshtė absolute dhe nuk ekziston njė
rrugė
dhe vetėm njė e vetme qė mund tė tė ēojė drejt saj. Lumturia, siē

thoshte Lao Tseu, ka tė bėjė mė shumė me kėrkimin e rrugės
individuale,
duke ia lėnė fatit nė dorė, ndonjėherė edhe rastėsisė. A
nuk ėshtė
vallė ky motivi qė tė paktėn nė Francė janė tė shumtė ata
njerėz
qė i janė dhėnė budizmit dhe konfucizmit pėr tė gjetur pikėrisht

shenjat e duhura e pėr tė ndjekur rrugėn qė do t’i ēojė drejt
lumturisė?
Fjala
Ekstazė, mrekulli apo
Nirvanė…

Kur kėrkohet
lumturia,
kėrkimi nuk ka tė bėjė me gjetjen e vendndodhjes sė diēkaje,
por
me zbulimin e domethėnies sė saj. E nėse bėhet fjalė pėr njė fjalė

vetme, lumturia nėnkupton njė tėrėsi ndjenjash, emocionesh,
pėrjetimesh.
Lumturia pėrbėhet nga: ekzaltimi, mrekullimi, gėzimi,
alegria,
kėnaqėsia, ekstaza, e shumė ndjesi tė tjera qė bashkėjetojnė

gjitha nė njė komunitet unik, si vetė ndjenja qė pėrfaqėsojnė.
Lumturia
ėshtė njė e vetme, por mėnyrat se si e pėrjetojmė dhe kur e
pėrjetojmė
janė tė ndryshme. Pėr t’u orientuar mjafton ta pozicionojmė
lumturinė
ndaj njė ngjarjeje tė dhėnė: kėshtu, kemi lumturinė
pararendėse,
atė qė pėrjetohet ndėrsa jemi nė pritje tė diēkaje qė e
duam me
gjithė zemėr; lumturinė pasrendėse, qė pėrjetohet pasi kemi
arritur
me shumė mundim realizimin e njė objektivi tė vėshtirė;
lumturinė e
atyre qė janė tėrhequr nga realiteti mondan pėr tė
pėrjetuar
ekstazėn e filozofisė, mistikės. Por lumturi mund tė quhet
edhe njė
gjendje mirėqenieje shpirtėrore e materiale qė zgjat nė kohė,
apo
qoftė edhe njė moment kalimtar, qoftė edhe pėrkėdhelja e njė rrezeje
dielli. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me lumturinė me intensitet
maksimal,
por me kohėzgjatje tė vogėl, me lumturinė e sekondave qė mund

tė mbajnė gjallė dhe me dritė njė jetė tė tėrė, siē mund tė jetė
lumturia
e pėrjetuar kur takojmė dikė kaq tė veēantė e kaq pranė zemrės

sonė, qoftė edhe pėr disa ēaste tė vetme nė kėtė jetė. Ndėrkaq, Primo
Levi
shkruante: “Tė duash punėn, pėrbėn edhe pėrafrimin mė tė madh me
lumturinė
nė kushtet e tokės”.

Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Si Ndryshon Lumturia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FSHF ndryshon kalendarin
» Youtube ndryshon pamjen ne 15 korrik
» Rama: PS nuk e ndryshon axhenden politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions