Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė Empty
MesazhTitulli: Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė   Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė Empty30.08.10 21:43

Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė



Ėshtė larguar nga Shqipėria nė moshė tė vogėl, por di tė komunikojė shumė mirė shqip. Prej vitesh jeton nė Holandė, ku ushtron profesionin e saj si modele. Liridona Preniqi ėshtė njė ndėr bukuroshet qė ka pushtuar pasarelat nė mbarw botėn, duke vertetuar ne kete menyre se hiret shqiptare nuk ka fund. Ndėr ofertat e shumta qė ajo ka pasur ėshtė befasuar mė sė shumti nga ajo qė ka marrė kohėt e fundit, ai i perfaqesimit ne “Miss Shqipėria”



Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė Liridonapreniqi


Nga Lisana Subashi


Liridona prej vitesh merreni me modeling. Na tregoni pak se, cilat janė impresionet qė pėrcjell tek ju ky profesion?


Me tė vėrtetė gjithmonė kam qenė adhuruese e modės, gjithnjė doja tė shikoja sfilatat mė tė reja dhe si fėmijė i vogėl kisha dėshirė tė imitoja modelet. Domethėnė kėtė profesion e kam pas nė zemėr qė fėmijė. Mendoj se kjo arsye mė ndihmoi tė vendos pėr tė vazhduar karrierėn time nė botėn e modės.



Ku ndryshon nga profesionet e tjerė?


Normalisht gjithsecili profesion ka pėrshkrimin dhe karakterin e vet, por ky profesion mė bėn tė ndihem mirė dhe e lirė. Pėr momentin kur ndodhem para kamerės mė bėn tė harroj gjithēka dhe tė pėrqendrohem vetėm nė rolin qė kam pėr tė prezantuar nė fotografi. Kur e ke rolin pėr zemėr, mund tė them se e ndjen veten edhe si njė “aktore”. Kjo mė pėlqen, sepse nuk e ke gjithmonė rolin e njėjtė dhe ke dėshirė tė vazhdosh mė tutje.


Me cilin profesion mendoni se ngjason mė shumė?


Mund tė them qė ngjan me profesionin e “aktoreve”. Si njė modele nė skenė, revistė, apo sfilata gjithmonė duhesh tė prezantohesh nė njė farė mėnyre. Kjo ėshtė edhe nė profesionin e aktorėve.




Pėrveē tij keni eksperimentuar nw ndonjw profesion tjetėr?


Po, nė kohė tė lirė jam fotografe. Gjithmonė kam qenė adhuruese e fotografisė. Sidomos natyrėn e preferoj shumė. Kur dua tė bėj foto planifikoj disa ditė mė parė se cilėn mrekulli tė natyrės do tė fotografoj.


Ju jetoni jashtė Shqipėrisė, konkretisht nė Holandė. Ēdo tė thotė pėr ju fama nė njė


shtet si Holanda?


Normal nė njė farė mėnyre ndjehesh mirė. Tė kesh njė status, jo vetėm nė botėn e modės, por tė njihesh edhe nga njerėzit, nė Holandė, Shqipėri etj., tė dhuron njė ndjesi shumė tė mirė, sepse ky ėshtė dhe qėllimi i punės disavjeēare. Duhet tė krenohem pėr kėtė. Kudo tė jetosh nė Holandė, apo Shqipėri ndjenja e krenarisė ėshtė e njėjtė. Nė fakt nė njė shtet si Holanda ke shanse tė arrish edhe mė shumė, derėn e ke tė hapur. Kjo tė motivon tė bėhesh njė modele edhe mė e preferuar jashtė shteti.


Cila ka qenė oferta qė ju ka befasuar mė shumė?


Pėrgjatė kohės qė merrem me modeling, kam pas shumė oferta tė mira, si kėtu nė Holandė, por edhe nė Gjermani, Belgjikė dhe Shqipėri. Pėr kėto i falėnderoj nga zemra, se ata mė bėnė tė jem kjo qė jam sot. Por oferta qė mė ka befasuar mė shumė, ishte ftesa  pėr tė marrė pjesė nė “Miss Shqipėria” vitin e ardhshėm.



Pse tė befasoi kjo ftesė?


Kurrė nuk mė ka shkuar nė mendje tė marrė pjesė nė “Miss Shqipėria”, por ndjehem krenare tė prezantoj shtetin tim. Kėtė ftesė do e marr me zemėr, nė mėnyrė qė tė arrij tė marr ēmimin e “Miss Shqipėrisė”.



Aktivitetet ku ju keni marrė pjesė?


Kam marrė pjesė nga sfilatat, deri nė kataloge. Nė Holandė kam bashkėpunuar me fotografėt mė tė njohur, si pėr shembull, Frans Van Der Linden, Martine Fotografe, Sharona Photography, Rob Durand, Ajani Photography, mm- Photography. Wim Mulder Photography, By Rinaldi etj.. Kam marrė pjesė nė sfilatat e Mango’s, dhe DIDI. Gjithashtu njė ofertė tė mirė kam patur para disa javėsh nė Gjermani pėr njė lanēim tė kozmetikės, ku kam qenė imazhi i saj, por ėshtė ende sekret. Mbani kėtė emėr nė mendje, se do vijnė edhe mė shumė surpriza.



Kur jeni larguar nga Shqipėria dhe ēfarė ju shtyu tė largoheshit?


Kam qenė 2 vjeēe kur jam larguar nga Shqipėria. Prindėrit vendosėn tė largohen nė Gjermani pėr njė jetė mė tė mirė. Mė pas u zhvendosėm nė Holandė.


Keni raporte tė mira me modelet e tjera shqiptare?



Po, sigurisht qė kam. Si pėr shembull me Artnesa Krasniqi ( Ford Super Model 2008) Arita Fejzullahu njė modele e mirėnjohur jashtė Shqipėrisė, me tė cilėn kam kontakte shumė tė mira. Blerina Brovina, Gonxhe Gerxhaliu, Egzona Lulaj.



Janw ziliqare modelet?


Mund tė them se kushdo ėshtė pak ziliqare/ė, por kjo nuk mė pengon mua nė jetėn time. Pse tė kem zili? Mendoj se gjithkush arrin me punė atė qė do dhe nuk mbaj zili, madje kam dėshirė t’i pėrkrah njerėzit.



Sa ambicioze jeni nė atė qė kėrkoni tė arrini?


Jam shumė ambicioze. Nėse kam njė punė pėr tė bėrė nuk e marr me 100%, por shkoj deri nė maksimum. Kėtė pėr t’i befasuar njerėzit edhe mė shumė dhe pėr tė arritur rezultatin mė tė mirė. Profesionit tim i dedikoj ditėn dhe natėn. Kjo tregon se jam shumė ambicioze.


Sa e ngacmuar ėshtė nga djemtė njė modele?


Mendoj se profesioni “modele”e ka njė lloj imazhi tek djemtė, tė cilėt i preferojnė shumė modelet. Pėr kėtė mendoj se modelet janė nė njė farė mėnyre shumė tė ngacmuar tek djemtė



Dhe cili ėshtė tipi i mashkullit qė ju tėrheq mė shumė?


Mashkulli duhet tė jetė i vendosur nė atė qė do tė arrijė. Ambicioz, i menēur, njeri me moral dhe respekt. Pėrsa i pėrket pamjes kam dėshirė tė jetė njė zeshkan, i gjatė dhe pėr mė shumė nuk shikoj, sepse bukurinė e ke sot e ndoshta nesėr nuk e ke.


Kohėn e lirė ku e kaloni?


Kohėn e lirė e kaloj duke fotografuar, dėgjoj muzikė, shikoj filma dhe dal me shoqe.


Pushimet ku i kaluat kėtė vit?


Gjatė pushimeve kam qenė nė Kosovė, Shqipėri dhe Ulqin. Pushime qė nuk harrohen, ia kam kaluar shumė mirė.


Ngjyra e preferuar?


E kaltra.


Aktori i preferuar?



George Clooney.



Makina e preferuar?


Mercedes E- Klase.



Ngjyra e syve?


Kafe.


Pėrmasat trupore?


86-65-88



Game Over

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Liridona Preniqi: Krenohem me famėn time nė botė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filma Shqip(Albanian) : Time of the Comet ( 2008) HDTvRip Albanian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions