Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Sinan Hoxha: Jam heteroseksual, s’kam asgjė me komunitetin “gay”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 37
Location : AlbaniaForums.Com

MesazhTitulli: Sinan Hoxha: Jam heteroseksual, s’kam asgjė me komunitetin “gay”   09.08.10 4:12

Sinan Hoxha: Jam heteroseksual, s’kam asgjė me komunitetin “gay”

Posted on
Aug. 9th, 2010 by
Berni


Prej
mė shumė se njė jave gazetarėt dhe gazetat prisnin njė rrėfim prej tij…
Heshtja e Sinan Hoxhės vuri nė pikėpyetje shumė ide tė njerėzve. Sinani
ėshtė vėrtetė homoseksual, apo nuk rrėfehet sepse ky lajm nuk ka
kurrėfarė rėndėsie pėr tė? Arsyeja e vėrtetė pse ky rrėfim u vonua kaq,
ėshtė se gjatė tėrė kėsaj jave Sinani ka qenė i angazhuar me koncerte
tė ndryshme nėpėr trevat shqipfolėse… Po cila ėshtė e vėrteta e tij?
Zbuloni pėrmes kėsaj interviste tė sinqertė gjithė tė vėrtetėn e thėnė
nga goja e kėngėtarit. A ėshtė e vėrtetė qė mes tij dhe Seldit ka njė
lidhje homoseksuale, apo pas kėsaj marrėdhėnie fshihet diēka tjetėr?
Pėr mė shumė detaje rreth kėsaj historie vjen sot i plotė rrėfimi i
kėngėtarit.
Sinan faleminderit qė e pranuat ftesėn pėr kėtė intervistė.
Pyetja e parė lidhet padiskutim me vonesėn e kėtij reagimi…pse u vonua
kaq shumė?

Nė fakt, ka dy arsye vonesa e kėsaj deklarate, e para ėshtė sepse gjatė
kėsaj kohe, kam qenė shumė i angazhuar me koncerte, kam qenė nė Kosovė,
nė Maqedoni, nė Mal tė zi, dhe nė qytete tė ndryshme bregdetare nė
Shqipėri. Si pasojė nuk kisha ndėrmend tė lija koncertet, pėr t’iu
pėrgjigjur njė deklarate ordinere, tė bėrė nga njerėz po tė kėtij rangu.
E dyta, gjatė gjithė kėsaj jave, gazetat kryesore nė vend, mė rezulton
qė kanė shitur pafundėsisht shumė, do tė thotė qė me kėtė lajm, pra me
Sinan Hoxhėn, kanė fituar shumė para. Unė kėrkova njė shumė parash,
kėshtu qė sot ėshtė momenti tė flas.

Cili ėshtė komenti juaj nė lidhje me deklaratėn e Domenikės, qė
siē e thatė dhe ju vetė, ka njė javė qė bėn xhiron nėpėr gazetat nė tė
gjithė vendin?

Komenti im… Unė e para nuk e di nė ēfarė kushtesh depresive ka qenė
Domenika, e cila ka trilluar dhe ka dhėnė kėtė deklaratė, aq absudre,
aq ordinere dhe aq tė pavėrtetė. Unė nuk e dija qė paska meshkuj nė
kėtė botė, qė pas njė lidhje 4-5 mujore, t’i pranojė tė dashurės qė
qenka homoseksual dhe paska njė lidhje me njė mashkull tjetėr, i cili
pėr mė tepėr, ėshtė njė person qė i pėrket tė njėjtės familje, tė
njėjtit fis, tė njėjtit gjak. Pra, deklarata e saj mė duke totalisht
absurde. Nuk mendoj se Seldi ka bėrė njė deklaratė tė tillė, aq mė
tepėr kundrejt meje, pasi e thashė edhe mė sipėr, unė me Seldin kemi
lidhje farefisnore, kemi lidhje gjaku.
Pėr ēfarė mendoni atėherė se e ka bėrė Domenika kėtė deklaratė?
Pėr kėtė duhet pyetur Domenika. Ajo nė deklaratėn qė ka bėrė, nuk e di
se ēfarė ka lexuar publiku dhe si e ka kuptuar atė deklaratė, po nė
deklaratėn qė bėn, ėshtė kontradiktore me veten e saj. Nė njė
intervistė tė dhėnė pak kohė mė parė pėr njė revistė qė i pėrket “Big
Brother-it”, Domenika ėshtė shumė e gėzuar pėr marrėdhėnien e saj dhe
thotė qė djali ėshtė shumė i fortė seksualisht, ndėrsa me intervistėn
qė nxorri nė gazetėn tjetėr, thotė qė linte pėr tė dėshiruar nė
marrėdhėniet seksuale. Pra, Domenika ėshtė shumė kontradiktore me
veten, nuk e di nė ē’kushte e ka dhėnė kėtė deklaratė, por unė mendoj
qė nuk ėshtė mirė ajo vajzė. Mė vjen vėrtet keq, pėr tė pasi kemi tė
bėjmė me dy femra, por Domenika, me mua, do tė flasė vetėm nė dyert e
gjykatės. Mė vjen keq ta them, pasi siē e thashė, kemi tė bėjmė me dy
femra, njė familje qė nuk ka njė mashkull brenda, por qė pas
deklaratave qė ka bėrė ajo, ėshtė tepėr absurde, tepėr e rėndė dhe nuk
i pėrket aspak Sinan Hoxhės. Dua tė them vetėm kėtė, unė nuk kam
absolutisht asgjė kundra komunitetit “gay”, por ėshtė diēka qė mua nuk
mė pėrket, nuk mė ka takuar asnjėherė. Fakti qė unė nuk e kam bėrė
asnjėherė publike jetėn private, nuk do tė thotė qė jam homoseksual.
Fakti qė gazetarėt, ose paparacėt nuk merren me shkrepje fotografish
origjinale, por merren me montime fotografish pėr tė fituar para nė
kurriz tė tjetrit, nuk ėshtė faji im. Njė paparac i mirė, do tė ishte
ai paparac qė mė ndiqte mua nėpėr koncerte ku do tė isha unė, nė
Gjermani, nė Zvicėr dhe kur tė mbaroja koncertin tė mė ndiqte deri kur
tė shkoja unė nė derė tė hotelit. Aty ta shikonte, nė do tė shkoja me
ndonjė femėr, apo me mashkull, ai quhet paparac, ajo quhet fotografi
konkrete… jo fotografi tė sajuara, Sinan Hoxha nė njė diskotekė, apo nė
njė gėzim familjar, tjetri duke bėrė foto nė studio profesionale… Unė
tė atė gėzimin tim familjar, isha pėrpjekur pėr tė imituar Michael
Jackson duke kėrcyer dhe njė ditė tė bukur na i merr Domenika, na i
monton dhe ia ēon gazetės. Nė rastin konkret nuk kam absolutisht gjė me
gazetėn, sepse nė gazetė thuhet qė fotot janė siguruar nga Domenika.
Nuk mendoni se mosdeklarimi i njė tė dashure nga ju, ose i
faktit qė jeni i dashuruar, ka lėnė tė hapur rrugėn pėr ta besuar kėtė
lajm?

Unė e kam thėnė edhe herė tė tjera, asnjėherė nuk kam dashur qė unė tė
bėhem i famshėm duke bėrė skupe gazetareske. Edhe unė mund tė dilja
shumė bukur, tė merrja 2-3 femra sexy nė njė ambient tė caktuar, siē
bėjnė me keqardhje shumica e kolegėve, tė fotografohesha duke dalė me
kėto femra tė bukura, dhe tė bėja skupe gazetareske. Unė e ndėrtoj
karrierėn nė bazė tė kėngėve tė mia, mė vjen keq tė them, mė vjen shumė
keq tė them, ndoshta do tė duket mendjemadhėsi, por pėr herė tė parė nė
jetėn time do tė them qė unė jam kėngėtar 100% “Made in Popull”. Unė
jam kėngėtari qė kam investuar mė shumė pėr karrierėn time, nuk di tė
ketė ndonjė kėngėtar qė tė ketė hedhur aq shumė para, pėr tė menaxhuar
veten, pra para tė hedhur, tė shpenzuar, jo tė fituar, tė ketė
shpenzuar aq shumė para, pėr tė bėrė kėngė. Kėtė profesion unė e kam
adhuruar qė nė vogėli, e adhuroj, vazhdoj ta adhuroj akoma. Pra, nuk
kam dashur asnjėherė qė jetėn time ta ndėrtoj duke bėrė skupe
gazetareske, nuk mė ka interesuar. Jeta private ėshtė e imja dhe nuk i
pėrket askujt. Paparacėt, po tė ishin tė zotėt tė mė ndiqnin, t’i
hipnin avionit, tė vinin me mua nė koncert dhe tė mė fotografonin me
cilin hyja apo dilja nga hoteli. Ju garantoj qė Sinan Hoxha, ėshtė njė
mashkull nė plot kuptimin e fjalės, heteroseksual 100 pėr qind. Nuk kam
lidhje me homoseksualitetin, megjithėse nuk kam asgjė kundėr kėtij
komuniteti. Sigurisht, ky ėshtė ēmimi i tė qėnit i famshėm… Dua t’i bėj
edhe njė thirrje tė gjithė publikut, fansave tė mi, pasi kėtu nė
Shqipėri ndodhin gjėra totalisht tė papara, qė nuk i dėgjon absolutisht
nė asnjė vend tė botės. Kėtu arrin tė bėn presion, njė gazetar. Nė
lidhje me kėtė histori, unė kam qenė nė Vlorė, ditėn qė gazetarėt e
gazetės suaj mė kanė marrė nė telefon. Isha nė Vlorė, bashkė me Seldin,
bashkė me mamanė time, bashkė me mamanė e Seldit, me tezen, e cila
kishte ardhur nga Gjermania. Atė ditė mė merr nė telefon njė gazetar i
njė gazete rozė “Game Over”, gazetė nė tė cilėn janė publikuar edhe ato
fotot e famshme dhe mė kėrkon njė intervistė, pėr tė cilėn i thashė qė
unė s’kam ndėrmend tė prononcohem pėr momentin, plus kėsaj nuk jam nė
Tiranė, por jam nė Vlorė. Gazetari vjen nė Vlorė, i hipėn makinės, nuk
e di nė e ka marrė gjithė bregdetin e Vlorės duke mė kėrkuar derisa mė
gjeti dhe mė fotografon bashkė me Seldin. Nuk fotografon as mamanė
time, as mamanė e Seldit, as tė tjerėt qė ishin me ne… Po tė vini re
edhe nga fotografitė qė janė nxjerrė nė gazetė duket dora e mamasė sime
qė ėshtė diku nė njė cep, qė natyrisht ėshtė prerė, si e si qė tė
nxirrte njė lajm tė madh nesėr, pėr tė shitur shumė gazeta. Pra, mos
harroni qė me kėtė lajm dhe me kėtė histori, unė i garantoj publikut qė
tė gjitha gazetat kanė shitur pafundėsisht, ėshtė fituar para e madhe.
Pra, jo ēdo gjė, publik i dashur, qė thuhet nėpėr gazeta ėshtė e
vėrtetė. Mbi 90% tė rasteve ėshtė mashtrim, thjesht pėr tė fituar para.
Ėshtė biznes mė vete pėr tė fituar para, unė jam viktima e rradhės,
shumė nga kolegėt e mi kanė qenė viktimė e fotografive tė montuara.
I rikthehemi Domenikės, cili ka qenė mendimi juaj pėr Domenikėn? E keni ndjekur nė “Big Brother”, ē’pėrshtypje ju ka lėnė?
Domenikėn, jo vetėm e kam ndjekur, por edhe e kam mbėshtetur. Vetėm
gjatė kohės qė ka qenė brenda “Big Brother”-it Domenika, unė tė
garantoj qė kam ēuar mbi 800 mesazhe, vetėm unė. Pra, kur tė deklarosh
diēka, siē po deklaroj unė kėto momente, duhet tė kesh fakte, po tė
kėrkosh informacion nė kompaninė celulare nė tė cilėn unė jam abonent,
tė tregon qė kam ēuar mesazhe pafund pėr Domenikėn. Mė ėshtė dukur njė
vajzė tepėr moderne, njė vajzė pa paragjykime, njė vajzė qė ka parė
botėn, njė vajzė e cila e ka mbėshtetur Klodin e “Big Brother-it”, e ka
mbėshtetur fuqimisht, pra u dukte njė vajzė e pakompleksuar… Indirekt
ajo i ka rėnė edhe kėtij tė fundit, duke dalė me atė deklaratė siē doli
Domi. Sigurisht qė kam pasur dhe vėrejtjet e mia, pasi mėnyra e tė
sjellurit brenda nė shtėpi me Seldin, linte shumė pėr tė dėshiruar, gjė tė cilėn e vinin nė dukje tė gjithė banorėt dhe i gjithė publiku.
E keni pėrkrahur ju lidhjen e Domenikės me Seldin?

Absolutisht, po. Ditėn qė ka dalė Domenika nga “Big Brother-i”, bashkė
me Seldin kanė ardhur nė shtėpinė time dhe sigurisht si njė njeri qė
kam vite qė jam pjesė e botės sė shoė-bizz-it i kam sugjeruar disa
gjėra tė vogla nė lidhje me marrėdhėniet me mediat. Gjėra tė vogla tė
natyrės mos deklaroni gjėra tė tilla, tė atilla, duhet tė dilni kėtu,
aty…
Ju thoni qė marrėdhėnia juaj me Seldin ėshtė marrėdhėnie farefisnore,
por veē kėsaj ju ndiqni bashkė edhe veprimtaritė artistike, shkoni nė
festa tė miqve kėngėtarė, etj…
E para e punės, nuk ėshtė vetėm Seldi dhe unė nga farefisi ynė
kėngėtarė, janė edhe dy kėngėtarė tė tjerė shumė tė njohur qė i
pėrkasin tė njėtit fisi, por kjo nuk ka asnjė rėndėsi pėr publikun, nuk
ka pse ta dijė publiku. Njėri prej tyre ka edhe mbiemrin tim. Unė mbaj
mend qė nė fillimet e karrierės sime, nuk ėshtė se kam ditur shumė nga
ky biznes, nga ky profesion. Sigurisht qė edhe unė kam pasur kolegė tė
tjerė qė mė kanė treguar gjėra qė unė nuk i dija, siē ka edhe kolegė tė
tjerė qė unė i kam ndihmuar pafundėsisht, nuk ėshtė Seldi i vetmi. Ai
ėshtė njė artist nė fillim tė karrierės, andaj unė e kam ndihmuar, e
ndihmoj dhe do ta ndihmoj pafundėsisht. Nuk bėhet fjalė fare, sepse unė
pėrveēse njė shok, dhe mik shumė tė mirė, e kam edhe tė afėrt familjar.
E theksoj shumė herė kėtė, pasi dua t’i tregoj puublikut qė nuk ka si
tė jetė e vėrtetė deklarata qė ka bėrė Domenika, midis dy njerėzve qė i
pėrkasin tė njėjtit gjak.
Cili ka qenė reaksioni i shkaktuar nė miqtė tuaj nga kjo deklaratė? Si kanė reaguar ata?
Nga mė tė ndryshmet, normalisht ka njerėz qė nervozohen, plus qė
shoqėria ime e ngushtė normalisht qė e njeh Sinanin, e njeh edhe
Seldin, fatmirėsisht kemi tė njėjtėt shokė dhe tė njėjtėt miq, por ka
pasur reagime nga mė tė ndryshmet.
Po familja si e ka pritur? Sigurisht qė janė lėnduar…
Padiskutim, kjo ėshtė e vetmja gjė qė mė vjen mė shumė keq nė tė gjithė
kėtė histori. Normalisht, qė ēdo nėne nuk i vjen mirė tė dėgjojė fjalė
tė tilla, pavarėsisht se e di shumė mirė tė vėrtetėn.
Si tė ka pritur publiku nėpėr koncerte?
Ju kishit bėrė njė shkrim aty tek gazeta juaj dhe 2 apo 3 ditė pas
lajmit, njė nga fotografėt e gazetės suaj ishte nė koncertin tim.
Pėrgjigja mė e bukur ishte aty, mė falni pėr mungesėn e modestisė, por
tė gjithė ata qė aluduan se Sinan Hoxhės mund t’i shkatėrrohej
karriera, ka sigurisht njerėz tė caktuar qė gjithmonė kanė dashur tė
prekin karrierėn time, kanė mbetur tė zhgėnjyer. Mė vjen keq qė nuk iu
plotėsua dėshira, por unė atė natė, kam pasur 3000 spektatorė.
Ka pasur nga ata qė e kanė besuar kėtė lajm?
Fatmirėsisht, kėto dy vitet e fundit, publiku shqiptar e ka kuptuar qė
shumica e rasteve bėhet pėr tė shitur gazetat dhe nuk ėshtė se besojnė
mė njerėzit shumė nė tė tilla gjėra.
I keni ndjerė shikimet e dyshimta tė njerėzve nė rrugė?
Unė ju tregova gjatė gjithė kėsaj jave kam pasur koncerte pėr ēdo natė.
Gjithė natėn duke kėnduar, gjithė ditėn duke fjetur gjumė, nuk kam
pasur mundėsinė tė ndjej reagimet e njerėzve nė rrugė. Unė flas pėr
koncertet, kur kam shkuar nė koncerte publiku mė ka pritur mjaft mirė,
ndoshta kjo ėshtė edhe ajo ana e mirė. Tė thashė pra ka qenė thikė me
dy presa, ndoshta mė ka bėrė edhe mirė. Mė ka bėrė shumė publicitet.
Keni plane pėr ndonjė kėngė tė re?
Kėngė tė re, patjetėr nga dhjetori kam nė plan tė nxjerr njė kėngė tė
re, ndėrsa nė verėn e ardhshme tė realizoj albumin tim tė rradhės.
Pushimet ku keni bėrė nė plan t’i kaloni? Apo do t’i pėrkushtoheni vetėm koncerteve kėtė verė?
Unė pushime gjatė gjithė kėsaj kohe, nuk kam bėrė fare. Deri nė datėn
20 gusht kam gati ēdo natė koncerte. Nga fundi i gushtit unė kam njė
ftesė nga kolegia, motra, mikesha ime mė e mirė, Soni Malaj, si dhe
Mirko, mė kanė ftuar nė Sevilja tė Spanjės, ku ata po jetojnė dhe po
bėjnė biznesin e tyre. I them paparacit tė mė ndjekė se ndoshta nė kėtė
udhėtim do tė kem dikė me vete.
Faleminderit Sinan!
Faleminderit juve!
Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Balkanweb, balkanweb, balkan web, Ballkanweb, balkanwebtv, balkanweb tv, ballkanwebtv, ballkanweb tv, ballkanweb, Balkans, Ballkan, Ballkani, Balkan, balkans, ballkan, ballkani, balkan, rajoni, rajon, lajm, lajme, lajmi, lajmet e sotme, lajmet e fundit, lajmi i fundit, artikuj, artikull, artikulli, lajmerime, lajmerim, lajmerimi, Albania, exchange, gazetat online, lajmet sot, lajme me ore, gazeta, shqiptare, newspaper, weather, sms, horoscope, tension, travell, news, investments, tenders, documents, organizations, internet, news and press, poll, news of Kosovo, news of Balkans, news of Albania, sport, Kosovo, Macedonia, Romania, Yugoslavia, Serbia, Bulgaria, Croatia, Greece, Hungary, Montenegro, Bosnia-Herzegovina, lajme nga rajoni, rajoni i shqiperise, rajoni i kosoves, rajoni i maqedonise, rajoni i greqise, international news, daily newspaper, national, politics, science, business, breaking news, business technology, technology,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.al-forums.com/
 
Sinan Hoxha: Jam heteroseksual, s’kam asgjė me komunitetin “gay”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Thashetheme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs