Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn Empty
MesazhTitulli: Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn   Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn Empty04.08.10 21:09

Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn

Posted on
Aug. 4th, 2010 by WebMaster



U takuam me Seldin mesditėn e djeshme nė njė nga lokalet e
kryeqytetit. Menjėherė pasi u pėrshėndetėm, Seldi nisi tė Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn Normal_seldidomenika1rrėfejė tėrė historinė e tij.Sė
pari, dua t’i kėrkoj falje publike kolegut tim, mikut tim, vėllait tim,
kėngėtarit Sinan Hoxha, i cili ra viktimė e historisė sime famėkeqe. Sė
dyti, nga e gjithė kjo histori nuk mė vjen keq aspak pėr ato ēka
Domenika trillon dhe shpif nė lidhje me preferencat e mia seksuale,
pėrmes fotove tė sajuara. E vetmja gjė pėr tė cilėn mė vjen vėrtetė
shumė keq (diēka qė Domenika nuk ja ka treguar publikut), ėshtė qė ajo
mė preu ėndrrėn pėr tė qenė baba, duke abortuar fėmijėn tim. Kjo ishte e
vetmja arsye pse unė e lashė Domenikėn, dhe jo historia qė trilloi ajo
mbrapa pėr hakmarrje.
Mund tė na e rrėfesh edhe njė herė tė gjithė historinė nė mėnyrė tė
detajuar… Domi tha se ti hyre nė “Big Brother” me paramendimin pėr t’u
lidhur… Ē’mund tė na thoni tjetėr sa i pėrket fėmijės? Nga e more vesh
ti kėtė lajm? Si ta tha Domi qė e kishte abortuar?

Unė kam 14 vjet qė studioj pėr muzikė dhe sė shpejti diplomohem nė
Akademinė e Arteve, pėr kanto. Ėndrra ime ka qenė gjithmonė qė tė
bėhesha njė kėngėtar i famshėm. “Big Brother”-in e kam parė gjithmonė si
njė trampolinė qė do tė mė shėrbente nė karrierėn time nė tė ardhmen,
dhe kurrsesi nuk kam hyr nė kėtė reality show pėr tė krijuar njė lidhje,
pasi ajo nuk do tė mė shėrbente fare nė karrierė, madje pėrkundrazi,
edhe mund tė mė pengonte. Por, ja qė zemra nuk komandohet dhe unė rashė
nė dashuri me Domenikėn, ndonėse e dija qė s’do tė mė shėrbente pėr
kurrgjė nė karrierė. Ndėrmjet mendjes dhe zemrės, unė zgjodha kėtė tė
fundit, pavarėsisht faktit qė nuk isha i sigurt pėr ndjenjat e saj
karshi meje, sikundėr dyshonin dhe tė gjithė banorėt e tjerė. Pasi dolėm
nga “Big Brother”, filluam tė bashkėjetonim nė shtėpinė e Domenikės dhe
jo nė timen. Megjithėse tradita shqiptare e do qė gruaja tė jetojė nė
shtėpinė e burrit, unė pėrsėri realizova dėshirėn e Domenikės duke dalė
jashtė vetes sime. Dy javėt e para tė bashkėjetesės ishin tė shkėlqyera,
mė pas filluan konfliktet e para… Gjithēka mori fill kur unė i tregova
Domit se nė planet e mia tė afėrta ishte realizimi i njė videoklipin, si
dhe zhvillimi i mėtejshėm i karrierės sime si kėngėtar me koncerte tė
ndryshme. Madje, i tregova qė sapo mė kishte ardhur njė ftesė pėr
koncert. Me ta marrė vesh kėtė gjė, qė mua mė filluan ofertat, Domi
filloi tė thurte plane si e si qė unė tė mos kėndoja. Arsyen unė nuk e
kam kuptuar ende edhe sot. Mė pas, filluam tė grindeshim. Nuk e di pse,
por ditėt e fundit Domenika filloi tė grindej pėrherė e mė shumė. Ende
nuk e di pse ndodhte kjo, as vetė s’e kam kuptuar asnjėherė. Gjithė
kohėn ishte me nerva, asnjėherė nuk ishte e gėzuar. Njė ditė tė bukur mė
thotė qė kishte bėrė testin e shtatzėnisė dhe kishte dalė pozitiv. Unė
nė fakt nuk e besova dhe nė kėtė moment ajo mė tha: “hajde shkojmė nė
farmaci, marrim testin dhe bėjmė provėn nė syrin tėnd”. Shkuam bashkė nė
farmaci, morėm testin e shtatzėnisė, e bėri nė syrin tim dhe vėrtet
kishte mbetur shtatzėnė. Unė u gėzova shumė, Domenika filloi tė qante…
Kėtė nuk e kuptova dhe pėr tė qenė i sinqertė nuk mė erdhi mirė. Pastaj,
me kalimin e kohės, Domenika filloi tė nxirrte pretekste: “ne jemi tė
rinj, unė nuk dua qė tė kem njė fėmijė, nuk dua ta mbyll jetėn qė tani,
kam karrierėn pėrpara, do ikim nė Itali…”, e gjėra tė tjera tė kėtij
lloji. E gjitha kjo nė njė kohė qė unė e doja vėrtetė fėmijėn… Si
pėrfundim, pas disa ditėve sherr, unė largohem nga Tirana pėr tė
vizituar disa njerėzit e mi. Kur kthehem tė nesėrmen, Domenika mė thotė
qė “unė e hoqa fėmijėn”. Automatikisht nga ai moment unė kam shkėputur
ēdo lidhje me Domenikėn, dmth u ndava, pasi aty e kuptova qė pėrderisa
nuk donte fėmijėn, nuk mė donte as mua. Nė “Big Brother” mė kishte thėnė
gjėra krejt tė tjera, ndėrsa jashtė s’po bėnte asgjė nga ato. Si
pėrfundim, pra, u ndava nga Domi dhe pas njė jave, ajo mė merr ne
telefon dhe mė thotė qė “dua tė tė takoj”. U takuam dhe i thashė qė “mes
nesh gjithēka ka marrė fund, sepse t’i abortove fėmijėn tonė”, dhe ajo
mė tha: “ok, tė mos flasim mė pėr tė shkuarėn tonė… E vetmja gjė qė do
tė kėrkoj ėshtė qė tė mos e marrin vesh gazetarėt dhe banorėt e tjerė,
sepse s’dua t’jua bėjmė qejfin atyre” dhe unė i thashė qė “kjo ėshtė njė
histori e imja personale dhe nuk kam ndėrmend ta bėj publike. Kjo ėshtė
diēka midis meje dhe teje, pavarėsisht se ti mė preve nė besė dhe mė
preve ėndrrėn nė mes”. Pas dy ditėsh Domenika publikoi lajmin e
trilluar.
Po sa i pėrket fotove?
Unė vetė kam bėrė foto artistike, por Sinani nuk ka qenė aty. Ato janė
tė gjitha foto tė montuara.
Ilda Lumani Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Seldi: U ndava nga Domenika, sepse abortoi fėmijėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Seldi pranon ndarjen me Domeniken
» Rozana Radi, Domenika Shpifi paturpesisht

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Thashetheme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions