Pas "Gumball 3000",
Kryeministri shpreson tė sjellė Merkelin
Shqipėria ėshtė kthyer nė "parajsėn"
e aktiviteteve motoristike. Pas "Gumball 3000", garės me makina
supersportive, nga data 29 deri mė 31 maj, nė vendin tonė do tė kalojė
"Eurobiker Tour 2007", njė turne bamirėsie me motorė. Kėtė radhė nuk
bėhet fjalė pėr multimiliarderė dhe makina luksoze, por pėr persona tė
thjeshtė, tė cilėt do tė nisen nga Gjermania pėr tė vizituar disa nga
vendet e Ballkanit, ku Shqipėria do tė jetė njė nga etapat mė tė
rėndėsishme. Ashtu si pėr "Gumball 3000", aktiviteti nuk ėshtė bėrė ende
publik nga shteti shqiptar, ndonėse Kryeministri Sali Berisha figuron
mes promotorėve dhe financuesve tė kėtij turneu.
.
"Eurobiker Tour 2007" ėshtė aktiviteti i cili organizohet nga njė
shoqatė admiruesish tė motorėve, tė cilėt ēdo vit udhėtojnė drejt
vendeve tė ndryshme tė Evropės, duke shpėrndarė donacione pėr shtetet nė
nevojė. Kėtė edicion, njė rol kryesor do tė zėrė Shqipėria dhe bukuritė
e saj natyrore, pasi drejtuesit e kėtij turi kanė vendosur qė tė
kalojnė tri ditė nė vendin tonė. Sipas faqes zyrtare tė internetit tė
organizatorėve, shėtitja drejt Ballkanit me motorė do tė fillojė qė mė
25 maj nė Gjermani, por pjesėmarrėsit do tė prekin tokėn shqiptare vetėm
mė 29 maj, pasi tė kenė kaluar fillimisht nė Austri, Kroaci,
Bosnjė-Hercegovinė, Slloveni dhe Mali i Zi. Nė kufirin shqiptar do tė
priten nga shoqata e motoristėve shqiptarė dhe padyshim edhe nga
funksionarė shtetėrorė, tė cilėt si nė rastin e "Gumball 3000", kanė
garantuar shoqėrimin e kėtij grupi nė vendin tonė. Pas vizitės nė
Shkodėr dhe nė Krujė, grupi i motoristėve do tė udhėtojė drejt Tiranės,
pėr tu ndalur nė sheshin "Skėnderbeu", ku do tė takojnė Kryeministrin
Berisha dhe kryebashkiakun e Tiranės, Edi Rama. Etapa e 30 majit do tė
jetė Tiranė-Elbasan, Pogradec, nė fundin e tė cilės ėshtė parashikuar
vizita pranė Liqenit tė Ohrit. Mė pas, ata do tė udhėtojnė drejt qytetit
tė Vlorės ku do tė kalojnė edhe natėn. Nė ditėn e fundit "shqiptare",
turneu me motorė do tė udhėtojė drejt Greqisė duke kaluar nga
Gjirokastra, qytet nė tė cilin ėshtė parashikuar njė tjetėr ndalesė.
Gjatė ditėve tė qėndrimit nė Shqipėri, organizatorėt e aktivitetit do
tu dorėzojnė disa fondacioneve humanitare nė vendin tonė njė shumė tė
mbledhur nga pjesėmarrėsit dhe sponsorėt, pasi ky ėshtė objektivi
kryesor i turneut, pėrveē atij tė grumbullimit tė pasionuarve ndaj
motorėve.
Nė faqen e internetit tė "Eurobikers", shfaqet edhe lista e promotorėve
dhe sponsorėve tė aktivitetit, ku pėrveē Kancelares gjermane, Angela
Merkel, dhe Kryeministrit kroat, Ivo Sanader, ėshtė edhe emri i
Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Nėse nė vendet e tjera kanė
filluar prej muajsh pėrgatitjet dhe janė bėrė publike tė gjitha detajet e
kėtij turneu motoristik, nė Shqipėri nuk ėshtė dhėnė ende asnjė detaj
dhe si zakonisht, njė gjė e tillė mund tė bėhet vetėm nė ditėt e fundit.
Shqip