Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty10.07.09 5:43

Nė gjimnazet e Tiranės, njė orė mėsimi mes adoleshentėve tė ēiltėr, por dhe tekanjozė


bėsh mungesa "teke" orėn e parė tė mėsimit se nuk tė doli gjumi, tė
kesh njė shok qė nė takim me prindėr sjell njė tė panjohur nė rolin e
babait, apo tė vishesh hollė vetėm pėr tė qenė nė modė, do tė thotė qė
pėrmbush disa nga kriteret pėr tė qenė gjimnazist. "Formula" e tė qenit
i shpėrqendruar, konfuz dhe nė krizė, edhe pėr tė qenė nė qendėr tė
vėmendjes kėto vitet e fundit, ėshtė bėrė mė e sofistikuar pėr
adoleshentėt. Ndoshta ėshtė kjo mėnyrė e tyre e tė sjellit dhe tė
jetuarit qė i bėn mėsuesit e gjimnazit tė mos plaken kurrė, tė jetojnė
me brishtėsinė e tyre, edhe pse shpesh herė lodhen duke u mbushur
mendjen nxėnėsve se 1+1 bėjnė 2 dhe jo 3. Jemi nė gjimnazin "Andon Zako
Ēajupi", nė njė orė mėsimi.Flitet pėr kujtesėn. Nė klasė pothuajse tė
gjithė nxėnėsit janė tė veshur thjesht, me ato pėrpjekjet pėr tė qenė
pak mė ndryshe se tė tjerėt, por me tė njėjtėn ēehre fytyre. "Kujtimi i
parė qė secili prej nesh ruan nė kujtesė gjatė vogėlisė ka lidhje me
mėnyrėn e psikologjisė sė fėmijės nė tė ardhme dhe mėnyrėn sesi ai do tė
sillet
nė situata tė ngjashme", sqaron mėsuesja. Secili tregon pėr kujtimin e
tij tė parė. Ndoshta janė kėto pyetje- pėrgjigje ndryshe nga formulat
dhe jetėshkrimi i autorėve mė tė njohur, qė ua mban mendjen nė orėn e
mėsimit dhe jo gjetkė. "Tė gjithė brezat janė njėlloj, adoleshentėt
janė njėlloj. Por ky brez, ndryshe nga tė mėparshmit, ka zgjedhur qė
pjesėn mė tė madhe tė kohės ta kalojė nė kafe", thotė mėsuesja e
biologjisė, Inajete Kasimati. Sipas saj, kafet, ndonjė pije mė shumė nė
raste festash, apo dembelizmi i tyre pėr tė organizuar mė bukur kohėn e
lirė, janė karakteristikė e kėsaj moshe. Po ashtu edhe numri i
konsumatorėve tė duhanit mes adoleshentėve nuk ka tregues drejt uljes,
por drejt ngjitjes. "Pėr kafet s‘e kemi vetėm ne fajin, por edhe numri
i lartė i lokaleve qė janė pėrreth gjimnazeve dhe ngarkesa qė kemi.
Orėn e parė kishim provim, tė dytėn pėrsėri provim, orėn e tretė
pėrsėritje, orėn e katėrt e kishim pushim, shkuam nė kafe", thotė
Rezarti, zv/president i senatit. Ai thotė se nuk ndodh qė nė klasė tė
ketė nxėnės qė vijnė tė dehur, por nė raste festash, ashtu siē klasa ka
futbollistė, duhanxhinj, ka tek tuk edhe pijedashės.Problemet,
dėshirat, rregullat.Ndėrsa mė parė nė gjimnaze ndodhnin rėndom sherre
apo debate deri nė diskutime tė nxehta, tė gjitha kėto tashmė kanė
mbetur pas. Adoleshentėt mes tyre nuk kanė mė tė tilla shqetėsime,por
vetėm njė dėshirė pėr t‘ia kaluar shokut, duke rėnė mė shumė nė sy.
Atyre ju pėlqen tė vishen bukur, ju pėlqen tė kenė celularė, apo
aksesorė tė tjerė, qė kanė bashkėmoshatarėt e tyre nė vendet e
zhvilluara. Atyre ju pėlqen tė imitojnė idhujt, tė shkojnė nė festa, tė
bėjnė aktivitete jashtė shkolle, ndonjėherė ta teprojnė pak edhe me
lartėsinė e takave. "Nėse organizojmė njė aktivitet, njoftimet pėr
prindėrit bėhen me letėr. Shumica i lejojnė fėmijėt, por ka edhe
familje patriarkale qė nuk japin leje", thotė njė maturant. Ai merret
me tė gjithė rrjetin e kompjuterėve nė shkollė.Kėtė vit dėshiron tė
konkurrojė pėr informatikė. Ai vjet ka qenė president i shkollės dhe i
di mirė problemet e nxėnėsve, me prindėrit, mėsuesit. "Tashmė nuk ėshtė
mė problem veshja nė shkollė. Shumica e nxėnėsve respektojnė etikėn nė
shkollė, por mund tė qėllojė qė tė abuzohet edhe me lartėsinė e
takave", thotė Olsi. Ai tregon se nėse rastis qė kjo nxėnėse tė ngrihet
nė mėsim dhe takat e saj tė kėrcasin, atėherė nuk i mbetet gjė tjetėr
veēse tė dalė jashtė. Pak mė tė lirshme janė gjimnazistet nė gjimnazet
e qendrės, shkolla qė kanė pasur elementė tė cilėt bėnin modė. Nė ēdo
shkollė tė mesme, problemet me veshjen tashmė janė sistemuar, por si nė
gjimnazin "Eqrem Ēabej", si te "Sami Frashėri", "Qemal Stafa", "Petro
Nini" apo "Besnik Sykja", ka nga ata adoleshentė tė cilėt klonojnė
modėn e televizioneve dhe e ēojnė edhe nė shkollė. Zakonisht kėta janė
nxėnės dhe nxėnėse qė adhurojnė Paris Hilton apo Justin Timberlake,
persona tė rėndėsishėm qė mbushin faqet e revistave apo mbretėrit e TV
dhe diskotekave. Janė kėto nxėnėset tė cilat kanė importuar traditėn e
vajzave mė tė adhuruara apo tė djemve mė tė kėrkuar.Lidhjet dashurore,
aktivitet Edhe mund tė ndodhė tė shikosh pėrqafe, pėr krahu, apo mes
njė puthjeje tė zjarrtė nxėnėsit e shkollave. Kjo traditė ėshtė e
lashtė nė gjimnaze, ashtu siē ėshtė edhe shkrimi i formulave tė
shkencave natyrore nė banka, pėr t‘i mbuluar me dorė e pėr t‘i kopjuar
mė pas nė orėn e provimit. Por, nėse tė sheh ndonjė i rritur, e ke
punėn pisk. "Nėse kjo ndodh nė vitin e parė ose tė dytė, atėherė je i
diskriminuar, sepse nė ēdo orė mėsimi do tė jesh nė qendėr tė vėmendjes
sė batutave tė mėsuesve, dhe ata nuk tė shohin me sy tė mirė. Por nėse
ndodh kjo nė maturė, ata e lirojnė pak mė shumė. Por kjo s‘do tė thotė
qė ke shpėtuar nga shpotitė e tyre", thotė Olsi. Kėshtu ka qenė
gjithmonė gjimnazi: probleme me mungesat, njė mėsuese qė tė tregon se
kohėn qė i ke kushtuar vetullave mund tė zgjidhje njė ekuacion tė
gradės sė dytė, apo dhe njė javė dėnim me mosdalje nga shtėpia sa herė
ka takim me prindėr.Por edhe festa, aktivitete, konkurse mes shkollash,
tualet me krem pudėr, edhe pse lėkurėn mund ta kesh shumė tė pastėr,
vetėm pėr tė qenė pjesė e rrymėėės dhe pėr t‘u pranuar mes gjirit tė
moshatarėve, tė cilėt nuk kanė punė tjetėr vetėm tė ndahen nė grupe e
tė bėjnė rivalitet pėr tė treguar se kush ėshtė mė i suksesshmi; bankat
ku ke bėrė kopjet, shokėt qė ke ndarė hallet e mungesave, apo
indiferentizmi me tė cilin tė ka bashkuar mosha.

Bordurat e muhabetit

Edhe
pse janė vetėm blloqe ēimentosh, pllaka apo shkallė, janė shumė tė
ėmbla.Bordurat e gjimnazeve, para, nė cep apo prapa shkollės, janė nga
vendet mė tė preferuara kur bėn ftohtė, vapė, kur mėson para provimit,
kur sqaron tė gjitha bisedat me shokėt, ku takon miqtė qė tė vijnė nga
jashtė. Bordurat ku ulen nxėnėsit e gjimnazeve janė vendi mė i
preferuar jo vetėm pėr tė ngrėnė bukė, por edhe pėr tė qeshur e pėr tė
komentuar mėsuesit, qė vijnė e ikin, nxėnėsit e klasave tė tjera.
Bordurat, shkallėt apo cepat e mureve, janė edhe ekonomike. Aty mund tė
kalosh kohėn pa shpenzime edhe kur nuk tė ka mbetur mė asnjė lek nė
xhep. Bordurat janė ndonjėherė edhe vendet ku mund tė rrish vetėm, ku
mund tė fshihesh pėr tė pirė shpejt e shpejt njė cigare, ku mund
tė qash se ke marrė njė notė tė keqe. Shkallėt e ftohta tė shkollės, ku mblidhen ēdo ditė nxėnėsit janė edhe vendi mė i sigurt.

Alkooli dhe duhani

I
pari qė deklaroi se brezi i adoleshentėve tė sotėm ėshtė pak mė shumė
pijetar apo pijedashės se tė tjerėt, ishte Instituti i Shėndetit
Publik.Sipas ISHP-sė, njė numėr i konsiderueshėm adoleshentėsh ėshtė i
prirur tė konsumojė pije alkoolike mė shumė se moshatarėt e tyre para
disa vitesh. E mira ėshtė qė nuk vijnė nė gjendje tė dehur nė klasė,
apo nuk abuzojnė me rregullat e shkollės. Negativja kėtu mbetet fakti
se gjimnazistėt parapėlqejnė tė festojnė, tė vishen, tė pijnė dhe tė
shpenzojnė me pagesat e prindėrve. Edhe pse mundėsitė qė u ofrohen
atyre
pėr punėsim lėnė pėr tė dėshiruar, vetėm njė pjesė e vogėl e tyre kanė
dėshirė tė punojnė nė muajt e verės, pėr tė krijuar kursime personale.
Po ashtu, njė pjesė prej tyre kėrkojnė tė dobėsohen, por kilet e
tepėrta preferojnė t‘i heqin me dieta dhe jo me sport. Pjesa mė e bukur
e ditės mbeten orėt nė kafe, edhe pse mund tė pijnė ēaj, qumėsht, apo
ndonjėherė edhe ndonjė dopio.

G.Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
PrInCi
Administrator
Administrator
PrInCi


Numri i postimeve : 623
Registration date : 29/03/2009
Age : 32
Location : Elbasan

Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Re: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty15.01.10 22:41

Po normale ajo se ka ardhur brez i ri dhe ku shtyhet shkolla pa kafe mo,apo durohen ato 6 ore te plota duke i degjuar aman re aman... Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Icon_smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.al-forums.Com
Diana
OnLine
OnLine
Diana


Numri i postimeve : 124
Registration date : 12/08/2008
Location : Usa

Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Re: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty02.03.10 0:53

ah rinia rinia nuk duron dot tani jane bere te pa duruar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDe.Net
PrInCi
Administrator
Administrator
PrInCi


Numri i postimeve : 623
Registration date : 29/03/2009
Age : 32
Location : Elbasan

Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Re: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty18.04.10 4:57

Pse ti i duron gjashte ore mesim Diana..????? Ose me sakte i duroje se s'ma han mendja ti duroje..SmileSmileSmile Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Icon_surprised
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.al-forums.Com
kejla
Administrator
Administrator
kejla


Numri i postimeve : 831
Registration date : 09/09/2010
Age : 38
Location : shteti albania qyteti me i miri nga veriu

Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Re: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty09.09.10 3:09

ok ok nxenesit jane si jane e dine te gjithe , disa te mire e disa me pak te mire
por ju lutem kjo klase mesuesish ( kerkoj ndjese per disa mesues te nderuar qe meritojne respekt)jane per tu hedhur ne llum pa pike edukate , miresjellje , flirtues me nxenesit , jo frymezues , te shkaterrojne nervat .
po e sjell ketu si shembull ndoshta nuk eshte vendi i duhur.
mesuesja e ekonomise se vitit te trete i kerkon klases te bejen nej projekt ne Power point dhe me video per disa tema ne ekonomi , klasa u nda ne grupe , dhe grupi i motres time mori Si teme studimin e tregut ne qytetin tone ( cmimet , mallrat cilesia vendi etj) kunder cdo parashikimi edhe 2 djem te grupit qe nuk ishin te dalluar ( madje ishin ne kategorine e nxenesve qe nuk aplikoheshin shume ) marrin pjese aktive , puna e tyre zgjati dy jave java e pare teoria ( grafike shifra ) java e dyte praktika intervistat ne terren , teste dhe e gjitha e marre me video . te them te drejten kur pashe punen e tyre u mahnita , ishte shume e denje dhe fakti qe kishin kontribuar te gjithe ishte mrekulli
Vleresimi :
Nuk me pelqen , ku i keni marre kto intervista , pastaj nuk po dilnit ne tv qe perdridheshit para kameres pason nje ahhahahahahahahahahahahahaah
po ju ve nga nje 6 vetem se keni bere ato grafike dhe e keni hedhur punen ne power point
(* tani nuk eshte se me kujtohen krejt fjalet qe me tregoi motra por mora ato qe me vrane veshin )
I gjithi ky vleresim i bere nga fundi i klases mesuesja e dashur e ulur siper bankes se fundit
motra tha nuk lodhem me kaq shume , dy shoket e saj as qe e vune me ujin ne zjarr
e asaj ti thuash mesuese ?ncncncncnnccn
brezi i kafeneve .une vete e kam shtyre pa kafe por tu them te drejten nje mbremje ne universitet pas nje dite katastrofe kam pire nje kafe te shkurt e mu duk sikur rilinda tani qe e teprojne pak adoleshentet e teprojne ( ndoshta edhe shume ndo 1 here ) mmmmmmmmmmmmmmmmmmjetojme ne nje mjedis pak si te cmendur dhe te gjithe po ndikohemi shume nga kjo e te rinjte tane pak me shume
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
Sponsored content





Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty
MesazhTitulli: Re: Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"   Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve" Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mėsuesit: Po edukojmė "brezin e kafeneve"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FUTBOLL : KOMBETARJA ZHGENJEN -HUNGARIA FITON 0-1 NE "QEMAL STAFA"
» Filma shqiptare :Filmi "Ne shtepine tone" By YouGoDe
» Cila eshte "pasuria" me e madhe qe keni?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Rinia Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions