Fluks emigrantėsh nė Durrės
02/08/2010 08:05
Vazhdon
fluksi i shqiptarėve qė kthehen pėr tė pushuar nė atdhe. Mbi 20 mijė
persona, qė jetojnė jashtė vendit, por edhe kosovarė, kanė hyrė nė
Shqipėri nga porti i Durrėsit vetėm kėtė fundjavė. Sportelet
e policisė kufitare dhe doganierėt po punojnė me kapacitet tė plotė pėr
tė pėrballuar fluksin dhe pėr tė shmangur vonesat.
Autoritetet thanė se shėrbimet e policisė kufitare po punojnė nė 23 sportele. Vetėm dje kanw mbėrritur 10 tragete.
Tė
ardhur nga vende tė ndryshme tė Europės pėr pushime nė atdhe,
shqiptarėt tregojnė se situata nė portin italian tė Barit ėshtė shumė e
ngarkuar gjithashtu nga njė fluks njerėzish qė presin tė kthehen pėr
pushime.
Kėtė sezon, fluksi i transportit detar ka qenė tepėr
i lartė nė fundjavė, ndėrsa nė ditėt e zakonshme ai nuk ka pasur ritmin
e viteve tė shkuara.
Kjo ka bėrė qė agjencitė e lundrimit tė
shtojnė numrin e trageteve dhe tė shpeshtojnė lėvizjet e tyre tė
shtunėn dhe tė dielėn pėr tiu pėrgjigjur kėrkesave tė udhėtarėve.