Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Ami & Ermali: “Po martohemi se u lodhėm sė bashkėjetuari”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Ami & Ermali: “Po martohemi se u lodhėm sė bashkėjetuari”   28.06.10 7:44

mi & Ermali: “Po martohemi se u lodhėm sė bashkėjetuari”




Posted by admin on June 16, 2010 · Leave a Comment



Njė rini nga ku nuk do tė donin tė ndryshonin asgjė: pasione tė vrullshme dhe eksperienca tė papėrsėritshme.
Ai njė tip impulsiv, i zhurmshėm, hokatar, energjik. Ajo njė vajzė e
tėrhequr, e mbyllur, qė shkonte me qetėsi nė rrugėn e saj. Ndėrsa ai
shfaqej si artist mjaft interesant, qė nuk hezitonte tė provonte
gjithēka, qė nga kėnga, kompozimi, dj, apo imitimi, ajo njė vajzė e
shtruar, e pėrqėndruar tek baleti dhe televizioni. Ajo marramendase nė
bukurinė e saj, ai simpatik nė spontanitetin e tij. Ajo e adhuruar nga
tė gjithė meshkujt, ai i lakmuar mjaft nga femrat.
Dhe mes tyre, njė “love story”, qė i bėri tė ndihen me fat. Kėta dy
tė rinj artistė, njė ditė tė bukur u takuan nėpėr studiot televizive,
dhe si nė njė pėrrallė me princ dhe princeshė, ranė nė dashuri e tani
kanė vendosur tė martohen.
Dasma nuk ėshtė larg, fundi verės qė vjen a fillimi vjeshtės, do t’i
gjejė tė martuar. Ndėrkohė pesė vite dashuri, pėrveēse kanė forcuar
lidhjen, i ka bėrė mė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė qė ka prania e
njėri-tjetrin nė jetėn e tyre.
“Me Ermalin kemi ndėrtuar shumė gjėra, thotė Ami. Ne kemi projektuar
jetėn, tė ardhmen tonė bashkė. Ardhja e Ermalit, sigurisht ma ndryshoi
jetėn dhe m’i bėri ditėt mė tė gėzuara. Ėshtė nė parimet e mia qė nuk
jepem shumė pas bukurisė. Ermali ėshtė njė djalė mjaft i kėndshėm. Kjo
do tė thotė se ne tė dy e balancojmė shumė mirė njeri-tjetrin. Jemi
tipa, pėr disa gjėra tė kundėrt, dhe pėr shumė tė tjera tė pėrafėrt”.
Nga ana tjetėr Ermali, e quan veten me fat qė ka njohur dhe ėshtė
dashuruar me Amin. Thotė se ajo ėshtė 100 pėr qind e rėndėsishme pėr
tė. “Ėshtė ajo qė mė ka shtyrė tė bėj shumė gjėra. Qė nga momenti kur u
takuam deri mė sot, jeta ime ka ndryshuar dhe kjo ka ndodhur si pasojė
e Amit. Kjo femėr nuk ėshtė thjesht e bukur, ose e njohur nė
televizion, por di tė jetė edhe njė njeri i dashur, njė shoqe e mirė
dhe bashkėshorte e denjė”.
Takimi me ta nė agjencinė qė prej tre vitesh drejtojnė zgjat mė
shumė nga ē’ėshtė programuar, ndaj ata me vėshtirėsi arrijnė tė
shkėputen nga klientėt qė gjithmonė kanė nevojė pėr praninė e tyre.
“Megjithėse vajzat e sallonit janė tė gatshme gjithmonė pėr tė
shėrbyer, unė duhet tė jem aty pėrherė prezente, sepse klientet ndihen
mė tė sigurta pėr zgjedhjet e tyre kur jam aty”, tregon Ami. Ajo ka
veshur njė komplet sporti tė zi, ka lidhur flokėt me njė llastik, dhe
me atletet nė kėmbė dhe pa grim nė fytyrė, duket e re si njė vajzė
shkolle. Ami dhe Ermali u duhet tė mendojnė pėr dasmat e klientėve.
Dasma e tyre?! Thonė se vėrtet nuk i kanė qartėsuar idetė. Mjaft tė
jetė njė festė qė tė pėrmbushė dėshirat e tyre dhe tė gjithė tė ndihen
tė kėnaqur.
Biseda
i pėrfshin tė gjitha, dashurinė, bashkėjetesėn shtėpinė e re, tė cilėn
po e kompletojnė me shumė kujdes, biznesin qė kanė ngritur, martesėn,
fėmijėt. Ai do djalė, ndėrsa Ami vajzė, madje kanė gati edhe kėshillat
qė do u japin atyre gjatė jetės. Por deri tek fėmijėt, ka ende kohė.
I pyesim se si ndihen nė pragmartesėn e tyre, dhe ata janė
pėrgjigjur pa rezervė, sepse siē thotė Ami: “A duhen thėnė tani tė
vėrtetat siē janė, a s’duhen thėnė kurrė mė! Dasma ėshtė njė eveniment
qė i ndodh ēdo njeriu nė jetė. Edhe ne do tė planifikojmė dasmėn tonė
sipas ėndrrave tona.”
“Love story” nga njė “sms”
Ėshtė e natyrshme, qė kur dy njerėz tė njohur vendosin tė martohen,
e gjithė vėmendja tė shkojė tek historia e tyre e dashurisė. Kėshtu po
ndodh edhe me ēiftin mė tė lakmuar tė momentit, Ami dhe Ermali, tė
cilėt kanė pranuar tė rrėfejnė detajet e lidhjes sė tyre.
Si ka nisur historia juaj?
Ami: Ka nisur shumė natyrshėm, nuk ka qenė dashuri me shikim tė
parė. Ka qenė pa paramendim, shumė e shpejtė si fazė e parė e lidhjes
dhe shumė spontane. Mbaj mend se dy tre kafet e para i kemi pirė si
shokė dhe pastaj menjėherė e kuptuam se do ndryshonim status.
Ermali: Mbaj mend qė kemi bashkėpunuar nė Portokalli pėr shumė kohė.
Mė pas, njė ditė unė i dėrgova Amardės njė mesazh ku e pyesja “Do tė
pimė kafe”?
Ami: Unė nuk ia kisha numrin Ermalit dhe nuk e dija se kush ma
dėrgoi kėtė sms. Ndėrkohė qė ishim tė dy nė tė njėjtėn tavolinė, pune,
ballė pėr ballė.
Ermali: Unė shihja mimikėn e fytyrės sė Amardės ndėrsa ajo lexonte
sms-nė dhe pashė se ajo u ēudit. Duke parė reagimin e saj, unė i
dėrgova njė sms tjetėr ku shkruaja: “Unė jam, unė” dhe qesha. Pastaj
pimė njė kafe.(qesh)
Ami: Ishte viti 2005, sezoni i pranverės sė “Portokallisė”. Unė nė
muajin mars, pak kohė nga historia e kėtij mesazhi, kisha ditėlindjen
dhe Ermali atė ditė mė thotė: “Mė jep pak ēelėsat e makinės! Ashtu kam
njė punė, tė lė diēka qė tė mos e mbaj nė dorė”. Unė sigurisht ia
dhashė, pa menduar dhe pyetur pėr asgjė. Kur mbaroi shfaqja, secili
shkoi nė punėn e tij. Kur, hipa nė makinė pashė njė tufė tė madhe me
lule, bashkė me njė dedikim. Prej kėtu filloi gjithēka.
Po puthja e parė?
Ermali: E rrėmbeva, mund tė them. Po dėgjonim njė kėngė. Ishim te
studioja ime. Ami kishte disa ditė qė vinte aty dhe dėgjonte kėngėt e
mia. Puthja ndodhi nga tė dyja palėt.
Si ndryshoi sjellja juaj kur filluat dashurinė?
Ermali: Unė e lėshova veten fare. Nuk mė vjen turp ta pranoj qė isha
gjithė kohės nė ajėr. Nuk pyesja pėr njerėzit pėrreth, rrija gjithė
kohės tek prehri, ose shpatulla e saj. Nuk lejoja tė rrinte asnjė
minutė vetėm.
E kishe tė shkruar nė ballė se kishe rėnė nė dashuri?
Ermali: Jo nė ballė, por unė kisha njė re qė mė ndiqte nga lart ku shkruhej: “Ky ėshtė Ermali, qė ėshtė i dashuruar”.
Ėshtė e vėrtetė ajo, qė njeriu dashuron vetėm njė herė nė jetė.
Ami: Dhe nė atė kohė Ermali u bė mė i bukur se kurrė, filloi
palestrėn, filloi ta mbante veten shumė mė tepėr, bėnte trajtime
estetike. (qesh)
Ermali: …Elektroda pėr barkun, madje bleva edhe makinėn e re… (qesh)
Pra ėshtė e vėrtetė se ke blerė makinė tė re me kredi pėr t’i fituar zemrėn Amit?
Ermali: Me kredi asnjėherė. Ėshtė e vėrtetė se kam blerė makinė, por
e zgjodhi vetė Ami, mė saktė ndėrrova makinėn ekzistuese, me njė tjetėr
mė komode. Nuk jemi tipa qė na bėn pėrshtypje ana materiale pėr t’i
fituar zemrėn dikujt.
Ami: Jemi tė dy tipa romantikė. Mua mė shumė mė bėjnė pėrshtypje, lulet dhe sms-tė, sesa le tė themi, makinat.
Po ti Ami, ēfarė ndryshimesh ke pėsuar?
Sigurisht qė kam qenė shumė e lumtur. Ka qenė njė ndėr fazat mė tė
lumtura tė jetės sime. Edhe unė nė atė fazė kam kaluar jo pak situata,
nuk pyesja mė pėr njeri. Shumė shpejt koha tregoi se gjėrat ecėn me
ritėm. Lidhjen e bėmė shumė shpejt publike, rrinim gjithė kohės bashkė,
u fejuam, nisėm biznesin e shumė gjėra tė tjera.

mars na bėhen pesė vite qė jemi bashkė, ndėrkohė qė mua mė duken shumė
mė tepėr. Fatmirėsisht kemi njė jetė aspak monotone dhe shumė nė
lėvizje. Jemi dy njerėz tė lumtur.
Martesa ėshtė lumturi apo frikė?
Ami: Lumturi, kėnaqėsi pėr tė provuar gjėra tė reja, ditė pas dite.
Aq mė tepėr qė ēiftet bashkėjetojnė para martese. Ne bashkėjetojmė prej
mė shumė se njė viti dhe nuk ka asgjė pėr tu trembur.
Ermali: Unė nga martesa kam vetėm njė frikė. Uroj qė fėmija ynė t’i ngjajė Amardės. Uroj tė mos mė ngjajė mua, kjo ėshtė frika.
Ami: (qesh) Nėse ėshtė vajzė, uroj tė mos i ngjajė, por nėse ėshtė djalė atėherė po, t’i ngjajė Ermalit.
Si mendoni, pėrse martohen njerėzit?
Ami: Martesa vjen si rrjedhojė e dashurisė, por bota ėshtė krijuar e
tillė, qė dy njerėz duhet tė martohen qė tė kalojnė nė njė stad tjetėr.
Pavarėsisht se mosha mesatare e martesės po rritet.
Ermali: Ėshtė ligj i shkruar nga zoti, ėshtė i shkruar nė librin e
shenjtė, nė Bibėl. Njerėzit duhet tė martohen. Megjithėse sot po shohim
forma tė reja tė martesės, si martesa mes homoseksualėve, martesa me
kontratė, etj. Ndėrsa ne tė dy martohemi vetėm pėr dashuri.
Gratė e nisin martesėn me idenė qė t’i ndryshojnė burrat, ndėrsa
burrat me idenė qė e dashura e tyre tė mos ndryshojė kurrė. Po me ju si
ndodh?
Ami: Sinqerisht nuk kam nė mendje diēka qė tė dua ta ndryshoj tek
Ernali, ose tė jetė deri nė atė pikė, sa mua tė mė prishė punė nė
hapėsirėn time individuale. Ēdo njeri ka individualitetin e tij dhe si
i tillė duhet tė ngelet. Qė tė mos i lesh tjetrit tė kuptojė qė po
jetove me mua do tė jetosh me frikė, atėherė mė mirė lėre tė lirė dhe
mos vėr kushte.
Ermali: E vetmja gjė qė dua tė ndryshojė Ami ėshtė qė, kur ajo tė
mbushė 30 vjeē, tė presė flokėt. Kėshtu e kemi lėnė. Ndėrkohė qė dua tė
mos humbė elegancėn qė Ami ka.
Ermal Mamaqi ėshtė njė ndėr personazhet televiziv mjaft tė dashur
pėr publikun. Me Amarda Toskėn, partneren e tij tė jetės, janė njohur
nė njė nga sezonet e “Portokallisė”, nė Top Channel ku ai aktronte si
pjesė e grupit “The Shblsh”. Tani Ermali ėshtė pėrfshirė me tė njėjtin
grup nė njė produksion tjetėr tė humorit, qė mban titullin “Apartamenti
2XL”, nĖ Vizion Plus.
Ermali: “Jam pak xheloz”
Ami: “zėnkat na pėlqejnė”
Cili ėshtė mė xheloz?
Ermali: Unė jam mė xheloz.
Ami: Ermali.
Pėr cilin argument ziheni mė shpesh?
Ermali: Pėr gjumin dhe korrektėsinė. Amarda fle gjumė dhe vonohet shumė nė njė takim.
Ami: Janė zėnka qė na pėlqen t’i bėjmė. Pėr gjumin, unė fle deri nė
orėn 9 ēdo mėngjes, si ēdo femėr tjetėr, qė nuk punon nė bankė. Fle
normal si tė gjithė. Por Ermali do qė unė tė zgjohem mė herėt.
Kush ėshtė i pari qė pajtohet?
Ermali: Unė.
Ami: Ermali.
Ju ka shkuar ndėr mend tė ndaheni, nė njė moment tė caktuar?
Ermali: Jo, asnjėherė.
Ami: Jo, jo. Ėshtė shumė herėt pėr ta menduar kėtė. Maksimumi qė
mund tė bėj ėshtė qė tė mos i kthej mesazhin dhe jo tė ndahem. (qesh)
Nė njė qendėr tregtare ngeleni para vitrinės sė njė dyqani elektronik, veshjesh, apo orendish shtėpiake?
Ermali: Nėse do isha vetėm, para njė dyqani elektronik, ndėrsa me Amin, para njė dyqani veshjesh.
Ami: Ermali ėshtė shumė i dhėnė pas elektronikės, kurse mua si
femėr, pėr veshjet. Kėtė periudhė jemi pėrqrndruar edhe tek orenditė
shtėpiake, pasi po kompletojmė shtėpinė e re. Gjatė dy rrugėve tė
fundit nė Itali, kam marrė mjaft tė tilla.
Tirana ėshtė qytet i zhurmshėm, qyteti ku bėni biznes, apo jetoni kėtu se kėtu i keni mundėsitė?
Ermali: Tirana ėshtė shumė e zhurmshme, por ē’tė bėjmė se kėtu kemi
biznesin, sepse do tė doja tė jetonim, pėrshėmbull nė Madrid.
Ami: Tirana ėshtė qyteti im, kam provuar tė jetoj jashtė, qoftė edhe
pėr periudha tė vogla dhe gjithmonė kam qenė me kokėn pas. Nuk jam nga
ato tipa qė jeton jashtė. Mbase vetė jeta ime e krijuar deri tani kėtu,
nuk ma krijon kėnaqėsinė e tė ndenjurit jashtė.
Cilat janė pushimet ideale?
Ermali: Nė mal, borė, ski, verė pranė zjarrit.
Ami: Duke qenė tė impenjuar, nuk kemi shumė kohė pėr pushime tė
gjata, vetėm nė dimėr. Mė pėlqejnė ato pushimet e shkurtėra me nga 2-3
ditė.
Cili ėshtė filmi qė preferon?
Ermali: Rocky.
Ami: “Brave heart”. Mė ka ngelur nė mendje qė kur e kam parė pėr herė tė parė dhe nuk mė mėrzitet.
Muzika qė preferon?
Ermali: Rrok.
Ami: Muzika dance. Nuk mė pėlqen muzika e shtruar, melankolike.
Fudjavat si tė pėlqen ti kalosh?
Ermali: Duke shkuar pėr peshkim.
Ami: Prej dy vitesh, nė dy muajt e parė tė vitit ne gjithmonė shkojmė pėr ski. Shkojmė nė Maqedoni, Itali, Greqi.
Cili ėshtė sporti qė tė pėlqen?
Ermali: Futbolli.
Ami: Tenisi.
Do futeshe nė njė reality show?
Ermali: Po tė mos isha i famshėm, po.
Ami: Jo.
Po nėse do bėhej pėr njerėzit e famshėm?
Ermali: Jo, sepse duhej tė lija Amardėn jashtė dhe nuk e lija dot vetėm.
Ami: Jo, nė asnjė rrethanė, nuk mė pėlqen tė jem nėn vėzhgimin e tė tjerėve dhe tė mė komentojnė.
Mė mirė artist apo biznesmen?
Ermali: Mė mirė njeri i artit.
Ami: Tė them tė drejtėn nuk i ndaj dot. Jeta e artit ėshtė me tė
vėrtetė e bukur. Bėn njė punė shumė tė bukur, tė njohin e tė vlerėsojnė
tė gjithė. Ndėrsa biznesi ėshtė pak mė i egėr, mė i fortė. Nuk do i
ndaja dot, edhe pėr vetė faktin se prej tre vitesh unė jetoj mes kėtyre
tė dyjave, artit dhe biznesit.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Ami & Ermali: “Po martohemi se u lodhėm sė bashkėjetuari”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Thashetheme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs