Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje Empty
MesazhTitulli: Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje   Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje Empty04.06.10 21:41

Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje



Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje Files.php?file=bjonde_368509039
Biondet,
pėr shkak tė problemeve ekonomike tė vendit tonė
po kthehen nė 'specie'
nė zhdukje. Kjo pėr shkak sepse duke qenė se
ėshtė njė ngjyrė flokėsh
qė duhet trajtuar dhe lyer mė shpesh,
shumėkush ka hequr dorė nga kjo
ngjyrė pėr tė ulur shpenzimet dhe
pėr tė shkuar sa mė rrallė nė
parukeri. Ikja nga qarkullimi e
biondeve, sipas parukiereve po ia lė
stafetėn ngjyrave tė ftohta, si
ngjyrė gruri, lajthi apo kafe. Si tregon
edhe nė njė intervistė pėr
Gazetėn parukierja Miranda Gradeci,
klientela nėpėr parukeri kėto
muajt e fundit ka rėnė ndjeshėm. Sipas
saj, pėr krehje, femrat u
drejtohen ēdo herė e mė rrallė parukerive,
pasi ato i bėjnė vetė nė
shtėpi. Por edhe pėr lyerje flokėsh, tashmė
shumė femra i lyejnė me
bojėra vetjake pėr tė ulur shpenzimet. "Tek ne
vijnė pėr tė prerė
flokėt, pasi krehjet, por kohėt e fundit edhe lyerjen
e flokėve po i
bėjnė vetė nė ambientet e shtėpive tė tyre", - ka
theksuar
parukierja. Por njė tjetėr fenomen qė ėshtė hapur nė disa
parukeri
nė periferi apo nė ato zona tė varfra tė Tiranės, ėshtė edhe
lista.
Ndodh shpesh qė nė shumė parukeri femrat bėjnė shėrbime dhe
paratė
ua japin mė vonė parukiereve. Por kjo krizė ekonomike nuk ka
prekur
vetėm parukeritė, pro edhe ato qė quhen sallone bukurie qė
ofrojnė
mė tepėr shėrbime, siē janė trajtimet e duarve, tė kėmbėve,
thonj me
akrelikė apo me xhel, depilime, trajtime fytyre e deri tek
masazhet.
Edhe kėto qendra estetike janė tė prekura, pasi edhe aty numri
i
klientėve ka rėnė ndjeshėm; shumė vajza sipas punonjėseve tė kėtyre
qendrave
nuk po i bėjnė mė thonjtė me xhel siē i bėnin mė parė, pėr
shkak tė
reduktimit tė shpenzimeve. Klientela e kėtyre qendrave e cila
nuk
mungon janė vetėm tė huajat, pra shtetase tė huaja qė jetojnė nė
Tiranė
dhe punojnė nė ambasada apo nė shoqata tė ndryshme. Pasi
klientela
tjetėr ėshtė reduktuar, ndofta njė pjesė ende nuk ka hequr
dorė nga
shėrbimet e kėtyre salloneve tė bukurisė, por shumica i kanė
reduktuar
nė maksimum.
Ēfarė
diference keni vėnė re ju pėr sa i
pėrket klientelės kėtė vitin e
fundit? Dhe, kur kanė qenė pėr ju
vitet tuaja 'tė arta' qė kur keni
nisur punė si parukiere?

Unė
kam nisur punė qė prej vitit 2003, dhe deri nė 2005-2006
kanė qenė
vėrtet vite tė arta pėr mua personalisht, por mendoj edhe pėr
gjithė
parukeritė e tjera. Unė kam arritur tė nxjerr tri rroga, kur
them
kėtė nėnkuptoj pagesėn e qirasė pėr dyqanin, detyrimet qė i kam
shtetit,
pasi tatohemi dhe kam taksa si biznes, pėrfshi dhe taksat pėr
ujin
dhe dritat, si dhe atė qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr mua, rrogėn
time,
qė atėherė ka qenė njė rrogė e madhe. Pra me bilancin qė kam bėrė,

kam pasur njė rrogė mbi 1 milion lekė tė vjetra. Plus qė edhe klientelė
ka pasur mė shumė vitet e mėparshme se sa kėto vitet e fundit, sidomos
kėtė
6-mujor janė shumė tė pakta. Njerėzit i kushtojnė mė pak vėmendje
pamjes
dhe kujdesit tė flokėve se sa mė parė. Normalisht qė kriza duke
prekur
ēdo familje shqiptare, ēdo femėr, ka prekur edhe profesionin
tonė.
Pasi ato nuk bėjnė me krehje, gocat kanė filluar t'i rregullojnė
vetė
flokėt nėpėr shtėpi, kanė blerė pajisjet, furēat, tharėset apo
pjastrat,
dhe vijnė shumė rrallė nė parukeri. Tek ne vijnė kur kanė pėr

prerė flokėt, sepse e kanė tė pamundur qė ta bėjnė vetė. Por kam edhe
raste qė majat e flokėve i kanė prerė vetė nė shtėpi, ose thonė m'i ka
prerė
mami qė tė mos shpenzonin.
Po lyerjet e flokėve, a janė tė
shpeshta si mė parė?

Absolutisht jo. Kohėt e fundit ėshtė
vėnė
re njė tendencė tjetėr, kthimi i flokėve nė ngjyra tė ftohta,
nė ngjyra
qė nuk kanė shumė nevojė pėr lyerje tė shpeshta. Floku i
verdh biond
pėrdoret shumė herė mė rrallė, pasi kjo ėshtė ngjyrė qė
ka nevojė pėr
pėrkujdesje tė madhe. Vajzat po bėjnė mė shumė ngjyra
praktike, bionde
janė vetėm ato qė punojnė dhe duhet tė ruajnė njė
imazh pėr punėn, njė
imazh perfekt, ndėrsa pjesa tjetėr i ka
eliminuar dhe kanė kaluar nė
ngjyrė tė ftohta, si ėshtė ngjyra e
grurit, lajthi apo kafe dhe kafe e
errėt, nė mėnyrė qė tė mos e
frekuentojnė shpesh parukerinė. Ne jemi
'stacioni' i fundit pėr tė
shpenzuar, sidomos pėr njė kategori tė madhe
femrash, pasi kujdesi
pėr flokun, pėr pamjen konsiderohet si njė gjė
qejfi, dhe kur nuk
kanė mundėsi shpenzimi, ky ėshtė shpenzimi pėr tė
cilin tėrhiqen
fillimisht. Kėto muajit e fundit po ndodh shpesh qė shumė
kliente
bėjnė vetėm prerjen e flokėve dhe nuk i krehin pėr tė kursyer
njė
pjesė tė lekėve. Pasi prerje plus krehje normalisht qė kushton mė
shtrenjtė
se sa vetėm kur pret flokėt.
Mė parė kur keni pasur mė shumė punė,
sa
herė nė javė vinte njė kliente, dhe nė sa herė ėshtė reduktuar
kėtė
vit?
Disa kliente qė
kanė flokė tė gjata dhe duhet t'i
trajtojnė nė parukeri pėr krehje,
vinin dy apo tri herė nė javė.
Ndėrsa tani vijnė njė herė nė dy javė,
pėr tė mos thėnė vetėm kur ka
festa. Ditėt e festave fatmirėsisht
vijojnė tė jenė ditėt qė ne
kemi ende shumė punė.
Cili ėshtė shėrbimi pėr tė cilin
vijnė
mė tepėr femrat nė parukeri?

Kryesisht vijnė vetėm pėr
prerje dhe pėr
lyerje thinjash. Pasi krehjet i kanė eliminuar pjesa
mė e madhe. Por
edhe ato qė i lyenin flokėt, tashmė kanė filluar qė
t'i lyejnė nė
shtėpi. Duke qenė se nė treg ka produkte si boja apo
dekolorant shumė
kliente kanė filluar t'i lyejnė vetė pėr tė
kursyer, kjo gjė normalisht
qė ka njė ndikim negativ nė aktivitetin e
parukerive, pasi u ngushtohet
sė tepėrmi tregu i punės. Por kemi
pasur raste qė klientet qė kanė
pėrdorur bojėra individuale,
relativisht tė lira, u kanė sjellė
probleme, u janė bėrė flokėt me
dy apo tri ngjyra dhe kanė qenė tė
detyruara qė sėrish t'i drejtohen
parukerive duke shpenzuar akoma mė
tepėr lekė. Sepse nėse do tė
drejtoheshin tek profesionistėt qė nė
fillim pa pėrdorur bojėra
vetjake nuk do tė shpenzonin aq shumė sepse
pėr tė eliminuar ngjyrat
ėshtė e vėshtirė, plus qė edhe floku dėmtohet.
Nė shumė parukeri,
sidomos ato qė ndodhen nė zona tė varfra tė Tiranės,
ndodh qė edhe
shėrbimet qė klientet i bėjnė nė parukeri tė mos i bėjnė
me lekė nė
dorė, por me tė ashtuquajturėn 'listė', ashtu si veprohet me
ushqimet.
Nga Stacioni i Trenit ku punoj aktualisht, do tė spostohem nė
rrugėn
e Burgut, pasi aty kam shtėpinė dhe do ndėrtoj njė parukeri nė
oborr
tė shtėpisė sepse e kam shumė tė vėshtirė tė paguaj qiranė kėtu ku

jam aktualisht. Por edhe aty ku do shkoj do pėrpiqem t'i pėrshtatem
klientelės
dhe zonės, pasi ajo ėshtė zonė mė e varfėr se sa kjo kėtu.
Ju si
konsumatore, nga ēfarė shpenzimesh
po hiqni dorė, ku keni filluar
tė ngushtoheni mė tepėr?
Nė radhė tė
parė po heq dorė nga
harxhimi i lekut nė lidhje me veshjet. Veshjet pėr
vete, pėr fėmijėt
dhe bashkėshortin, pasi nuk ia dalim dot. Po pėrpiqem
qė t'i
mirėmbaj veshjet qė kemi, pasi pėr tė blerė veshje tė reja sot
duhet
tė mendohesh mirė. Pastaj, ēfarė janė dyqanet e firmave tė
shtrenjta
nuk u afrohesh dot me ēmimet qė kanė. Pra shpenzimi i parė qė
kam
filluar tė menaxhoj janė shpenzimet pėr veshjet. Por edhe tek
konsumi,
ushqimet e tepėrta i kam hequr, nėse nė mėngjes konsumonim njė
gotė
qumėsht dhe salēiēe, kohėt e fundit salēiēen e kam hequr. Nėse nuk
kemi
qumėsht, pėrdorim lėngje frutash, nuk i blejmė lėngje, por fruta
dhe
i shtrydhim se janė mė tė mira. Normalisht qė ka ngushtime tek
ushqimi,
por pėrpiqem qė tė ulim sasinė dhe jo cilėsinė. Nė ēdo familje
jam
shumė e sigurt qė ndihet kriza ekonomike dhe me sa po dėgjojmė, ajo
do
vijė duke u rritur dhe jo duke u zbutur, ndaj duhet tė marrim masa tė
tjera pėr tė mbijetuar. Por njė tjetėr shpenzim qė nuk do tė bėjmė kėtė
vit janė pushimet, nėse ēdo vit i kemi bėrė nė jug, nė Himarė, kėtė vit
mund tė shkojmė ndonjė fundjavė jashtė Tiranės, nė Durrės apo pishina
se
kanė qejf fėmijėt. Por pushime si vite mė parė, me kėtė situatė nuk e
pėrballojmė dot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Kriza ekonomike, biondet, “specie” nė zhdukje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A jeni prekur nga kriza boterore ekonomike?
» Lidington: Kriza bllokoi integrimin
» Kriza, me te prekur sherbimet, ndertimi e industria

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Portali i forumit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions